| E hene, 15.07.2013, 07:36 PM |
Një ese
në vend të një dialogu
(Refleksione nga libri
“ …edhe kuajt bëjnë dashuri” të Vasil
Premçit )
Nga Vladimir Muça
Në një
bisedë mes miqsh, ku si gjithmonë
ekspresiv reagoi dhe Vasil Premçi , mbi ardhmërinë dhe perspektivat e prozës
tregimtare “ si mbretëreshë e prozës” sipas Vasil Premçit , unë bëra një
paralele gjykimore ndërmjet thënieve dëshpëruese të tij dhe George
Steinerit me “ Lamtumirën e muzave’’ :
“ Nuk
mund të gjëndet as edhe një hop i vetëm në historinë e artit dhe të letërsisë ,
ku ushtruesit dhe kritikët e këtyre
arteve të mos kenë pikasur shenja të rënies , shpërbërjes dhe farën e
vulgaritetit… Çdo epokë është përpjekur të mbajë vesh lamtumirën e muzave.” (
Revista Aleph Nr 15 , Tiranë 2004)
Por sapo
mbaron së lexuari librin “ …edhe kuajt bëjnë dashuri” , jo që konceptet e
shprehura verbalisht nga Premçi mbi tregimin shqiptar e largimin e muzave, m’u
përmbysën , por krijova një parafytërim të ri, të një lirizmi paksa të egër në
natyrën e autorit, po aq të mbarsur me nocione të kapërcimeve moderne pindarike
të situatave dhe fenomeneve, po aq dhe dostojevskiane me një vullkan llave
ambicjeje në narracion.
Në mendje
na fiksohen toposë letrarë të cilët kanë lënë ujemet e tyre në mendjen dhe
shpirtin e autorit, ndaj dhe çdo gjë na ravijëzohet si një antropologji letrare e re , por me themeli
të forta, diku, thellë në muzat e klasiçizmit rus. E interpretuar sipas Umberto
Ekos: “ Se një karakteristikë e së
ashtuquajturës postmoderne është të jap vepra që tërheqin një publik të gjërë,
megjithëse kanë referime të ngritura dhe zgjidhje stilistike të “ lëvruara” ose
( në raste më të mbara,U. E.) nëse dimë të shkrijmë bashkë përbërësit në mënyrë
jo tradicionale” ( U.Eko “ Për letërsinë”
Dituria, Tiranë, 2007 )
E kundërt
me atë çka biseduam në mënyrë të hapur , në përfytërimet e mia estetikore,
Premçi m’u gjend i rreshtuar si
një “ ushtar” i disiplinuar në
radhët e kapitenit eseistik me kundërshtitë mendimore të Wallas Stevens –it , i
cili përkundrejt koncepteve të Stajnerit , proklamon e gjykon me forcë, me
elementët iracionalë, rilindjen e muzave
në formatura e konceptologji ndoshta dhe të re.
Pa bërë
analizën e koncepteve të Stevensit , por me një letrarizim në dukje modest , të
koncepteve mbi muzat , Vasil Premçi , duke marrë proçese të veçanta iracionale
, na i sjell në mendjet e personazheve dhe lexuesit , si racionale të dëshirueshme , si pjesë e pandarë e jetësimit , sepse
sipas Stevensit : “ Iracionalja ka të njejtën
mardhënie me racionalen ,ashtu si
panjohura me të njohurën.”
Veçori
themelore e tregimtarisë e përfitimi i një racionaliteti nga një iracionale
është qëmtimi që i bën autori detajeve , imtësirave të “ parëndësishme “ jetësore, fenomeneve shoqërore e përfitimi prej tyre i rolit katalizator në
proçesin tregimtar.
Duke
evidentuar rolin e detajeve , valencat e imtësirave, onomanenë popullore të
përditshmërisë si dhe lidhjet integrale dhe rolin protonik në rritjen e valencave artistike në një vepër , Umberto
Eko i përbashkon në një të përbashkët
“Mballomat artistike” fonosimbolike, duke i dhënë konceptualitetin e Luixhi
Paraisonit, ; “ Si një armë të dukshme “
“ për të treguar një mballomë
estetike .”
Në
vlerësimin e rolit e rritjen e besueshmërisë të tregimtarisë, ndikimin që ajo
luan në tërësinë narrative Eko i referohet
sërishmi Paraisonit , duke rrëmitur në “ Estetikën “ e tij, ai evidenton
:“
Paraisoni po na thotë se mballoma ( detajet , imtësirat,
sentencë, fenomat popullore, V.M.) është një arificë që lejon një pjesë të
lidhet me tjetrën, është bashkues qenësor” ( U. Eko “ për letërsinë” Dituria, Tiranë 2007). Siç
duket këto konceptualitete të Paraisonit
dhe të Umberto Ekos janë
zhvilluar si praktikë letrare në qëmtimin
narrativ , në vëllimin me tregime “ …edhe kuajt bëjnë dashuri” .
Sikundër
në tregimin “ Hingëllima e kalit Plak”
dhe në shumë të tjera, përdorimi gjërësisht i sentencave, aforizmave dhe
i fenomave popullore , ja ka rrit ndjeshëm
vlerat artistike narracionit, ka krijuar
një lidhje permanent e ndërmjet
filozofisë tregimtare dhe subkoshiencës së lexuesit , duke i “ trupëzuar” në një , si një pjesë e qenësisë jetësore. Si në këtë tregim dhe tek
tregimi “ Laku i dashurisë” lexuesi
ngarkohet me doza të thekura emocioni,
jeton në një fiksion nga sharmi tregimtar e pathosi poetik, i cili e përshkon
si një fasho drite strukturën e detajuar
gjer në intimitete. Kjo plotësohet nga paralelizmat figurative të tipit
andriçian, ku panaromika shpirtërore vishet mirë e bukur me panaromikën
natyrore. Ku : “ Tek kundroj drurët e zhytur në një heshtje të paqtë iu bë
sikur kishte përpara ca balerinë kërcimtarë që mezi presin veshëngritur tingullin.”
Duke e trajtuar mballomën artistike si një element
esencial , si një domosdoshmëri në tregimin “ Profecia” ku gjyshja me librin antikuar që : “ Përballë
meje- thotë autori – qëndronte koha që nuk flinte” në atë libër të Gooetës së
Madh. Apo lypsi me inspektorin tek
tregimi “ Përrallë moderne” me një kontrapunt shoqëror në tregimin “ Shpërblimi
i një gruaje të bukur” , ku futja e
pasazheve , sentencave të Zhan Zhak Rusoit dhe e proklamatit të futuristit
Tomas Marineti, janë nëntekste modeste në tërë linjën narrative , në zhvillimin e intriges tregimtare të profesor Duran dhe zonjës Klara.
Këto “
mballoma “ artistike, si artifica jetësore, në tërë linjën tregimtare përbëjnë
dhe veçoritë narrative, i japin
tonalitetin dhe shprehitë e një
moderniteti i cili ndjehet në kovalishencë në këtë natyralizim me habitatin
shqiptar.
Habitati
shpirtëror shqiptar, ambjentet shoqërore
ku u rrit dhe u formua autori , janë elementë që kanë suportuar këtë
risi. Ata vinë si element të
patjetërsueshëm të ideve që e kanë stërmunduar , ndaj ai përqaset si një tregimtar
në lirizëm pak sa i egër me temperament shpërthyes, njëkohësisht ndjenjësor, me
një botë të pasur mendimi ku hera herës dhe rakinë , nuk e pi me gotë qelqi por me kaush speci djegës si dikur Dritëroi i madh .
Këto
veçori tregimtare , elementët që i suportojnë , vinë natyrshëm si
element plotësues të ideve madhore e jo thjeshtë si përbërës shumatorë.
Ky është dhe mekanizmi fundamental që kërkon sharmi tregimtar.
***
I nderuar
Vasil!
Tani kur
po të shkruaj këtë ese në vend të një debati , të jesh i bindur se edhe unë ,
nën dritësirën e këtyre “ amendamenteve” të korifejve të estetikës, ashtu sikundër ju në këtë libër
, bëj katarsis ndaj bindjeve estetike që na diktoi soc – realizmi, por njëkohësisht
, miqësisht ju këshilloj:
“
Përkushtimet tregimtare për ndodhitë e
ngjarjet nga më aproksimativet e jetës, zhargonet e saj, mund të jenë më
përgjithësuese. Tipikja është rezultante e njëmijë e një tipeve. Me këtë kam parasysh Maksim Gorkin i cili na mëson :
“ Të marrësh një bakall dhe ta hedhësh
në letër ke bërë një fotografi , por të
marrësh cilësi, virtute nga pesëdhjetë bakallë e t’i transplantosh në një
këpucar, ke bërë vepër arti.” ( Alfred Uçi “ , Estetika, jeta, arti” f 182.) “
Tregimet
e këtij vëllimi janë një mbështetje e
letrarizuar e koncepteve të Wallas – it mbi rilindjen e muzave, me një
fytyrë të re , me nocione të një moderniteti të ri, në bashkëudhëtim me
dukuritë e reja të ciberias kohore, aq shumë e domosdoshme në reçesionin e
sotëm narrativ.
Në
veçantitë e saj kjo narrativologji,
përbën në vetvete nënshtresat
ideore e qëllimore më shumë
se një emocion telegrafik të një libri të zakonshëm. Tregimet të mbajnë
në fiksion e të fusin në labirinthet e qenësisë njerëzore.
Duke
vazhduar me veçantitë e saj kjo kriptologji tregimtare përmbledh copëra nga i
njejti trupëzim i produktit krijues , i mendjes të rrahur nga trokashka
bredharake e ushtarakut, por që gëlltiten ëmbëlsisht , pa sforco nga lexuesi i
një kategorie dhe pak i arsimuar sepse ai në to gjen fonema të jetës së tij,
gjen hera herës dhe vetveten të strukur diku mes reshtave.
Në një
sentencë Flobert na mëson : “ Se letërsia është organizim i detajeve”. Për
autorin e këtyre prozave , marrë nga kalendari i jetës , detajet mbartin kuptime e ide të mirfillta.Çlirimi i prozaizmit nga
ngërçet letrareske , ndërlidhjet detajore e subjektiviste, gërshetimi i tyre ,
krijon një botë sa ekzistenciale aq dhe reale, duke dhënë çdo gjë që është
fshehur diku në absurdin e plagëve të kohës. Me një stil të tillë, paradoksi i
kohës dhe i plagëve të saj, bëhet gati
gati një kategori konceptuale, me plot levizshmëri , shpërthime
ambicjesh llave plotë e tkurrje
ndjenjësore nga tregimi në tregim .
Tek
tregimi “
Në
tregime të tilla përdorimi i kumteve pagane të shpirtrave në varrosjen e gruas
të fshatarit ku shpirtërat - zogj
flatrojnë syve e mendjeve të lexuesit.
“ Ka një
pjellori të shpresës – vërejti dikur Kafka – por asnjera nuk është për ne ( ngulmon Steiner, V. M. ), - cituar nga “
Lamtumira e muzave”e George Steiner
Aleph Nr 15. –
Siç duket
me tregimin “ Profecia” , Vasil Premçi rreshtohet në një llogore me Wallas
Stevens –i n në replikën pllenuese të
muzave. Tregimi është një shembull tipik
i një tregimi , ku mplekset
iracionaliteti me racionalitetin , ku filozofikimi i narracionit ruan jo vetëm
njëtrajtshmërinë dhe rrjedhshmërinë narrative. Në këtë pllenim muzash mbisundon
një linearitet jetësor, mendimi e veprimi . Ajo çka
Iracionalja
dhe racionalja , në interpretimin filozofik të jetës , në këtë tregim shihen jo
në papajtueshmëri , por ata plotësojnë e unifikohen tek njera tjetra. Në saj të
ringjalljes së muzave, në konceptin Lakan të letrarizimit filozofik , autori me
anë të personazhit të gjyshes kur : “ Përballë meje qëndronte vetë koha që
nuk flinte” , zgjon në mendjen e tij , të gjyshes dhe të lexuesit thagmën e ruajtjes brez pas brezi të
trashëgimnisë kulturore, zgjimin e
muzave.
Një
konceptim i tillë në kërkimin e muzave, zgjojnë tek lexuesi imazhinizmin
konkret , mohim të mohimeve në
pafundësi . Çdo gjë vjen në një natyrë racionale disi kursimtare duke shmangur
proliksitetin . Njëherazi , autori stigmatizon me këtë stilistikë “
eksapansionin shkronjor që ka
përfshi si një epidemi “ shkrimtarë “ të
të gjitha llojeve si një “ liri “ e të shprehurit në pluralizmin krijues. “
Siç duket
Vasili ka marrë nga Dr. Moikom Zeqo , i cili në një epistolare të tij nënvizon : “ Jeta përballet nga një
koleksion i gjallë dhe i lëvizshëm me të vërtetat relative.”
Evidentimi
i këtyre të vërtetave , instikti i zbulimit të enigmave të tyre , çlirimi nga
humbja e kujtesave njerëzore siç duket është trilli tregimtar i kthyer në stil
nga autori.
Në
konceptin estetik ky libër përbën një antropologji të kundërtash
njerëzore , ku njeriu i kërcënuar nga kalbëzimi i shpirtit cinik, i
klonuar , ambicioz, kthehet në një vetvrasës
të shumëfishtë . Në substanceën e produktit tregimtar , më e dukshme në
tregimet : “ Shiu që lag të gjallë e të vdekur” , “ Lamtumirë babuin “ , “ Laku
i dashurisë “ , “ Dashuri” , “ Hetuesi “ , proklamohet se njeriu është e
duhet të jetë vetvetja. Duke krijuar me
syrin e gjuhës së zemrës , të fshehtat e botës së brendëshme të personazheve janë si në infinite horizontesh.
Trajtimi i mikrokozmosit shoqëror,
detajet tregimtare lëvizin si neutronet
duke interferuar me qenësitë trupore në gjithë produktin narrativ.
Gjithçka
vjen natyrshëm , në statika zhvëllimore, me rimodelime realitetesh në hapësirë
e në kohë., me frymën e një inteligjence të re tregimtare, kursimtare në
narracion . Kjo ka ardhë në saj të përdorimit me efikasitet të “ mballomave artistike” e të një koncepti të ri fjalë – formues , ku metasimbolika qëndron si zonjë në onomanistikën
nënkuptimore.
Duke
copëzuar hera herës linearitetin e fjalisë, autori na jep konvencialitetin e
mendimit dhe të idesë, pa kaluar në abstraksionin e zakonshëm gjoja modern. Ritmet foljore të fjalëve e të
fjalisë janë të çpenguara , të lira nga morfologjizmi klasik. Hera herë të
shprehurit vjen në harmoni me muzikalitetin
tregimtar “ sipas vendit bëhet kuvendi” , tradicionit të personazhit dhe
erudicionit të autorit.
Një tregimtari e
tillë lojcake e jetës e cila të ndjek përditë, krijon arabeska mendimi ,
të cilat sillen si elektrone në
bërthamën e produktit letrar me cilësinë e një rrotori gjenerues.
Parë në kaleidoskopin
e një psiko- analize në tregimet e vëllimit “ …edhe kuajt bëjnë dashuri” ,
ndjehet përpjekja e përgjegjësia koshiente
për psikologjinë bashkëkohore , duke u ndalur në ato motive që janë
frenuese ose rrotorë të shoqërisë. Në to pasqyrohet qartazi mish – mashi
shoqëror , suporti ekonomik i llumit të shoqërisë , në nivele të ndryshme
shoqërore. Kjo e bën këtë përmbledhje
edhe një prozaizëm social të sheqerosur vende – vende si te tregimet
“ Përrallë moderne”, “ Shpërblimi i një gruaje të bukur “ , “ Hetuesi “
pa teprime të notave groteske e njëkohësisht me paradokse të tejskajshëm. Nga tregimi
në tregim autori vendos një “ PSE
“ e cila në mënyrë permanente zhvillohet
në mendjet e lexuesve. Kjo “ PSE “
spasiane , që merr fuqinë protone në narracion e çon lexuesin në një dualitet
të realiteteve që përjetojnë dhe
realitetit që ëndërrojnë.
Siç duket
, Vasil Premçi qëndron mbi materialin e përzgjedhur , i përkulur si një alkimist , duke veçuar elementët e
mistershëm dhe absurd. Ai e kalon në një karantinë të plotë, atë që është
delikatja, shoqërore , nga e rëndomta ,
duke evidentuar të keqen shoqërore. Etalone tregimtare në këtë vëllim veçoj
tregimet “ Profecia”, “ Përrallë
moderne” , “ Laku i dashurisë “ ku
krahas dialogut e monologut domethënës në aspektin ideor , këto mbartin struktura rrëfimore të thjeshta , por me një
dëndësi ngarkesash filozofike. Prania e
një dramaciteti psikologjik e mban lexuesin në fiksion permanent.
Ndosht ky
është çelësi i artë i këtyre tregimeve të thjeshta. Ndaj në stilistikën
ndërtimore , në reflektimin
artistik në to ndjehet flladi klasik gogolian e çehovian në interpretimin tregimtar. Kjo ndjehet më shumë tek tregimi “ Pylli oshëtin” , një tregim
sa aktual, origjinal, me një kinematikë narrative të jetës së sotme. Në këtë kinematikë librare “ Hijet e errëta
të pemëve hidheshin si egërsira të frikësuara nga një rrezik i fshehtë. Pylli
ziente brenda tij një oshëtimë të thellë
pakënaqësie “
e mbyll
autori librin, si me dasht me paralajmëruar një hakmarrje të botës së gjelbër ekologjike.
Këto
tregime të kursyera , jashtë çdo shfaqjeje proliksiteti e kanë kapërcyer me sukses pragun e të qenit një qëllim më vete për autorin.
Ata tashmë mund të quhen pronë e të
gjithë shtresave.
***
I dashur
Vasil!
Koha në të cilën po jetojmë është koha e vlimit të imazhinizmit ,
e zgjimit të muzave sipas Wallas Stevens – it , e jo zhdukja e tyre sipas
George Steinerit , e bisedën tënde më 6 korrik 2013.
Ky libër
e kundërshton konceptin tënd mbi
ardhmërinë e tregimit.
Për
imazhinizmin, Bodler na mëson : “ Gjithë
universi i dukshëm nuk është gjë tjetër
veçse magazinë imazhesh e shenjash, të cilave imagjinata do t’u japë vend e
vlerë relative; kjo është dhe kullota të cilën imagjinata duhet t’a kullosë (
ta hajë) dhe t’a transformojë.”
Unë mendoj se kjo është dhe kullota jote tregimtare ku imazhinizmi yt, iracionaliteti i dëshiruar kthehet në një realitet përjetues, ku me shqisën e shpirtit çdo krijues , sidomos dhe ju, kullotni me thjeshtësinë tregimtare. Reshtimi në radhët e Wallas Stevens – it ju jep shansin për një kërkim të mëtejshëm të folesë së muzave , rritjen cilësore të të shkruarit me një stilistikë të veçantë të përveçme, me “ mballoma artistike” por pa klishera të huazuara.
Dyrrah , korrik 2013
E- mail :
vladimir_muça@yahoo.com