| E hene, 15.07.2013, 08:04 PM |
DALLDISJE
PARTIZANE
NGA KALOSH ÇELIKU
Përçudi,
pas publikimit të shkrimit tim publicistik: Dy breshkat e Kryeministrit kokë më
kokë në kabinet, m’u ndërsye me të gjitha “forcat politike e intelektuale”
Kopeja me zgjebe e “patriotëve kuqezi”. Gurë e dru hudhën mbi mua si shkrimtar. Qysh kisha marrë guximin t’ua “urrej”
publikisht Kryeminstrin e shekullit, Edi Ramën. Burrin e botës, që para
kamerave televizive i kishte marrë si “këshilltare” dy breshka në kabinet. Kokë më vete i pagëzoi edhe me emrat e dy
paraardhësve të tij (në Parti e Shtet): Sali Berisha dhe Fatos Nano. Haptas e
ofendoi më tepër se gjysmën e popullit shqiptar brenda e jashta kufijve politik
të Atdheut. Fatkeqësi kombëtare. Burri i botës luajti me iluzionin e tyre që
një kohë gjatë ndryshimeve demokratike kishin fituar besimin e popullit
shqiptar, udhëhequr me Shqipërinë.
Edhe atë,
kush mu turrën me sharje e ofendime?! Partizanët e Nënës Parti, dje si
socialistë ose demokratë të Fatos Nanos e Sali Berishës, sot “rilindasë” të Edi
Ramës. Pavetëdije, se me pagëzimin e dy breshkave në kabinet me emrat e ish
kryeministrave shqiptar, bythekrye u rrokullisën në thesin me arna edhe ata
vetë si partizanë partiak në histori. Në vend, që kësaj radhe pas “fitores
historike” t’ia “tërheqin veshin” Kryeministrit në pritje për dalldisje
politike në pagëzimin e breshkave me emrat e dy ish kryeministrave, ashtu siç
ia “tërhoqi” veshin ai një diplomati shqiptar para syve të botës, ata turren të
fundosen me gjithë heroin e tyre mbi gomar në fund të hurdhës. Thanë, e çka nuk
thanë për mua si shkrimtar: i sëmurë psiqik, pseudoshkrimtar, idiot e spiun
serb. Edhe, nëse jam i “sëmurë”, mua më ka hije si shkrimtar, po nuk i ka hije
një politikani (Kryeministri në pritje) që duhet të udhëheq me Shqipërinë.
Etiketime
rrugaçësh “kuqezi” me gjuhën kërcnuese plotë urrejtje, që mendojnë se më mirë
ato më njohin mua si shkrimtar, sesa unë vetveten dhiareve për në Baba Tomor.
Thashetheme partizanësh të kotecit pulave, vetëm e vetëm për një shami të kuqe
pionierësh përqafe si shpërblim për “flijime artistike” për pushtet. Veprim
tërbimi shqiptar, që na e bën me dije se, edhe gjatë kohë na duhet punë me këta
rrumaducë melez për Bashkim Kombëtar. Shqipëri Etnike.
Unë,
sipas “trurit” të tyre teknefes, isha “antishqiptari” që kisha dalë të pastrojë
“oborrin e kojshive” (Shqipërinë). Qesharake, ë? Mentalitet i çuditshëm
shqiptar, që të lexon për së prapthi e të komenton në vend të trurit me
palarenë në “hava” mes livadheve. Neteditë, duke u thirrur në “demokraci”,
përpiqen me çdo kusht të më imponojnë mendimin e Kopesë të një partie politike
“Ndryshe”. Ndryshime politike nuk bëhen
vetëm me dy parti politike njëzetë vjet me radhë në pushtet, herë i hip njëra e
herë tjetra në shpinë popullit shqiptar. Përmëkeq, edhe gjatë fushatave parazgjedhore
pjellin viça të palëpi. Dorën në zemër, jam i vetëdijshëm se kështu nuk mendon
dhe gjykon shumica e populli shqiptar. Përndryshe, vaj halli për Shqipërinë e
Faik Konicës që edhe sot duhet ta shpëtojmë nga shqiptarët.
Popullin
shqiptar sot për sot nuk mund ta përfaqsojë një – dy, ose tri parti politike.
Ashtu, siç nuk mund të flasin e t’i dalin zot krye më vete në emër të tij edhe
bashkësitë fetare në vend (Xhamia islame, Kisha katolike dhe Kisha ortodokse).
Përjashtim këtu, mund të bëjnë Xhamia shqiptare dhe Kisha shqiptare e Fan Nolit
në shërbim të kombit dhe Shtetit shqiptar. Kurrsesi, partizanët shkurtpamës me
“pushkën në krah” të një partie politike neokomuniste, që janë pakicë në
krahasim me një popull mbi dhjetë miljonë shqiptar të shparndarë nëpër botë si
Kashta e Kumbarës: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Serbi e në
Diasporë.
Populli
shqiptar, sot për sot ka nevojë për bashkim kombëtar e jo për përçarje politike
partiake e fetare. Nuk e them këtë unë, historia shqiptare e ka dëshmuar moti
me kohë: Ismail Qemali, nuk do ta valonte flamurin kombëtar kuqezi në Vlorë,
shpallë Pavarësinë e Shqipërisë, po të mos i vinte në ndihmë Isë Boletini me
kosovarët trima. Tjetër punë është ajo se, dy forcat më të mëdha politike në
Shqipëri, Njëqindvjetorin e Pavrësisë e festuan njëra në Tiranë e tjetra në
Vlorë. Punemadhe, shqiptarët e dinë rrugën qoftë ditën, qoftë natën për në Baba
Tomor, Atdheun e perëndive.
Trusakatët
partiak, që e kanë gjetur sofrën e shtruar nga Rilindasit shqiptar, mendojnë se
ajo dhuratë lufte me penë e pushkë u erdhi nga qielli. Shqipërinë nuk e bëri
një parti politike, prandaj edhe nuk mund t’i dalin zot vetëm partizanët e një
partie politike, po mbarë populli shqiptar. Përmëkeq, këta partizanë të
arratisur me vite nëpër parti politike për interesa personale e familjare,
Shqipërisë njëzet vjet me radhë i janë ngatërruar nëpër këmbë. Mendja ende i
rren edhe në Ditën e sotshme se mund ta
nxjerrin në Pazar si plaçkë lufte, shesin me pare. Vdiq koha kur për Shqipërinë
vendoste vetëm Partia e Punës, populli që jetonte brenda kufijve politik.
Tashti, Shqipëria nuk ka kufi me Kosovën. Nesër nuk do të ketë as edhe me
Maqedoninë e Malin e Zi. Dhashtë Zoti, ajo ditë të vijë sa ma parë Rrugës së
Kombit. Përndryshe, kështu siç e kanë nisur disa kalorës të arratisur shqiptar,
Kosova një ditë do ta “pushtojë” Shqipërinë.
Rilindasët
tanë nga të gjitha trojet shqiptare të bashkuar mezi e bënë atë copë Shqipëri,
që sot disa trusakatë me veprimet e tyre politike qorre, përpiqen t’ia
sakatojnë gjymtyrët e trupit. Gabim e keni, o partizanë mejdani të Nënës Parti!
Farën që e mbollën dikur Rilindasët tanë anembanë Atdheut, sot ka shpërthyer
dhe lëshuar shtat në të gjitha trojet shqiptare.
Shqipëria,
sot për sot nuk ka mbetur grua e vejë vetëm në mëshirën e një partie politike,
një Kryeministri që ende pa u ulur në shkam, nuk e di se ku e ka kokën e ku
bythën, ofendon përgjumshëm më shumë se gjysmën e popullit shqiptar anembanë
Atdheut.
Publikisht
e them: Partizanët e këtij soji turren brenda stazave politike të shkurtëra
partiake vetëm për një shami të kuqe përqafe. Nuk shohin më larg se kabineti i
tyre , ku janë fundosur deri në fyt me
korrupsion qafë për qafe me dy breshkat e Kryeministrit. E, unë shoh pak më
larg, matanë Lëmës. Bërlloku shqiptar, që ende nuk e di se nga kemi ecur, kemi
lënë me vite gjurmë aq të thella rrugës deri në brez, sa që nuk i fshin dot
asnjë stuhi, dëborë e madhe. Koha është sot, dudumët t’i hapin rrugë krah më
krah gjenaratës së re të politikanëve shqiptar.
E
përsëris: Shqipëria në Ditën e sotshme, nuk bëhet me hajni e theshetheme
partizanësh të një Kryeministri në pritje, që luan rolin e Arushës me dajre me
një shami të kuqe pionierësh përqafe, por me punë dhe vepra madhështore
kombëtare...