| E enjte, 18.07.2013, 06:18 PM |
Mbi
luftën, Ramushin, drejtësinë dhe Europën!
Në vend të replikës me Fatos Lubonjën
Nga Ilir Kulla
E kam
ndier veten të zhgënjyer si qytetar, si intelektual dhe si shqiptar me shkrimin
e botuar dje në gazetën “Panorama” nga një intelektual shumë i çmuar i
Shqipërisë së sotme si Fatos Lubonja. Që në adoleshencë jemi rritur me
intelektualin Lubonja, i cili ka qenë emblemë sakrifice, vuajtjeje,
opozitarizmi, persekutimi, qëndrestarie dhe rreshtimi për nga vërtetësia dhe e
drejta. Pikërisht duke lexuar dje një qëndrim komplet të kundërt në raport me
këto shtylla përbërëse të historisë së Lubonjës, është e domosdoshme t’i
analizojmë të gjitha, një e nga një, në raport me ngjarjet, historitë,
personazhet dhe realitetin e sotshëm.
* * *
Lufta
popullit të Kosovës iu imponua nga makina shtetërore e dhunshme e Serbisë së atyre
viteve, e cila ishte komplet e kundërta e shtetit të së drejtës, të tipit
europian. Në një lloj mënyre, Serbisë dhe Milosheviçit i takon “merita” e
krijimit të UÇK-së. Ajo lindi nga njerëzit e thjeshtë të Kosovës, nëpër
fshatra, nëpër familje të persekutuara nga komunizmi jugosllav e më tej
serbomadh që nga koha e Shaban Polluzhës e ndoshta dhe më parë. Nëse sot mund
të themi që a ka pasur themelues ideator UÇK-ja, patjetër, e shumë madje, por
në krye të tyre qëndron Adem Demaçi, i cili po ashtu si zoti Lubonja e kaloi
rininë dhe jetën nëpër burgje, i ndrydhur pas hekurave si i burgosur i
ndërgjegjes, asaj ndërgjegjeje kombëtare qytetare shqiptare, e cila kërkonte të
drejtën e shkollimit në gjuhën e vet, të përfaqësimit, të të shprehurit, të
lirisë dhe jo në emër të ultranacionalizmit, njëlloj si z. Lubonja. Adem Demaçi
dhe shokët e tij të lëvizjes së ’68-s në Kosovë, ashtu si në të gjithë Europën,
mbajtën në Kosovë flakën e lirisë të ndezur për brezat e mëvonshëm, ata që
luftuan dhe e fituan lirinë.
* * *
Jugosllavia
e pas Dejtonit ishte një Jugosllavi e cunguar, ishte Jugosllavia e
Milosheviçit, ku kishte katër lloj qytetarësh, niveli i parë serbët “të
përzgjedhurit” e Zotit që kishin lindur për të sunduar të tjerët. Malazezët, të
cilët e dinin shumë mirë se një shkëputje me luftë nga Serbia do të thoshte
shkatërrim dhe rrënim si në Bosnjë dhe ata ishin shumë të vegjël, kështu që ia
vlente të vazhdonin të jetonin nën Serbi për shkak të detit dhe të 45% të
popullsisë serbe, dhe jo për shkak të dashurisë mes tyre. Hungarezët e
Vojvodinës, të cilët për shkak të pozitës gjeografike dhe industrive jugosllave
kishin pozita të avantazhuara nga pikëpamja ekonomike dhe politike në krahasim
me të tjerët, pavarësisht se ishin vetëm një krahinë autonome. Shqiptarët e
Kosovës, të cilët pavarësisht se me numër qytetarësh ishin me shume se
* * *
Në vitin
1997, ditën e protestave të studentëve, të udhëhequr nga Albin Kurti, Muhamet
Mavraj, Driton Lajçi, Bujar Dugolli etj., ishte në krye me studentët dhe një
intelektual i shquar i asaj kohe, profesor Ejup Statovci, që u masakrua live
nga forcat speciale të policisë serbe para kamerave të mbarë botës. E pra,
Statovci e studentët të cilët një vit më pas do ishin të tërë në UÇK, ishin më
paqësorë se vetë gandistët vetëm pak muaj para luftës. Më 28 nëntor të atij
viti, në Drenicë tre njerëz dolën para kamerave me uniformën e UÇK-së, një ndër
ta ishte nxënës 17-vjeçar, i cili paradite kishte qenë në shkollë. Emri i tij
ishte Daut Haradinaj, vëllai i vogël i Luanit, që ishte vrarë atë vit në
kufirin Shqipëri-Kosovë nga ushtria serbe, i Ramushit që kishte lënë Perëndimin
e ishte kthyer të mbronte shtëpinë e vet, i Shkëlzenit që dy javë para se të
përfundonte lufta u vra po ashtu nga ushtria serbe. Në mars të 1998-s ushtria
serbe nuk masakroi vetëm familjen Jasharaj në Prekaz, por edhe familjen
Haradinaj në Deçan. Të gjithë ata që u vranë ishin civilë, femra dhe fëmijë,
kështu u krijua UÇK-ja, fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Një luftë që të
imponohet është një luftë e drejtë, sepse me atë ruhet dinjiteti, identiteti,
qytetaria, origjina, prona gjuha dhe liria; ky nuk është nacionalizëm, por
patriotizëm.
* * *
Rusvelti
e dinte shumë mirë se kur të hidhej bomba bërthamore në
* * *
Kenedi i
madh ka thënë: “Mos pyet ç’ka bërë atdheu yt për ty, por ç’ke bërë ti për
atdheun tënd”. E pra, Kenedi nuk ishte nacionalist e ultranacionalist, ishte
patriot, jetoi e vdiq si i tillë. Nëse një burokrate e shpifur dhe e dështuar
si zonja Del Ponte, që në vend të shkruante libra duhej të bënte punën e vet si
prokurore, për shumë vite kërkoi të na mbushte mendjen se Ramushi, Fatmir
Limaj, Rustem Mustafa dhe e gjithë UÇK ishin kriminelë, për ta dhe për ata që
mendojnë si Del Ponte ka vetëm një përgjigje: një popull i tërë nuk mund të
jetë kriminel, liria nuk fitohet me pallavra, por me gjak e sakrifica.