| E merkure, 17.07.2013, 08:20 PM |
Një
përgjigje
Nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që mendohet se proklamon Islamin e keq. Me shumë se Shefqet Krasniqi – Imami i Kosovës është tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të qenë në krye të besimtarëve islamë të Kosovës
Nga Baton Haxhiu
“Ka kohë
që me shqetësim lexojmë kollumnat e zotëri Dr. Shefqet Krasniqit. Ato nuk janë
edhe aq problematike saqë është figura dhe lidhjet e tij me rrjete të ndryshme
nga skena radikale islame që gjenden në observim e sipër nga shumë shtete
demokratike. Tekstet e zotërisë në fjalë shquhen nga një antioksidentalizëm –
çka është e natyrshme- të theksuar, duke
minuar sidomos vlerat iluministe dhe ato demokrate-republikane të rendit
evropian, kështu siç përpiqemi ta imitojmë – fatkeqësisht pa sukses.
Natyrisht
kemi parasysh fjalën e lirë. Pa rezervën edhe më të vogël konsideroj se çdokush
ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Kjo mirëpo vlen brenda ca konditave
etike, politike, profesionale publicistike dhe shoqërore. Autori Krasniqi
shpesh i shkel ca prej këtyre me sugjerimet që i bën nga perspektiva e
kornizuar dhe shablloneve në favor të vetëm të religjionit dhe doktrinës së tij
panislame”.
Kështu me
shkruan miku dhe kolegu im nga Zvicra, Xhemal Ahmeti.
Një
sqarim për fillim. Se shqetësimi yt është edhe shqetësim imi, por për dallim
nga ti, i dashur Xhemal, unë nuk i marr shumë seriozisht neoislamët. Pse?
Kosova e
pasluftës po ballafaqohet me fillet e reja të një gjuhe tjetër të besimit
islam. Kryesisht ka të bëjë me paragjykimin dominues që ka Perëndimi dhe
kultura perëndimore mbi besimtaret islamë në Kosovë. Por “sunduesit” e së
drejtës islame në Kosovë, besimin nuk e shohin mbi vlerat e besimit dhe mbi
dëshirën për të besuar. Ata po ndërhyjnë në pikën kryesore të shoqërisë
kosovare: islamistët e rinj po ndërtojnë diskursin në një hapësirë perëndimore
siç është Kosova duke dashur që gjuha që flasin të përshkruhet si gjuhë e
“Rilindjes”, të një Islami antiperëndimor. Ky diskurs e ka bazën e paprekur që
nga koha e themeluesit të Islamit – që feja dhe shteti duhet të jenë bashkë.
Dhe, kjo gjuhë, edhe nga të rinjtë e ardhur në Kosovë (Islam), pas kaq shekujsh
të Islamit nuk kanë ardhur me ide dhe bindje të reja, të reformuara, të
ndryshuara. Model ky i gjykimit fashist, që praktikojnë edhe neoislamistët
prezentë në Kosovën e pasluftës.
Islamistët
e rinj nuk duan besim. Ata duan pushtet sepse për ta Islami është shteti. Për
ta identiteti dhe qeverisja janë të bashkuara dhe janë të ngulitura në kokën,
kujtesën dhe ndërgjegjen nëpërmjet shkrimeve, bisedave, klandestinizmit,
rekrutimit të fëmijëve dhe gjuhës, që përdoret në shumicën e xhamive të
Kosovës. Islamistët e rinj pra, sipas kësaj logjike, ndarjen e shtetit nga feja e shohin të
pakuptimtë, sepse i konsiderojnë këto dy entitete të pandara.
Dhe meqë
fjalitë dhe storiet televizive janë biznes atëherë, natyrshëm mund të lexoni
ndonjë gazetë apo të ktheheni në ndonjë transmetim lajmesh dhe jeni i detyruar
të ndesheni me tregimet e radikalëve islamikë shpeshherë duke kërcënuar të
tjerë, por edhe duke kërcënuar njëri- tjetrin – dhe gjithmonë vetëm në lidhje me
të gjithë të tjerët.
Në
Prishtine, “xhihadistë”, me mbështetjen e një grupi hoxhallarësh, janë
përleshur me grupet besnike të fesë dhe besimit normal tradicional të vendit të
njohur ndërkombëtarisht.
Disa
ëahhabi- stë, secili duke pretenduar të përfaqësojnë Islamin e vërtetë, mbajnë
nën presion besimtarët.
“Partia e
Zotit” të tyre kërkon të shkatërrojë demokracinë duke provokuar për të
eliminuar gjithçka që është arritur deri më tani.
Në Kosovë
si dhe në Evropë, prodhuesit, romancierë, gazetarë, karikaturistë dhe regjisorë
janë gjithnjë e më të kujdesshëm nga frika e kërcënimeve me vdekje nga
neoislamistët.
Islami
radikal – është i qartë, por pyetja është se pse ky diskurs i dhunshëm edhe në
Kosovën tolerante; pse kaq shumë momente tendosjeje dhe intolerante?
Ngjitja e
Islamit radikal në Kosove është, ndoshta, kulmi i natyrshëm i jovlerës, nga
fakti sepse periferia konsumon gjithmonë një shekull me vonesë sistemet
politike. E sistemet politike në të gjitha vendet ku ka Islam janë të dështuara
sepse janë shtyrë nga ideologjitë moralisht të falimentuara, e njëkohësisht të
udhëhequra nga diktatorë mizorë – ose të dyja bashkë -, despotë autoritarë
benzinë-monarkish, që sundojnë mbi shtetet arabe.
Neoislamistët
kosovarë, të ardhur me dije brutale, e shohin Islamin radikal si derë të fortë
për pushtet. Por harrojnë se ne dimë shumë mirë se sistemet dhe mënyrat e tilla
të të menduarit janë totalitare dhe para së gjithash, moralisht të falimentuara. Ndryshe fashizmit apo komunizmit, që janë
shkatërruar nga vetvetja dhe nga ndikimi i jashtëm, Islami radikal po rritet në
nivel lokal, dhe vështire po rrënohet nga akuzat e kontaminimit që vijnë nga
faqet e gazetave.
Në të
vërtetë, islamistët e një bote periferike çfarë është Kosova, pretendojnë të
zhvillojnë xhihad kundër modernizmit dhe globalizmit të botës perëndimore.
Mesazh ky që bëhet i rezonueshëm rëndom në vendet e varfra myslimane dhe në
Kosovën me mercenarë të importuar islamo-fanatikësh.
Akutshëm
imponohet pyetja; nga çka financohet “Lëvizja” e këtyre islamistëve të Kosovës
së varfër?
Fitime të
mëdha vijnë nga burime të panjohura nga e gjithë bota myslimane; për të
mbështetur aktivitetin e tyre dhe mbi varfërinë dhe injorancën e ca shtresave
kosovare për të mundësuar retorikën përjashtuese dhe linçuese të këtyre
islamistëve në Kosovë.
Nuk ka
ende ndonjë arsye tjetër për rritjen e islamistëve në Kosove: Ata ndjejnë një
hezitim të vazhdueshëm në Perëndim. Në Kosove duhen paralizuar ata. Duhet t’ua
bëjmë edhe më kategorikisht qartë se sa te padijshëm, panevojshëm dhe të
padobishëm janë.
Duhet
çmaskuar propaganda e tyre. Ata zhvillojnë një luftë të “shkëlqyeshme”
agjitative gjoja të jenë viktimat e imperializmit, kolonializmit perëndimor dhe
racizmit.
Nga ana
tjetër, është për të ardhur keq që pjesa më e madhe e njerëzve te Kosovës, ata
që dinë të mendojnë, kanë mbyllur veshët dhe tolerojnë mizorinë e tyre në
mbytje, duke kërcënuar liritë e grave dhe duke kërcënuar gjithashtu me vrasje
jobesimtarët.
Pra, i
dashur Xhemal, ne a mund të mbrojmë veten kundër përhapjes se fshehtë të
Islamit radikal? Këtu po mundohem të jap disa sugjerime:
Troç
duhet thënë, ta identifikojnë islamin radikal si fashizoid – pa u brengosur
nëse disa prej nesh kërcënohemi. Ne do të flasim ndershmërisht rreth
ekstremistëve në mesin e Islamit të ndershëm në Kosovë, që ka një tradite
tolerance me dekada.
Vlerësojmë
historinë dhe traditat e një qytetërimi unik perëndimor në Kosovë dhe për t’i
kujtuar botës se ne nuk kemi asgjë për të kërkuar falje për këta njerëz, por
kemi besimtarë shumë të mirë për t’i ofruar për të tjerët.
Së fundi,
të mbajtur të sigurt në një luftë në të cilën vullneti ynë dhe morali janë në
çdo hap aq të rëndësishëm dhe duhet t’iu tregojmë atyre se ne nuk jemi të dobët
shpirtërisht përballë fashizmit islam, sepse në këto troje kanë dështuar shumë
fashizma, siç dështoi ai millosheviqian. Këtë gjuhë dhe këtë veprim ata duan.
Krejt në fund kolegu im, nuk është vetëm Shefqet Krasniqi model i njeriut që pretendon se proklamon Islamin e keq. Më shume se Shefqet Krasniqi – është Imami i Kosovës problem si tolerues i të patolerueshmes dhe i paaftë të jetë në krye të besimtarëve islam të Kosovës.