| E hene, 22.07.2013, 07:22 PM |
Nga Cikli
“Dialogët”
Agim Mato
DIALOGU I
PARË
Eja,
mësoje fluturimin me mua, flake stepjen,
flake
frikën kur unë jam ndezur i tëri
dhe më
hanë krahët për të përpirë hapësirat ku cijasin dritërat e
udhëtimeve
të largëta.
I vogël,
provoja të fluturoja me krahë dylli,
duke u
hedhur nga lartësitë e shkëmbinjve të Akrokerauneve
dhe
përfundoja shpesh në degët e ilqeve të jugut,
apo mbi
pëlhurat e zhubrosura të anijeve.
Tani nuk
kam frikë se bie. Mbahem nga ekuilibrat në hapësirë
dhe
stivos ëndërrat si thasët me rërë në koshat e balonave.
E kam
kaluar provën. Tani dua të të kem pranë,
të dëgjoj
klithëm e entusiazmit tënd,
t’u ve
fre dyshimeve të tua.
Ku je?
Dua të të ndjej.
“Këtu,-
thua ti - Jam e ngurosur nga e panjohura.”
“
i flas
shpirtit tim të ngjizur tek ty.”
“Ti je
njeri i bukur”, - më përkëdhel sërish zëri yt.
“
duhet të
marrësh sytë e mi për të parë veten.
Përqëndrohu,
tani,
për të
karrikuar energjitë e këtij udhëtimi.”
“Kam
ndroje, kam vite pa e provuar veten”, më
thua.
“Harroji
vitet, tani po krijohet çudia para syve tanë,
para
shpirtrave tanë që lëshojnë në eter
një dritë
fosforeshente.
Oh, do të
të bëj të shohësh shumë gjëra,
si
atëhere kur Shekspiri na ruante deri sa
të këndonin gjelat,
deri sa
të mbaronte nata dhe këmbenim shpejt e shpejt
padurimin
e puthjeve,
(i vetmi
mjet me të cilin karrikonim veten tonë)
Tani
ushtrohem të prek errësirrën
si i
verbëri për të prekur rrezikun.
I
ndërgjegjshëm për këtë
sepse
rreziku është emocioni që prodhon
gjendjen
e misterit që duam,
pritshmërinë,
hovin për të panjohurën që na pret.
Ti të
vendos në qartësinë e dritës
dhe në
misterin e errësirrës së madhe
ku unë
bares për të të kërkuar.
Të bëj me
shenjë të më ndjekësh
nëpër
eskursionet e pafund të shpirtit,
sepse po
nuk e dëgjova frymëmarjen tënde pranë meje,
shfryhet
ai baloni me të cilin fluturojmë”
Ti
shton:“Të hidhemi me parashutë prej ëndërrës,
siç do të thoshte Transtromeri”.
“Ose e
kundërta: hidhemi në ëndërr
nga
realiteti i bezdisshëm, them unë.
Ti dhe
ëndërra jeni shtegu nëpërmjet të cilit dal nga ky realitet.
Mos kij
frikë, mbaju prej meje, nga këmisha ime që valëvitet
në erë si
bishti i një komete.
(e sheh
tani si fillojnë të pulsojnë motivet?)
Është e
para herë në jetë,
që bëj
udhëtime të tilla,
të betohem,
sepse
është prania jote që më nxit.
Ky është
një zbulim i madh për mua.
E ndjeve
si isha në fillim?
Nuk po e
kuptoja ç’ ishte e panjohura.
Ende nuk
i kisha veshur pajimet e lundrimit në hapësirë.
Erdha
drejt e nga kotësia. Dija vetëm një gjë:
me askënd
tjetër nuk mund të udhëtoja
në këtë
botë të re veçse me ty.
Tani e
tutje do të lundrojmë përkrahë njeri tjetrit.
Ai që
dallon i pari
si
shfaqen bukuritë që tej,
tregon me
dorë nga do të ecim.
Duke
ndjekur trajektoret e tyre,
Ti s'mund
të rrish e tërhequr. Karburantin
do ta
ndajmë barabar në të dy shpirtrat tanë
që të mos
vajiset ngarkesa e madhe e ëndërrave.
Nuk të
deh kjo? A të ka marrë për dore kush tjetër
për
udhëtime të tilla? Mrekullia mbërriti.”
“I ndjej
të gjitha, - më the, -
përderisa
flasim për të njëjtën ëndërr. Ka njerez
që flenë
në të njëjtin jastek
dhe
shohin ëndërra të ndryshme,
por ka
dhe njerëz që flenë në jastekë të ndryshëm
dhe
shohin të njëjtën ëndërr.”
“Shih si
kalojnë pranë nesh asteroidët,
mjegullnajat,
e dashur, dhe ndoshta, papritur,
do të
mbërrijmë në selitë e perëndive.”
“Kaluam
shkarazi një yll, më thua. Nëse të humb
nga sytë
për një çast, si do më thërrasesh
këtu mes
galaktikave?”
“Kaltrina!
Kaltrina, aq sa të jehojnë
shtyllat
ku drejtpeshohen hapësirat.”
“Rrënja e
fjalës është e kaltra apo kali+trina?”
“E
kaltra, natyrisht!”
“Dhe e
dyta, nuk është keq!”- ma pret.
“E
mendova por tingëllon si kalk i poetëve formalistë.”
Pegasi,
trina nuk janë mjeti ynë,
ne
lundrojmë mbi një anije kibernetike.”
“Kibernetike?”
– çuditesh papritur dhe thua:
- Po kjo
nuk është ëndërra jonë.
“Mosmarrëveshje!
– provoj
që të nxehem unë –
Duhet të
ndalim këtu.”
“Do të
ketë edhe të tilla.
Është
udhëtim i gjatë”
- më the.
“Fluturojmë
në boshtin e gjithësisë,
flitet
për vjet drite, jo për kuaj
e patkoj.
Nëma dorën.”
“E
drejtë, këtë herë tërhiqem.”
“Mbahu.
Do të bëjmë një kthesë të fortë.”
“Per ku?”
“Për t’i
shpëtuar goditjes
së
Shpirtërave të Këqinj. Po na ndjekin...”
“Ka dhe
të tillë këtu?”
“Gjithë
hapësira është e okupuar
nga e
mira dhe e keqja. Këtu luftohet.”
“Ç’duhet
te bejme?”
“Fshiji
sytë, largoje gjumin.”
“Po”
“A sheh
rreziqe përpara?”
“Une te
shoh ty”
“Edhe
unë, nuk t’i ndaj sytë. Jemi dy qënie të brishta
në
hapësirë. Të ruaj nga goditjet, të tërheq para.”
“Nuk e
mendoj keshtu. Ne zgjodhëm
të jemi
aty. Perse goditje?”
“A flasim
për rreziqe?”
“Jo, nuk
dua rreziqe.
Ëndërra
jonë është,
e bëjmë
si të duam.”
“Po unë
dua të dal në sheshmejdanin e yjeve
dhe të
ndeshem
për ta
merituar dashurinë tënde. Shiko
si
ngrihet pluhuri kozmik nga shungullimat e goditjeve
dhe vesh
hapësirat me një verbim radioaktiv”
“Jemi në
ëndërr, thamë.”
“Edhe
yjet stërviten që të bëjnë trajektoren e tyre.
A flemë
në jastekë të ndryshëm
dhe
shohim të njëjtën ëndërr?”
“E kisha
harruar largësinë.”
“E pra,
na ule në tokë. Pa shih sa karburant ka?”
“Edhe për
një përqafim tjetër.”
“Dua të
të përkëdhel lehtë. Dua që gishtat e mi
ti ndjesh
mbi fytyrë si rrëshqitja e dëshirave të tua.
E di se
dheu nuk na mjafton.
Ne
mbledhim pjalmin e yjeve
dhe mbushim
hojet e galaktikave.
Mbjellim
në planetet e tjera njerëzime të reja.
Kemi me
vete tërë mostrat dhe farat e vegjetacionit për të
eksportuar
gjelbërimet e ardhëshme të tyre.
Nuk ka
nevojë të marrim me vete, si Noe,
gjithë
gjallesat e dheut.
Kemi ADN-
në e tyre.
“Humba
fjalët - the - Jo, mi vodhe!
Dua
sërish të sulemi drejt të pamundurës
Tani që
duket se kemi salduar pjesë të vetes
brenda
njeri tjetrit. Jemi një makinë e universit
që punon
me energjinë e ëndërrave tona.”