| E diele, 14.07.2013, 12:57 PM |
Poezi për
fëmijë
MOS
Kur isha
e vogël
Prej
kur mbaj mend,
Kisha
deshirë të mësoja
Rreth
meje çdo send
Më shumë
luaja me kukulla,
Me Mikin
tuk e tek
Më
thoshin: “Mos e prek!”
Mos e
prek tastaturën!
Mos e
prek diktofonin!
Mos e
prek llap-topin!
Mos e
prek telefonin!
Edhe nana
kur gatuante
Për të
gjithë ne burek
M’thoshte
prit se digjesh zemër
Tani mos
e prek!
Dhe këtë
“mos e prek”
Që më
thoshin n’vazhdim
Dyshoja me të
vërtetë
Mos kështu ish’
emri im?
Nisa të
mendoj, pra
Emrin e
vërtetë ta gjeja
Shumë
vonë e mora vesh
Se emin e
kisha Klea!
Sami ISLAMI
Londër, 13.07.2013