| E enjte, 18.07.2013, 05:47 PM |
REZOLUTË
Miratuar nga Tryeza për Mbrojtjen e Hapësirës Publike & Mjedisit me
përfaqësues nga Shoqëria Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë dhe
Mjedisorë, mbajtur dt. 11.07.2013 në Hotel Tirana Internacional.
DREJTUAR:
Z. Bujar NISHANI
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Z. Sali BERISHA
NË CILËSINË E KRYEMINISTRIT NË DETYRË
Z. Lulzim BASHA
KRYETAR I BASHKISË TIRANË
Z. Edi RAMA
KRYETAR I PS, NË CILËSINË, KRYEMINISTËR I ARDHSHËM I SHQIPËRISË
Z. Ilir META
KRYETAR I LSI, NË CILËSINË, KRYETAR I ARDHSHËM I PARLAMENTIT
Znj. Ledia LAZERI
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË- WORLD HEALTH ORGANIZATION
PËR DIJENI:
Z. Haxhi Selim MUÇA
KRYETAR I KOMUNITETIT MYSLIMAN
Z. Ettore SEQUI
AMBASADOR I BASHKIMIT EUROPIAN
T I R A
Të nderuar Zotërinj,
Ne, përfaqësuesit e një grupi organizatash të Shoqërisë Civile, pedagogë, studentë, qytetarë, mjedisorë me pasionin për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe të gjelbra në Shqipëri, të bindur në vetëdijen tonë shkencore dhe ligjore, të mbledhur sot në këtë takim të hapur për të diskutuar mbi Mbrojtjen e Hapësirës Publike dhe Mjedisit me përfaqësues nga nivele të ndryshme të qeverisjes, Shoqërisë Civile, Inxhinierë, Arkitektë, Urbanistë e Mjedisorë, kërkojmë mbështetjen Tuaj, për të ndaluar vendimmarrjen e gabuar të Vendimit Nr. 2, datë 29.05.2013 të KKT, “Për miratimin e dhënies së lejës zhvillimore komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”, siç është:
1- Humbja
e të drejtës elementare të qytetarëve për të patur një zonë të gjelbër apo
hapësirë publike, në zemër të kryeqytetit, ku të shëtitin lirisht, të pushojnë,
të vizitojnë dhe admirojnë
me krenari institucionin e Parlamentit,
kusht për një jetesë të shëndetshme dhe me cilësi;
2- Shkatërrimi
i parkut publik, përmes ndërtimit arbitrar të një objekti fetar me procedura jo
transparente, për qëllime politike, si
dhe të dy kullave të larta si qendra tregtare që qëndrojnë të fshehura pas
projektit të xhamisë;
3- Shkatërrimi
i trashëgimisë historike dhe kulturore, ku lulishtja dhe brenda saj pjesa e
parkut
“Namazgja” është hapësirë publike.
Bazuar në pikën 9 të nenit 74
të ligjit Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për Planifikimin e territorit”, i cili
sanksionon se: “Përpara çdo vendimi për një kërkesë zhvillimi, sipas
shkronjës "b" të pikës 1 të këtij neni, autoriteti përgjegjës i
planifikimit organizon të paktën një dëgjim publik, me të gjitha palët e
interesuara, për të marrë vërejtjet dhe propozimet e tyre”, do të
kërkonte të paktën:
- përfshirjen e publikut në
informim, debat publik, dhe mungesa e transparencës
- përfshirjen e publikut në
vendimmarrje dhe referendum;
Gjithë analiza dhe ekspertiza
shkencore, mbështetur në kondicionet urbane, arkitekturore dhe mjedisore, si
edhe në vlerësimin e mbështetjen e opinionit publik për këtë çështje na detyron
t’ju bëjmë me dije se:
1. Këto tre institucione, në asnjë
rast dhe në asnjë shembull të vendeve të tjera në botë, nuk mund të qëndrojnë
së bashku;
2. Të tre këto institucione
kanë:
- funksione të lejuara krejt të
ndryshme nga njëra- tjetra, madje
- funksione të lejuara që
përplasen me njëra- tjetrën.
3. Të tre këto institucione
janë në dis-harmoni të plotë nga pikëpamja urbane dhe në
kundërshtim të plotë me ligjin
e mesiperm, për shkak të:
- afërsisë së patolerueshme me
njëra- tjetrën,
- intensitetit të lartë të
ndërtimit (mbi 3.2),
- të koefiçientit të lartë të
zënies së territorit (mbi 0.9);
4. Të tre këto objekte që
pretendojnë të ndërtohen pranë institucionit te Parlamentit të Shqipërisë
janë në kundërshtim të plotë me
ligjin Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për Planifikimin e territorit”,
i ndryshuar nga pikëpamja
mjedisore, sepse:
- fillojnë me shkatërrim, pa
një raport të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis - VNM,
- fillojnë me gërmim dhèu, pa
një Plan të Detajuar Vendor - PDV,
- fillojnë me prerje të pemëve
mbi 70 vjeçare në nje zonë të mbrojtur, monumen kulture, dhe
pranë një institucioni të rëndësisë së veçantë dhe pa asnjë kompesim dëmi, “Ndotësi Paguan”.
Ne, përfaqësuesit e organizatave të Shoqërisë Civile, shprehim keqardhje për mënyrën se si meren vendimet për zhvillimin e Tiranës, pa patur një plan të detajuar urbanistik, në të cilin Shoqëria Civile të thotë fjalën e saj, si dhe për mos reagimin e institucioneve të shtetit dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, të cilat edhe pse të urdhëruara dhe autorizuara nga ligji nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj protestave tona të përsëritura publike në mbrojtje të interesit publik, duke shprehur qartë mungesën e transparencës në lidhje me këtë çështje, si një projekt i madh fitimprurës.
Komuniteti Mysliman, duhet të jetë i ndërgjegjshëm se një vepër urbane që ngrihet duke dhunuar planin urban ekzistues dhe cënuar hapësirën publike, nuk mund të gëzojë kurrë statusin e një vepre publike dhe aq më tepër të admirohet nga mbarëshoqëria.
Pjesëmarrësit vendosën të
vazhdojnë përpjekjet e tyre me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike
për ndalimin e këtij akti që cënon rëndë planin urban ekzistues të kryeqytetit, dëmton rëndë zhvillimin e shëndetit të njerëzve dhe zhvillimin psiko-shoqëror të shoqërisë, si edhe të sensibilizojë më tej institucionet dhe opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.
Duke shprehur edhe një herë qëndrimin tonë, dëshirojmë të theksojmë se nuk kemi ndjenja anti-islame, por jemi kundër ndërtimit të dy kullave për qëllime biznesi dhe të xhamisë, jo vetëm për shkak të vendit të përzgjedhur, por edhe për mënyrën se si kjo e fundit kërkon të ndërtohet, si një projekt arkaik që demostron forcë religjioze, kërkojmë nga ana Juaj, të ndërmerren menjëherë hapat e nevojshëm institucionalë për:
1- Anullimin e Vendimit Nr. 2,
datë 29.05.2013 të KKT, për miratimin e dhënies së lejes zhvillimore komplekse
për Xhaminë e Namazgjasë,
2- Ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e tortuarëve publikë nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në një fazë tjetër pasi të jenë diskutuar dhe gjetur zgjidhje të tjera në tryeza ndërmjetesimi me të gjithë aktorët e interesuar dhe përfshirë në këtë konflikt në mbrojtje të interesit publik; me Shoqërinë Civile, Arkitektë, Urbanistë dhe Mjedisorë.
Ndryshe, historia do të na bëjë përgjegjës përpara qytetarëve, fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm, të cilët do të na falin kurrë këtë krim urban me pasoja të pariparueshme për jetën, mjedisin, paqen sociale dhe qytetërimin tonë perëndimor. Në rast të kundërt, ky është një sinjal dëshpërues për brezat e rinj, për Republikën tonë, për pritshmëritë e mëdha integruese, të përcaktuara në prioritetet dhe strategjinë kombëtare për anëtarësimin e vendit në BE, për të fituar kohën e humbur, dhe mbi të gjitha, – se sa kemi mësuar nga e kaluara 100- vjeçare dhe se si duam ta projektojmë të ardhmen e shtetit tonë në 100-vitet e ardhshme!
Tiranë, më 11. 07. 2013
NËNËSHKRUES
1- Av.Kastriot FRASHËRI Instituti
i Çështjeve Kombëtare -INA
2- Prof. Dr. Sazan GURI Zyra Qytetare e Mbrojtjes së
Mjedisit – ZQMM
3-
4- Lindita LUTFIJA Shoqata “Life”
5- Leonard DEDEJ Shoqata “REAGO”
6- Ing. Qerim Ismeni Shoqata “Për një Zhvillim të
Qëndrueshëm Racional”
7-
8- Prof. Dr. Alfred FRASHËRI
Shoqata Gjeofizike e Shqipërise
9- Aziz MARKU Shoqata e Ruajtjes së
Biodiversitetit
10- Klara KODRA Shoqata
Mjedis Energji Natyre “MENV” Group
11- Silva BEQIRAGA Studio G&G GROUP
12- Rustem ZUKO Shoqata “Tomorri”
13- Agr. Paskal VOGLI Shoqata “Agrinas-ER”-Agricultural
International Assistance
14- Simo RIBAJ Edukimi Social dhe
Mbrojtja e Mjedisit, Tiranë
15- Ilir KLLOGJRI Shoqata “Fol Shqip”, Tiranë
16- Prof. Dr. Kujtim ÇASHKU Akademia Multimedia “MARUBI”
17- Msc.Ing. Kristo GOCI Shoqata “Ne dhe Natyra’, Tiranë
18- Artan LAME Qendra Shqiptare e
Trashegimise, Studiues, Publicist
19- Qemal Çaushi SHBO
20- Albert ZHOLI Gazetar
21- Harallamb ZERVA Intelektual, Tiranë
22- Silvana VERAJ Besimtare myslimane, Tiranë
23- Edi SARA Student,
UNYT
(Bashkëngjitur nënshkrimet e personave që kanë miratuar këtë Rezolutë)
Persona kontakt:
Prof. Dr. Sazan Guri, Zyra Qytetare e Mbrojtjes së Mjedisit – ZQMM , Tel: 068 20 70 560
Z. Kastriot Frashëri, Instituti i Çështjeve Kombëtare –INA, Tel: 066 60 00 067