| E diele, 14.07.2013, 12:47 PM |
SHKELJE
TË RËNDA PARIMORE
- Kryesisë të Lidhjes Demokrastike të Kosovës -
-
Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së -
- Anëtarësisë të Lidhjes Demoratike të Kosovës LDK-së -
P R I S H
T I
Nëndega e
LDK-së për Republikën e Rheinland Pfalz-it, në Gjermani, pas Kuvendit të VI-të,
tanimë, i njohur si Kuvendi shkatërrues i Partisë të Presidentit Rugova, bëri
përpjekjet maksimale për ta bindur klanin uzurpues të udhëheqjes të LDK-së, për
të bërë kompromisin e nevojshëm me krahun e e akademik Nexhat Dacit, por
dështoi. Sepse klanorët kishin marrë detyrime për kreun e PDK-së. Nëndega jonë
nuk heshti, i bëri thirrje anëtarësisë të LDK-së, të jetë syçelë për çfarë po
ngjet në LDK-e, duke publikuar shkrimin kritik: "Mbetemi në LDK-e, por nuk
mbështesim udhëheqjen e saj", si dhe shkrime të tjera, për të këndellur
elektoratin e dr. Rugovës.
Ndërkohë,
degët dhe nëndegët e LDK-së në Diasporë, me ndonjë përjashtim të rrallë, i
thurnin hymne pa fije mbulese klanorëve matrapazë e shpirtshitur, rrënues të
pafrikshëm dhe të pacipshëm të Partisë të dr. Rugovës, duke qenë të njëzëshëm
me Kryesinë Qendrore, duke i dhënë përkrahjen asaj, e çonin LDK-në drejt
humnerës.
Krejt
çfarë Nëndega jonë parashikoi në vitin 2006, mjerisht, rezultoi e saktë.
Publikimi i transkripteve të debateve, në mbledhjen shkatërruese të LDK-së, të
publikuar këto ditë, nga gazetari dhe veprimtari i devotshëm Xhevat Rexhaj,
denoncon dhe dëshmon bindshëm personazhet varr-mihëse të LDK-së. Klanorët, të
ndezur në synimet e tyre shkatërruese, deri në krim, jo vetëm karshi
partisë-lëvizje të Presidentit Rugova, por edhe karshi Kosovës, nuk dëgjuan as
shpjegimet e qeta të Milazim Halitit, për rrjedhojat fatale që do të këtë
LDK-ja nga revanshi i uzurpatorëve, për ta ndarë partinë; as thirrjet
shpërthyese - akuzë direkte për klanorët, madje me emër e mbiemër, se donin ta
fundosnin LDK-në e ta harronin shenjëtorin Rugovë, të pinjollit të
bajraktarit të Llaushës, Fadil Geci; as
lutjen me logjikën e shëndoshë të Naser Osmanit me shokë.
Klanorët
e Kuvendit të VI-të, i njohur edhe si Kuvendi përjashtues i kuadrove më të
përkushtuar dhe më besnikë të LDK-së dhe të Presidentit Rugova, duke manipuluar
edhe me alibinë fallse se, gjoja, këtë po e kërkon Washingtoni dhe Brukseli,
realizoi ndarjen e partisë, madje, krejt të vetëdijshëm se po ua dorëzonin
pushtetin majtistëve stalinistë, të cilët, tashmë, e kishin përgjakur Kosovën,
me ekzekutimet në pusira, gjatë dhe pas luftës, të veprimtarëve të LDK-së dhe
të ushtarakëve institucionalë.
Ne
vlerësojmë kryetarin e zgjedhur në Kuvendin e VI-të, për denoncimin e bërë, së
fundi, për kolegët, pjesë të klanit të tij, duke e cytur "shko deri në
fund...", pra, refuzoje ofërtën e akademik Dacit, për një marrëveshje
kompromisi, për ta shmangur ndarjen e partisë. Por, kjo nuk e amniston atë,
sepse është prof. dr., me një përvojë të gjatë politike e, mbi të gjitha, ishte
bërë i parë i partisë dhe nuk do duhej të lejonte që të tjerët ta tërhiqnin atë
për hunde, drejt fatalitetit. Për habinë tonë, këta shtirës, megallomanë e
cinikë, të cilët dje i bënë gjëmën LDK-së, edhe sot janë "maje
kalit", me poste e ofiqe të larta, të cilët bëjnë ligjin në partinë tonë,
Klanorët,
edhepse kishin realizuar serinë e humbjeve në disa palë zgjedhje të LDK-së, ata
mbetën të paprekur për fajësinë, krimin e bërë, duke ruajtur monopolin e plotë
mbi partinë edhe në Kuvendin e VII-të, të njohur si Kuvendi i kompromisit, si
Kuvendi i vazhdimësisë!! Për rrjedhojë, zotimet e marrura nga kryetari i ri,
për ta bashkuar sërishmi LDK-në, për të bërë reforma të thella, për t`ia kthyer
namin që partia kishte në gjallje të Presidentiut Historik, dr. Ibrahim Rugova,
ngelën vetëm premtime në fjalë dhe letër! Në vend të bashkimit me LLD-në,
partia pësoi edhe një të çarë me "Listën Rugova"; në vend të
spastrimit nga klani i vjetër rrënues, ata mbetën "në ballë të
oxhakut", duke u bërë pengesë e patejkalueshme për reformat në parti,
sepse reforma do t`i nxirrte të parët ata "tepricë teknologjike".
Kuvendi i
VII-të i LDK-së ishte një kopje e zgjyrosur e Konventave zgjedhore të dy
partive të ekstremit të majtë stalinistë, tashmë, të njohura si parti të
inkriminuara, të kriminalizuara, PDK-së dhe AAK-së. Përveç zgjedhjes me votim
të fshehtë dhe transparencë vizive të
kryetarit Isa Mustafa, e gjithë pjesa tjetër ishte emërtesë kompromisi i
klanorëve të vjetër me kryetarin e ri. Lista prej 107 anëtarëve të Këshillit të
Përgjithshëm u votua me aklamacion, në grup! Pra, u emërua dhe nuk u zgjodh me
votim të fshehtë, duke thyer një nga normat bazë të zgjedhjes demokratike.
Kuptohet
mirëfilli, kemi një Këshill të Përgjithshëm të paligjshëm. Dhe, ndonëse ky ligj
zgjedh Kryesinë e LDK-së, rezulton se një Kryesi e dalë nga një Këshill i
paligjshëm, kemi edhe Kryesinë Qendrore të LDK-së të paligjshme. E gjithë kjo
maskaradë "zgjedhore", ku 359 delegatët e pranishëm janë sorollatur
tërë ditën holleve të Hotel "Grand", për një votim 15 minutash të
kryetarit të LDK-së, është pasqyruar, besnikërisht, në shkrimin "Shpirti
kristian i shqiptarëve", - të një delegati nga Gjermania.
Me gjithë
përpjekjet e kryetarit të ri, Isa Mustafa, për të jetësuar reformat, të cilat
do ta motivonin për veprime anëtarësinë aktive, do do të tërhiqnin të
zhgënjyerit, të pasivizuarit, të mëfshtët në radhët e LDK-së, kjo u
"stopua", u pengua nga klani, gjithnjë aktiv edhe në kryesinë e
"re". Kur u lexua emri i Eqrem Kryeziut, për Këshillin e
Përgjithshëm, shumica e delegatëve në sallë reagoi me ilaritet, në shenjë
mosaprovimi. Për çudinë e të gjithëve, në vend që të reflektohet, të hiqet
menjëherë nga lista e Këshillit, atë do ta shohim të katapultuar sërishmi në
Kryesinë Qendrore dhe në krye të LDK-së të Prizrenit, për t`ia zënë frymën
partisë dhe për ta siguruar humbjen e Prizrenit në zgjedhjet lokale e qendrore.
Kjo është mospërfillje, injorim total, përçmim i organit më të lartë të
partisë, siç është Këshilli i Përgjirhshëm i LDK-së. Rrjedhimisht, ky është më
shumë se gabim, është faj, është krim karshi anëtarësisë dhe elektoratit, dikur
numerikë, të partisë-lëvizje të Presidentit Rugova.
Krert e
LDK-së, jo vetëm nuk arritën të jenë të suksesshëm dhe imponues në përballjet
me PDK-në, por, jo rrallë, u bënë pjesë e aprovimit, e pajtimit me krerët e
PDK-së, të cilët, të zhytur në krimin e organizuar politik - vrasje dhe
ekonomik - vjedhje, kërkonin dhe kërkojnë mbështetjen e LDK-së. Dihet, e majta
staliniste, PDK-ja, AAK-ja, janë të interesuara jo vetëm për largimin e
UNMIK-ut, por edhe të EULEX-it, madje edhe të NATO-s. Pa praninë e
ndërkombëtarëve, ata ndjehen të çliruar nga barra e krimeve seriale, madje janë
të gatshëm të shtrijnë edhe viktima tjera, nëse pengohen në revanshin e tyre
kriminal.
Çuditërisht,
me një rast edhe kryetari Isa Mustafa ka kërkuar largimin e EULEX-it! A ishte
ky mendim personal apo i Kryesisë, mbetet ta sqarojë ai. Ne mendojmë se
shoqëria jonë, Kosova jonë, shteti ynë i brishtë dhe i prishtë, nga banda në
pushtet, nuk ka mundësi, madje as teorike, të konsolidohet, të ligjësohet,
sepse kriminalizimi është i përmasave fatale dhe askush nuk është i gatshëm ta
luftojë veten e tij. Vërtet, UNMIK-u, jo vetëm që nuk vuri bazat e shtetit
ligjor, por i dha qytetari krimit të organizuar! Edhe EULEX-i nuk e ka
njëmendësisht konsolidimin e shtetit të Kosovës, sepse veprimet e tij nuk janë
serioze, nuk janë efikase, edhepse i ka të gjitha mundësitë, për ta vendosur
rendin, ligjin, drejtësinë.
LDK-së
dhe e djathta e mëfshtë e Kosovës, (pa PDK-në dhe AAK-në, të cilat jo vetën nuk
janë të djathta, madje as të majta evropiane, por janë e majtë ekstreme
staliniste, të para jo nga fjalët, por nga veprat kriminale), duhet të kërkonin
angazhimin në Kosovë të kuadrit të një shteti të fuqishëm ekonomik dhe ligjor
si Amerika, Gjermania, Anglia, Austria..., për ta përgaditur infrastrukturën
për një shtet të konsoliduar, ekonomik e ligjor, duke e nxjerrë nga vorbulla,
bataku i krimit, ku është zhytur Kosova jonë. Dhe, këtë duhet ta bëjë
menjëherë, pa humbur kohë. Përndryshe, një shtet fantomë, i shantazhuar, në
vijimësi, nga bandat mirë të organizuara, me një liri fiktive, pa fije
demokracie, deri në instalimin e një fashizmi supërspecifik për kohën dhe
rrethanat.
Dihet mirëfilli se Kosova u mund në fush-betejë. Edhepse kjo humbje nuk ishte befasi, por përballja me pushtuesin mund të ishte më dinjitoze, sikur luftën të mos e sabotonte Lëvizja marksiste-staliniste e Kosovës, kryesisht, ajo pjesë në diasporë, që kishte lidhje të drejtpërdrejtë me Sigurimin Shqiptar të filosllavit Enver Hoxha, duke u ndërlidhur indirekt edhe me UDB-në serbo-sllave. Përçarja, mosunifikimi i faktorit politik e ushtarak të Kosovës, ishte vepër ekskluzive e forcave te errëta të Lëvizjes, në shërbim të pushtuesit. Megjithatë, angazhimi në luftën për liri i popullit të Kosovës, i bijave dhe i bijëve të saj më të përkushtuar, flijimi i shumë syrësh, vepra e tyre do të mbetet, përjetësisht, në kujtesën e brezave dhe të historisë tonë kombëtare.
Kosova u
çlirua nga NATO-pakti më 12 qershor 1999. Kjo datë shënon ditën e çlirimit për
tanë Kosovën. Për ndryshim nga Lufta e Dytë Botërore, ku pushtuesi bënte
rezistencë nga njëri qytet në tjetrin, lufta e fundit në Kosovë ka përfunduar
në një datë, në një ditë, pikërisht, më 12 qershor 1999, me hyrjen tokësore të
tankeve të NATO-s.
Festimet
përkujtimore, megallomane, të turpshme, të cilat bëhen para ose pas 12
qershorit, nga eksponentët e SHIK-ut, të cilët përballen me drejrtësinë për 14
vjet radhazi, të akuzuar për krime lufte dhe të pas luftës, kanë qëllimin e
përfitimit politik, se kinse, ata janë "çlirimtarët", por, në fakt,
janë tërësisht jashtë çdo realiteti historik.
Çuditërisht,
kësaj maskarade festive po i jep legjetimitet aprovimi dhe pjesëmarrja e parisë
të LDK-së, duke tërhequr në kremtime edhe anëtarësinë e mashtruar, të
keqpërdodur marrëzisht. Rasti konkret, përkujtimi i "çlirimit" të
Prishtinës, më 11 qershor, ishte një falsifikim i rëndë dhe, kryesisht, në
shërbim të eksponentëve të krimit, tashmë, të dëshmuar, të faktuar, të dënuar.
Është
tmerrësisht provokative e fyese për familjet e 1.700 viktimave të SHIK-ut dhe
të mijëra familjeve të tjera, në lidhje gjaku, miqësie e dashamirësie me këto
familje, si dhe për të gjithë anëtarësinë, simpatizantët dhe elektoratin e
LDK-së dhe të së djathtës shqiptare, në përgjithësi, prania e kryetarit të
LDK-së, akademik Isa Mustafa, përkrah "komandantëve" SHIK-as, në
përkujtimin e "çlirimit" të Prishtinës, më 11 qershorin e këtij viti.
Kryetari
Mustafa, në vend që t`i drejtohej anëtarësisë të LDK-së, me thirrjen se
Prishtina, ashtu si edhe e gjithë Kosova, ka për datë të çlirimit 12 qershorin
1999, duke i porositur që të mos bëhen argatë të profiterëve, vrasës të
veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtrarakëve institucionalë, pikërisht, nga
tribunalët e sotëm, të cilët, tashmë, kanë marrë vendimin e gjykatës për
vuajtje të burgut, ai, kryetari, e legjitimon një datë fallse e manipulative të
çlirimit të Prishtinës dhe amnistoi krimin dhe kriminelët, duke qenë me ata në
të njëjtën tribunë, madje duke mbajtur edhe fjalime së bashku!!! Ky është një mesazh tërësisht i gabuar, madje
shumë i keq, një shkelje e rëndë e parimeve partiake, demokratike, morale e
njerëzore. Kjo lexohet nga shqiptarët dhe opinioni jasht shqiptar, si thirrje e
hapur: Harrojeni krimin dhe kriminelët! Rrofshin komandantët kriminelë të
SHIK-ut, të cilët, dje na vranë e sot po na sundojnë, me shantazh e cinizëm
mizor!
"Komandantët"
e Llapit u dënuan për torturë të civilëve dhe EULEX-i "harroi", madje
me dashje vrasjet faktike të tyre. Ja, dëshmia e Enver Sekiraqës: "Ne
ishim 4 (katër) vetë, tre meshkuj e një femër. Na urdhëruan ta hapim një
gropë-varr të përbashkët. Unë përfitova nga errësira e natës, ika. Më gjuajtën
me breshëri automatiku, por shpëtova. Jetova në ilegalitet. Pas disa vitesh
shkuam, me UNMIK-un, në vend-ngjarje. Hapëm gropën dhe i njoha kufomat e
bashkëvuajtësve nga rrobat".
E
tmerrshme, e llahtarshme! Tmerrësisht e turpshme, "komandantët"
vrasës të djeshëm, deputetë të sotëm! Një ministër gjerman, i mirinformuar për
Kosovën, deklaron se, "aktualisht, dihen 27 deputetë dhe 6 ministra
kriminelë, në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës. Pas çdo takimi me zyrtarët e
Kosovës, më duhet të laj
Agim Hoti
është një i dënuar me 16 vjet burg, për atentatin kundër kuadrit Anton Berisha.
Vitin e kaluar, nga burgu i Dubravës, ai deklaroi se ka provuar një atentat
kundër Presidentit Ibrahim Rugova, me prorosi të Xhavit Halitit, Artan Nimanit
dhe Agron Haradinaj. Denoncimin e bëri pasi ishte prishur në pazar me shefat e
tij. Këto ditë, në një intervistë të dhënë gazetares të kombëtarës "Bota
sot", krimineli Agim Hoti ka ndryshuar dëshminë dhe akuzën. Ai, tani, për
atentatin ndaj Presidentit Rugova, akuzon sekretarin e LDK-së Ismet Beqirin...,
duke u justifikuar se "nuk e di në ç`rrethana e kam dhënë dëshminë e
parë"!
I pyetur
nga media për këtë akuzë të rëndë, zoti Ismet Beqiri sikur flet me gjuhën e të
akuzuarëve fillestarë, Xhavit Halitit me shokë, se "Agim Hoti ka probleme
psiqike! Për përmasat e krimeve dhe të kriminelëve, Burgu i Dubravës është nga
më të lehtët në rajon dhe më gjerë. Ai nuk është as Burrel dhe as Golji Otok.
Në një burg ku njeriu mund "të thyejë qafën" në levore bananesh,
është vetëm shtëpi izolimi. Andaj, Agim Hoti është shëndosh si molla nga koka.
Me pazaret e reja, të bëra me shefat e tij, ai ka rënë në ujdi për ndryshim të
dëshmisë fillestare, krejt të saktë. Ndërsa tani flet me kokën e shefave të
tij, për ta zhvlërsuar dëshminë e parë, për ta paraqitur të sëmurë mental, duke
përgaditur edhe lirimin e tij perspektiv, natyrisht, duke i premtuar edhe
amnistimin e afërt.
Njëri nga
kuadrot e lartë të SHIK-ut, i ngarkuar me instruktimin e skuadrave ekzekutuese,
pushkatuese të kundërshtarëve politikë, Azem Syla, ngushëllon një mikun e tij,
të dënuar në procesin gjyqësor "Bllaca 2", të mos mërzitët, pavarësisht
dënimit, sepse "ikën EULEX-i dhe ne të lirojmë nga burgu". Diçka e
tillë i është thënë edhe Agim Hotit, veç kompensimit material.
Për çdo
vezhgues të vëmendshëm, përgjigjia e zotit Beqiri është e përciptë dhe krejt
alogjike. Ai duhet të bëjë akuzë për shpifje të rëndë, me qëllim kamuflimi dhe
zhvlerësimi të një të vërtete sa të madhe, aq edhe të hidhur, siç është
atentati kundër Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova dhe të këmbëngulë që
rasti të sqarohet deri në fund. Dhe, ndonëse bëhet fjalë për themeluesin e
LDK-së dhe shtetbërësin e Kosovës, Ibrahim Rugovën, akuza duhet të mbështetët
nga Kryesia e LDK-së, në emër të partisë.
Zoti
Beqiri ka dy argumente të gatshme dhe shumë bindëse:
1.- Shefi
i Agim Hotit ka luajtur rolin, në mënyrë të përkryer, të të sëmurit mental, të
çmendurit, duke e bindur Komisionin
Psikiatrik Federal të Zvicrës, për çmenduri totale, e lëndëzuar në
përfitimin pensional shëndetësor me paaftësi në masën 100 %! Çuditërisht, me
këtë diagnozë, të çmendurisë totale, ky themelon UÇK-në, bëhet i parë i saj dhe
emërohet Ministër i Mbrojtës të Qeverisë të Përkohshme të Hashim Thaçit!!!
2.- Armët
për atentatin, për të cilin vuan dënimin prej 16 vitësh burg Agim Hoti, janë
gjetur në banesën e "pedagogut" Artan Nimanaj, njëri nga të akuzuarit
edhe për cytje dhe instruktim për atentatin kundër Presidentit Rugova. Këto dy
argumente faktike plotësojnë njëra-tjetrën dhe bartësit e krimit janë,
pikërisht, të akuzuarit fillestarë. Ndërsa, ndryshimi i dëshmisë ësht i
porositur nga shefat e tij, për të arritur dy qëllime njëherësh:
I pari,
nëpërmjet zhvlerësimit të akuzës, realizohet rehabilitimi i shefave
bashkëpjesëmarrës në krim;
I dyti,
duke i dhënë Hotit statusin e të sëmurit mental, mundësohet lirimi i tij i
parakohshëm nga burgu, njësoj siç u lirua nga puna dhe pëfitoi pension shefi i
tij në Zvicër.
E
thonjëzuam titullin pedagog, sepse tandemi Enver Hoxhaj, dikur ministër i
arsimit dhe Mujë Rugova, ish-rektor i Universitetit, e shikizuan këtë
institucion të dijës, arsimit dhe edukimit, duke punësuar njerëz rrugash,
kriminelë dhe llumhane gjithëfarëshe, me porosi te shefave te SHIK-ut. Ishin,
pikërisht, ky soj "pedagogësh" që organizuan protestat e turpshme të
studentëve, për lirimin e kriminelëve të dënuar, duke përdhosur këtë vatër
zëmirë, prijetare në demonstrimet e atdhetare në vitet `60-a dhe `80-a.
Nënvleftësimi
i zotit Ismet Beqiri, duke pohuar se "nuk merrem me një të sëmurë psiqik,
si Agim Hoti", lexohet si heshtje e problemit, për më keq, heshtja
konsiderohet pranim i akuzës, fajit, si dhe mungesa e gadishmërisë për t`u
përballur me të vërtetën shumë të hidhur, SHIK-un, i cili po e dështon, çdo
ditë e më shumë, shtetin e Kosovës, pavarësisht se ajo u çlirua nga NATO, më 12
qershor 1999 dhe shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Zoti Beqiri, duke
ngritur padi penale kundër shpifjes të
kriminelit të vogël Hoti, ai
Shantazhimi,
kërcënimi dhe shkarkimi i sekretarit të Ministrisë të Infrastrukturës, pse ai,
me të drejtë, i ndërpreu marrëdhënien e punës dhe rrogën, pa qenë në punë fare,
një të akuzuari për krime të luftës, është dëshmi e forcës, arrogancës, e
mujëshisë të SHIK-ut kriminal. Dhënia e librezave të PDK-së, anëtarëve të rinj,
nga shefi i SHIK-ut
Kadri
Veseli, si hoxha karamele për festën e Bajramit, a nuk është dëshmi e qartë se
SHIK-u përgaditet ta marrë partinë dhe ta sundojë këtë shtet gjysmak, i cili,
gjithëçka mund të jetë, por vetëm shtet ligjor kurrë.
Zoti
Ismet Beqiri dhe kolegët e tij në Kryesinë e LDK-së, me kot i ikin përballjes
me SHIK-un, për të qenë rehat. Koha ka provuar se komunistët stalinistë janë si
qentë e këqinj. Sa më shumë ikësh, aq më shumë të ndjekin. Prandaj, nëse janë
të frikësuar dhe të lodhur, është fisnike t`u lënë hapësirë atyre që janë të
gatshëm të përballën me këta horra, për ta shpëtuar Kosovën, Atdheun tonë të
përdhosur, nga fara e ndyrë moskovite, nga egërsirat staliniste.
Qoftë të
mirat, qoftë të këqijat, kanë një pikë kulmore. Dhe të këqijat e LDK-së kulmuan
me letrën hit të anëtarit të Kryesisë dhe të deputetit të LDK-së, Lutfi Haziri,
drejtuar shefit të EULEX-it, Bernd Borchardt, titulluar: "Cili është
misioni juaj z. Borchardt?" Bashkautor i letrës të hapur është Berrat
Buzhala i PDK-së! Por, ai është në krye të detyrës të partisë së tij, kurse
Lutfi Haziri është argat, mërcënar i PDK-së e përtej!
Që në
nismë e deri në fund letrën e përshkon fryma e Lëvizjes staliniste të Kosovës:
"Në vitin 1999 kosovarët e fituan lirinë, falë edhe humanizmit
perëndimor." NJë falsifikim i "vogël". Ende shohin ëndrra se
ata, ndërkombëtarët, na ndihmuan pak, pa e pranuar se na çliruan. Dhe, vazhdojnë
me sulmet e vrazhdëta kundër EULEX-it, duke mbrojtur me fanatizëm krimin dhe
kriminelët, që u kanë hypur në qafë shqiptarëve mjeranë, të cilët ende nuk u
vetëdijësuan për ta mundur të keqen.
"Ata
(EULEX-i - shënimi ynë) në emër të krimeve të luftës, janë duke persekutuar udhëheqësit
e luftës"- shkruan Lutfi Haziri në letrën akt-akuzë për EULEX-in!
Hymnizimi i të akuzuarëve, mbrojtja paushalle e tyre, të bën të dyshosh se zoti
Lutfi Haziri është vet SHIK-u, ngaqë i mbron më shumë se shefi i tyre Hashimi
apo Kadri Veseli, të cilët, të paktën, i referohen drejtësisë.
Këta dy
zotërinj, në letrën e tyre të pistë, thonë se nuk u bë nami nëse të akuzuarit
aktual, si mjet torture, kanë përdorur edhe pickimet në organet gjenitale. Djem
me shkollë
Ne nuk
merremi me emra të veçantë, madje as me akuza dhe mbrojtje individuale apo
grupore. Ajo është kompetencë dhe obligim i gjykatës. Por, përzierja në punët e
drejtësisë, në përmasën që bëjnë këta zotërinj, përbën jo vetëm turp, por edhe
krim karshi viktimave të shumëta, në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi.
Zotërinjtë,
Zotëri
Bllaca është dëshmitar sa i saktë, aq edhe me guxim qytetar, i përkushtuar për
të zbuluar qëllimet dhe autorësinë e të paktën 1.700 vrasjeve të shqiptarëve,
gjatë dhe pas luftës. Vërtetësia e
dëshmive të tij u provua, madje katërcipërisht, në proceset gjyqësore Bllaca 1,
Bllaca 2 dhe Bllaca 3, në bazë të të cilave gjykata dha dënimet përkatëse për
dy proceset e para dhe i treti pritet të
shqiptohet gjatë këtij muaji.
Zoti
Lutfi Haziri me kundërvënien drejtësisë, me thirrjen për mosndëshkimin e krimit
dhe të kriminelëve numerikë, që e kanë
shpëfytyruar Kosovën, duke qenë anëtasr i Kryesisë të LDK-së dhe deputet i saj,
ka dëmtuar tej mase partinë dhe ka lënduar anëtarësinë e LDK-së. Janë pikërisht
krimet seriale të të PDK-së, të cilat opozita, përfshi këtu edhe LDK-në, që
duhet përdorur në fushatën zgjedhore. Dhe, kjo, jo thjesht për t`i fituar
zgjedhjet, por, është urdhresë e kohës për ta larguar nga pushteti partinë e
krimit, dhe, mbi të gjitha, për ta shpërtuar Kosovën.
Heshtja e
Kryesisë, për një çështje kaq kardinale, madhore, për më keq, kandidimin e
Lutfiut për kryetar të Gjilanit, është veprim tërësisht i gabuar dhe bie ndesh
me vullnetin e anëtarësisë të LDK-së. Vallë, kush është i interesuar të zbehë
shkëlqimin e Arben Gashit, pinjoll i një familje atdhetare, e përballur me kral
e komunistë? Pse, pikërisht, Arben Gashi e Vjosa Osmani dërgohen në mbështetje
të Lutfi Hazirit? Mos, vallë, ata pajtohen me pikëpamjet mërcënare e kriminale
të Lutfiut?! Ne nuk duam ta besojmë këtë dhe presim distancimin e tyre nga ky
bastard.
Ligjit
për amnistinë i parapriu greva e urisë, e porositur nga Qeveria e Kosovës.
Krerët e SHIK-ut të instaluar në krye të qeverisë dhe të partisë, PDK-së, u
cullakuan për arritjen e qëllimeve kriminale, pikërisht, nëpërmjet kësaj palo
amnistie. Ata duan ta amnistojnë dhe ta rehabilitojnë SHIK-un, me serinë e
krimeve enorme. Duke i liruar të dënuarit dhe duke i amnistuar ata që janë në
hetim e sipër për krime, PDK-ja lehtësohet në fushatën parazgjedhore dhe
përgaditet për të vazhduar pushtetin kriminal edhe në mandatin e tretë.
"Xhavahiret"
e ligjit të amnistisë janë unike, madje pa preçedent, paraprijës. Janë paraparë
për t`i falur edhe zyrtarë në funksione publike në kuadër të institucioneve të
Kosovës! Mund të falet bujku apo bariu, për shkelje të lehta të ligjit, por
kurrë zyrtarët funksionarë, të cilët janë të thirrur enkas në mbrojtje të
ligjit.
Ka një kamuflim
të çuditshëm. Përzierje e një amnistie të kërkuar në kuadër të Marrëveshjes me
Serbinë, për Veriun e Mitrovicës dhe shtrirjen e saj artificiale, të qëllimshme
edhe në Kosovë, edhepse këtu nuk kanë munguar faljet e herpashershme të të
dënuarëve.
Është e
kuptueshme që partitë, më sakt, partizat, me pak anëtarësi e shumë deputetë, e
aprovojnë ligjin e amnistisë, sepse ato janë
Por,
habitë LDK-ja, me veprimin dhe aprovimin foshnjor të këtij ligji makabër, e
cila, si parti, është fort e përgjakur, pikërisht, nga ata që presin
amnistimin. Edhe pas votimit të parë të ligjit nga LDK-ja, ndonjë deputet i
kësaj partie, bën hipokrizinë e radhës, duke thënë, tekstualisht: "Nuk do
të shkelim mbi gjakun e veprimtarëve të LDK-së"! Mos, vallë, bazohen në
heqjen e ndonjë neni, nga 70, sa janë gjithsejt, siç është neni 3, duke i lënë
të paprekur 69 nene të tjerë!!
LDK-ja
duhet të ngulmojë që të ndahet amnistia në kuadrin e Marrëveshjes me Serbinë me
atë për Kosovën e lirë, e cila duhet të përgaditet ngeshëm e me kujdes, nga
specialistët dhe në koordinim ndërpartiak. Ngutia për amnisti, pse burgaxhinjtë
bëjnë grevë, për t`u liruar sa më parë, nuk duhet t`i merakosë pushtetarët dhe
shtetarët në atë masë sa të harrojnë kriteret. Sot, ndershmëria e grevës është
relativizuar shumë. Kanë hyrë lloje të medikamenteve ushqyese, sa që për gjatë
kohë nuk ndjehet nevoja e ushqimit të rendomtë. Fundja, për amnisti dhe falje
Evropa ka ca kritere bazale, të përbashkëta dhe mirë të shoshitura.
Oreksi i
qeveritarëve duhet frenuar për arsyet që, tashmë, dihen. Për asgjë nuk mund t`i
besohet një qeverie, e cila i ka paraprirë krimit. korrupsionit, haraçit,
grabitjes, përvehtësimit të pronave private, shoqërore e shtetërore. Për
çështje të një rëndësie të veçantë, siç është ligji për amnistimin, pse nuk
praktikohet votimi i fshehtë? Duke njohur mendësinë tufëzuese shqiptare,
hipokrizinë proverbiale të shqiptarëve, mungesën e guximit për fjalën e lirë,
aplikimi, jetësimi i votimit të fshehtë është i domosdoshëm edhe në Parlamentin
e Kosovës.
Me
keqardhje konstatojmë se as kryetari i ri i LDK-së, por me kryesi të
trashëguar, nuk arriti menagjimin e partisë, konformë situatave dhe proceseve
me të cilat po përballet Kosova. Deklaratat e kryetarit, në dukje, të mençura,
të forta, por jo edhe të qendrueshme, imponuese. Marrëveshja për zgjedhjen e
Presidentës; rasti i dështuar i ndërhyrjes të qeverisë në Veriun e Mitrovicës;
votimi i shumë ligjeve diskutabile, përfshi edhe këtë të fundit, për amnistimin
e krimeve dhe të kriminelëve; qendrimi "as mish dhe as peshk" për
bisedimet me Serbinë, kur dihet se Hashim Thaçi është i shantazhuar, me akuza
te bazuara dhe asesi nuk duhej t` i besohej kryesimi i bisedimeve;
privatizimet, rasti PTK-së; reforma zgjedhore, me projektin e SHIK-ut, me një
zonë zgjedhore, ku Drenica "zgjodhi" një duzinë deputetësh, ndërsa me
votimin ndryshe, do të kishte dy ose tre deputetë; ngecja e reformave brenda
partisë, si rrjedhojë e kompromiseve hiç parimore në Kuvendin e VII-të të
LDK-së; zgjedhjet klienteliste, si në Gjakovë, Prizren e gjetkë, me votim të
hapur, "alla komuniste"; heshtja ndaj akuzave të veprimtarit Musa
Daka; zvarritja e bashkimit me LDD-në, injorimi dhe mosdhënia e besimit, qoftë
edhe në komuna; rasti i Lutfi Hazirit, mosdistancimi i Kryesisë Qendrore,
mosmarrja në përgjegjësi, deri në shkarkimin nga të gjitha funksionet dhe të
tjera lëshime.
Riciklimi
i ndoca kuadrove në poste hiç meritore, madje përkundër vullnetit të
anëtarësisë të LDK-së, përshkak të kundërshtisë të heshtur të rugovizmit dhe
pjesëtarë të klanit rrënues të partisë, përbën rrezikun e mosvotimit në
zgjedhjet e pritshme. Nëse Kryesia është në dijeni të kësaj kundërshtie me votë
dhe heshtë, atëherë kjo përbën faj të rëndë për Kryesinë dhe parathotë humbjen
e radhës.
Është
krijuar opinioni se LDK-së, përkatësisht, Kryesisë të saj, nuk i intereson
fitorja, pushteti, sepse, duke qenë në opozitë, jeton komoditetin, rehatinë.
Dhe, për këtë përmendin aprovimin nga LDK-ja për një zonë zgjedhore, e cila ua
siguron karrikën e deputetit pjesës më të madhe të Kryesisë. Dhe, nëse kjo
është e vërtetë, do të ishte një tradhti e krim në kurriz të elektoratit të
LDK-së.
Lidhja
Demokratike e Kosovës, pavarësisht, dobësive, lëshimeve, gabimeve e ,herë-herë,
edhe fajeve të ndoca kuadrove të saj, ka qenë dhe mbetet partia më akademike,
më serioze dhe më e përgjegjshme në Kosovë. Megjithatë, ka një vetëkënaqësi,
deri në mospërfillje të vërejtjeve. sugjerimeve të veprimtarëve të hershëm ose
edhe të kritikave të bazuara të tyre. Disa Nëndegë të LDK-së në Gjermani
dakorduan t´i propozojnë Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, për
të pasur një qasje më të afërt në Degën e LDK-së të Mitrovicës, sepse ka shenja
të ndërhyrjes nga elementë jashtëpartiakë, me joshje djallëzore. Madje menduam
t`i propozohet Kryesis dhe Këshillit kooptimi në Kryesinë e Degës të atjeshme
të Profesorit të Analizës, ish-pedagog në Universitetin e Tiranës, Nexhmedin
Spahiun, i cili e ka shumë për zemër Partinë e Presidentit Rugova, LDK-në.
Anëtarë të Kryesisë premtuan se do ta shqyrtojnë këtë sugjerim, por, deri më
tani nuk ka ndonjë veprim konkret.
Kur jemi
tek kuadri, ka edhe të tjerë të interesuar, por krerët e LDK-së, si duket,
mjaftohen me slloganin
Merita e
Familjes bajraktare dhe fisnike, në bashkëpunimin dhe sigurinë fizike personale
të Presidentit Rugova, ka qenë e mbetet mirënjohja e thellë, jo vetëm e
anëtarësisë të LDK-së, por edhe e popullit të Kosovës. Në saje të Familjes Geci
dhe disa familjeve të tjera të zëshme të Drenicës, edhepse më se paku i votuar
në atë trevë, përshak të përdhosjes të stalinistëve që i bënë Drenicës trime,
mbrojtjen, sigurinë e afërt fizike, Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova, ua
besoi, pikërisht, djemëve të Drenicës. Thirrja jonë publike për Gecajt e
Llaushës, pret përgjigje të ngutshme e publike. Një apel, thirrje u bëjmë edhe
kuadrove, intelektualëve dhe elektoratit të dikurshëm numerikë të Ibrahim
Rugovës.
Është
rast unik që një popull me bindje të djathta, nacinaliste, kombëtare, të
sundohet me cinizëm nga një grup majtistësh të ideologjisë të mykur komuniste-staliniste.
LDK-ja, si prijetare e të djathtës të Kosovës, duhet ta potencojë zëshëm e
bindshëm bashkimin e forcave atdhetare, të familjeve, të cilat ndër dekada kanë
dhënë prova atdhedashurie, duke u përballur me Jugosllavinë e vjetër dhe të
renë. Vetëm unifikimi i të djathtës e shpëton Kosovën.
Pse
Evropa, por edhe Amerika kërkon ta bëjë hisenikë Serbinë, në sundimim edhe më
tej të Kosovës?! Testimi i nderkombëtarëve, prej më shumë se një dekade, të kastës sunduese në Kosovë, i bindi ata se
shqiptarët nuk kanë pjekurinë e duhur për ta drejtuar shtetin. Dhe, për këtë,
ata përdorin metodën krahasuese Serbi - Kosovë. Shtypi evropian shkruan, madje
shpesh, se
Ndërsa,
kur UNMIK-u dikur, apo EULEX-i tani, arreston ndonjë individ api grup
kriminelësh në Kosovë, me akuzën për torturim, përdhunim apo vrasjen e civilëve
shqiptarë, që nga kryeministri, kryeparlamentari e deri ke shoqëria civile,
protestojnë rrugëve, me britmat çjerrëse: "Lironi çlirimtarët",
"lironi heronjtë tanë"! Të cytur nga qeveria, përdorin "kulaçin
dhe dajakun", duke i mitosur, shantazhuar dhe vrarë dëshmitarët.
Nuk është
vetëm ministri gjerman që jep shifrën e kriminelëve në Parlament dhe Qeveri.
Janë edhe të tjerë prezent në media të shkruara dhe vizive, të cilët flasin me
përbuzje pêr shefat e shtetit të Kosovës. Por, jo edhe për Presidentin Ibrahim Rugova, për të cilin ruajnë një
konsideratë të lartë dhe e çmojnë si një lidër të papërsëritshëm shtetëror e
shpirtëror të shqiptarëve.
LDK-ja ka
barrë të përjetshme fajësinë e madhe për dorëzimin e pushtetit horrave
stalinistë të Lëvizjes. Veprimet e tyre, gjatë dhe pas luftës, përmbajnë
elemente të bollshme të fashizmit hitlerian. Ata e ekzekutuan shefin e burgut
të Kleçkës, Ismet Jasharin - Kumanova dhe, për të humbur gjurmët e krimit, e
mbajtën për një kohë të fshehur, pastaj e shpallën Hero të Kosovës, duke
insistuar, madje dhunshëm, edhe ngritjen e shtatorës së tij në Prizren, pa e
përfillur as urbanistikën e qytetit.
Një
tjetër viktimë e stalinistëve të Lëvizjes të sotme në pushtet është Agim Çela,
ushtarak institucional, vend-varrimin e të cilit e mbajtën 10 vjet sekret, e
graduan edhe gjeneral-major dhe këto ditë mbajtën edhe akademi përkujtimore në
Singen të Gjermanisë, ku ishte i pranishëm edhe eksponenti i SHIK-ut Muharrem
Xhemajli, i cili volli vrerë për çlirimtarët faktik të Kosovës, ndrkombëtarët.
Duke i parë rrokullisjet e Kosovës drejt humnerës, nga kjo bandë uzurpuese e pushtetit, nëpërmjet vrasjeve tinzare dhe shantazheve ndaj kundërshtarëve politikë, është obligim moral dhe atdhetar karshi Kosovës, që LDK-ja të përgaditet për të marrë pushtetin. Për ta realizuar këtë, duhet mobilizuar maksimalisht, anekënd Kosovës, duke e shpërfaqur projektin demokratik, për krijimin e një shoqërie bashkëkohore, evropiane, për t`ia kthyer nderin dhe dinjitetin Kosovës tonë.
KRYESIA E
NËNDEGËS TË LDK-së PËR RHEINLAND PFALZ, GJERMANI
Kryetari
FAZLI HAJDARAJ