| E merkure, 17.07.2013, 08:45 PM |
PARALAJMËRIM
Nga Zeqir
Lushaj
-Ruaju!
Është egërsimi i çast-ngordhjes!!
1.
Sot, (si
kurrë ngamot),
Politikanët
tanë pluralistë,
Të
çakërdisë e bitisë,
I
ndrrojnë kostumet,
(Me
falni, për shprehjen),
“Si kurva
brekët!”,
…5-6 herë në ditë.
Nga:
-
Ai/ajo/ata/ato…,
Që sot ,
Kanë më
shumë kollare,
Sesa dje,
bullica, dele a dhi…,
Në ofisin
e shtetit,
Të mos
presim prokopi.
2.
…,Por,
dikur,
Ai/ajo/ata/ato…
Fukaraja…,
(Që
mbetet mazhorancë)
Se,
ç’farë e si duhet,
Ka për ta
mësue,
Dhe…, ka
për të veprue.
…!
Do t’ua
shembi kështjellën,
Brenda
për t’ju mbytë,
Do t’ua
shtërngojë litarin,
T’ju
kapsolliten sytë.
3.
Delni e
klithni me të madhe:
-…Hej,
Ti-Komunist!
-…Kamikaz!
“Vetëm
zullumi, këputet nga trashja”,
Na mëson
jashtëpartiaku-popull,
Që shëmb
korrupsionet me tallaz.
./.
-Nj,
(Nga
libri “Rrokada…politike”)