Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Vajë, kombi im

| E marte, 16.07.2013, 07:31 PM |


Dibran Demaku

 

VAJË, KOMBI IM

 

Rrugë të gjata

rrugë të pambarim

ku i çel dita

s`i zë nata

vajë, kombi im!

 

Sërish ikje

sërish tkurrje

ç`është ky mallkim

asnjë kthim

veç shkuarje

vajë, kombi im!

 

Sythat e gembat

po bijnë nga degët

rrokullim

nuk piqen mollët

nuk piqen shegët

vajë, kombi im!

 

Po qanë rima

rënkon vargu

për komb e për plis

lotë dhe trishtim

zhduket pragu

ndërron emër një fis

vajë, kombi im!

 

Dheu i babait

gjuhë e nënës

gur i votrës

veç emër

veç kuptim

në dritë të diellit

në dritë të hënës

shpresë e vëllait

ëndërr e motrës

vajë, kombi im!...