| E premte, 19.07.2013, 06:00 PM |
HAJDAR
BAJRAM KURTI-KRASNIQI (1920-1945)*
LUFTËTAR I SHQUAR I REZISTENCËS NË KOSOVËN LINDORE
Nga Mr. Bislim B. Pireva
Një nga lagjet e Tygjecit është edhe La-gja e
Kurtajve-Krasniqi. Qysh nga tetori i vitit 1912 e deri në qershor të vitit 1999, gjatë 87 vi -teve të okupimit të Kosovës nga Serbia janë vrarë 80 banorë të Tygjecit dhe 100 të Sfircës, kurse nga Lagja e Kurtajve
janë vrarë 18 ba-norë. Ndonëse Kongresi i Berlinit më 1878 i tu -miri kërkesat e Serbisë, kurse Sfirca qe ndarë përgjysmë , madje ishte hapur edhe
vendkalimi, që edhe tash ekzistom mikrotoponimi Te Kapia e Sfircës. Çështja e kufirit në vijën nga Sfirca dhe deri në Tullar më 1885 është nxjerrë edhe në Kuvendin e Serbisë, nga shkaku kinse sipas
deputetëve edhe përkundër angazhimeve dhe shpenzimeve që bënte shteti për raujtjën e kufi-rit nuk kishte arritur
të pengojë asnjë plaçkitje dhe asnjë vrasje, nga sikurse që thuhej arnautët e egër1. Se atë kufi shqiptarët nuk e kanë njo-hur kurrë, e dëshmon edhe oficeri i lartë i xhan-darmërisë serbe Aleksa Bogosavleviq2,
i cili 15 vite kishte shërbyer në vijën kufitare Merdar-Kapi e Sfircës. Ai ndër të tjera shkruan se më shumë serbë janë vrarë në kufi me shqiptarët pas lufte se sa gjatë luftës serbo-turke të viteve 1876-78. Në shtator të vitit 1912 Serbia fashiste e
sulmoi Kosovën. Shqiptarët tubohen për ta mbrojtur kufirin që nga Hogoshi e Tygjeci. Në Sfircë te Çuka e Novakut e deri te
Tepja e Sfir-cës ishin tubuar më shumë mbi njëmijë luftë-tarë3. Sipas dr. Liman Rushitit Brigada e Mora-vës ishte pozicionuar në kodrat e Tupallës, kurse Merçezi i Tygjecit
ishte sulmuar me top nga Llogori i Markut në Siarinë4, mirëpo sipas disa të të dhënave Mërçezi është sulmuar nga Karolli i Keq që ndodhet mu pranë kufirit në Lagjën Majmulloci të Starabajës, e banuar me kolonistë të ardhuar nga Qaplina, pas dëbimit të shqiptarëve më 1878. Merçezin e kishte godi -tur
xhylja e tretë. Në xhaminë e Tygjecit ki-shim lidhur besën 70 burra dhe nisen drejt Ka-pisë së Sfircës, të cilëve u kanë prirë imami i xhamisë së Tygjecit mulla Misin Doda,
Arif Ajet Kosumi, Maliq Mustafë Kurti, Ahmet Se-lim Kurti i cili ka qenë gjyshi i Hajdar Bajram Kurtit.
Në mbrojtje të kufirit nga Tygjeci janë vrarë 25 luftëtarë, kurse 30 nga Sfirca luftëtarë. Nga lagja e Kurtajve janë vrarë: Maliq Mustafë Kurti, Bafti Brahim Kurti,
Hasan Brahim Kurti, Alush Aziz Kurti, Miftar Brahim Kurti dhe Bra-him Pajazit
Kurti. Më 1913 janë vrarë Deli Zy-mer Kurti dhe Demir Musa Kurti, më 1915 është zhdukur Rexhep Kurti, më 1937 Musë Kadri Kurti, më 1944 Asllan Izlam Kurti dhe
Rahim Qazim Siarina, që ishte nga familja mu-haxhere e vendosur në Lagjën e Kurtajve më 1878. Poashtu më 1945 është vrarë Fejzë Bra-him Kurti, më 1945 Hajdar Bajram Kurti, më 1947 Imer Aziz Kurti. Në qershor të vitit 1962 nga Lubjana ku
ishte në shërbimin ushtarak është kthyer kufoma Haki Bajram Berishës, poashtu i një familje muhaxhere e vendosur në këtë lagje qysh më 1878. Më 21.4.1999 është masakruar dhe djegur në shtëpi të vet me gjithë bashkëshortin në Zllatar të Prishtinës Shehide Sherif
Kurti-Krasniqi, kurse për Hysen Adem Krasniqin, i cili ka qenë punëtor krahu në Beo-grad nga marsi i viti 1999
nuk dihet gjë.
VEPRIMTARIA E HAJDAR AHMET KURTIT
ME SHOKË
Në pranverë të vitit 1942 në Bashkinë e Hajnocit, vullnetarët dhe krerët e rezistencës i organizojnë pritje nënprefektit të Gjilanit Rifat Berishës. Nga ballkoni i ndërtesës së Bashkisë kishte mbajtur fjalim mulla
Idriz Hajrullahu- Gjilani. Në atë tubim kanë marrë pjesë Ahmeti me të birin Hajdarin, vëllazërit Ramë e Bajram Demaj dhe Malë Jakup Berisha nga Sfirca,
kur-se nga Gmica Hysen Tahir Klaiqi, Hazir e Sa- lih Matoshi dhe Zukë e Osman Balë Leci.
Më 2 gushti 1943 mbahet Kuvendi e
Nën -prefekturës së Gjilanit. Pas fjalimit që kishte mbajtur, mulla Idrizi
niset në drejtim të Golla-kut5. Në atë tubim ishte edhe Hajdari me të atin Bajramin. Ditën e tërheqjes së ushtrisë italiane nga Gjilani më 8 shtator 1943 mulla Idriz
Hajru -llahu ndodhej në pozicionet e Tygjecit. Aty kah fundi i shtatorit Nënprefektura e Gjilanit e formon
Shtabin e Mbrojtjes Kombëtare të Koso -vës Lindore, komandant i të cilit ishte emruar mulla Idriz
Hajrullahu. Gjithashtu emrohen dhe komandantët e njësive vullnetare kufitare. Në Bashkinë e Strezocit komandantë të vullnetarë-ve emrohen Nazmi Sejdi Budriga
dhe Mehmet Krileva. Strezoci i përkiste sektorit ushtarak të Prishtinës dhe përfshinte territorin nga Tullari
deri në Novak të Tygjecit. Në Bashkinë e Haj-nocit komandantë të vullnetarëve emrohen Baj-ram Ahmet Kurti dhe Sylë Zarbica6, që për-fshinte vijën kufitare nga Novaku i
Tygjecit e deri te Shahiqi. Ndonëse Bajrami i ati i Hajda-rit ishte komandant i
vulnetarëve nga Novaku deri në Shahiq, Hajdari me grupin e tij ka ma-rrë pjesë në çdo akcion luftarak që është zhvi-lluar që nga Tullari dhe deri në Kikë. Sidomos ishte i pandashëm me kushërinjët Fejzën, Sheri fin dhe Asllanin, me
Qazim Rahim Siarinën, si dhe me Ajet Bunjakun-Kosovicën, i cili ishte trim i madh dhe dhëndër i lagjës së Krasniqve, me të cilët mirrte në akcione jo vetëm përreth kufirit, por kudo që paraqiteshin bandat çetnike. Që nga prilli i vitit 1941 gjatë gjithë luftës nuk e ka lëshuar armën nga krahu deri në vdekje. Hajdari bashkë Zymer Bekë Dodën, Mehmet Hetem Dodën, Tahir Hetem Dodën dhe Tahir Mustafë Dodën nga Sfirca, të cilët i kishin shtë -pitë mu buzë kufirit si dhe me Shahin
Limanin me të bijtë Limanin-Manushin e Shabanin nga Zajqeci, që poashtu shtëpinë e kishin mu pranë kufirit vazhdimishit ishin në vijën kufitare nga Tullari e deri në Shahiq. Ata shpesh kanë marrë akcione deri edhe në Petrilë të Medvegjës. Para se Serbia më 1912 ta sulmojë Kosovën7 serbë nga rrethi i Kamenicës përmes Rahovicës, Gre-gjenikut dhe Zajqecit kishin
kaluar në territorin e Jabllanicës. Pas kapitullimit të ish Mbretërisë së Jugosllavisë, serbomalazezët dhe sidomos kolonistët për shkak të krimeve që kishin bërë ndaj shqiptarëve, po përmes rrugës Rahovicë-Gregjenik-Zajqec kishin ikur
dhe ishin vendo-sur përreth kufirit të Kosovës në rrethin e Med-vegjës8, prej nga edhe bënin plane ta sulmuar Kosovën. Ata në grupe të vogla kalonin në te-rritorin e Kosovës. Një nga ata që ua dinte shti-gjet kah kalojnë dhe që ua zinin pritën dhe i vrisnin para se të hynin në Kosovë ishin Halil Sylejmani e Shaban
Shahini nga Zajqeci dhe Hajdar Kurti-Krasniqi, të cilët njëharë debili i Bolecit me emrin Radomir
Trajkoviq-Rade9 në librin e tij i quan kriminelë dhe dhunuesit më të mëdhënjë të serbëve në atë pjesë të Gollakut.
Në Luftën e Kikës më 28.6.1944 Hajdari kishte marrë pjesë bashkë me grupin e vet. Dul Januz Ismajli, tregonte se si
luftëtarët shqiptarë kanë bërë kërdi mbi bandat çetnike. Atë ditë Duli kishte marrë një plagë të vogël10, por që kishte arritur të tërhiqet në saje të shkathtësisë së Hajdarit dhe të Faik Talirit. Pas një muaj më 26.7.1947 Hajdari ka marrë pjesë në Luftën e Velegllavës bashkë me kushërinjët Fejzën, She -rifin dhe Asllanin,
Bejtë A. Pirevën, vëllazërit Ahmet e Asllan Ramiz Pireva, Ajet Kosovicën, Fetah Bajram Kosumin, Dul
Januz Ismajin dhe Hysen Tahir Klaiqin. Është vrarë Fetah Bajram Kosumi, ndërsa është plagosur Ahmet Ramiz Pireva, i
cili ka vdekur më 29.7.1944 në spitain e Prishtinës12.
Më 24 shtator 1944 në Tullar të Jabllani-cës së Medvegjës formohet Brigada e V-të, si thuhej, prej refugjatëve dhe vullnetarëve të rre-thit të Kopaonikut dhe të Jabllanicës11. Ata nuk
ishin refugjatë, por kryeshit kolonistë që kishin bërë krime dhe kishin ikur nga Kosova. Atyre u
bashkohen edhe regjimenti i 31 dhe 32 i Ush-trisë së rregullt bullgare13.
Me qëllim depërtimi drejt Prishtinës e nisin sulmin në vijën kufitare Hajkobillë-Dabishec-Prapashticë. Sherif Fetiu- Hasku nga
Kremenata pjesëmarrës i asaj lufte tregonte se 6 javë kishte qenë në njësitin vull-netar në vijën kufitare dhe se çdo ditë ka pasur të shtëna të armëve nga të dy anët, por tri ditë e tri net pushka nuk është ndalur kurrë. Gjatë asaj kohe tregonte se sa herë që kemi shkuar drejt Zajqecit e
Novakut rreth kufirit nuk kemi mbetur pa
e takuar Limanin-Manushin e Sha-hinit, Zymerin e Bekës nga Sfirca Hajdarin e
Bajramit nga Tygjeci dhe mikun e tij Ali Govo-rin nga Prapashtica, të cilët shpesh i kemi parë duke dalë prej maleve të Vrapcës, prandaj ne edhe dyshonim mos
ishin bashkëpunëtorë të serbëve, deri sa Faik Taliri që ishte zëvendës-komandant i
xhandarmërisë në Strezoc na pati treguar se kush ishin dhe se Hajdari ishte i biri i
komandantit të vullnetarëve Bajram Ahmet Kur -tit dhe se bashkëshortja e tij Shera ishte e
bija e Selim Govorit nga Prapashtica dhe mbesë e Faik Talirit, kurse Govorët kanë qenë familje në zë që nga viti 1912.
Lufta më e madhe është bërë te Prroni i Fellë në Mutivodë. Prej atyre që kishte njohur Sherifi tregonte se janë vrarë: Hajriz Sejdi Buca nga
Strezoci, Hajrullah Tupalla nga Leshtari, Rrustem Hysen Saliqi nga Zajqeci dhe
Rexhep Kosumi nga Tygjeci, Adem Simolli e Xhymshit Hasan Rafuna nga Mareci,
kurse është plagosur Zejnë Ibrahim Vrapca nga Meshina. Sipas gaze -tës Lidhja e Prizrenit e datës 29.10.1944 lufta ka vazhduar
tri ditë dhe tri net, kurse janë vrarë 660 serbë e bullgarë dhe po aq ka pasur të pla-gosur, kurse nga pala
shqiptare ka pasur 30 të vrarë dhe disa të plagosur14.
Ditën e sulmit të Gjilanit më 23.12.1944 grupi i Tygjecit ka qenë në njësitin e koman-dantit Sylë Zarbica, kurse komandanti
Bajram Ahmet Kurti nuk ka qenë ngase ishte i sëmurë, por e ka zëvendësuar i biri Hajdari dhe kanë sul -muar nga drejtimi i
Koretishtës, kurse kur bie terri kthehen në Lagjën e muhaxherëve të Kosa -çës. Të nesërmen mulla Idrizi merr vendim që përsëri të kthehen në viset e Gollakut dhe të Ha -shanisë me qëllim të riorganizimit të rezisten-cës në grupe të vogla guerile, kështuqë heret në mengjez nisen në drejtim të Mozgovës dhe kah mesdita arrijnë në Kamenicë, ku takohen me disa anëtarë të Shtabit Drejtues të Rezisten-cës dhe pas një konsultimi të shkurtër mirren vesh që mbledhjen ta vazhdojnë më 26 dhjetor në Shahiq në odën e Hasan Huruglicës. Prej aty nisen në drejtim të Hajnocit dhe kur arrijnë mu te shkolla e Hajnocit
ndahen në dy grupe. Një grup i prirë nga Muharrem Salih Fejza e merr shpatit përpjet drejt Jallaçës dhe Kostadincës, kurse grupi tjetër prej 15 vetëve në përcjellje të mulla Idrizit, pak më andej kthejnë lumit të Me -shinës në drejtim të Tygjecit dhe kur arrijnë në Jallaçë në vendin e quajtur Te Kodra e Vo-gël15 mu aty ku
këput rruga për në Gmicë drejt Gjyrishecit dhe Shahiqit
grupi i mulla Idrizit sulmohet nga nga Brigada e XVII-të serbe me ç`rast është plagosur edhe vetë mulla Idrizi në këmbën e djathtë. Me të dëgjuar krismat e ar-mëve grupi i Muharren Fejzës i kishte sulmuar nga prapa, kështuqë Brigada e XVII-të serbe ishte detyruar të zbrapsej, ndryshe i tërë grupi i mulla Idrizit do të ishte asgjësuar. Sherif Avdu-llah Kurti,
Dul Januz Ismajli dhe Sejdi Bajram Kosumi, tregonin se Salih Sinan Korça, Rexhë Salih Leci-Shillova, Bejtë Ali Pireva, Liman Shahin
Limani, Fejzë Ibrahim Kurti dhe Hajdar Bajram Kurti luftonin si drangonj. Liman
Ymer Isufi nga Gjyrysheci tregonte se
trim më të sha-shtrisur në luftë se Hajdar Bajram Kurtin kurrë syri nuk ma ka parë dhe nëse dikush shkruan për ndonjë trim duhet të shkruajë për Hajdarin. Pas zbrapjes së Brigadës së XVII serbe, kur bie terri i
parë mulla Idrizi kishte informata
se pas tyre ishin nisur forca të mëdha serbe, kështuqë i fton luftetarët dhe ju thotë se më nuk mund të veprojmë në front të hapur, por që të ndaheshin në grupe nga dy-tre vetë, të kthehen në shtëpi dhe të infiltrohen në njësite partizane, në push-tetin lokal e kudo tjetër për ta vazhduar rezisten -cën. Po në të njëjtën mënyrë kishte vepruar edhe Muharrem Salih
Fejza.
Pas asaj porosie mulla Idrizi me përcje-llësit e vet niset për në Shahiq, ku ishte caktuar të mbahej mbledhja, që ishte edhe mbledhja e fundit e
Shtabit Drejtues të Rezistencës. Mble-dhja është mbajtur në natën në mes 26 dhe 27 dhjetorit 1944 në odën e Hasan Huruglicës në Shahiq. Në mbledhje ishin shumica anëtarëve të shtabit, si: Sylë Zarbica, Ajet Rainca, Hoxhë Lypovica, Ajet Kosovica, Lam
Breznica, Muha -rrem Fejza16. Nga vija kufitare e Novakut kanë marrë pjesë; komandanti i vullnetarëve Bajram Ahmet Kurti me të birin Hajdarin, kushërinjët Fejzë e Sherif Kurti, Sejdi B.
Kosumi, Bejtë A. Pireva, Ajet Kosovica, vëllazërit Shaban dhe Liman Shahini nga Zajqeci. Nga
Sfirca kanë qe -në vëllazërit Ramë e Bajram Halil Demaj dhe Zymer e Tahir M. Doda. Nga Gmica kanë qenë Hysen T. Klaiqi, Kadri S.
Matoshi dhe Brahim H. Leci, Zukë dhe Osman Leci, nga Jallaça-Meshina Lah Siarina.
Në atë mbjedhje u ven-dos që të kalohet në ilegalitet, kurse drejtues i Lëvizjes së Rezistencës në Kosovën Lindore të emrohet mulla Idriz Hajrullahu.
Në ditën e sulmit të Gjilanit nga Tygjeci janë vrarë: Januz Bajram Musliu, Ramë Salih Kosumi, Mustafë Adem Musliu, Hasan Jashar
Kosumi, Asllan Izlam Kurti dhe Ruhan Qazim Siarina. Nga nga Gmica janë vrarë Salih B. Ma -toshi, Tul Beh
Rukoci si dhe Hasan H. Leci-Shillova, kurse nga Sfirca janë vrarë Alush-Losh B. Doda dhe Tahir H.
Doda.
HAJDAR KURTI-KRASNIQI NË ILEGALITET
Me të përfunduar të mbledhjes shpërn-dahen. Vetë mulla Idrizi fillimisht strehohet në Tygjec në familjen Januz Hajdar Ismajlit
ku qendron deri në prill të vitit 1945 kur shkon në shtëpinë e Sylë Selim Sadikut në Gjyrishec. Edhe të tjerët strehohen kush ku mundej, por
në fillimisht kryesisht ishin në lëvizje. Bajram Ahmet Kurti nuk e
dimë se çfarë lidhjesh kish-te, por që një kohë të gjatë ishte strehuar në Shkup. Me vete kishte dashur
ta mirrte edhe të birin Hajdarin, por nuk kishte
pranuar të largo-hej. Bajrami kohë pas kohe ilegalisht kthehej në shtëpi, por nuk kishte mundur që ta bindte Hajdarin për t`u larguar nga Tygjeci.
STREHIMORJA E HAJDARIT TE LUGU I LEPRAVE
Hajdari kishte ndërtuar një strehimore në një shpat përballë shtëpisë në vendin e quajtur Lugu i Leprave. Për atë strehimore e kanë ditur vetëm ëma Fazilja dhe kushëriri Selim Daut Kurti, të cilët ia sillnin ushqimin dhe që ishin të vetmit në të cilët kishte besim. Hajdari natën kohë pas kohe kthehej në shtëpi. Shtëpia e tij nga e ashtuquajtura
Mbrojtje popullore (Naro-dna odbrana) është rrethuar dhe bastisur shumë herë edhe atë zakonisht para mengjezit dhe
sa herë që është rrethuar e ëma Fazilja dhe bashk -shortja Shera janë maltretuar për të treguar ku ndodhej Hajdari.
Dhomën e fjetjes Hajdari e ki-shte në katin përdhesë. Në dhomë hynte për dritare, kurse për t`i mshehur gjurmët në vend të shkallës e përdorte një zgjedhë të qeve. Në marrëveshje me Hajdarin, Selim Daut
Krasniqi në bazë të asaj zgjedhe e dinte se kur Hajdari ndodhej në shtëpi. Kur shkonte dhe e shihte
zgjedhën mbështetur për muri te dritarja e kup-tonte se Hajdari ishte në shtëpi. Selimi ishte shërbëtor në komunën të sapoformuar të Ty-gjecit në pranverë të vitit 1945, në kuadër të së cilës hynin Gmica, Sfirca dhe
Zajqeci, prandaj edhe ishte në rrjedhen e ngjarjeve, për të cilat e informonte Hajdarin.
Shkak kryesor i largimit të Hajdarit nga Tygjeci ishte maltretimi që ju bëhej të emës Faziles dhe bashkëshortes së tij Sherës, kurse shtëpia e tij ndodhej jo më larg se
Serbët e dinin fare mirë se në ato treva ishin strehuar njerëz të rezistencës, por në një anë ua kishin frigën dhe në anën tjetër synonin që duke e forcuar pushtetin t`ua
ngushtojnë rre-thin e veprimit, kurse rrethi i informatorëve ish-te gjithnjë e më i madh. Pa dashur t`i zmadhoj
gjërat dhe për lavd17,
por ka qenë mëse e vër-tetë se mbrenda një territori që mund të arrihej këmbë për një orë janë strehuar dhe kanë vep-ruar disa grupe të rezistencës. Shyt Mareci ka qenë strehuar në Meshinë te Rexhë Sinan Vrap -ca, por dhe te
Imer Aziz Kurti. Rexha dhe Ime-ri i kishin shtëpitë në dy bregore përballë njëra tjetrës që në vijë ajrore nuk ishin më larg se
Pas akcionit që kishin ndërmarrë përreth kufirit serbomalazezët mu ditën e Pashkve ser-be më 7.1.1945 në brezin kufitar te Novaku dhe
sidomos për shkak të torturave që i bëheshin të ëmës Faziles dhe bashkëshores Sherës, Hajdar Bajram Kurti-Kasniqi vendos të largohet nga Tygjeci dhe të strehohej diku tjetër. Atë akcion e kanë udhëhequr Vojisllav e Radomir
Kuliqi dhe Radomir Joiqi nga Vrapca dhe Vuka e Leka nga Boroci. Janë vrarë: Islam Rrustem Pireva dhe
Muharrem Kadri Lipovica nga Tygjeci, Mehmet Hetem Doda, Salih Aziz Doda, Azllan
Rushit Doda dhe Sinan Lim Doda nga Sfirca. Nga Zajqeci janë vrarë Qamile Saliqi (kufoma është gjetur duke e thithur i biri
Hyseni për së vdekuri), Hajrë A. Hyseni, Shahin Limani dhe Ruhan Boroci. Është plagosur i biri i Shahinit
Limani-Manushi, i cili ka arritur të ikë, mirëpo është vrarë pas një viti. Janë kapur të gjallë Baj -ram Ruhan Boroci dhe Veli S. Veliu, të cilët janë zhdukur pa gjurmë. Mulla Ramizi nga Haj -kobilla
që poashtu ishte kindapuar më vonë ka treguar se deri në Leskoc kishte arritur bashkë me ta, por më nuk i kishte parë. Të gjithë ata të vrarët shtëpitë i kishin përreth kufirit. Ademi i biri i
Islam Pirevës të vrarë, si fëmij 9 vjeçar kishte qenë strehuar pas një stogu të sanës dhe tregonte se me sy të vet e kishte parë Vojisllav Kuliqin duke e
urinuar në gojë Muharren Kadri Lipovicën e vrarë. Dy javë më parë dhe vetëm një ditë pas sulmit të Gjilanit, më 24.12.1944 mu natën e Bajramit të Vogël në Sfircë të Med -vegjës janë kindapuar 33 shqiptarë, i kanë dër-guar në Leskoc dhe kurr më nuk është ditur gjë për fatin e tyre. Thuhet se janë pushkatuar në fshatin Sllamnik afër Lebanës. Është në tradi-tën serbe që krimet t`i bëjnë kur i kanë krem-tat e tyre, por edhe kur
shqiptarët kanë kremtat për t`ua bëjmë me gjak. Ashtu kanë vepruar në shumë vendbanime shqiptare edhe në Ditën e Bajramit më 28 mars 1999.
Hajdari ishte nip i një familje që nga Byç -meti i Medvegjës ishte vendosur në Ponesh të Gjilanit më 1878. Kurthën për t`u strehuar në terrenin e Medevegjës, se kinse atje nuk do të hetohej ia kishte bërë një sahanlëpirës i lagjës së tij dhe se kush ishte ai
Fazilja e ëma e Hajda -rit e ka ditur fare mirë dhe i ka treguar Sherës dhe të bijave të Hajdarit, por që për hirë të pas-ardhësve të tyre nuk duan t`ia thonë emrin. Po ashtu në Jabllhanicë kishte serbë nga rrethina e Kamenicës të cilët kishin shkuar, siç thuhej për t`i luftuar ballistët, të cilëve u printe kryedra-zhisti
Periq Gigorije18 nga Strezoci, i cili perso-nalisht e ka
njohur Ajet Kosovicën të cilin e ka pasur shumë afër me shtëpi, por edhe Bajramin të atin e Hajdarit që ka qenë komandant i vull-netarëve për komunën e Hajnocit si dhe vetë Hajdarin dhe shumë të tjerë. Në rrethin e Jablla -nicës në Gërbac kanë qenë strehuar dhe Hysen Ibrahim Zhuja
dhe Lam Hajdari nga Zhuja, por shpejt janë zbuluar, megjithatë disi kanë arritur të largohen, ndonëse Lami ishte plagosur.
Hajdari është vrarë në fund të dhjetorit të vitit 1945 apo në fillim të janarit të vitit 1946 në rrethana të panjohura duke e kaluar lumin e Kapitit. Pasi që familja merr lajmin për vrasjen e Hajdarit, ishte
frikë e madhe, por edhe rrezik për të shkuar në Kapit për ta marrë kufomën. Selim Daut Kurti-Krasniqi vendos që të shkojë vetëm. Fazija e ëma e Hajdarit i lutet që ta mirr te edhe atë. Selimi i thotë se do ta mirrte, por me kusht
që të mos çante. Në momentin kur duan të nisen Fazli Krasniqi i thotë Selimit se nuk të lë vetëm dhe nisen që të tretë në atë acar dhe borë të madhe mëse 5 orë larg deri në Kapit. Kur arrijnë në Sfircë Medvegjës ndalen te shtëpia e Salih Malushanit që ishte babai i gruas së Muharremit të vëllait të Hajdarit. Sali-hu një burrë trim menjëherë i ngjet qetë e vet në saj dhe niset sëbashku me ta për në Kapit. Kufomën pas gjashtë ditëve që ishte vrarë e gjëjnë të mbuluar fare me pak dhe sa për të mos e ngrën bishat e malit. Pasi kufomën e nxjerrin nga dheu e
ngarkojnë saj dhe nisen drejt Tugjecit. Deri te Korolli i Bunarit në Sfir-cë i përcjell edhe Salihu, kurse prej
aty deri në Tygjec vazhdojnë rrugën vetëm Selimi, Fazliu e Fazilja-nënë burrreshë, e cila e kishte mbajtur besën e dhënë dhe s`e kishte lëshuar asnjë pikë loti. Kufoma e Hajdarit nuk është varrosur në varrezat Kurtajve, por në varrezat Kosumajve edhe atë natën për të mos u rënë në sy organe-ve të pushtetit. Hajdari përveç bashkëshortes Sherës ka lënë edhe tri vajza jetime; Shefketen 4 vjeçare, Razën 2 vjeçare dhe Nazlien vetëm 6 muajsh. Shefketja është martuar në Krilevë për Mehedin Ahmetin ku edhe jeton,
Raza është e martuar në Miradi të Poshtme për Sabit Reçi-cën ku tash jeton, kurse Nazlia është e martuar në Prishtinë për Skënder Ajetin nga Tupalla.
Asgjë nuk ka qenë e rastit, por çdo gjë ka qenë e planifikuar dhe e orkestruar nga rexhimi
fashizoid i Beogradit që nga Naçrtanija e Ilija Garashaninit më 1844. Sikurse më 1912 dhe më 1945 edhe në qershorin e vitit 1999 serbët e rrethinës së Kamenicës që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve me gjithë arsenalin e armëve janë tërhequr rrugës Rahovicë-Gregjenik dhe Zajqec, ndërsa përmes maleve të Vrapcës kanë kaluar në territorin e Medvegjës për t`u vendo-sur afër shtëpive të shqiptarëve në fshatrat e Medvegjës që të krijojnë panik për t`u shpër-ngulur, gjë që edhe ka ndodhur, kur para
vitit 1999 kanë jetua rreth 6 mijë shqiptarë, kurse në vitin shkollor 1996/97 shqiptarë ishim 43,12% të nxënësve19.
LITERATURA DHE BURIME TË TJERA
*Kjo
lagje që moti, e edhe në ditët e sotme në popull njihet me emrin Lagja e Kurtajve, kurse banorët janë quajtur me mbiemrin Kurti. Me
një vendim të KE të Kosovës të vitit 1947 banorët e kësaj lagje e kanë marrë mbiemrin Krasniqi.
1.
Dragoljub Trajkoviq: Iz proslosti Leskovca i okoline, Knjiga 25, Leskovac
2.
Aleksa Bogosavljeviq: O Arnautima, Nish
3. Dr.
Liman Rushiti: Rrethanat politiko-shoqë-rore në Kosovë 1912-1918, Rilindja, Prishtinë
4.
Poaty, f. 19
5. Dr.
Muhamet Pirraku: Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtinë
6.
Poaty f. 92 dhe 328
7.
Radomir Trajkoviq-Rade: Strezovce sa okoli-nom, Vranje
8.
Poaty f. 73
9.
Poaty f. 96 dhe 258
10. Mr.
Bislim Pireva: Xhemë Osmani-Tupalla, Shoqata e miqësisë, Gjilan
11. Dr.
Muhamet Pirraku, vepër e cituar, f. 76. Shih edhe mr. Bislim Pireva: Xhemë Osmani- Tupalla, Gjilan
12. Dr.
Ali Hadri: Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945, Prishtinë
13. Dr.
M. Pirraku, vepër e cituar, f. 109
14. Poaty
f. 110
15.
Poaty f. 225
16.
Poaty f. 229
17. Mr.
Bislim Pireva, vepër e cituar, f. 67
18. Radomir
Trajkoviq-Rade, vepër e cituar, f. 201
19. Mr.
Bislim Pireva; Shkolla shqipe në komu-nën e Medvegjës, Prishtinë 1997, f.
93