Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tahir Bezhani: Ngricë malli përvlues

| E marte, 23.07.2013, 07:33 PM |


Tahir Bezhani:

 

NGRICË MALLI PËRVLUES

 

-Ali Podrimes në përvjetorin e vdekjes-

 

Tërë natën i zgjuar

Duke pritur hënën

Të pijë ujë tek pusi im

E,sa të nxehta vinin

Erërat e mallit

Mëngjeseve të hershme

Si ngricë përvëluese

Mllef i mbështjell në vaji

Si qelb nga mall i llahtarshëm

Hap i heshtur stinëve

Në ledhatim bebëzash të zjarrta

Currjel përmallimi në lotim

Në jehun e këngës sate

Në ushtimën e zërit

Poreve te atdheut....

 

Çfarë shohin sytë

Këndeve të qytetit tim

Madhështinë Tënde  në bronz

Dhe,

Malli terrinë e djegur,

Etje e pa shuar kurrë.

 

Kujtim i përjetshëm

Më mbetën fjalët tua:

“Kur po shkojmë në Bajram Curr

Te vëllezërit e djegur etje?”

Ata emrin Tënd  ua vunë shkollave

Dëshmi e etjes përvëluese...

 

E kush m’i ndal lotët

Ngricë përvëluese

Në këtë përvjetor

Lumi im,

Kurrë i vdekur!...

 

20 korrik, 2013

Gjakovë