| E premte, 19.07.2013, 08:03 PM |
Daniel
Gàzulli
BOTË VIRTUALE
- Ese -
Marr
përditë mesazhe nga vende të ndryshme të Europës, nga Amerika e deri nga
Dal në
shëtitje rrugëve të Lezhës, po veshtirë të gjej dike me pi një kafe e me
shkëmbye dy fjalë. Shumica e miqëve të vjetër janë përnda nëpër botë. Dikush ka
pothuej njëzet vjet që asht largue: ka shkue burrë i fortë e i bukur e tash
asht mplakë. Shumë prej tyne, mbasi kanë punue për vite në mërgim, më shkruejnë
se janë në pension: dikush ka pësue infarkt, dikush një sëmundje tjetër. Nuk
besoj se u ka ardhë e keqja nga puna e randë, po nga shpirti i plasun.
Disa të
tjerë ikën ma vonë tek fëmijtë, shpirtplasun këtu, në Atdhe, shpirtplasun atje,
në dhé të huej. Mesazhet e tyne janë ma të ngrysuna. Pa punë, pa pension, barrë
për fëmijtë mundqarë, prind të heshtun e të piklluem, si gjithë prindtë që u
randën fëmijëve.
Këta
shkruejnë ma rrallë, shumë rrallë. Këtyne po, ma mirë që nuk ua shoh sytë:
kushedi ç’perde e randë do t’ua ketë zanë vështrimin.
Komunikojmë.
Asht koha e internetit, një botë virtuale.
Shkruejnë.
Ndonjeni ban edhe pyetje. Kur më bajnë pyetje, gjendem ngusht. Unë e di
ç’përgjigje presin ata.
Ma mirë
ata që nuk pyesin. Tashti besoj e morët vesht edhe ju të tjerët: Ju lutem, mos
pyesni, më bani të ndjehem ngusht.
Nga
Norvegjia më thonë se asht ftohtë. E di. Kam ba pak gjeografi. Më thonë se asht
ftohtë, sepse nuk duen të më thonë shumëçka tjetër. As pse ka pësue infarkt. As
pse ka dit që nuk e shikon të vetmin bashkatdhetar që e ka në të njejtin qytet.
Asht ftohtë, më shkruen. Si t’mos e besoj.
Nga
Nga
Italia, një mik i vjetër, që ka qenë disa vjet në Burgun e Burrelit, më jap
këshilla se si mund të ndërtohet shteti i së drejtës dhe ankohet se nuk ban dot
operacion prostatet: kushton shumë shtrejt. E pyes diçka për Berluskonin. Nuk
më kthen përgjigje. Tri herë e kam pyetë, po nuk më asht përgjegjë, më shkruen
vetëm se çfarë duhet të bajmë që të ndërtojmë shtetin e së drejtës. Ç’hyn
Berluskoni këtu?!
Një mik
tjetër, prej shumë kohe në Amerikë, me këshillon t’i bind shqiptarët se asht ma
mirë të mesojsh tjetrin si zihet peshk, se sa t’i falish një peshk. E ka ba kaq
për vete kjo thanje e urtë, sa me kanë folë edhe shumë të tjerë se kambëngulë
edhe me ata t’i bindin shqiptarët të veprojnë në këte mënyrë: kështu ban
Amerikani.
E pyeta
një herë për luftën në Irak. A do të ketë fund një ditë. Nuk më ktheu
përgjigje.
Një mjeke
në Francë asht e zemrueme me ata që shkruejnë keq për Shqipninë në frëngjisht.
E pyes: Shkruejnë ma keq se sa na për vete? Jo jo, më thotë, deri aty jo.
Komunikojmë.
Më ka marrë malli t’i shoh miqtë në sy.