| E diele, 21.07.2013, 09:36 AM |
Rrustem
Geci
Shqipeve
të lirisë
- Xhevës
e Fehmi Lladrovcit
Kosova i
deshi për vete
të vuajtur
ishin të dy
ata
deshën të vdesin
në
këmbë, të
vdesin për liri
Lirinë e
kishin në zemër
një
pushkë kishin të dy
ata
jetuan për të vdekur
ata
vdiqën për të jetuar
Në pamje
ishin të fisëm
në
luftë qenë të
bukur
ata e
deshën Kosovën
më shumë
se veten e tyre
Xheva e
Femi Lladrovci
që kur
ishin fëmijë
fletoret
i kishin me zogj
dhe
duart me
shqiponja