Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Mbretëresha e Botës...

| E marte, 23.07.2013, 07:18 PM |


Luan Kalana

 

Mbretëresha e Botës....

 

"Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave"...Balzaku...

 

C'është Burri për një grua ?!

mashkulli i femrës,Adami i Evës,

"femnistët",thonë për një copë here,

për të ndershmit,është mish e thua.

 

S'ka si në muajin e mjaltit,

je vetëm shpirt,yll e zemër,

"ca" sa lëshojnë fëmijën e parë,

"ku të kam parë,moj femër?!".

 

Të shkruante një grua për burrrin,

gratë do ta donin,do të agjeronin,

burrat do të zbulonin maskat,

me arogancë do ta urrenin.

 

Aq të pjekur janë ca "burra",

sa një lajkë,përdredhje e femrës,

do e rëzonte si me plumb përdhe,

do e tërhitqe zvarë karem me pe.

 

Një "burrë" për gruan,

burri me "RR"- të madhe,

për gruan është "mbret",

për atë, "gratë lavire,skllave".

 

Burrat që tradhëtojnë gruan,

gratë që shkojnë me burra,

siç kanë erdhur kohërat,

fëmijët kanë për t'i dënuar.

 

Të fisëm,të besës burrat shqiptar,

s'i shesin gratë për grosh në pazar,

mbretëresha e tyre,fëmijët e familja,

gruaja për ta, pasuria e gjithësija.

 

Një burrë me "rr"-të butë,

është qenjgj, qënie e urtë,

kur buri dashuron me zemër,

për gruan,goja i behet mjaltë.

 

As kemi lindur nga një grua,

nëna fal jetën për zogjtë e saj,

s'harrohet  qumështi i nënës ,

burri ka qenë dikur fëmija e saj.

 

Burri që ti thotë vetes baba,

femrës uratë,Nënë e grua,

me rrënjë pema e familjes,

ata ritin fëmijë dragua.

 

Dashuria s'njeh kufi bukurije,

kur gruaja thahet si pyrtekë ,

burrit vitet i duken pranvere,

gruaja princeshë,lule me erë.