| E marte, 23.07.2013, 06:54 PM |
AGIM
GASHI
VAJI IM
TE LUMI RUR
Çanten
mbushur me trishtime,
Në gjak
vner e helm të zi,
Mora
rrugen për te miku i vjeter
Me lumin
Rur me hjekë merzi.
Si më pa
shumë të trishtuem
Më pyeti
shpejt e me butësi,
Pse je
dal n´këtë vapë të madhe?
Koha e
nxehtë nuk është për ty.
Ah o Rur
miku i vërtetë,
Në shpirt
m´ka rrokë nji e madhe merzi,
Do ti
ndihmoj sot rrjedhes sate
Tue
derdhë unë lot në ty.
Do të zbrazem
e të lehtsohem,
Jam mbush
helm e vner n´atdhe,
Se kam
pritë e as kujtue
Me u thye
n´shpirt aty ku kam le,
Me mu
versul aq pamshirshëm.
Pa asnji
nder edhe rrespekt,
Me më vra
e me likuidue
Më
Jetuam
vite larg atdheut,
Tash askujt
spo i vyem ne,
Tuj u
shkri për komb e atdhe.
Marrim
rrugen e shkojmë atje
Me shumë
gzime e dashuri,
Shpejt
zhgënjehemi e tmerrohemi
Marrim
rrugen n´mërgim me u kthy.
I
përqafojmë ato nana plaka
Që spo u
teret loti n´sy,
Marrim
rrugen me zemra t´thyeme
Kah
atdheu koken kthy.
Qotsohu
pak o miku i vjetër
Se unë
hallin fort ta di,
Ke shumë
shok edhe shoqe
Qu u ka
ndodh ma zi se ty.
Fshije
lotin, mos e derdh sot,
Sa sa
shumë ti më ke „ndihmu“,
Do të
vinë ditë më të randa
Kur ne
sbashku kem me vajtu.
N´ty e
kam shpresen e madhe
Miku im o
lumi Rur,
Unë e ti
sdo të ndahemi kurr.
Kam një
lutje me zemrën plot
Në
shtratin tënd me më strehu,
Se n´këtë
botë skëterrë njerzore
Askush si
ti smë ka kuptu.
Hajt
pusho i dashur mik
Kur të
vie koha me vdekë,
Shtëpi e
strehë n´fund të shtratit tim
N´përjetësi
ti ke me i gjetë.
U
përshëndeta me mik të vjetër,
I urova
rrjedhë të mbarë,
U ktheva
shpejt në vetminë time
Vargjet e
mia me lotë me i larë!
16.07.2013