| E hene, 15.07.2013, 06:05 PM |
Lopa
e Lonit
Tregim
Nga Përparim Hysi
Jam bërë
si derr i egër. Derri i egër hidhet në sulm drejtpërdrejt. Në nuk i bën dredha,
të çau në mes.
Jam bërë
pak qibar. S'para përdor laps,stilolaps apo stilograf. Makinat e shkrimit i
flaka se modern i biri i botës. Kështu
më ndodhi dhe sot. Kisha shkuar të shihja një mik tek "Komuna e Parisit", kur , tek bëhesha të thërrisja
në celular mikun, befas një i moshuar, më i shkurtër se çdo burrë i zakonshëm,
dha ballë para meje me buzën vesh më vesh. - E shoh, foli,se nuk po më njeh.
Epo,elbete,se po bëhen afër-afër 15-vjet që nuk jemi parë. Veç shapkës në
kokë,
bëra
sikur u gëzova që po e takoja tani, pas 15-vjetësh. Unë kam patur dhe kam një
dashuri të veçantë për të gjithë shokët e shoqet me të cilët kam punuar. I
takoj me shumë mall dhe ndodh që dhe me ishkoleget ( të moshuara si dhe unë) të
puthem ngrohtësisht si shënjë ngrohtësie të një shoqërie të pastër. Me Lonin ndodhi pak ndryshe. Sado që ky u
lëshua sikur t'i qe djegur barku për mua, gjatë gjithë kësaj kohe që nuk ishim
parë, unë loza si në një ballo me maska: kam një infeksion në lëkurë dhe nuk po gjej derman,- i thashë. E pyeta për
politesë për familjen
( për të thënë të vërtetën gruan e ka zonjë të vërtetë) dhe, kur më ftoi për kafe, u justifikova për vizitën enkas. Loni është nga ata tipa që, kur e kanë të sigurt që nuk do bëjnë dalje, ngulmojnë edhe ca më shumë. Duke ia njohur huqet, i them: - Të gjeti si një xhaxhai i nënës sime. Ai, kur sigurohej që miku do ikte, mënd ia thërriste kujes:- Bobo,ç'na bëre!!! Oh,- tha Loni,- ti Papi nuk i le shakatë, sado që po vjen nga Amerika. Huqi del me shpirtin, Loni! Dhe u ndamë. S'më erdhi mirë që e takova. Dhe ja pse...
* * *
Me Lonin
kam punuar rreth 25-vjet. Nuk janë pak për ta njohur njëri-tjetrin. Fillimisht,
kishte një dashuri të madhe për mua. Më vinte në shtëpi dhe i shkoja. Ndërsa
unë rroja në një pallat, Loni banonte në
fshat. Kishte shtëpinë e tij. Goxha shtëpi me dopiotullë dhe rreth e
qark dhe një bahçe të cilën, të thuash të drejtën, e punonte dhe ia bënte të gjitha shërbimet. Sa herë që piqeshin
fiqtë e lashtë në qershor apo kakitë aty nga vjeshta e vonë, Loni trastat plot
dhe frymën tek shtëpia ime. Epo kjo "lloj dashurie" s'është se
ndodhte fshehurazi, por faqe të tjerëve dhe ata nuk e linin pa shpuar me bodec:
-
-Aha,-
thoshte Loni,- vezën e Papit nuk e bëni
dot ju.
Natyrisht,
unë këndellesha tek më lavdëronte Loni (epo më donte siç e doja,de !) dhe as
nuk ua kisha as për pesë atyre batutave qeshë
e ngjeshë të shokëve.
Unë në
këto raporte me të qeshë si puna e bullarit: i kisha të zënë sytë dhe aq.
Njerëzore. Kolegë.Shokë. Miq. Pesë vjet me radhë vazhdonin trastat e Lonit për
"mikun që bënte vezën e kuqe". Pas pesë vjetësh, ndodhi apokalipsi.
Erdh qershori dhe asnjë trastë nuk u pa të hynte në shtëpinë time.
mirë!- i vura kapak unë. Dhe as fiqtë nuk bën më dhe kakitë u "thanë".
* * *
Thonë që
vjen një ditë dhe bullari i hap sytë. Ç'qe kjo "shkretëtirë" që ra
mbi baçen e Lonit?! Dhe më së fundi e gjeta: gruaja e Lonit vazhdonte filialin.
Për 5-vjet që vazhdoi filialin unë u bëra rrodhe pas miqëve të mi që jepnin
leksione atje. Pesë për pesë. Sa mori diplomën, Antigona e Lonit,
"allishverishi i dashurisë së Lonit për mua",qe përfekt. Mandej,siç
lexuat më sipër. Nuk
-Nëno,
mos u qaj. Se ke tre djem dhe , mbi të gjitha, ke Lonin që nuk të lë në të keq.
Ajo:- E njeh Lonin tim ti? Këtij dhe morri po i ra për tokë, kthehet dhe e
merr: - Është morri im,- thotë. Qaniu nuk e mbajti të qeshurit, kurse unë
shkova dhe ia putha ato duar të rreshkura. U shërua Loni dhe, sa hyri në
personel (ne qemë gati mbi 30 veta), pasi prita që ta uronin Lonin, nuk ndënja
pa komunikuar seç
* * *
Loni
u zgjodh kryetar i bashkimeve
profesionale. Për to thuhej që qenë
shkolla të komunizmit. Kurse Loni
thoshte: -Jam zëri i partisë unë.
Epo thoshte.
Mirëpo ja
që vjen dhe ora e të ligut. Stefanit
(ndjesë të ketë atje ku prehet) iu vardisën keqas. Donin ta qëronin nga arsimi vetëm e vetëm se, si i sëmurë që qe
dhe me raport nga komisoni mediko-legal, kërkonte transferim nga shkolla jonë.
Qe bërë si "pajë" para derës së seksionit dhe ata i ngritën një
kurth: porositën një gazetar të "Bashkimit" dhe i bëri një fejton.
Fejtoni e
-Kini
bërë një letër! Kini shqetësuar partinë e pushtetin. Jemi të interesuar se kush
është autori i letrës. Frrap, nga fundi, u ngrit një grua trimëreshë, Elsa Papuçiu. Ajo e dinte mirë që unë qeshë me
"qere" në biografi dhe mori zjarrin mbi vete. Elsa qe nga një familje
dëshmorësh dhe burri i saj qe kryeigjinier i Azotikut. Unë e kam shkruar letrën,-
ngulmoi ajo. "Shpura" po skërmitej. Loni po futej si doku në ujë: po
si mos dali emri i Papit,atij që bënte "vezën të kuqe?!"".
U ngrita unë. Priste "shpura". E kam shkruar unë. Pse si mendoni që 30 e ca veta do kapnin penën sikur të qe hosten dhe të shkruanim këtë letër. Rëndësi ka e vërteta në letër dhe a është firmosur nga të tërë. Dhanë e morën dhe nuk dolën dot në kut. I njderi Stefan shpëtoi dhe u transferua në një shkollë tjetër. Loni si Loni. Tetë në qesetë. Se jam i profeionales unë e tërrti-mërti. Fitoi përbuzjen e të gjithëve.
* *
*
Epo erdhi
radha që t'i themi të gjitha. Për shtëpi të tij, Loni qe i zoti. Nuk e linte
shtëpinë në të keq. Edhe kur njerëzia,
sidomos në fshat, jetonte në zgrip, Loni si i gjallë që qe,e bënte ferk. Sado
që shtëpinë e kishte ngjitur me qytetin,
mbante në haurin e shtëpisë një lopë. Siguronte qumësht për vete dhe shiste.
Natën si firar sulej andej nga parcelat e fermës dhe sguronte haje për lopën.
Qe pajtuar tek Loni dhe blinte qumësht dhe drejtori i shkollës. Çmimi
si në shtet,por shpëtonte nga ato radhët aq të mudnimshme për një shishe
qumësht. Drejtori,njeri i aftë dhe i përgatitur, e quant drejtorllëkun si një
samar që nuk e mbante dot mbi kurriz. Iu bë ferrë atyre të seksionit që ta
hiqnin. Dhanë e dhanë dhe një ditë e hoqën. E kujtoj mirë atë ditë. Ka qenë e
shtunë (punohej dhe të shtunave në atë kohë). Pra,e zëvëndsuan me një tjetër po
nga kolektivi.
Të dielën
në mëngjes i hipa biçikletës dhe në Fier (banoja në fshat tri-katër km larg
Fierit). Kur mu aty ku fillon rruga e dekovilit (në të hyrë të Fierit kur vjen
nga Lushnja), ballë për balë me drejtorin (tani ish drejtor). Zbrita nga
biçikleta,u takuam dhe e pyes: -Ku po shkon me këto dy shishe qumështi bosh?
-Tek Loni
se do marrë qumësht. Ti e di që jam i pajtuar atje.
-Ore, i
them, ke qenë pajtuar. Po ti nuk je më
drejtor dhe,po të dha Loni qumësht sot, unë po të pres këtu dhe do të jap një
drekë në turizëm.
-Ore,
Papi, pse kaq poshtë të ketë rënë Loni?
-Shko,- i
thashë,- por ato që ka thënë ndjesë pastë e ëma, nuk e luan topi.
Shkoi dhe
unë u ndala për ta pritur. As dhjetë minuta nuk ishte larg. Po kthehej.Qe nxirë
si ditë me shi dhe nuk e donte veten...
-E ka
tharë qumështin lopa...
Ishdrejtori
shfrynte: - Po kaq nuk mbajti vlag,xhanëm ?!!!
Për Lonin ka dhe të tjera, por edhe kaq them mjafton. Dhëntë Zoti që mos kini patur të tillë e sa për mua, unë jam me turqit që thonë: " Njeriu është dhe shejtan,dhe melaqe. Siç të bën të mirën,ashtu të bën dhe të keqen ". Loni është një "prerje" pak e veçantë apo kështu më duket mua.