Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Mbahu, Agim Gashi

| E marte, 16.07.2013, 07:54 PM |


Përparim Hysi

 

Lamtumirë!-Përshkrim me poezi

 

Mbahu, Agim Gashi, mos thuaj:- Lamtumirë!

Se një ditë Kosova " ka me u ba mirë"

Asht porsi fmija,sa u ngrit në kambë

Nesër, e sigurt: "Ma mirë ka me kanë"

 

Hiqu orës së keqe, mendimit me ngut

Mbushun sot me dreqe ( nesre ca ma butë)

Do vendosen ligje ( jo merr e grabit)

Jo. Mos qaj si qyqe!  Ka me dalë në dritë.

 

Lamtumirë Atdheut?! Asht mallkim i rëndë

Nesër do pendohesh.do e kthesh në pëndë

Nanën, ne e duam, dhe pa si e qysh

Herë pas here kthehemi si një dallandysh.

 

Përqafime nga Përparim Hysi që ka mbyllur portën emigrimit (12-vjet kam qenë në vëndin më të bukur të Amerikës, në Florida) dhe,sado me një pension qesharak (bashkë me gruan marrë 150 euro në muaj), kurrë nuk jam penduar që jam kthyer.

Tiranë, 16 korrik 2013