Teksti ne Origjinal me poshte:
| E marte, 23.07.2013, 06:44 PM |
Ambasadori
Skender Xhakaliu u njoftua se integrimi funksionon mirë në këtë regjion. Kjo në
masë të madhe realizohet falë shoqatës “Die Sterne Kosovas” (Yjet e Kosovës)
Ambasadori
i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, me fetsën e deputetit
federal nga partia CDU Peter Weiß ishte mysafir në Endingen dhe në Herbolzjheim
për të marrë kontakt me kryebashkiakët dhe ndërmarrjet e këtushme si dhe për të
biseduar në lidhje me integrimin, shkuan gazeta “Badische Zeitung”.
Ndalesa
në një punëtori për përpunimin e verës në Kaiserstuhl ishte dëshirë e posaçme e
Xhakaliut gjatë vizitës së tij në qarkun Emmendingen. 350 mijë kosovarë jetojnë
në Gjermani, shumë prej tyre në landin Baden-Württemberg. “Është shumë e
rëndësishme që komunat të mbështesin integrimin e bashkatdhetarëve tanë”, ka
thënë Xhakaliu, duke falënderuar kryebashkiakun Hans-Joachim Schwarz për vënien
në dispozicion të hapësirave për mësimin e gjuhës dhe për nj^ndihmesën e dhënë
nga qyteti Endingen për integrim.
Në
kooperativën e vreshtarëve
Königschaffhausen-Kiechlinsbergen u shpreh i impresionuar me
strukturimin e ndërmarrjes. Ai i dëgjoi me shumë interes thëniet e menaxherit
Günter Zimmmetmann, por edhe me një dhembje të pafshehur. “Edhe ne kemi
bodrumet tona përplot me verë të mirë. Por mjerisht ne nuk mund ta shesim atë
në BE”. Në këtë kontekst, sipas tij është për të ardhur keq edhe më shumë për
faktin se ndërmarrjet për përpunim të verës janë prej pesë vitesh në proces të
privatizimit.
Ambasadori
sheh një përfitim të madh për vendin e tij marrjen e mësimeve nga ajo se si
punojnë qytetarët e Baden-Württembergut në kooperativa ose në organe shteti.
Kjo do të ngjallte shumë iniciativa që Kosovën do ta çonin përpara.
Bashkatdhetarët e tij të emigruar në Gjermani do të jepnin një pjesë të madhe
të kontributit në atë drejtim.
Se
integrimi funksionon mirë në këtë regjion, kjo në masë të madhe realizohet falë
shoqatës “Die Sterne Kosovas” (Yjet e Kosovës), e themeluar para pesë vitesh
nga Tahir Shabani nga Emmendigeni dhe tash drejtohet nga djali i tij, Arianiti.
“Është me
rëndësi që gratë të nxirren nga izolimi”, thotë maturanti 18 vjeçar duke e
vërtetuar deklarimin e kryebashkiakut Schwarz në Königschaffhausen. Në vendin e
tij të prejardhjes fjalën kryesore vazhdojnë ta kenë meshkujt. Prandaj është
bukur, sipas tij, të përjetosh se ofertat e shoqatës po japin fryt: “Gjithnjë
më shumë gra dhe fëmijë angazhohen, ata mësojnë gjuhën gjermane, vizitojnë
shkolla të avancuara ose marrin një patentshoferi”. Kjo hapje ndaj të tjerëve
është çelësi i një bashkëjetese të mirë të gjermanëve me ose pa prejardhje
emigrantësh. Qëndrimi i qytetit Endingen ka kontribuar shumë që kosovarët të
cilët jetojnë në komunën Kaiserstuhl të integrohen mirë, shpreh lëvdata
ambasadori. Familjet e pranishme aty vërtetuan fjalët e tij duke pohuar me
kokë. Qasja me respekt ndaj njëri tjetrit fillon në imtësia, thotë
kryebashkiaku. “Ne provojmë, fjala vjen, që në kuzhinën e shkollës gjithmonë të
ofrojmë edhe një alternativë për mishin e derrit”.
Në Herbolzheim, kryebashkiaku Ernst Schilling i prezantoi ambasadorit të një vendi ende të ri, Xhakaliut, qytetin e tij. Menaxhimi i ujërave nëntokësore , kanalizimi dhe infrastruktura, janë projekte në të cilat Kosova ka nevojë për ndihmën e ekspertëve, thotë ambasadori. Edhe partneriteti i qyteteve ishte temë që u prek aty. Kryebashkiaku Schilling ofroi mbështetjen e tij: Nëse njerëzit nga Kosova duan që të shohin punën që bëhet në administratën e Herbolzheim-it ose që të informohen për mbrojtjen nga vërshimet, mund të qëndrojnë katër javë te ne, kjo nuk paraqet fare problem. Këtë ofertë ne ua japim”, ka thënë Schilling.
Teksti ne Origjinal me poshte:
![]() |
Mit einem Eintrag in das Gästebuch der WG Königschaffhausen-Kiechlinsbergen bedankte sich der Botschafter für die Gastfreundschaft.Foto: Christa Hülter-Hassler
Der Botschafter der Republik Kosovo in Deutschland, Skender Xhakaliu, war zu Gast in Endingen und Herbolzheim.
ENDINGEN/HERBOLZHEIM. Skender Xhakaliu, Botschafter der Republik Kosovo in Deutschland, war am Wochenende auf Einladung des CDU-Bundestagsabgeordneten Peter Weiß in Endingen und Herbolzheim zu Gast, um Kontakt mit Bürgermeistern und Betrieben aufzunehmen und über das Thema Integration zu sprechen.
Auf seiner Stippvisite im Kreis Emmendingen in einem Weinerzeugungsbetrieb am Kaiserstuhl empfangen werden zu dürfen, war der ausdrückliche Wunsch von Skender Xhakaliu. 350 000 Kosovaren leben in Deutschland, sehr viele davon in Baden-Württemberg. "Es ist sehr wichtig, dass Kommunen die Integration unserer Landsleute unterstützen", so Xhakaliu, der sich bei Bürgermeister Hans-Joachim Schwarz für die Bereitstellung von Räumen für Sprachunterricht und die Hilfestellung der Stadt Endingen bei der Eingliederung bedankte.