| E hene, 22.07.2013, 08:33 PM |
Pamflet
KUSH
E E SHKATËRROI KOMUNITETIN SHQIPTAR TË RUMANISË
(Oana
Manolescu a distrus Comunitatea Albanezã din România)
Oana Manolescu nuk ka kurrfarë të drejte morale,
etnike apo logjike për të hedhur kandidaturën në emër të komunitetit shqiptar,
për të mashtruar botën gjoja se paska prejardhje shqiptare, sepse, duke ndjekur
shembullin e saj, kur vjen fjala për para, edhe gomari apo pela mund ta
kandidojnë për deputet!
Nga Kushtrim Kastrioti
Putini,
sipas ish ministrit Ion Ungureanu, aplikon porosinë e Stalinit për rikrijimin e
Perandorisë Ruse, kurse Oana Manolescu aplikoi porosinë e djallit për
shpartallimin e komunitetit shqiptar. Në vitin 1940, lapsi kriminal i Molotovit
e qepi në hartën e Rumanisë një kufi të ri, duke ia shkëputur Bukovinën e
Veriut, trojet e Hercës dhe Basarabinë. Përmes një fushate të dyshimtë
elektorale, në vitin 2001, Oana Manolescu ua rëmbeu të drejtën shqiptarëve të
Rumanisë që të gëzojnë buxhetin qeveritar të shtetit rumun. Që
nga ajo kohë, shqiptarët e mirëfilltë të këtij vendi mbetën pa seli dhe pa
përkrahje materiale për botimin e revistës Shqiptari dhe të një varg projektesh
fisnike kushtuar komunitetit shqiptar. Këtë të „drejtë” në
bazë të votave joshqiptare, e përfitoi antishqiptarja Oana Manolescu që tallet
me lekët e komunitetit tonë, dhe as që don të dëgjojë për pavarësinë e Kosovës
dhe njohjen e saj nga Rumania. Si pasojë e saj, shqiptarët e vërtetë të këtij
vendi, jo vetëm që ende nuk kanë dalë nga anonimiteti, por, për fat të keq
shkon duke u shuar veprimi kombëtar e kulturor i shqiptarëve të një vendi mik,
vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë para 100 vitesh (1913).
Pas rreth 100 artikujve të botuar lidhur me këtë padrejtësi që iu bë komunitetit tonë, vendosëm të dalim në log të mejdanit pa frikë nga hedhja në gjyq siç e provoi më kot ta hedhë Baki Ymerin drejtuesi i revistës së saj të mykur „Miku i shqiptarit”. Në kuadrin e këtij shkrimi gërshetohet guximi shqiptar për të shkruar pa dorëza, dhe idiotizmi i disa interesave personale, grupore dhe meskine. Para nesh kemi një karrocë me dokumente, letra e dorëshkrime që ia dha një avokati Dr. Xhelku Maksuti, legjenda e gjallë e komunitetit të këtushëm shqiptar, ku bëhet fjalë, me akte e fakte, edhe për një dukuri negative, destruktive, ilegale dhe imorale. Ylberi është shenja e ndërlidhjes mes Zotit dhe njerëzve, kurse Xhelku Maksuti simbol i ndërlidhjes së Rumanisë me Shqipërinë. Ai nuk është profesor i kimisë si Oana Manolescu, por doktor shkencash që e meritonte postin e deputetit, të cilit ia hëngër hakun kjo mashtruese. Si? Iu kundërvu si kandidat në fushatën e parë elektorale (1996) dhe i përfitoi njëmijë vota më shumë në mënyrë mafiotike. Sintagma „mafiotike” nuk është imja por e zonjës së ndjerë Veronica Naumi, e cila ia dinte lidhjet me djallin e nëntokës politike të asaj kohe. Me çfarë të drejte kandidoi në emër të shqiptarëve kjo mashtruese në një zonë elektorale ku nuk ka asnjë shqiptar (Suceava)? Ç’thonë shtypi rumun dhe revista Shqiptari? Ç’thot diplomacia shqiptare? I vetmi diplomat shqiptar i këtij vendi që e thot të vërtetën se Oana Manolescu e shpartalloi komunitetin e këtushëm shqiptar, është zoti Aleks Jaso me origjinë nga Vlora. Kush është Oana Manolescu sipas shtypit shqiptar, sipas revistës Shqiptari dhe sipas shtypit rumun? Kush është antishqiptarja Oana Manolescu sipas mediave elektronike?
Kampion i mashtrimit dhe shpirtligësisë
Të drejtën për t’u
mahnitur e kemi humbur kaherë në Rumani, thoshte Eminescu në kohën e tij.
Rumania, sipas tij, „është vendi që, përmes apilikimit të intsitucioneve,
inkurajon injorancën, mossekuencën, mungesën e karakterit, madje edhe i
dekoron, duke dëshmuar se është në shpërbërje të plotë” (Timpul, 22 korrik
1980). Kur vjen fjala për „zonjushen” 72 vjeçare Oana Manolescu, jo Rumania i ka fajet, por ata që ia dhanë të
drejtën të kandidojë një hije e sëmurë. Shoqata e saj (ALAR) është një kufomë e
gjallë komuniste dhe merkanteliste. Bëhet fjalë për
një shoqatë të sëmurë, për njerëz të sëmurë që tallen me fatin e komunitetit
shqiptar. Vota është një e drejtë demokratike, por votat që i përfitoi
në mënyrë mafiotike Oana Manolescu është një shkelje flagrante e të drejtave të
minoriteteve, theksonte një kuadër universitar para disa vitesh (Dr. Nikolla
Xhamo). Pse? Sepse ajo nuk ka kurrfarë të drejte morale, etnike apo logjike për
të hedhur kandidaturën në emër të komunitetit shqiptar, për të mashtruar botën
gjoja se paska prejardhje shqiptare, sepse, duke ndjekur shembullin e saj, kur
vjen fjala për para, edhe gomari apo pela mund ta kandidojnë për deputet!
Çdo gjë që njeriu e rrëfen, mund të jetë
interesante. Në sfond, gazetaria nuk është gjë tjetër veçse paturpësia për t’u
treguar të tjerëve atë që të përket vetëm ty. Kështu mendonte Adrian Paunescu
para se të shkojë në botën e hijeve. Ne vendosëm të nxjerrim në pah një subjekt
që u intereson edhe të tjerëve, madje, pse jo, edhe Qeverisë, rumune dhe asaj
shqiptare. Gazetaria nuk toleron të prekish prestigjin e njeriut duke i thënë
se qenka i sëmurë, dhe për këtë i kërkojmë parprakisht falje, pa e botuar tani
për tani, letrën që ia ka dërguar Dr. Xh. Maksutit (1996), me një varg
elementesh që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një circus balcanicus dhe me
hijen më të shëmtuar të antishqiptarizmit në këtë vend, që porosiste mos ta
botojmë te Shqiptari, sepse revista mund të bie në duart e autoriteteve sllave
të Maqedonisë me të cilët ajo nuk doka t’i prishë punët (1996). Oana Manolescu
e dëmtoi rëndë komunitetin shqiptar dhe ekzistencën e tij. Ajo e pa me kohë se
Rumania derdh buxhet për minoritetet dhe bëri çmos për të mashtruar Këshillin e
Minoriteteve Nacionale gjoja se paska origjinë shqiptare, në kohën kur në
regjistrimin e popullsisë deklarohet si rumune. Ajo e përvetësoi shkel/e/shko
shqipen sa për të justifikuar lekët e pamerituar, por ajo kurrë nuk mund ta
pastrojë higjienën e trurit nga mjerimet që i ka akumuluar me kohë. Të kujtohen
mizat e kuzhinës që ta kishin vërshuar krejt apartamentin para se të bëhesh
deputete moj „zonjë”?
Lajmet e „djersitura” lidhur me këtë mjerim nuk kanë erë të mirë. Pse hesht kur vjen fjala për Kosovën dhe cila është origjina e vërtetë e kësaj hijeje që para arumunëve paraqitet si vllahe, para maqedonasve si maqedone, kurse para rumunëve si serbe? „Gjyshërit e mamasë sime ishin arsimtarë në Baia de Arama. Thirreshin Sërbulesku, emër që vjente nga Sërbu.”, thekson Oana Manolescu në kuadrin e një interviste. http://www.maria.craiova-maxima.ro/2011/07/12/oana-manolescu/ „Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës ndërsa ne si shoqatë përkrahim qëndrimin e Qeverisë rumune”, theksonte para disa vitesh për shtypin shqiptar të Tiranës. Para një muaji u mbajt në Fundacionin Titulescu një debat për Kosovën, të cilin e nderuar personalitete të njohura politike e diplomatike rumune e shqiptare. E vetmja që nuk e nderoi këtë manifestim ishte antikosovarja Oana Manolescu. Ku ishte Oana Manolescu kur shqiptarë, rumunë e arumunë të Bukureshtit marshonin në shenjë solidariteti me Kosovën e NATO-n më 31 mars 1999? Pse nuk ngriti dorën pro/pavarësisë së Kosovës kur Parlamenti rumun në kohën e ish Qeverisë mbajti dy seanca kundër pavarësisë (2007/2008)? Ku ishte Oana Manolescu në kohën kur Parlamenti rumun miratoi kërkesën e NATO-s për shfrytëzimin e hapsirës ajrore të këtij vendi për bombardimin e infrastrukturës kriminale të Millosheviqit (prill 1999)?
Pseudodeputete, pseudoshkrimtare dhe pseudogazetare
Xhelozia është ndjenja që të poshtërson dhe të
shndërron në monstrum. Si pasojë e xhelozisë dhe etjes për para, kjo karikaturë
ballkanike bëri çmos për të kandiduar për herë të pestë për deputet. Dhe ia
arriti qëllimit për të depërtuar një ditë në librin e rekordeve mondiale për
mashtrim. Oana Manolescu që drejton një revistë pa asnjë shqiptar në redaksi,
është një profitere ordinere dhe personuliteti i përfitimeve legale dhe
ilegale. Paraja është heroi kryesor i të gjitha gjërave. Çdo butak i huaj mund
ta përvetësojë gjuhën shqipe kur dëgjon se Qeveria jep para për shqiptarët e
vendit të vet. Nuk prish punë puna pse qenka rumune, sepse as vetë nuk e din se
çka është. Rumania ka do miq të mëdhenj e të mirëfilltë të Shqipërisë, siç janë
akademiku Grigore Brënkush, Tiberius Puiu, Gheorghe Bucura, Corneliu Zeana,
Florian Bichir, Mona Agrigoroaiei, Dorela Alistar etj. Asnjë ambasador i
Shqipërisë, përveç zt. Dashnor Dervishi, nuk deshi të ketë punë me një mashtrim
të këtillë karikaturist. E provoi të na pajtojë për bashkëveprim ambasadori
respektiv, por i hasi sharra në gozhdë, sepse përveç një familjeje të
mashtruar, askush nuk don të ketë punë me këtë pseudodeputete, pseudoshkrimtare
dhe pseudogazetare.
Oana Manolescu është e pangopur nga shija e budallaftë për të gëlltitur lekët e Qeverisë rumune në emër të një komuniteti që shkon duke u shuar. Vdesin njëri pas tjetrit bijtë dhe bijat e rilindësve tanë që s’donin të dëgjonin për emrin e saj. Oana Manolescu e shkeli statutin e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe u përjashtua nga e vetmja organizatë etnike e këtij vendi (1996). Së bashku me Përparim Demin, Ilie Murzakun dhe Thanas Kristo Rëmbecin, krijoi Ligën e Shqiptarëve të Rumanisë, por kur Demi, Murzaku dhe Rëmbeci e panë se don ta hedhë për herë të dytë kandidaturën për Parlament, e dëbuan edhe ata nga kjo ligë, duke e shuar aktivitetin e saj. Si pasojë e inantit dhe shijes paranoike për gëlltitje lekësh, sharlatanja krijoi një ligë të re me një emër fantasmagorik (Shoqata Liga e Shqiptarëve të Rumanisë), në një tubim të dyshimtë, me nënshkrime të dyshimta, me disa anëtarë të dyshimtë (në bazë të nënshkrimeve), disa nga to, sidomos nja dy familje shqiptare, duke e braktisur ligën e saj të ligë. Imoralitet dhe ilegalitet, pandjeshmëri, injorancë, kokëfortësi dhe arrogancë, mashtrim dhe sharlatanizëm, janë sintagma të trishtme që i meriton. Oana Manolescu duket si një instrument i ndryshkur i diktaturës komuniste që do mbetet në koshin e plehërave të harresës.
Shqiptari duron, duron, duron,
dhe më në fund ta përplas të vërtetën në fytyrë
Nën ombrellën e pseudoshqiptarëve fshihen
monstrumet. Lekët e destinuar për
komunitetin shqiptar që i gëlltit joshqiptarja Oana Manolescu, përfaqësojnë një
shpërdorim dhe kriminalitet ekonomik, kurse shqiptarët e Rumanisë, pleq e
plaka, bij e bija të rilindësve tanë, e ndjenin veten viktimë e këtij mashtrimi
ballkanik. Shumica nga ta tashmë kanë vajtur në botën e hijeve me mllefin pse
na mashtroi, siç thoshin ata, „një hije e sëmurë”, si Pandora Kondi, Leni dhe
Vanghel Shuka, Veronika Naumi, Pjetër Buzi etj. Vota është një e drejtë
demokratike dhe asgjë nuk mund t’i bëni veçse ta demaskoni në shtyp, theksonte
Prof. Univ. Dr. Nikolla Xhamo (me origjinë korçare), edhe ky duke vajtur në
botën e hijeve nga mllefi pse shqiptarët në Parlament i përfaqëson një kampion
i mashtrimit dhe shpirtligësisë. Mund të arsyetohen mbi njëmilionë euro me botimin
e një reviste të gjymtë ku defilon kulti i personalitetit, apo të disa librave
pa kurrfarë vlerash letrare?
Pse nuk ka guxim Oana Manolescu të marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Flamurit organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Bukuresht? E sulmoi Bubullima e Bukureshtit në TV, kurse ajo nuk pat guxim të mbrohet. Në bazë të verifikimeve psikologjike, konstatojmë se kemi të bëjmë me një idiotizëm të sëmurë nga paranoja për pushtet. Erdhën disa ekipe gazetarësh shqiptarë dhe nuk pat guxim të prezantohet. Rumania tashmë ka një Qeveri të re që pas disa muajsh do ta njohë Kosovën konform rekomandimeve të Bashkësisë Europiane. Sipas revistës Shqiptari, sipas gazetës Shekulli, sipas revistës humoristike Catavencu dhe sipas shtypit elektronik, Oana Manolescu nuk ka asnjë pikë gjaku shqiptar në damarët e saj dhe pikë. Shqiptari ka shpirt të florinjtë dhe nuk e mashtron askend për pushtet apo beneficione, siç vepron kryeprotagonisti i këtij pamfleti, një surrogat i etshëm nga shija e padurmit për mashtrim dhe gllabërim. Pse po dalim kaq vonë dhe për herë të parë me këtë „portret”? Më mirë vonë se kurrë, sepse shqiptari duron, duron, duron, dhe më në fund ta përplas të vërtetën në fytyrë.
Mbrojtja e Bubullimës
së Bukureshtit
Në jetë triumfojnë të
guximshmit e jo përtacët. I guximshmi të sulmon për veset negative dhe të
afirmon për ato pozitive. Nikolla Naçon e sulmuan dhjetë kundërshtarë në qendër
të Bukureshtit, por ai e krisi koburën dhe sulmuesit ua mbathën këmbëve. Edhe
Bubullimën e Bukureshtit tentuan nja tre shqiptarë të shitur dhe nja dy rumunë
të përskitur ta sulmojnë në shtyp, duke kërkuar madje që Qeveria rumune të
marrë masa ndaj tij pse militon për kauzën e Kosovës në këtë vend. Razvan
Voncu-n (alias Zvonko, filoserb), e sulmoi në kohën e duhur, siç veproi edhe me
Florin Silishteanu-n, kurse tani i erdhi rradha „njeriut” numër një i Oanës,
Marius Dobrescu, bashkëgëlltitësi i buxhetit të komunitetit shqiptar (i
ntrashur si një dollap teshash me dreka e darka të majme), i cili iu drejtua
Prokurorisë rumune me Kallëzim penal kundër Bubullimës „për shpifje” në gazetën
Koha Ditore dhe Shqiptari (2013). Njerëzit e dobët hakmerren, njerëzit e fortë
falin, kurse njerëzit e mençur injorojnë. Në vend që ta hedhin në gjyq, zyrtarë
të policisë dhe prokurorisë rumune, duke u bazuar në ligjet nacionale dhe
internacionale për mbrojtjen e qytetarit, u përcaktuan zyrtarisht për
moshedhjen time në gjyq dhe mbrojtjen e fjalës së lirë si një e drejtë
demokratike.
Shoku Dobresku! Pse i
harrove fjalët e shefit të delegacionit të Komisionit European për Rumaninë,
Jonathan Sheele, se „Në Rumani shpifja është një potencial i mirë për
kërcënimin e gazetarëve” (National, 26 janar 2006). Që nga ajo kohë, Rumania e
mënjanoi nga Kodi Penal shpifjen, për të mbrojtur mendimin e lirë. Nuk shpif ai
që të sulmon në shtyp me argumente, por ai që s’ka guxim të mbrohet në shtyp
dhe të hedh në gjyq si në kohën e diktaturës komuniste. Nga e mësove këtë
përvojë të keqe për denigrimin e shqiptarëve dhe kryeshefit të revistës
Shqiptari? Ka nevojë të intervenojmë te presidenti i Shqipërisë të ta marrë
prap Dekoratën e pamerituar? Pse nuk defilon në revistën tënde të mykur (Miku i
shqiptarit) asnjë fjali me mirënjohje për gjithçka që bën Dr. Xhelku Maksuti në
interes të kombit shqiptar? Pse e bezdise kryeministrin Berisha gjoja se
ambasadori i Shqipërisë të konsideroka persona non-grata? Zotrote mund të
mburresh me përkthimin e Kadaresë për të cilin të kanë ndihmuar gratë, por jo
edhe për mbrojtjen e komunitetit të këtushëm shqiptar? Të kujtohet letra e hapët
që ia drejtove Dr. Xhelku Maksutit nga mllefi pse nuk të pranonte në gjirin e
Bashkësisë Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë? Zoti Maksuti nuk kishte nevojë
për kuaj trojanë si ti!
Agjencia shtetërore e
lajmeve e Sirisë SANA njoftoi se në Universitetin Alepo Rexhep Taip Erdoganit i
është marrë titulli për shkak të “komplotit të tij kundër popullit sirian dhe
dhunës kundër demonstruesve në Turqi”. Kurrë do të vendosë presidenti i
Shqipërisë t’ia marrë prap Mirënjohjen shokut Marius Dobrescu, jo vetëm pse tentoi ta hedhë në gjyq botuesin e Shqiptarit, por edhe pse
hyri në koalicion me antishqiptaren Oana Manolescu që e shpartalloi komunitetin
shqiptar? Sa lekë ka gëlltitur gjatë pesë mandateve të pamerituara parlamentare
kjo hije (1996-2016)? Heshtja është argumenti më i vështirë për ta mundur. Oana
hesht dhe fshihet si struci në rërë sa herë që vijnë gazetarët tanë për ta
intervistuar. Të vetmit që i mashtron gjoja se i përfaqësoka shqiptarët në
Parlament, janë ata të MiniAlbanisë. Shqiptarët e Rumanisë nuk kanë nevojë për
përfaqësim parlamentar dhe me këtë mendim pajtohet edhe ambasadori i Shqipërisë
në këtë vend. Pse?
Sepse për të hedhur kandidaturën duhet të përfitosh votat e disa mijëra shqiptarëve etnikë apo të familjeve mikste (të përzjera), kurse në këtë vend numri i tyre sipas regjistrimit sillet diku rreth 470 vetë. Mjafton fakti që na jepet e drejta për veprimtari kulturore, për përkthime, botime, përurime dhe afirmime. Qeveria rumune pregadit terenin që gjatë vjeshtës së dytë të mbetet në fuqi Dhoma bikamerale (Senati dhe Parlamenti) me 300 deputetë. Deputeti i parë që duhet të largohet nga Parlameni, pritet të jetë pseudodeputetja Oana Manolescu, e përfshirë në Listën e Turpit dhe e konsideruar si „dele”, pse qe dakord me shkurtimin e pagave e të pensioneve. Lideri shpirtëror dhe historik i komunitetit të këtushëm shqiptar, Dr. Xhelku Maksuti, e dinte qysh para 17 vitesh (1996), se veprimet antishqiptare të ishaktivistes komuniste, Oana Manolescu, për të përvetësuar buxhetin e komunitetit shqiptar, janë Ilegale dhe Imorale.
BOX
Në të shkuarën thuhej: Një lugat endet nëpër Europë
- lugati i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër
Parlamentin e Rumanisë, si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket
kësaj, duke i përvetësuar paratë publike të kontribuesit rumun për
kompromitimin e ekzistencës së Komunitetit Shqiptar në Rumani. Kjo situatë
poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e
njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa ato shqiptare janë
dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë
intervenimi te autoritetet rumune... Në këto kushte, çfarë kuptimi kanë
komentimet tona kritike ndaj indiferencës së „Atdheut/Mëmë”, domethënë, të
qeveritarëve aktualë të Shqipërisë. Do t’i kompromitonim edhe ata, madje edhe
vetveten tonë përmes komentimeve të panevojshme. Farsa me Oana Manolescun nuk
na përket, autoritetet rumune duke e ditur se nuk i përket etnisë shqiptare,
por e kanë përkrahur ngase ne nuk kemi bërë kompromise politike me asnjë parti,
ngase si qytetarë rumunë të origjinës shqiptare i mbetemi besnik Rumanisë dhe
popullit rumun që na ka dhënë strehim e jo partive politike që vijnë e shkojnë.
Për atë, as unë personalisht dhe as familja ime nuk kemi aderuar në asnjë parti
politike, që të mos thonë se shqiptarët e Rumanisë paskan ndonjëfarë kolorature
politike. Për atë rekomandoj për një përkthim sa më korekt të këtij teksti, që
ta kuptojnë të gjithë pse Komuniteti i Shqiptarëve të Rumanisë ndodhet në prag
të shpërbërjes organizatorike të tij. Ne do të mbetemi edhe më tej në barikada,
ndërsa kryeredaktori i Shqiptarit duhet
t’u rezistojë të gjitha presioneve, që ta çojmë më tej trashëgiminë e prindërve
tanë. Me respekt, Dr. Xhelku Maksuti,
Bukuresht, 10 janar 2008).
OANA MANOLESCU NË LISTËN E TURPIT (Lista Rusinii)
http://www.listarusinii.ro/parlamentar&cod=92&parlamentar=Manolescu+Oana