Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ethem Bejo: Librat e autorëve dëshnicarë

| E hene, 15.07.2013, 07:49 PM |


Librat e autorëve dëshnicarë po tentojnë të kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë

Nga  Ethem Bejo

Shkas për këtë shkrim u bë promovimi i librit “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”,organizuar nga shoqata Dëshnica me në krye të pa lodhurin Gëzim Voda, kryetar i kësaj shoqate.  Ishte një takim që u organizua në qytetin e Këlcyres të ndihmuar dhe nga Bashkia e qytetit. Salla ishte mbushur me intelektualë,shkrimtarë, botues, poetë dhe banorë të qytetit. Mua ende nuk më kishte rënë në dorë libri Kujtimit  Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”, por titulli i librit më tërhoqi ta kërkoj dhe lexoj së bashku dhe me mjaft artikuj të shkruar nga intelekualë të ndryshëm që kanë dhënë mendime  kuptimplota  për këtë libër.

E prita me interes këtë takim, sepse isha kurioz  të dëgjoja mendimet e auditorit,  shkrimtarëve, poetëve dhe intetlektualeve të Përmetit dhe të ardhur nga rrethet e tjera për t`u bindur për vendndodhjen e Dodonës në Deshnicë të Permetit. Mjaft figura  të artit, kulturës dhe shkencës të rrethtit të Përmetit shprehën mendime rreth përmbajtjes së këtij libri dhe përgëzuan autorin për këtë punë kolosale.Dëgjova dhe argumentat  bindëse të autorit të librit Kujtim Matelit, djalit dëshnicar nga Mazhani. ……Dëshironja që dhe unë të shprehja mendimet e mia, por ishte e pamundur mbasi çdokush nga pjesëmarësit në këtë takim deshën të jepnin mendime dhe të përgëzonin autorin, ndaj vendosa të bëj këtë shkrim në gazetën tonë të zonës “Dëshnica”dhe të shpreh mendimet për librin Dodona.

Unë jam  dëshnicar, lindur në Toshkës dhe larguar fëmijë, por prindërit dhe të afërmit e mij më kanë ushqyer qysh fëmijë  me ndjenjat e dashurisë, respektit për banorët e kësaj treve të bekuar nga Zoti. Vitet që kam punuar inspektor pranë seksionit të arsimit dhe kulturës së rrethtit të Përmetit, kam pasur fatin  dhe mundësinë t`i njoh nga afër virtytet ,dashurinë dhe mikpritjen e veçantë të njerëzve të kësaj treve të harruar nga sistemi i mëparshëm. Dëshnicarët gjithmonë kanë qënë dhe janë të etur për shkencën, kulturën, artin dhe sportin. Por në vitet e sistemit monist, shkollat  për deshnicarët  ishte vetëm ushtarakja, ndërsa  në degët e tjera mungonin emrat e djemve dhe vajzave dëshnicare. U desh viti 1967 kur në krye të Seksionit të Arsimit erdhi Mustafa Fezga, djalë nga  Dëshnica .Edhe ky u dërgua  për ushtarak në shkollën Skënderbej, por “Mirësisht për dëshnicaret” dolli i ”pa aftë’ dhe nga Ministria e Arsimit iu dha një degë tjetër për matematikë. Ai theu këtë mit duke hapur dritën jeshile për rininë e kësaj zone  duke fituar të drejtën e studimit në degë të rendësishme.

Kjo ra në sy të kundërshtarëve dhe Ai  s`e pati të lehtë, por Muçua dhe kolegët e tij me urtësi mbrojtën tezën e dergimit të nxënësve nga Dëshnica në shkollat e larta.

Sot mbas disa dekadash numurohen me qindra dëshnicarë që kanë mbaruar shkollat e larta në degë të ndryshme dhe janë me grada dhe tituj si:Profesore shkrimtarë, poetë, mjekë, agronomë, mësues,trajnera, rregjizore dhe mjeshtra sporti. Krijimi i shoqatës dhe dalja e gazetës “Deshnica”,dhe kjo mbas viteve të tranzicionit, bënë të mundur pasqyrimin dhe realitetin e jetës dhe aktivitetit të burrave dhe grave deshnicare ndër vite. Gazeta “Dëshnica” si dhe botimi i veprave të Nuri Dragoit ishin një shkollë e madhe për rininë , pse jo dhe për moshën tonë pasqyrimi i jetës së dëshnicareve në të gjitha detajet.Nëpërmjet pasqyrimit në gazete dhe libra të botuara nga mjaft dëshnicarë si: Nuri Dragoj,Gëzim Voda,Kujtim Mateli,Ylli Hoxha,Mustafa Fezga,  Lumo Kolleshi si dhe mjaft të tjerë që nuk po i përmend me emra, kanë vendosur në vend prestigjin dhe autoritetin e shumë burrave dhe grave të harruara ndër vite,Sot nga shoqata janë nderuar me tituj dhe stimuj  njerëzit me kontribute te ndryshme në sektorë të ndryshmëm të jetës dëshnicare.                                                                                                          Por midis tyre do të veçoja djalin e Dëshnicës, birin e Mazhanit, mësuesin e talentuar, shkrimtarin dhe poetin e ditëve të sotme, Kujtim Matelin. Ai sot kryen dhe detyrën e zëvendës kryeredaktorit të gazetes “Dëshnica”. Kujtimi, djalë i kësaj treve kaq miqsore dhe të dashur,me një vullnet të jashtëzakonshëm ,me një pasion dhe dashuri për vendlindjen e tij, pa asnjë lloj shpërblimi dhe honorari,  ka botuar një seri artikujsh dhe libra që flasin qartë për jetën dhe veprimtarinë e kesaj treve. Poeti me mjeshtëri dhe seriozitet nëpërmjet penës së tij ka përshkruar jetën dhe veprimtarinë e banorëve të kesaj treve. Në artikujt e shkruar ka nxjerë në pah aktivitetin e dëshnicareve ashtu si janë në realitet.

Kujtimi kohët e fundit ka përfunduar librin me përmasa të mëdha, që i kalon kufijtë e vendit tonë. Është kënaqesi e madhe të vlerësosh punën studimore e krijuese të këtij talenti të Dëshnices, që pa frikë mund ta vendosim midis shkrimtarëve, historianëve, arkeologëve dhe gjeografëve më me emër. Puna që ka bërë për vite me rradhe për hulumtimin e qindra materialeve  të mbuluara nga pluhuri i viteve nëpër arshivat e ndryshme, i ka kërkuar durim, mund dhe djersë si dhe një vullnet të jashtëzakonshem.

Vetëm një djalë dëshnicar i apasionuar për vendlindjen  dhe trevën e Dëshnicës mund ta bënte një sakrifice të tillë,sepse kuptohet gjithmonë është ndeshur me kundërshtime dhe indiferentizma.Kjo sigurisht në rradhë të parë u ka takuar ta bënin ata që merren direkt me ketë punë, akademikët tanë që merren me studime historiko-shkencore në vendin tonë. Ata për rastin konkret ,për vendndodhjen e Dodonës janë mjaftuar me thëniet e mjaft shkencëtarëve, arkeologëve historianëve, që vendi i Dodonës është diku tjetër.Fakti që drejtues kryesorë të Akademise së Shkencave, sipas leximit që kam bërë në disa artikuj gazetash, mbajnë një qëndrim indifferent ndaj punës studimore të Kujtim Matelit, tregon mosvlerësim të kësaj punë shëmbullore. Duke lexuar këtë libër,që për mua është me përmasa evropiane, ke përballë fakte të mjaftueshme dhe të pa kundërshtueshme, që Dodona nuk është në periferi të Janinës, sipas disa studimeve historike, sepse ndodhet në veri të Epirit,ku përputhen pa kundërshtim të gjitha mendimet dhe dorëshkrimet e historianeve të ndryshëm.Sa më shumë ta lexosh këtë libër shkencor, aq më shumë të forcohen bindjet për thëniet me baza dhe të vërteta të autorit. Lugina e Carakovistës pranë Janinës ku thuhet se ”është vendndodhja e Dodonës” nuk plotëson asnjë nga thëniet e historianëve e arkeologëve te atyre viteve.

Kujtim Mateli me argumenta bindëse dhe të pa mohueshme thotë se Dodona nuk ndodhet në afërsi të Janinës. Është njerëzore që ne intelekualët, historianët, shkrimtarët dhe banorët e Përmetit dhe të Jugut ta përshëndesim këtë punë kolosale të Kujtim Matelit, por do të ishte në nderin e akademikëve tanë ta inkurajonin dhe ndriçonin vendndodhjen e vërtetë të Dodonës Pellazgjike; ashtu si e ka inkurajur poeti Bardhyl Londo dhe mjaft historianë dhe studiues të tjerë.

Studiuesi Kujtim Mateli ka hedhur gjithçka me detaje në libër,dukei përshkruar deri  edhe në  emërtimet e lisave sipas thënieve të ndryshme. Me detaje ka përshkruar pozicionin gjeografik të vargmaleve te Shqipërisë së jugut: Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë  dhe paralel  Shëndëlli-Lunxheri-Burreto, siç  i kishte përshkruar dhe Eskili. Lugina e Dëshnicës dhe e Vjosës,të përshkruara nga Mateli na krijojnë bindjen e vendndodhjes së Dodonës.Duam apo jo, ky libër shpejt do arrijë përmasat kombëtare  dhe ndërkombëtare,,ndaj del e domosdoshme përkthimi tij në gjuhë angleze, me qëllim ta njohin studiues e profesorë të historisë antike në universitetet evropiane, pse jo dhe ato amerikane! Kjo do të ndihmojë edhe për një debat më real dhe mbi baza të shëndosha shkencore për vendndodhjen e Dodones,që nuk diskutohet, që ndodhet në Dëshnicë të Permetit.

Qoftë e afërt dita kur të shkojmë dhe të vizitojmë qytetin,tempullin dhe orakullin e Dodonës, të ngritur në Dëshnicë të Permetit.