| E merkure, 24.07.2013, 07:44 PM |
Intervistë ekskluzive me Gjelosh Gjokën mjeshtrin e madh të Artit Shqiptar me rastin e 80 vjetorit të lindjes
NË
ART DUHET MU ANGAZHUE SHPIRTNISHT DHE NIQINDPËRQIND ME QENË NË SHËRBIM TË
ARTIT, E JO MË KËRKUE KOMPROMISE
Nga Nue Oroshi
Me 24 dhe 25 janar 2013 ja bëm një vizit
mjeshtrit të Artit Shqiptar
Gjelosh Gjokaj në Augsburg. Baca Gjelosh na priti me një bujari e mikpritje që
ësht tipike e Malsorit. Edhepse në prag të 80 vjetorit aji asnjëher nuk ju
ndahet punës, përkundër faktit që atelia e ti ishte duke u renovuar aji nuk e
ndalte asnjëher punën. Gjatë kësaji vizite
në kujtes më mbeten, shum gjera të reja rreth jetës dhe veprës së ti.
Por dy gjëra mu nguliten në kok. Ekspozitën e par në Rom ne vitin 1971 që ja
kishte organizuar, dhe hapur i madhi profesor Ernest Koliqi, ndërsa të dyten me
1983 në Munih të Gjermanis poeti dhe shkrimtari i madh Martin Camaj. Me
të dyt baca Gjelosh kishte pasur miqësi të madhe. Kjo esht një pun e mir dhe e
mbarë, kur gjeneratat e artistëve, krijusve e shkrimtarve e përcjellin njëri
tjetrin, për tju lën brezave testament vazhdimin e punes krijuese në shum lëmi
të jetes artistike. Qëllimi ynë ishte i dyanshëm. Që ta bëjm një
portret të Gjelosh Gjokës, në kuadër të filmit dokumentar në gjuhën gjermane,
për intelektualët e shquarë shqiptarë në Gjermani, dhe bërjen e një interviste
eksluzive në gjuhën shqipe, që po e botojm me rastin e 80 vjetorit të lindjes
të mjeshtrit të madh të pikturës e grafikës Gjelosh Gjokaj. Në kët intervist
baca Gjelosh na foli për rrugën e gjatë krijuese, e cila fillon dhe merrë
rrugë në Malsin e Ded Gjon Lulit e
Mehmet Shpendit, për themelimin e Akademis së Arteve në Prishtin, për punen 15
vjeqare ne Rom, dhe fillimin e ri dhe të sukses'shëm në Augsburg të Gjermanis.
Pa harruar edhe miqt e ti që e kishin përkrahur, në periudha të ndryshme
kohore. Aji fletë sidomosë, edhe për një piktor tjetër shqiptar, shum të talentuar Nevzat Belegu apo Karmon
Fan Ferri, i cili kishte atelien e vet
në Munih, të Gjermanis por që kishte qenë jetshkurtë dhe ka vdekur në moshën 45
vjeqare nga leukemija. Baca Gjelosh me të drejt banë edhe vërejtje, se pse deri
më tani asnjë intelektualë shqiptarë, nuk shkroji për Karmon Fan Ferrin apo
Nevzat Belegun. Aji nukë le pa i përmendur edhe frymzimet, e para nga bukurit e
malsis, nga sofra bujare shqiptare, e deri tekë gjubletat që ishin pun dore e
nënave dhe grave shqiptare nëpër shekuji.
Zoti Gjokaji, fillimisht na tregoni diqka
rreth fëmijeris tuaji, dhe hapave të
parë në botën e artit?
Gjelosh
Gjokaj: Asht interesant se fillimi i inspirimit në art ësht gjithmon
interesant, se njeriu lidhet me emocionet feminore, deri në emocionet me të
ngritura, e deri te studimi i artit në shkolla të mesme në studime dhe në
specializime. Ato jan fillimi, i artit figurativ pastaji nëper
kohra të ndryshme fillon, me u zhvillua
origjinaliteti. Dikush e ka ma të madhë origjinalitetin e dikush ma
të vogël. Unë duket se kam mbërrit me inspirime të folklorit dhe
ambienteve shqiptare ne Mal te Zi dhe
Kosovë,ta bëji një art origjinal. Ky art i imi ka depërtuar, në te gjitha
trojet Etnike Shqiptare, por edhe në Evrop në Itali, Gjermani, Holand e në shum
vende tjera . Sidomos grafika ime ka pasur një rrugë shum serioze nëper
ambientet e artit botëror.
Jeni themelues i shkollës së Artit në Kosov, a mund
të na thuani diqka rreth vështirsive dhe sukseseve të kësaji Akademije të
Artit?
Gjelosh Gjokaj-Asht një gja interesante. Fillimi
i par i artit serioz në Kosov ka filluar
me Muslim Mulliqin, me mua, me Tahir Emren dhe Rexhep Ferrin. Na kemi qen
promotorët, e Akademis së Artit. Ka qen shkolla e mesme a artit në Peji, edhe aty ësht krijue një ambient për tu përgaditur,
pjesërisht kuadrot ku më von
Mbas Kosovës ju kaluat në Itali a mundeni të
na thuani për punën tuaji disavjeqare aty, si je prit dhe si keni filluar
depërtimin në Artin Evropian?
Gjelosh Gjokaj- Un preji Kosove kam shkuar në Rom,
edhe kam menduar me vazhduar me shkue në Amerik. Por në Rom kam pas një fat të
madhë se më kanë pranuar në punë, ku kam krijuar një puntori të grafikës. Ajo
puntori,ka funksionuar 10 vite shum bukur dhe ka qen e njohur. Pastaji përball
grafikës kam depërtuar, me piktur dhe kam pasë ekspozita nëpër qytete të Italis
mjaft me rëndesi, 15 vite të qëndrimit
në Itali jan një rreth që ësht mbyllur dhe nukë harrohet kurr. Ne Itali arti
imë ësht formuar totalisht.
Keni një rrug interesante tuajen ku jeni njohur me
dy shkrimtarët më të mëdhenj shqiptar Martin Camajn dhe Ernest Koliqin. A
mund të na thoni diqka rreth këtyre kontakteve me këta dy shkrimtar?
Gjelosh Gjokaj:-Me Martin Camajn dhe me Ernest
Koliqin jam njoftuar në Rom. Në atë kohë Martin Camaj, ka botuarë libratë në
Romë, dhe qefi i ti ka qen me ja ilustruar librat. Pes gjasht libra ja kam
ilustruar, aq bukur që ka qen shum i knaqur,edhe profesor Ernest Koliqit ja kam punuar kopertinen e Shejzave disa numra, dhe kanë qen të kënaqur, keshtuqë
edhe Ernest Koliqi edhe Martin Camaj kanë pasur besim në mua, më kanë ndimuar
që të rritem sa më shumë në botën e artit. Si shembull ekspozitën
e parë që e kam pas në Rom,e ka hap Ernest Koliqi. Ne vitin 1971. Aty
ka qen edhe Martin Camaji dhe ka promovuar edhe libra. Dhe sod në shtëpin e
zojës se ti ne Gjermani, janë me shum se
25 punime. Qe i ka te ekspozume.
Deri sa ka vdekur Martin Camaj kemi qenë në kontakt shum të ngusht her
vinte aji e her shkosha unë, kemi pasur një miqsi shum shum të thell.
A mund të na jepni një kujtim preji punës që
keni bër me Martin Camajn aji në botën e letrave, e ti ne botën piktures e artit.
Gjelosh Gjokaj-Aji gjithmon më thoshte se ne në inspirime kemi dishka të përbashkët. Unë
jam inspiruar në librin e ti të par,"Një fyell ndër Male". Ka qen i lidhun me folklorë me ambienet tona.
Edhe un më herët jam inspirue me sagj, me pogaq,me cep uji, me sofer, dhe
Martini gjithmon thoshte se na kemi
dishka të përbashkët.
Mbas Italis 15 vjet që ke qëndruar aty. Ne
Gjermani keni ardhur me ndërmjetsimin e Martin Camajt.
Gjelosh Gjokaj-Kemi dasht me u vendos në Munih por u vendosëm në
Pas vendosjes në Augsburg menjëher keni filluar
punën, na thuani diqka për kontaktet me piktoret tjerë dhe botën e artit në përgjithësi.
Gjelosh Gjokaj-Këtu menjëher e kam takuar një
shqiptar piktor shum të mir Karmon Fan Ferri. I cili ka punuar dhe jetuar në
Munih. Mua më vjen shum keq që Karmon Fan Ferri vdiq i ri.
Piktor i mir. Me vjen shum keq që Karmon
Fan Ferrit nuk ja lavë kërkush
borgjin preji shqiptarëve, esht mkat se ka qen shum i talentuar, i cili ka kryer studimet e artit në Vjen tek
një piktor shum i mir dhe me pas këtu në Gjermani, në Munih ka pas Atelien e
vet, dhe ka punuar me piktur dhe grafik. Në Peji e ka pas emrin Nevzat
Belegu. Ndërsa më pasë e ka ndërruar emrin dhe ësht quajtur Karmon Fan Ferri. Aji ka vdek në moshen 45
vjeqare. Ka rreth disa vite që ka vdek.
Me vjen shum keq qe nuk ka shkruar kërkush për Karmon Fan Ferrin.
Si ju shikojn intelektualët Gjerman
kur një shqiptar shquhet dhe ban
emër ne Artë?
Gjelosh Gjokaj- Gjermanet e kanë nje kultur të
cilët nuk e shofin se preji nga vjen por se qfar kualiteti ke. Të njëjtën
kultur e kanë edhe Italianët. Mua më kan pranuar si kualitet.
Me cilët piktor
Gjerman ke kontakte?
Gjelosh
Gjokaj – Në Augsburg kam kontakte
me Gjeorgj Bernard dhe shum të tjer. Gjermanet kanë shum piktor të mëdhenj që e
kanë një za botëror, siqë ësht:Lüperz, Immendorf, Kiffer,Baslicin etj..
Keni pikturuar disa atdhetar shqiptar në portrete.
Si e ndienin veten kur e pikturonit Ded Gjon Lulin, Kapidan Dr Mark Gjon Markun
etj?
Gjelosh Gjokaj- Un kamë pas gjithmon qef me
personalitete që kanë lanë histori me i pikturuar. Dhe vërtet e ndieja vetën
krenar dhe të lumtur kur pikturoja figura kombëtare siq ësht Ded Gjon Luli,
Kapidan dr. Mark Gjon Marku dhe shum të tjerë. Kohëve të fundit ësht bër një
Muze për Ded Gjon Lulin, ku javë kam dhururar edhe nje piktur, ku ësht ndertuar
një pllak në bronz, në Malsi. Ndërsa në Akademin e parë që ësht mbajtur në
Hamburg, për ndriqimin e Historis Shqiptare,
përveq disa pikturave tjera kam prezentuarë, edhe pikturat e heronjëve
Ded Gjon Luli, Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Kapidan Gjon Marka Gjoni e shumë të
tjerë.
Këtu po shihet në Atelien tuaji një portret i juaji i pikturuar nga një
piktor Gjerman?
Gjelosh Gjokaj-Aji ka qen arkitekt dhe ka
piktururar bukur dhe ka pas qef me më pikturuar. Dhe kët piktur e ruaji që 15
vite.
Si po ja delni me kohën pasiq po e bani jetën në
mes të Augsburgut-Tiranes, Prishtinës dhe Malësis, konkretisht vendlindjes
suaji Mileshit.
Gjelosh Gjokaj-A di si asht puna. Ose duhet me u
marr profesionalisht me piktur ose me lan, duhet me u angazhuar niqind përqind.
Përveq folklorit shqiptarë që ka lën gjurm në
punën tuaji, a kan lan gjurmë edhe punimet e nënave dhe motrave tona shqiptare
siqë jan qëndisjet, punët e vekit, dhe pun të tjera në kët lëmi?
Gjelosh Gjokaji- Asht interesant se nëna ime ka qen
një zojë multi talente dhe i ka ba gjubletat aqë bukur saqë tan grat e Malsis,
kanë ardh më u inspirue dhe mu mësue preji saji për punimin e gjubletave. Ajo e
ka pas një dell shum të talentuem, dhe më duket se inspirimi ka ardhur nga
nëna.
A keni ndonjë porosi për artistët e rinj.
Gjelosh
Gjokaj- Shum her kam than se porosit jan nganjëher edhe bosh. Porosia
ime ësht që nëse angazhohesh në art duhet mu angazhue shpirtnisht, dhe 100 % në
shërbim të artit,e jo me kerkue kompromis,
e jo pjesrishtë. Se
apo e shes, apo nuk po e shes një piktur. E dyta gja apo e treta gja
ësht komercializmi.
Pas një rugëtimi të gjat me mbi shtat dekada ku
punuat dhe u shkolluat jashtë
vendlindjes u kthyetë sërish në vendlindje, për ta vazhduar punën .
Gjelosh Gjokaj-Tash un do të vazhdoji këtu në Gjermani dhe në Mal te Zi dhe aty në shtepin time në Milesh, i kam dy djelm që po i përgadis. Pas nje rrugëtimi shum të gjat Itali, Gjermani po kthehem sërish në Milesh. Malsorët më duan dhe më kanë pritur mir. Un kam dal 10 vjeq nga Mileshi. Jeta fëmijerore ka qen e bukur. Ata te shkretit prindërit tanë ku kanë qen internatet dhe shkollat gratis na kanë derguar atje. Kemi qen 7 vllazen dhe nje motër. Kater vllazën kanë vdek. Zefi ka qen talent. Aji ka ardh preji Shkodrës i talentuem i cili ka mësuar në Shkoder tek profesoret Italian aji ka vdek, edhe Dushi, Gjetoja dhe Gjergji kanë vdek. Kemi mbet tre unë, si dhe Marku e Toma të cilët jetojn në New York.Un jam kthyer mos me harrue vendlindjen. Malësin tonë të bukur dhe të dashtun.
Nue Oroshi dhe Gjelosh Gjokaj gjate bashkbisedimit.