Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Cakolli: Krijuesja Sadbere Gagica-Spahija

| E marte, 16.07.2013, 07:22 PM |


KAM LËNË NJË LOT

Shkruan: Shaban Cakolli

Arti i fuqishëm thonë se shpërthen në kohë të vështira.andaj shqiptarët kudo që ishin,  artin e tyre e nisën në kohën kur shprehëja e mendimeve të tyre nuk frymonte e lirë.Ishin kohë kur lindshin frymëzime, tema ide dhe stile, natyrisht nën kohë kur të shprehurit ishte i ndaluar lirshëm, por që poeti nga bota e tij shpirtërore, shpaloste  ate që ndjente, pa përjashtuar sakrificat që do të binin mbi te, por gjithnjë  duke u marrur me një krijimtari jo të politizuar, por krijimtari në shërbim të kombit, sado e dhimbshme ishte ajo.

Megjithatë në vitet e 90-ta, e më pas në letërsinë tonë shpërtheu një fushë e madhe në krijimtarinë e të të gjitha zhëndreve, por në veqanti në fushën e poezisë.Pra  shpërtheu poezia, kjo është  diçka shumë e mirë, por dallimi në mes të dëshirës për të qenë poet, si dhe mundësive për të u bërë poet është i madh.Pra tjetër është mundësia, tjetër është dëshira.Për të arritur të plotësojmë dëshirat tona, duhet shumë punë, lexim, stërvitje.....E kujtoj një kohë, kur pavarësisht kushteve dhe mundimeve, arti ynë kalonte nëpër një përkujdesëje institucionale.

Themi, nëse  krijimtarinë tonë poetike e dërgonim për botim në ndonjë gazetë apo revistë, redaksitë kishin njerëz të kualifikuar për lektorimin, analizën, përse jo edhe një intervenim të vogël që poezia të sheh dritën, apo nëse ajo nuk kishte bazë nuk botohej fare, mos të flasim për botimin e një libri ku ishte një procedurë shumë e gjërë.Me përparimin e teknikave, me dalëjen e kompjuterit dhe internetit, shumë nga ne, pa u konsultuar me askend as edhe për një varg, brenda ditës një i ashtuquajturi poet boton dhjetëra poezi, madje pa u konsultuar me ndonjërin nga njohësit e gjuhës, ashtu i boton pa asnjë intervenim, konsultim.Dikush thotë, ne na mungojnë kritikët letrarë, unë them jo, nuk na mungojnë kritikët letrar, por ne nxitojmë për të shkruar, andaj kritikët nuk ia dalin të mbulojnë tërë ate që ne  e quajmë krijimtari tonën.

Fundja, asgjë e jashtzakonshme nuk ka ndodhur, le të shkruaj secili, mbase koha do të i vlerësoi të gjitha, kush ka pasur dhe kush nuk ka pasur të drejtë.Në letërsi asnjëherë qëllimin nuk e ka arritur sasia e botimit, por cilësia e krijimtarisë.Dikush mund të shkruaj me dhjetëra libra,  por  brenda tyre të mos jetë arritur cilësia, dikush tjetër me vetëm një libër do të ketë përmbushur boshllëkun e poezisë.Përse themi këtë?Kur shkruajmë poezi, duhet të dijmë të zgjedhim tema, stil, motiv, por edhe bot ëkuptim.Duhet të flas vet fjala, vet vargu, duhet  të bëhet armë në duart e lexuesit, ndryshe poezia nuk e ka kuptimin e plotë.Njëra nga krijueset, e cila rrugëtimin e vet poetik e nisi nga fëmijëria  është Sadbere Gagica-Spahija.Ajo në rrugëtimin poetik nuk  vrapoi, eci ngadale, por kishte nisëje të sigurtë.Vetëm kur ndihet e sigurtë se ka kapur drejt mendimin, atëherë e vë në letër, duke e gëdhendur mirë nga vargu nxjerr thesare, din të zgjedh temë, stil dhe motiv, këto shumë të rëndësishme edhe për te, edhe për lexuesin, i cili me  leximin e poezisë së Sadberes, ndjenë lëkundje shpirti, ndjenë frymëzim.

Poezia shqipe  viteve të tanishme, në Kosovë  dhe viset shqiptare në tërësi duke ndërruar shtratin,  faktikisht e shmangu realizmin socialist ,  përveç te rastet e disa poetëve,  që mbetën të lidhur me poezinë e realizmit socialist,  për shkak të motiveve ideologjike-patriotike.

Poezia bashkekohore eshte risi dhe ne cilesore nga me te lartat,  mjaft e pasur ne lende dhe me larmi te madhe ne stilet e vjersherimit. Edhe autoret e rinj shqiptare,  si është Sadberja,  shkruajne brenda stileve te pergjithshme te poezise bashkekohore. Stilet duan shume kohe te krijohen

dhe ne bote stilet,  qe perdorin poetet tane jane njohur me kohe. Per kete arsye ne raport me te shkuaren ndoshta nuk eshte e sakte te themi,  qe ka ndryshime stilesh,  por ka prurje te reja. Pikerisht keto prurje te reja,  bejne qe te mbizoterojne stilet moderne. Poezia e brezave te rinj eshte teresisht e natyrshme,  pa shformime prej rrethanave jashteletrare,  pasi eshte shkruar pa censure. Ata priren te ushtrojne lloje vjersherimi dhe stile te ndryshme,  ne radhe te pare,  ato qe ne hapesiren e shtetit shqiptar me pare nuk lejoheshin,  e per pasoje ishin pak ose aspak te njohura. Keshtu,  qe levrimi i tyre perben risi.Poezia jone i permbledh te gjitha llojet e stileve,  qe nga klasikja tek modernia dhe brenda kesaj ka variacione. Por pavaresisht,  qe ne pikepamje te stileve poezia jone eshte afruar mjaft me poezine perendimore,  duket se ne aspekte te tjera,  ajo shfaq ndryshime. Kjo edhe per shkak se numri i krijuesve ne bote eshte shume me i madh ne rapot me krijuesit e poezise ne gjuhen shqipe,  gje qe mundeson larmishmerine. Sidoqofte,  ndalemi ne faktin,  qe kemi te bejme me nje poezi cilesore dhe kjo eshte baza per ndertimin e nje  ushtrimi cilësor poetik.Këtë bazë të ndërtimit poetik, me përkujdesëje, mund, me punë  e intelegjencë e ka arritur Sadbere Gagica-Spahija.

Sadbere Gagica Spahija u lind ne Gjilan, shkollën fillore dhe te mesme e ndoqi në qytetin e lindjes për cka ajo ruan edhe sot kujtimet më të bukura të  jetës së saj.I kujtoj ato me nostalgji edhe sot.

Belbëzimet e para poetike i ka bërë  kur ishte nxënëse e shkollës fillore.Lexonte me pasion te vecant shkrimet e letrarëve të  Ali Huruglicës, Hysen Kqikut e shumë  e shumë  te tjerëve.

Ka nje varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi për të rritur te cilat kjo krijuese ëndërron t i botojë  një  ditë .Megjithatë poezitë e saja janë të përhapura në gazeta dhe revista tonat, janë të deklamuara në shumë radio e televizione tonat, të cilat mund të i quajmë një kuvendim i këndshëm poetik.

Ky kuvendim është një mundësi e mirë që i jepet poezisë dhe bëhet nga media dhe nga grupe të ndryshme poetësh,    arrijnë kufijtë kombëtarë të një vendi,  duke u bërë kështu tepër edukuese,  didaktike dhe mësimdhënëse.

Qëllimi i vetëm i  kësaj  formeështë,  që deklamimet e këtyre poezive të arrijnë të përhapen ,  në mënyrë që në këtë periudhë ky stil letrar të gjejë një përhapje sa më të gjerë. Po këto rajone të gjera kanë natyrën ndikuese në poezinë e re,  perveç nivelit kulturor që ajo ze. Nga ana tjetër poetët të cilët nëpërmjet nivelit kulturor të nevojshëm duhet të arrijnë në artikulimin e kuptimeve të këtyre veprave,  me qëllim që të kuptohen sa më thjeshtë nga lexuesit e tanë. Për fat të mirë,  përshtatja e poezisë,  bëhet me ndihmën e intelektualëve te letërsisë,  që bëjnë hulumtimet e duhura,  të cilat janë të domosdoshme për njohjen e poetit. Nga ana tjetër,  pafundësia e poetëve nuk përbën ndonjë pengesë që poezia e tij të pranohet si e denjë,  sepse nga poezia e këtij poeti,  dëgjohen dhe hapat e ndritura të jetës.

Poezia e re është përçuese e dhimbjes së kohës dhe e epokës që po jetojmë,  prandaj çdo poet përpiqet që ndjenjat e brendëshme të tij t’i shprehë me anë të dhimbjes. Për këtë arsye personaliteti i poetit përzihet me veçoritë e botës së dhimbjes duke u futur në bashkëbisedim me të dhe kjo perzierje e kuptimit të poezisë së poetit mbetet gjithmonë e gjallë. Poezia me mbetjen në kujtesën e një populli dhe me kujtimet Brenda tij,  shëtit në mbarë botën. Për këtë,  është vërtetuar kur thuhet se poezia e re perse ze një vend nderi të rëndësishëm në lëmin e letërsisë.

 

SADBERE GAGICA

 

KAM LËNË NJË LOT

 

Buzë natës

E lumit

Në përqafim

E kam shtrënguar një tingull

Deri në pafundësi

E sërish do nisem

Mes detit oqeaneve

Ta kërkoj

Sytë më kanë mbetur

Te një breg kujtimi

Më end

Si lopatë lundre

Mes liqenit

Kam lënë një lot

Tek zbret ëndrrave të mia

Netet i trazon

Gjumin ma ka marrë një zog malli

Mes erërave vrapoj

Ta puth një yll

Zot

S'paska mëkat dashuria

Në atdhe

Aty janë ngulur lumnitë e mia

Do vij sërish

Mes prushit e hirit

Të bie në gjoksin e natës

Që më djeg

Atdheu im..më hap një pasford të ri

Të shtrihem mbi një sonet dashurie

Sa e çmendur qenka kjo jetë?!

 

 

ERDHA TEK TI ATDHE

 

Udhët m’u dukën të boshatisura

Njerëzit me bagazh varfërie në shpinë

Një lypsar e takova shtrirë në rrugë

Tek mblidhte ca cent mbi faculetën

E djegur nga dielli…lagur nga shiu

Më dogji një këngë parkut të vjetër

Lisat I kishin prerë në rrënjë

Aty ku ishte fshehur ëndrra ime dikur

Mes gjethesh e putha natën njëherë

Tretur diku labirinteve të mallit stinë e harruar

Rinia ime mu si kjo erë që fryn me rrëmbim

Unë lypsare e dashurisë koha më tremb sot

Lypsi i flet lirisë së ëndërruar

Pallate madhështore prekin qiellin

Në qytetin tim unë dashnore e huaj

As gurët nuk më njohën më

E qiellit ranë ca pika shiu mbi lot

Në shuplakat e mia lakore të plasaritura

Unë lypsare e dashurisë dergjur kurbeteve

Qyteti im pa lodrat e mia pa sy?

 

 

NE HIJEN E QERPIKUT

 

Preka heshtjen tende

Sic prek plagen e fshehur

Gjoksit te helmuar

E syte e tu flasin

Me lote

Ne pritje......

Misterin e dashurise

Zbulova dallgeve te zemres

Ne freskine pranverore

Behem ere e fluturoj mbi gjeth

Ne porten e zemres

Duke gjurmuar ngjyrat e

Deshirave

E hena mbeshtetur ne detin

E endrrave te kthimit

Ne heshtjen e lotit

Hijen tende kerkoj

Ne vargje plot zjarr e hi

Dhembjen do te gelltas

E prap do te dua...

 

 

NË SIMFONINË E HESHTJES

 

Pritje shekulli jam bërë

Zemrën e lashë

Te murimi i gruas në kala

Mes netësh të errëta kam bredhur

Duke kërkuar një fjalë njeriu

Të vijë në mesnatë

Mes vargjesh të shtrihem

Mbi letër të bardhë

Me mallin kam belbëzuar

E loti im qan sonte

Të gjithë jemi mëkatarë

Para Zotit e dashurisë

Në portën e pritjes

Simfoni e heshtjes më mbërthen...

 

 

KJO ZEMER FLET

 

edhe sonte kur qielli qan

E syte e mi lotojne

Mbi keto bebeza

Une pritje jam bere

Banoj me mall

Ne lagjen e shpirtit tend

Mengjeset vijne

Me aromen e buzeve enderr, moj

Sec m'i cmende ditet, netet

Mos me le vet

Vargu im

Ende nuk te shijova

Asnje puthje stine

Kjo zemer te flet

 

 

EJA

 

Naten vone,

Kur hena bie ne gjume,

Do e lidh qenin,

Me hallka te renda!

Eja...

Te pres,

Te dera e hyrjes,

Ne shpirtin tim,

Te bere shkrumb!

Eja Zogu im,

Me sjell nje lajm,

Nje fjale pranvere.

Eja...

Sa nuk erdhi vjeshta,

E gjethet te bien pertoke,

Nga ererat e mallit!

Eja....

Zogu im,

Te mbaj shekuj,

Mbi supet e mia!

 

 

DERI TE KASOLLA

 

Me kashtë

Me gur

Në një kështjellë

Do ngrit një flamur

Mes qiellit do lumturoj

Një varg të ri

E do zbres duke kënduar

Nata ime

Sa herë do të marrë në gji

E t'i puth vetullat

Vendlindja ime

Deri të kasolla

Dritë do më bëj

Një rreze hëne

Deri te kasolla

Dhembja ime në shtatë harqe?

 

 

QIRI I FIKUR

 

Ne endrrat e varura

mjegull qe vuajtjen se msheh

te strehuara ne valet

e detit te shqetsuar

mbyten ne dallget e zemres

neteve te akullta

ne goten e veres derdhur

mallkoj pranveren e zymte

e letrat e shkruara pa adrese

ne flaken e qiriut

isha flutur

qe u mbyt ne goten e loteve

derdhur ne portretin tend...

 

 

MOS MË IK

 

Jam bërë qiell

Që ta mbush çdo ërë

Detin me vargje

Erë

Që të bëj

Dallgë malli

Diell

Ta ngroh shpirtin

E gjymtyrët e fjalës së mërdhirë

Hënë

Që të vij çdo natë

Në sofrën tënde lirike

Yll

Që strukem

Në sytë tu

Ti gjelbërim pranvere

Në rrugën time të dashurisë

 

 

NJË MALL

 

Eshkën e syve e ndez

Mes ëndrrave

Notova mbrëmë

Në plagën e gjoksit

Në metaforë drite

Të kërkoj

Sot

Është ditë me diell

Nesër

Ndoshta mund të bjerë shi

Pastaj del ylberi

Me njëmijë ngjyra lulesh

Dallgë jete jam

Një këngë ia mora sot

Si dikur

Do vij në qershor

Vendl im i bekuar

Mes notash në ditar kohe

Do ulem e vallëzoj

Do vesh fustanin më të bukur

Që e kam ëndërruar

Do qesh

Do pi verë

E do qaj

Natën

Do kridhem mes vargjeve të mia

Lule atdheu jam

Në mërgim..

 

 

PORTË MALLI ËSHTË JETA

 

Hapur e kam moti kasollën e zemres

Për Ty maji im i luleve

Që vjen sonte si kenge e dehur

Si vere me arome dashurie

Ëndrrat rrugët janë të boshatisura

Matanë xhamave qielli qan

Çka ti bëj lotit që dërdhet rrëke

Në lumin e vuajtjeve nje barke me fjalë më mban

eE loti

Pikon mbi qelqin sa një ortek bore

Në qiellin e kësaj nate mes vargjeve renkoj

Kujtimi është kacavjerrë mbi damarët e gjakut tim

Dikush i fryn zjarrit e hiri ia djeg duart

Gjuhën ia përcëllon dallga në det

E zemra ndjen rendon si peshe plumbi

e shpirti trazohet nga brenda

Mes kësaj loje të gurtë...dorë e fshehur ku rri

E sonte për çudi

Vargu ka mbetur pa rimë

Udheve te pentagramit

Kërkon këngën tënde bilbil

Strukurne flaken e qiriut

E pres mëngjesin...gjumi iku mbrëmë

Ta puth diellin tim në strofë..

 

 

HESHTJA KA RËNË

 

Mbi vargjet e pashkruara

Sa larg ka ikur kjo natë

Mes kallmishteve është fshehur

Hëna

Më sy të kaltër

Ti eja sonte

Hyn në lotin e ngrohtë valë

Mbështjellë e kam mallin

Në gjeth pranvere

Era i bart ëndrrat

Të ky log beteje

Mbi detin e trazuar

Një pelikan fluturon

Mbi brigje të atedhut tim

E mbrëmje maji është

Jam shtrirë mbi kanape të hollë

Diellin e puth në ikje

Nata do vijë sërish e ftohtë

Vetëm një qiri më bën pak dritë

Në errësirën e pafund

Unë

Lot i përlotur

Në qiellin e harlisur

Mes stinësh kam ecur

Shpesh këmbëzbathur

Te murimi i gruas në kala

Urën e rikthimin e ndërtoj

Me duart e mia të vogla

Plasaritur nga dimrat e ftohtë

Yjet e kësaj nate i mbaj në gjoksin tim

Dhe do ec

Si Marathomak...

 

 

SA LOT KA KJO DITE

 

Nena ime,

Te kujtoj me mall sot,

Ne lotin e stines!

Endrrat me perplasin,

Si anije neper det...

Te kerkoj ne cdo skute,

Ne kopshtin me lule,

Ne dhomen e femijerise,

E gjithcka hesht...

E marr udhet ne mesnate,

I bie vargut deri ne fund,

Asnje fjale...

S'e mbush vetmine time,

Po jeta paska udhe ferri!

Sa do te doja te shihja,

Ne shkalle,

Duke pritur bijen tende,

Tretur mergimeve,

Asgje nga une me,

Nuk ka mbetur,

Vec lotit!...

 

 

PAS HESHTJES SË SHURDHËR

 

Fshihet një stinë me gjethe pylli

Një ëndërr e krehur mes dallgesh malli

Nata humb kuptimin pritja bëhet shekull

Dita vjen e rëndë dielli mban koën në fjalë

E çmendur bëhet kjo orë në këngë

Pas heshtjes së shurdhër bëhem shi

Të kalëroj me kalin e baladave

Te një mur ta mbështes kokën

Me duart e mia ta shtrëngoj gurin

Ta nxjerr lotin e lodhur nëpër këtë botë mashtrimi

Unë poetja e vargut tim rebel

Të mas hapin tim që digjet në asfalt

E një shkronjë ta mbaj fortë fortë në gji

Si atdheu diellin e lindur vonë..këtë liri!

 

 

E KËRKOVA

 

Një këngë mallë

Ishte strukur

Mes qiellit tim

I ngrohtë valë

Me shpirt njeriu foli

Një natë

E mora në krah

Ia lëmova sytë

Deri në përpëlitje

Kam rënë jam ngritur

Mos të më ik

Ky zog i heshtur

E kërkova

E gjeta duke pritur

Një ombrellë stinësh mbante

Mbi kokë

E shi ra deri në agim?

Dielli u palos

Mbi sytë e pulitur

E kërkova e gjeta!..

 

 

DHEMBJE

 

(Elegji për motrën)

Natë

Dhembja ka hyrë deri në palcë

Stinët janë veshur me lot

Zot

Zogjtë kanë mbetur pa strehëzë

Malli djeg

Mes dallgësh bredh sonte

Qetësi e pafund në vargje

Kujtimet mbërthyer në shpirt

Sikur të mundja

Qiellin do e çaja copë copë

Një det hidhërimesh do e pija

Në fund të natës

Agimin do ta takojë

Një lindje dielli ta shoh

Pa Ty motër

Malli më çmend

Ah stinë stinë

Si nuk pate pak mëshirë

Një trëndafil e këpute si me kosë

Sa net e ditë heshtje jam bërë

E kam vrapuar rrugëve të vendlindjes

Shtëpia e lindjes (s)’ më ngroh më

Dimër më duket maji me lule!

 

 

SA E MËRZITUR JAM

 

Kur

më merr malli për Ty

Futem në zgafellën e mërzisë

Sa larg kam tretur sa

larg të kam

Fati im në bishit të sorrës?

Sot (s) kam frikë nga

dashuria

Nuk di pse më rëndon kjo fjalë

Kur mbi kokë me rri ky qiell

A

ndoshta kam harruar puthjet e stinëve

Më duket se po shkel mbi mall plot

me prush

Një zog m'i ka hapur krahët unë vendnumroj

Ec më shtyn një zë

nga brenda mos u ndal

Një ditë ndodh çudia lumnitë nisin aty

Vargoj

lidhen shkronjat zemra merr puls të ri

Sa e mërzitur jam sot Zot më

ndihmo

Ta kaloj këtë urë mendimesh ëndrrat më torturojnë

Do vij stinën e

ta puth mu në buzë

Lë të digjet Troja…unë jam Helena vetë

Do vij…më prit

agimi im i bardhë

Të strukem në gjiun e vargut të ri

Kur (s) më merr

malli për TY…

Digjem nga kjo vetmi…e huaj mes shkretëtirës

Fashehur pas

shpinës së bjeshkëve

Udhët këtu nuk flasin Shqip as plis shekujsh nuk

shoh

Natën më zë ankthi…përse jetoj këtu?

Do vij…veç sa jam nisur

gjitha do i lë këtu….vitet stinët..do vij…

 

 

KUR BIE SHI

 

Mbështe faqen për xham të dritares

E marr

frymë fëmijërisht

Të prek deshta edhe sot

Atdheu im

T'i shëroj plagët që

more betejave

E t'i prek ato bebëza malli

Një fjalë në Kullën e kësaj

lirie

Kur erërat ende fryjnë

Ti qëndros lis i papërkulur

Rrënjët i ke në

gjak brezash

Ti e meriton këtë liri shekujve

Kur bie shi

Me trup endem

udhëve të mërgimit

Me ëndrra fluturoj në gjiun tënd, Kosovë

Ti fjala ime

e fundit

Me përkund si foshnjën në djep

Kur bie shi

Mbështet faqet për

xham

E të kujtoj edhe TY

 

 

QYTETI IM

 

Fle edhe sonte mbi qepalla të syve të mi

Stinë e vjetër mbi mall të

ri

Diellin e mbajja mbi supe çdo mëngjes

Me hënën bija edhe në gjumë

krahet e shiut të puthja Ty

Rrugëve ecja shkujdesur

Lumë me ëndrra çdo

orë

Drinit ia puthnim dallgët

Me tinguj të dehur

Në fund të gotës një

shkronjë

Bëlbëzonte në shkronjat e fshehura

Yjet i numronim deri

vonë

Udhëve të shpirtit binte si jehonë

Ëndrrat i veshja me fustan te kuq

Një trëndafil ia veja mbi veshë

Fshehurazi ia kafshoja natës

buzët

Në Kopshtin e dashurisë Ti

Personazh lirik

Në shtrat kthehesha me

buzëqeshjen tënde

Brenda tërë margaritarë

Kohë me ëndrra plot qytetim i

bukur

I dashur i rrallë

Maj mend si sot

Faqeve çdo lot

Si flutur

ndalesha mbi buzët tua

E sot

Qytet kujtimesh

Stinë e gdhendur

Në fjalë

vargu

Çdo ditë më kafshon me dhembje

Një mall

Tretur ai tretur unë

Jetim

Unë jetim Ai

Dhe asnjëhërë s'e takoj më

Veç në ëndrra më vjen

E duart i

zgjat

Deri të ky trishtim dite

Qyteti im

Me shumë sy

Ku e fshehe ku i

dogje

Ato bredhje rrugicave

Ecjen time krenare

Ah! qyteti im i blertë!

 

 

ENDRROVA LOTIN

 

Preki tere dridhje,

Udheve te Kosoves,

S'me njohin as rrugica as zogje...

Gjurme lumturie sa me pikllojne!

Nga buzeqeshja ika ne lote,

Melodi mergimtare nga gjumi me zgjone,

Ret e turbullta me xhelozi me trazojne,

Qielli me ngushllon...

Pika loti gjurmeve ne balte,

Si ne mjegull vendlindjen kujtoje,

Me kengen e femijeve vrapoj...

Si e dehur te kendoj...

Endem duke belbezuar vetem fjale!

Fjalet e gjakosura te shpirtit!

Ngadal peshperis dhe buzet dridhen ne vaj,

Loti rri pezull ne balte,

Me hapat e zemres ...

Drejt qyteteve te mengjesit ia fali mallin,

Ne horizontin e ngrysur,

Rreshqita ne siperfaqen e jetes,

Si sorkadhja veshur me te zeze !

 

 

VDEKJA (S)'MË GRISH

 

Mes heshtjes dhe zhurmës në rrugë

Nata thur portretin e vdekjes në varg

T'i laj mëkatet e (pa)fajësisë?

Fjala vrapon ta fus kohën në grusht

Stinë shumë ëndrra lot pranverash

Në guacën e vetmisë strukur një shpirt

Si dallgë trazuar netëve grish mallin

Dhe psherëtinë..si notë e lodhur teli kitareje

Në sytë e hënës mbështillet qielli i murrmë

Pena ime lagur në lot atdheu

Për ditëlindjet e mia që ngjajnë

Si rrugët e boshatisura

Kur erërat bartin vjeshtës gjethet drejt udhëve të (pa)njohura

Vdekjen e grish një fjalë në strofë

E lodhur nga pritjet..zvarritem udhëve pa shpresë

Se lypëse e leckosur me duket kjo jetë

Hija e vdekjes bën roje mbi kokë

Portrete te ftoheta ne strehen e shpirtit

E jeta ben kerdi me jete e plage

Puthem me vdekjen ne sy...

 

 

MERRE KETE CELES

 

Shpirti

Mos trokit me ne dere

Porten e mallit

E ke te hapur

Hyn tinezisht

Ne shtratin e dhembjes

Sillme nje lule gojefile

Me nje puthje vargu

Mos e dalldis kete ere pranvere!

Nese (s)' vjen

Do te kerkoj stineve te harrimit

Deterave me lunder

Oqeaneve

Do zhytem ne thellesi te pafund

E do te gjej...

 

Sadbere G. Spahija

11.7.2013