Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Hoxha: Haiku kujton

| E diele, 21.07.2013, 08:01 AM |


SKËNDER R. HOXHA

 

HAIKU KUJTON

 

Nëpër shkallët e qetësisë

më dukesh kur më vjen

me hije engjëllore...

 

Në fronin e magjisë

llahtarie jote -

shkëlqen si vesë!

 

Nuri yt i vajzërisë -

mbretëron mbi terrin

nata gazmohet...

 

Yjet vazhdojnë lojën -

na bien në prehër

xixëllonjat nëpër flokë...

 

/20 korrik 2013, Pejë./