Sport » Sporti
Ramiz Dërmaku: Intervistë me boksieren Valmira Mahmuti
E premte, 19.07.2013, 07:59 PM
PREZENTOJMË SPORTISTËT E
RINJË NË DIASPORË
DËSHIRA
IME ËSHTË QË
TË MARRË PJESË
NË LOJËRAT OLIMPIKE, DHE TË
BOKSOJ PËR SHTETIN
E KOSOVËS
Intervistoi Ramiz DËRMAKU
Bokserja Valmira Mahmuti, fitoi
titullin“ Deutsche Meisterschaft“në kategorinë Welter 66 – kg. Bokserja
Valmira Mahmuti nga fshati Rahovicë - Komuna e Ferizait, ka lindur me 7.
12.1997, në qytezën Tetnang të Gjermanisë, Republika e Badenwürttembergut. Kjo
vajzë e urtë dhe e zgjuar është një talente e boksit.
Një të diele unë isha duke shetitur në qytezën
Langenargen, buzë liqenit të Bodensse, dhe para meje vraponin dy të rinjë. Para
se të ofrohen pranë meje, vajza..,
kërkon nga djali (që më vonë ne do t‘ua
mësojë emrat ; Valmira e Kushtrim Mahmuti, vëlla e motër). Valmira me
një gjysëm zëri, i thotë vëllaut, të
pushojmë pakëz se jamë lodhur, dhe kërkesës së Valmirës ju përgjegjë
pozitivishtë- djali-. Unë nga dëshira, për të mësuar diçka më tepër u ndala dhe
pasi shkëmbyem disa fjalë përshëndetëse, i pyeta se të kujt jeni .., dhe nga
jeni ?
Valmira ishte e lodhur dhe e rraskapitur nga vrapimi i gjatë, morri
frymë thellë dhe u përgjegjë . Ne jemi fëmijtë e Fatmir Mahmutit nga
fshati Rahovic- Komuna e Ferizait, e këtu jetojmë në qytezën
Langenargen. Unë i pyeta ? Po, pse po vraponi ne këtë vapë…? ! Po ndërhyri Valmira, ne jemi antarë aktiv të klubit të boksit LANGENARGEN nga qyteza
Langenargen. Dëshira ime e madhe për ti
prezentuar këta dy të rinjë në gazetën tonë kombëtare “BOTA SOT“, dhe
portalin“ZEMRA SHQIPTARE“ më shtyri që unë të takohem me ta. Unë me babain e
tyre Fatmirin, njiheshim edhe më parë, por për befasi, ai kurrë nuk më kishte
rrëfyer për djalin e vajzën se merren me sport- Boksë dhe se kanë arritur
rezultate te mëdha. Për disa çaste sikur
mbeta i befasuar.., dhe i bëja pyetje vetit.., se si është e mundur që Fatmiri,
kurrë nuk më ka treguar se djali dhe vajza e tij, merren me sport- Boksë ? !.
Zonjushë i thua babait tëndë le t’më thërret në telefon. Fatmiri, më ftoi në telefonë. Pasi shkëmbyem ca fjalë
përshëndetëse e pyeta ? ! Fatmir .., pse
kurrë s’më ke treguar se djali dhe vajza juaj merren me sport-boksë , dhe kanë
arritur rezultate të mëdha. Po, z. Ramiz.., (dhe u skuq në fytyrë) mua më vinte
keqë, që unë t’ju thërrasë për fëmijët e mijë.., Po z. Fatmir unë të dielën
tjetër do të jemi mysafirë tek ju, të ju vizitojë JU dhe sportistët e rinjë. Ai
kërkesën time e pranoi me kënaqësi.
Dhe ne për ta mbajtur premtimin e dhënë të dielën
në ora 13°°, shkova tek Fatmiri në banesën e tij. Para se të arrija afër
banesës, Fatmiri më priste, ai me një
buzëqeshje e shtrëngim duarshë u përshëndetëm vëllazërishtë dhe hymë mbrenda.
Deri sa
ne me Fatmirin, shkëmbyem disa fjalë përshëndetëse bashkëshortja e tij solli kafet e pjekura në xhevze. Po, e
pyeta ku i ke sportistët ? Pasë një pushimi të shkurtër unë i tregova qëllimin
e vizitës sime. Ai sikur ngurronte të fliste.., tha po ata janë në ushtrime..,
dhe së shpejti do të kthehen në shtëpi. Dhe vërtetë pasë ca minutave ata erdhën
të lodhur e të rraskapitur nga vrapimi dhe ushtrimet. Në shenjë respekti unë
bisedën e fillova me Valmiren. E ftova dhe i thashë.., ulu pranë meje ajo në fillim kishte emocione, por
me kalimin e kohës sikur u qetësua tani i rradhiste fjalët si fletët e një romani, tregonte për sukseset
e arritura deri më tani. Ata të dy njëzëri deklaruan; Është heret akoma të
shkruhet për ne, ne jemi në fillim të karierës, nuk kemi arritur akoma atë që
duhet arritur, por ju falenderohemi për vizitën tuaj dhe ne jemi të
privilegjuar dhe të nderuar që na vizitoni dhe shkruani për ne. Kjo vizitë e
juaja për ne është një shtytje, drejtë fitotreve.
Ramiz Dërmaku: Zonjusha Valmira, na tregoni kur
keni filluar të merreni me sport ?. Valmira: Po
unë që nga mosha 10,11 - vjeçare kamë
filluar të merrem me sport, dy vite kamë lozur Hendboll dhe isha lojtarja më e
mirë. Mirëpo aty nuk mund ta gjeja
vehten sepse , loja dhe sukseset nuk vareshin nga unë por edhe nga lojtarët
tjerë, kështu që unë nuk arrija ti
tregojë aftësitë e mia. Shkaku tjetër që më shtyri që unë të ndahem
përgjithmonë nga hendbolli ishte se shoqja ime Blerina Nikollovci u largua nga
klubi i hendbollit, edhe unë vendosa që të largohem nga Hendbolli.
Ramiz Dërmaku: Po çka jui shtyri që ju ti
përkushtoheni Boksit ?
Valmira: Po, ta themë të
vërtetën, unë deri sa luaja hendboll, nuk shihej talenti im, sepse nëse shoqet
e mia nuk ishin të përgatitura; nuk i mbanin ushtrimet rregullishtë, nuk kishin
forcë, kondicion normalishtë që mungonin
edhe sukseset. Vëllau im më i madhë Kushtrimi i cili mbi dy vite kishte filluar
ushtrimet e rregullta në klubin e Boksit- Langenargen, ishte njëri ndër
bokserët e mirë në klub. Ne me famjilje i përcillnim “luftërat“ e vëllaut tim
Kushtrimit. Dhe çdo takim kur Kushtrimi “luftonte“ mbrenda litarëve-në ring
unë isha e koncentruar me të gjitha
forcat që ta përcillja duelin. Kur vëllau im Kushtrimi fitonte, nga publiku
dëgjoheshin thirrjet .., Kushtrim, Kushtrim.., mua më mbusheshin sytë lotë nga
gëzimi. Dhe një ditë i thashë vëllaut timë Kushtrimit, pyete trajnerin tuaj ,
Thomas Schuler dhe “Tito“ Furtado, se a mund
të regjistrohem edhe unë në klubin e boksit - Langenargen. Trajneri i kishte
thënë Kushtrimit, PO. Në fillim të muajit marsë unë i kamë filluar ushtrimet
intenzive në klubin e boksit Langenargen. Në boks, rezultatet e sukseset nuk
varen nga të tjerët por vetëm nga ushtrimet, përgatitjet, stërvitjet, vrapimet,
etj etj, normalishtë që ato nuk mungonin tek unë.
Ramiz Dërmaku: Çka ndodhi pastaj me ju ?
Valmira: Një vitë unë bëra
ushtrime intenzive , deri sa i mësova gjërat më elementare të boksit. Po tri herë në javë nga 3 orë i mbanim ushtrimet
në sallë me trajnerin. Pastaj çdo ditë vraponim nga dy orë ,mbi 15 - km, dhe
kur ktheheshim nga vrapimi ashtu të lodhur e të rraskapitur fillonim ushtrimet
me vëllaun.
Ramiz Dërmaku: Zonjusha, Valmire a ju kujtohet
takimi i parë dhe me kend ?
Valmire: Po më kujtohet ajo
ditë dhe ai momentë kur për herë të parë hyra në ringë duke u ndarë nga vëllau
dhe trajneri, dëgjova .., Valmire .., fitore. Ajo çka më ka mbetur në kujtesë,
është se në rundin e parë në minutin e fundit kundërshtarja ime Wanesa Wajbel,
u gjendë në një gjendje të vështërë nga
një kroshe me dorën e djathtë. Në ruandin e dytë disi isha më e lirë dhe
sulmoja pa ndërprerje, tani s’kisha emocione, nga poshtë vëllau Fatmiri më
këshillonte. Rundin e tretë e fillova me të rëna të shpejta dhe diku aty nga
mesi i rundit të 3-të, Wanesa u gjend e
shtrirë në dysheme.Pasi fitova unë u
shpalla bokserja më e mirë (
Ramiz Dërmaku: Ne kemi informacione se ju jeni
nxënëse shumë e mirë, në anën tjetër ju posë punës në shtëpi (ndihmë nënës) për
çdo ditë vraponi nga 15 deri 2o km, dmth 3 orë rregullishtë merreni me sport ?
ku po gjeni kohë të mësoni ?
Valmira: Po falë përkrahjes së
madhe që kamë nga prindërit, dhe vëllau, unë kamë arritur deri këtu, por
shpresoj se ne të ardhmen do të arrij akoma më shumë. Deri sa fliste Valmira babai i saj Fatmiri e dëgjonte dhe i
qeshej fytyra: Unë do të bëjë çdo gjë do ta shkrij atomin e fundit që fëmijëve
të mijë tua plotësojë kushtet ne mënyrë
që këta të arrijnë rezultate edhe më të mëdha. Sepse sukseset e tyre janë
kënaqësi për bashkëshorten time dhe mua.
Ramiz Dërmaku: Ju me 22-23 qershor 2013 në
Straubing keni fituar titullin : Deutsche Meisterschaften ?
Valmire: Po kjo është e
vërtetë se me datën 22 dhe 23 qershor të vitit 2013 në qytetin Leonberg ,
Republika e Badenwürttembergut-Gjermani, kamë fituar titullin; Deutsche
Meisterschaften. Po para se të hyja në ring, isha e emocionuar, mirëpo, kur
ra gongu unë u vërsula drejtë kundërshtares dhe pasë një numri të madhë të të
rameve të forta në kokë ,
kundërshtarjaime tani më skishte forcë për të më sulmuar. Unë duke e parë se në
çfarë gjendje ndodhej ajo, mora një sulmë dhe pasë dy apo tri të rameve në kokë
ajo u ndodh e shtrir në dysheme. Pra, arrita që të fitojë titullin Leonberg ,
Republika e Badenwürttembergut-Gjermani, kamë fituar titullin; Deutsche
Meisterschafte e bokseres më të mirë në Gjermani- në
Ramiz Dërmaku : Po sa meqe i keni zhvilluar deri
tani dhe sa fitore i keni ?
Valmira: Deri më tani unë i
kamë zhvilluar 8 meqe – i kamë 7-
fitore, një – 1- humbje. Ramiz
Dërmaku: Në dhomën tuaj po shohë shumë: kupa, diploma, mirënjohje,
medalje. Ndersa në notesin ajo ruante me
dashuri shumë shkrime nga shtypi ditor, javor dhe ai lokal gjerman. Çka do të thotë kjo Valmire?
Valmire: Të gjitha këto kupa,
mirënjohje, diploma, shkrime ( Süd Kurier , Schwebische Zeitung) reportazhe në televizione me renome në
Gjermani, janë një dëshmi e fortë që tregojnë për sukseset e mia. Në anën
tjetër të gjitha këto mua më japin kurajo e vullnet qe ne të ardhmen të arrij
edhe më shumë suksese.
Ramiz Dërmaku: Po sa meq ek
zhvilluar vëllau juaj dhe sa fitore ?
Valmire: Po ,Kushtrimi deri
tani ka zhvilluar 18 - meqe dhe ka 16 - fitore, një humbje dhe një barazim.
Ramiz Dërmaku: Cila është dëshira
juaj ?
Valmire. Deshira ime është që
një ditë t’i mbroj ngjyrat e shtetit timë pra Republikës së Kosovës dhe të
marrë pjesë në lojërat olimpike.
Valmire: Po dua të
falenderohem ty dhe redaksisë së gazetës kombëtare“BOTA SOT“, si dhe Portalit
informativ “ZEMRA SHQIPTARE“ të cilat me ëndje i lexojë.
Edhe unë në emrin tim personal dhe të gazetëskombëtare“Bota sot“ dhe portalit informativ “Zemra Shqiptare“ i dëshiruam suksese edhe më të mëdha.