| E merkure, 24.07.2013, 06:00 PM |
Unë Lubonja, ti Lubonja, ai Lubonja...realiteti sipas teorisë Lubonjane!
Nga Elvi
Sidheri
Që gjuha
jonë e dashur shqipe ka një gramatikë të vështirë sa edhe një fjalor dhe
trashëgimi tejet të pasur, këtë gjë tashmë e dimë të gjithë.
Ç’vend zë
me ose pa meritë analisti i gjithëpërfshirë dhe kudogjendur e
çfarëdo...(temë)...mendues Lubonja në këtë kontekst gjuhësor, kjo është pra
diçka të cilën kam ndërmend (jo ditë e natë siç flet poema e madhe e Naimit me
qingjin që linte kopenë pasi pati blegërirë dy a tri herë) t’ua shpjegoj unë më
poshtë.
Me gjuhën
zoti Lubonja për fat të madh nuk më është dukur se ka pasur ndonjë gjë në
veçanti dhe kjo është diçka e mirë.
Jo se
mund të mos ketë dashur t’i fusë hundët e tij (nuhatëse të mira të secilit rast
ku ai mund të përfshihet duke ose pa e ftuar njeri)...edhe në debate gjuhësore,
por se kushedi nuk i është ofruar një rast i tillë!
Por
zotërinë e nderuar, e kemi dëgjuar të përflasë lart e poshtë (tek “Opinioni” ku
e ka bërë vrimë karrigen në mbi dhjetë vjet rradhazi ku e thërrasin që të
diskutojë mbi çdo temë, çështje apo bisedë e ngjarje të mundshme, duke të lënë
përshtypjen se erudit të tillë nuk ka njohur më parë historia e inteligjencës
shqiptare në kaq shekuj ekzistence të këtij populli)...për shumëçka, për gjuhën
sidoqoftë nuk më kujtohet ndonjë koment i tij që ia vlen të përmendet.
Më pas
prej tij kemi dëgjuar se Shqipëria është vend maskarenjsh, prostitutash, rrënimi
të gjithëanshëm, mungese totale kulture, historie inekzistente, heronjsh dhe
mitesh fallso dhe pa asnjë bazë, mos-harmonie sa njerëzore aq edhe fetare, largësie
kozmike nga Europa, por edhe prapambetje të pariparueshme me këdo fqinj apo
komb tjetër, e çfarë më tepër se kaq!
Nuk ia
përton fare goja tjetrit (ka qenë në burgjet komuniste, nga të cilët kur ka
arritur të dalë gjallë, sigurisht që s’ka më përse t’ia bëjë syri tërrt...po
çfarë ka që inatet e tij personale, ndrydhjet dhe rininë nga e cila e kanë
privuar në internim, t’ia nxjerri më kamatë tërë shqiptarëve, këtë po që nuk
mundem t’a pranoj dhe aq më pak t’a mirëkuptoj)...dhe merr përsipër të përflasë
gjithçka, me një tipar të përherëshëm, që kur tema për të cilën flitet, ka të
bëjë qoftë edhe përciptazi me Shqipërinë, komenti i tij do të jetë nihilist, nekrofilist,
mohues, përçmues, anatemues, kundërshtues, rrënues, urryes dhe nënçmues në më
të lehtin e rasteve.
Tani i
erdhi rradha edhe zotit Haradinaj!
Pritej
edhe kjo në fund të fundit.
Në idenë
time, pa e vrarë shumë mendjen për t’a deshifruar fushatën filoserbe dhe
antishqiptare që ka pasuar humbjen e regjimit serbomadh Millosheviçian në
Kosovë (ndaj NATO-s dhe UÇK-së), rrota e fundit e qerres, janë edhe shqiptarët
vetëurryes, përfaqësuesi i denjë i të cilëve është edhe z.Lubonja.
Ky është
një ekuacion tejet i thjeshtë për t’u zgjidhur edhe nga kalamajat e ciklit të
ulët e jo më nga njerëz me gjykim të çlirët dhe të kthjellët në moshë të
pjekur.
Pra miq
të nderuar, dështoi (por edhe u përdor dhe u shtrydh si limon) zoti Marty, humbamenoja
zvicerian që shihte ëndërra me veshka serbësh të shkulura “shtazërisht” (tezat
e shqiptarëve të egjër, qënieve me bisht që hanin njerëz, të hedhura në eterin
europian në vitet e pavarësisë së Shqipërisë, ciklikisht rikthehen nga
“dikush”)!
Para tij
me lajme të freskëta që tregonin një më një aventurat e kobshme të robërve
serbë të luftës fshatrave të Burrelit, ishte marrë personalisht edhe
kryeshpifësja me famë ndërkombëtare, ”gruaja e frustruar” (citoj Bexhet
Pacollin) e cila me fantazinë e Agatha Christie-s, thurte legjenda të denja për
filma horrorë, në të cilat protagonistë ishin përherë shqiptarët e pajisur me
hanxharë të mprehtë dhe qingjat e butë serbë, të cilët qenë vënë në rradhë
(porsi cjapi tek kasapi) për t’u therur, rrjepur dhe shitur (organet e tyre të
shijshme) tek ofruesi më i mirë në tregjet botërorë të gjësë së gjallë
(veshkave njerëzore).
Zinxhiri
u plotësua këto vitet e fundit edhe me sulmin tjetër paralel, i cili synonte
baltosjen dhe helmimin e mbi të gjitha mohimin total nga sharlatanë dhe
injorantë historikë, të modelit sërish “zvicerian” (Schmitt)...të historisë dhe
trashëgimisë së lashtë shqiptare në të gjitha trevat ku populli ynë jeton
akoma.
Lubonja
ndërkohë, do pranuar se ka qenë plotësisht konstant me secilën nga tezat dhe
pohimet e tij!
Kjo gjë
nuk ka sesi t’i mohohet dhe të mos i njihet.
Thotë
ndokush nga Perëndimi, Zvicra apo qoftë edhe
Të ketë
mundësi shkon edhe më larg!
Ia kris
dikush tjetër që shqiptarët jo vetëm se nuk kanë as lidhjen më të largët me
ilirët, por as vendas nuk janë nga këto anë dhe në të vërtetë kanë “mbirë” në
këtë tokë pas plehërimit amerikan (do na kenë mbjellë amerikanët, meqë i kemi
aleatë të vetëm) apo të bërë nga kushedi se kush vetëm këto vitet e fundit (dhe
kështu i bëhet qejfi dhe zemra mal kujtdo antishqiptari, qoftë ky fqinj i yni
apo tjetërkush, nga ata që nuk do t’a pranojnë kurrë autoktoninë tonë në këto
troje, çfarëdo prove shkencore, historikë apo gjuhësore t’u paraqitet para
syve)...dhe Lubonja është në rradhë të parë mes atyre shqiptarëve vetëpërçmues
që do t’i mbështesin dhe për më tepër fuqizojnë “shqiptarisht” këto teza
ogurzeza.
Tani ja
ku doli (vonë u kujtua në të vërtetë “analisti” i madh që të lidhet me këtë
fill, do ketë qenë tepër i zënë duke pështyrë dhe “përmjerë” mbi aspekte të
tjera të trashëgimisë dhe përditshmërisë sonë shqiptare)...sërish në pah tema e
preferuar e asaj pjese të Perëndimit që u gjend e “detyruar” totalisht kundër vullnetit të vet
nga amerikanët që të marri pjesë në bombardimin e Serbisë (mëkat i pashlyeshëm
ky, që amerikanëve nuk u kushton gjë se janë të fuqishëm më tepër se kushdo, por
që neve nuk na e fal kush).
Pra
çështja “veshkat e serbëve”, si dhe ku ato u shkulën, në ç’kushte ndodhi kjo
pseudo “mënxyrë”...me çfarë tigani u gatuan, a u përdor vaj apo gjalpë në
përgatitjen e tyre për t’u ngrënë nga kanibalët shqiptarë, a u shoqëruan me
verë, djathë, presh, hudhra, sallatë të gjelbër, spinaq, revani, bakllava apo
tavë kosi?!
Edhe
Lubonja nuk kishte sesi të mos t’a thoshte të tijën lidhur me një temë të kësaj
delikatese!
Sepse
nëse është e vërtetë që ish-kryeministrin liberal Fatos Nano në 2005-ën dhe
konservatorin Sali Berisha këtë vit, i akuzuan me të drejtë se inauguronin
gjithçka, gjithëkund, mjafton që të bëheshin prezentë para publikut të gjerë
përgjatë fushatës elektorale (pra edhe kur ndokush vente për të blerë ndonjë
televizor për qejf të vet, gjindja thoshte se ishte e mundur që Tosi atëherë
ose Sala tani, të mund të ndodheshin atypari për të bërë “inaugurimin” e kësaj
blerje), po ashtu edhe Lubonjë-analisti “di unë gjithçka lidhur me çdo gjë dhe
çdokënd, shkencë, art, religjion, filozofi, histori, politikë...jetë-vdekje e
mrekulli të gjithëkujt banor të këtij planeti ku banojmë”...nuk mund t’a linte
rastin e artë që t’i ikte duarsh pa thënë edhe ai të tijën.
Duket që
nisur jo vetëm nga “mësimet” e Librit të Shenjtë të tij (Gjuetia, unë dhe
kriminelët e luftës) i Carla Del Ponte, por ndoshta pse jo, edhe nga aroma e
veshkave serbe e cila Lubonjës patjetër që do t’i ketë arritur gjer tek
dritarja e tij në Tiranë, ose për më tepër, pasi të ketë kapërcyer Adriatikun, t’i
ketë vajtur deri në Itali ku ai banon një pjesë të mirë të kohës (edhe Italinë
e shan paq sa herë i vjen mundësia tjetri, mosmirënjohjen dhe atdhe-urrejtjen e
paska tipar duket), ai pra tashmë i bindur “sa më s’ka” se faktet nuk duhen
heshtur kurrësesi, gjen momentin e duhur dhe fut gojën në punë, e hap shpellën
dhe nis të kujisi si langoi pas rosës së vrarë nga gjuetari (Carla prokurorja
me pushkë antishqiptare në dorë)...apo qeni natën e hënës së plotë!
Leh ky, leh
ambasadorja aktuale e Zvicrës në Buenos Aires, leh Shcmitt-i, leh Dick-u, lehin
edhe ndoca shqipfolës shqiptarë-urryes të tjerë dhe nga ca fije bar, na bëhet
një mullar me shpifje të cilat nuk mund të injorohen më sepse tashmë janë
shtuar ca si tepër!
Tani unë
them se po qe se zotëria i sipërpërmendur i cili mjaft na i ka çarë dërrasat me
komentet e tij diarreike (të cilat edhe kur je “kaps” me siguri të çbllokojnë, laksativ
i mrekullueshëm është zëri dhe mendimet e tij gjithëçka-ditëse)...lidhur me çdo
temë të mundshme tek Opinioni (por kur sidoqoftë jemi të lirë të shfrytëzojmë
mundësinë që na paraqitet nga ndërrimi i kanalit, pastaj të pëllasë tjetri sa
të dojë apo deri në ngjirje, se unë së paku vendos të mos t’a dëgjoj)...ai pra
nëse posedon prova për ato që thotë, le t’a paraqesi atë në publik, prokurori
apo gjer në Hagë po t’ia dojë shpirti.
S’e
pengon kush.
Po qe se
ai personalisht ndodhej në ditët e 1999-ës në fshatrat e Burrelit ku supozohet
të kenë ndodhur këto “krime” të ashtëquajtura, apo më pas po ashtu ai të ketë
qenë dëshmitar okular në vrasjen apo keqtrajtimin e ndonjë dëshmitari në
proçeset kundër zotit Haradinaj në Hagë, edhe këto fakte le të vejë ku t’ia
ketë qejfi, pse jo edhe në prokurorinë beogradase që merret me krimet e luftës
dhe të dëshmojë aty gjithçka ai di.
S’ka fare
arsye përse ai t’i mbajë në bark të gjitha të vërtetat që bëjnë fjalë për
krimet “e llahtarëshme” që paskan kryer shqiptarët në Kosovë apo Shqipëri
kundër serbëve.
Le të
flasë për skizofreninë që neve na karakterizonka si popull (i vetmi normal me
shëndet të plotë mendor është vetëm ai në këtë rast, teori e vjetër kjo e
tipave si ai...”Vij nga një vend majmunësh me bisht, kriminelësh dhe putanash, por
unë vetë jam njeri i ndershëm dhe nuk kam bisht”)...apo për të tëra ato që
stomaku i tij mezi pret të vjellë kundër vendit të vet.
Gjithësesi
gjithçka që unë pres që me të vërtetë të flejë në barkun e tij, është ndonjë
lepurush i cili aty ia ka marrë gjumit për shtatë palë qejfe (aty “fle lepuri”
siç thotë populli), lepurush frikacak ky, i cili trembet nga hija e vet, hija e
kombësisë së tij dhe e gjakut që natyra apo Zoti i ka bërë t’i rrjedhi nëpër
vena!
“Gjaku
shprishur” është një shprehje arbëreshe dhe sesa lidhet kjo me Lubonjët e
shumtë, ua lë juve t’a gjykoni lexues të dashur!
Pa u
stërholluar më tepër me këtë personazh, po kujtohem tani edhe për një koment
lexuesi serb që lexova poshtë një shkrimi lidhur me Lubonjën në një gazetë
online serbe.
Aty ai
nga serbi i zakonshëm, cilësohej fiks si “POSHTEN ALBANAC”!
Shqiptar
i ndershëm pra është ai për serbët....veshkat e tyre imagjinare tashmë do të
prehen në paqe dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi i tyre tanimë që ky analist
foli.
Pra
miq...”Një Lubonjë në ditë, e largon Shqipërinë nga Europa shumë vite dritë”!