| E marte, 16.07.2013, 07:00 PM |
Vendimi i
kolegjit të gjykatës së lartë?
Nga Bedri Blloshmi
Errësirrë,
heshtje, mesnatë, dhimbje, shpresë. Do të vijë vdekja apo jeta.
Më 18
korrik, në birucën nr.8 ku më kishin mbyllur mbas dënimit me disa të dënuar të
tjerë, polici solli të dënuarin Rustem Dashi. Ai kishte qëndruar për 35 ditë në
të njëjtën qeli me Vilsonin. E kishin çuar të kujdesej për të. Mbasi e kishin
lidhur kokë e këmbë në qelinë nr.2 duke qëndruar shtrirë. Sapo më pa, Rustemi
m’u afrua më dha dorën dhe filloi të më tregonte:
-Rustemi
më tha që isha ca ditë me Gencin. Ishte shumë i mërzitur: I thash: -o Genc pse
... ti si kishe bërë ato që the tani, ç’të gjeti. – Ti e di se këta kanë inatin
e babait, se kapën dot atë kur vinte dhe tani do i paguash ti. A të kujtohet
çfarë deklarove në sallën e gjyqit? Pse e bëre? Ti kurrë s’i ke bërë ato që
the, apo jo?
Vilsonin
e kishte prerë lodhja nga qëndrimi shtrirë. Kur mpihej në njërin krah Vilsoni
më lutej ta ktheja në tjetrin. Bënte shumë vapë dhe trupi i djersitej. Flokët i
binin vazhdimisht. Të dy supet i ishin rrjepur nga që rrinte vetëm shtrirë.
Duart i mpiheshin dhe më duhet të them se njërën prej tyre e kishte gjysmë të
paralizuar që nga torturat e Tiranës. Gishtat e duarve kishin filluar t’i
nxiheshin. Kishte plagë tek supet, krahët dhe kofshët. Ishin bërë 35 ditë që
kur e kishin lidhur duar e këmbë dhe me helmetë në kokë. Isha zgjuar porta e
hekurit kërciti me një zhurmë rrëqethëse. Dikush në korridor mbylli sportelet.
Qetësi. Asnjë fjalë. Vetëm hapa të rëndë dhe zhurma e këpucëveme gozhdë. Dera e
birucës nr.1 u hap. Pas pak u hap porta e madhe e cila të conte jashtë. Me sa
kuptova aty po ndodhte diçka. Dëgjoheshin vetëm hapat dhe asnjë zë. Mendova se
mos kishte ardhur falja dhe Gencit ia hoqën prangat. U dëgjuan zëra që
pëshpëritnin dhe hapa që po afroheshin. Shuli i derës së birucës sonë kërciti
me një zhurmë po aq rrëqethëse dhe dera u hap. Përsëri mendova se meqë erdhën
tek ne, i kishin falur jetën edhe Vilsonit. Ai rrinte shtrirë dhe i përgjumur
nga mpirja me kurriz nga dera. Sapo dera u hap Vilsoni lëvizi, u mbush me
frymë, bëri të shtrijë këmbët, por zinxhiri nuk e lejonte.
- Rustem,
- foli ai, - kush është? Pse u hap dera, u gdhi?Do shkojmë në banjë?
Unë kisha
ngrirë me shikim nga hapësira e derës që e zunë disa civilë.
Brenda u
futën Selimi, hetuesi Lulo Ymeri, shefi i policisë Nazmi Kodra dhe përgjegjësi
i birucave. Shefi i hetuesisë i qeshur e me llërë përveshur, hë – i tha Vilit,
- të pata thënë, ja fundi . Korridori ishte plot me policë e civilë. E ktheva
Vilsonin dhe ia fërkova duart si zakonisht. Pastaj e ngrita dhe e mbështeta pas
murit. Kur ata ia zgjidhën këmbët dhe i hoqën litarin që mbante të lidhura
bashkë duart e këmbët, u binda plotësisht se e kishin falur. Unë shtanga. Rrija
mbështetur pas murit dhe nuk arrija të lëvizja as qepallat. Më parë kisha
dëgjuar se kur i kishin dënuar me vdekje dhe iu kishte ardhur falja, policët
vinin në birucë, i hiqnin hekurat dhe kryetari i degës i komunikonte vendimin.
Kurse atë natë askush nuk po fliste. Vetëm vepronin në heshtje. Ia zgjidhën
këmbët, por duart jo. S’po e kuptoja ç’po ndodhte. Kishin vendosur ta vrisnin?
Jo, jo! Kjo gjë s’kishte pse të ndodhte. Vilsoni nuk kishte bërë asgjë për ta
vrarë. Ai kishte lexuar vetëm libra. E kapën për krahësh dhe e ngritën më këmbë.
Drejt derës kur po dilte, i hodha xhaketën krahëve. Ai u kthye nga unë dhe më
pa në sy pa iu dridhur qerpikët e më tha:
- Rustem,
ma bëj hallall shërbimin që më ke bërë gjithë këto ditë. Të lutem, ma bëj
hallall! Të jam mirënjohës deri në këto momente të fundit të jetës.
- Unë
ngriva në vend.
- Hajde
tani, - bërtitën policët që e mbanin për krahësh.
U dëgjua
zhurma e shulit që mbylli derën. Më pas u dëgjua zhurma që lëshoi edhe porta e
jashtme. Përsëri heshtje varri. Dëgjohej vetëm një gërhitje që vinte prej një
biruce tjetër. Dikush flinte, ndoshta të gjithë, ndërsa unë jo. I rashë
sportelit dhe i kërkova policit një cigare që s’vonoi të ma sillte. Ulur në
dyshemenë e birucës thithja cigaren papushim duke parë vendin ku kishte qënë
shtrirë Vilsoni dhe tani bosh. Më bëhej sikur Vilsoni më thoshte: - Rustem u
mpiva, shpatullat me dhembnin shumë, shikoja përreth por asgjë nuk shikoja.
Prapë zë, hapa të rëndë. Veshët më buçisnin. Rustëm ma bëj hallall, thuaju në
shtëpi kur të lirohesh... U ngrita në këmbë, u afrova atje ku ishtë shtrirë
Vili. Dërrasat ishin akoma të nxehta jo nga vapa , por nga trupi i tij. Një
batanije rrinte e hapur ashti siç Vili kur e morën. Si të bëja? Vendi s’më
mbante. Nganjëherë mendoja ishalla i kanë thirrur lartë në zyrë për t’i
komunikuar fajin. S’e di, po përse? Çfarë të besoja? Mendimi më ishte
turbulluar. Përse më tha Vilsoni kur të lirohesh shko në shtëpi? E kuptoi
Vilsoni që e morën për ta vrarë?
U
shqetësova jashtë mase nga rrëfimi i Rustemit për vëllanë. U binda se Vilsoni
dhe Genci tani nuk jetonim më. Izolimi në birucë sa vinte dhe më bëhej më i pa
përballueshëm. Sa herë dilja për në banjë hidhja sytë në fund të korridorit tek
birucat 1 dhe 2. E dija që ata s’ishin më...
Nuk mbaj mend se pas sa ditësh të rrëfimit të Rustem Dashit i kërkova përgjegjësit të birucave të më largonte një orë e më parë prej aty. Nuk mund të qëndroja më në atë vend, më bëheshin zëra, të kolliturat si të gencit ashtu dhe të Vilsonit. Zhurma e zinxhirëve kur i zgjidhnin tek dera e banjës përballë biruces time. Çdo ditë hidhja sytë nga birucat e tyre, por asnjë shenjë polici s’kishte. Unë nuk doja ta besoja, por ajo ishte e vërtetë. Kishte mbërritur vdekja. Pas disa ditësh më nxorën nga dhoma, më hodhën prangat, më hipën në një makinë të veshur me llamarinë. Pas disa orë udhëtimi, u ndalëm dhe zbrita në një oborr të rrethuar me tela me gjëmba. Përmbi murin e lartë ngriheshin karakollet me ushtarë në gadishmëri me kallashnikovë në doprë e gishtin në këmbzën e shkrepjes. Godina e verdhë tri katëshe quhej “kaush”. Aty mësova se isha në burgun e Tiranës.
Shënim: atë natë policët më dhanë ushqim me forcë. Rash në gjumë i vdekur. (Ata diçka më hodhën në ushqim.) Kur u ngrita në mëngjes për të shkuar në banjë, hodha sytë nga birucat e Gencit dhe Vilsonit, por polici nuk ishte. Më ra të fikët. Të nesërmen në darkë munda të dilja pak nga kllapia. Gencin dhe Vilsonin e kishin vrarë atë natë të nxehtë e të errët korriku.
Vendimi i gjykatës së lartë la në në fuqi dënimin me vdekje.
Presidiumit të kuvendit popullor që nuk u falet jeta.
Urdhëri i ekzekutimit të Kadri Hazbiut.