| E diele, 14.07.2013, 05:55 PM |
Hasan Prishtina u takon vetëm atyre që jetojnë në frymën e hasanizmit
Nga
Mehmet PRISHTINA
Të
merresh me figurën e njërit nga ideologët më të shquar të kombit shqiptar,
Hasan Prishtina, është nderë dhe përgjegjësi. Ky nderë dhe kjo përgjegjësi më
takoi edhe mua, si pinjoll i tij. Unë bëra dhe po bëj aq sa mundem, edhe pse
jam i vetëdijshëm se për ndriçimin e figurës së Hasan Prishtinës nuk mjafton as
edhe një jetë e terë njeriu. Por, krahas punës time vullnetare, herë pas here
jam përballur dhe vazhdoj të përballem me disa njerëz të papërgjegjshëm.
Pavarësisht që jeta na mëson se sado që qentë lehin karavani duhet të ecë, pas shumë shpifjeve, shantazheve dhe
kompolteve, mendoj se ka ardhur koha që
të flas, veçmas pas përpjekjeve të disa individëve për ta përvetësuar figurën
madhore të Hasan Prishtinës. Fillimisht
e përgëzoj Komunën e Vushtrrisë që tek në vitin 2013 e paska gjetur trungun e
Hasan Prishtinës nëpër mëhalla, që më tepër kanë nevojë për rehabilitim të
moralit ndërgjegjes dhe shlyerjen e turpeve për breza më radhë. Meqë jemi të
Vushtrria, opinionit po ia përkujtoj se në vitin 2009 në Vushtrri
para një mase të madhe kam folur si përfaqësues i trungut familjar të Hasan
Prishtinës. Në atë kohë askush nuk bëri zë. Nuk foli! Andaj as sot
as Vushtrria e as ata nga mëhallët e katundet nuk kanë të drejtë që të
thirren në emrin e Hasan Prishtinës. Aq më tepër ata që pretendojnë të thirren
në këtë figurë kombëtare e që nuk kanë bërë asgjë për Hasan Prishtinën, që
ngeli i harruar për shumë vite me radhë.
Për më keq as themelet e shtëpive të Hasan Prishtinës sot më nuk gjenden, pasi
u rrënuan me lejen e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, dhe mbi to u ngritën
pallate shumëkatëshe në lagjen e Palacve! Vushtrria nuk ka as edhe një
shesh me emrin Hasan Prishtina, e
as edhe asnjë simbol që do identifikohej
me Hasan Prishtinën. E tmerrshme!
Komuna
Vushtrri duhet të angazhohet për kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës dhe në
kryeqendër të Kosovës do duhet të ngritët një mauzoleum e që delegacionet e
huaja te mund të vendosin kurora lulesh me protokoll të shtetit, vetëm me
kushtin që Kukësi do ta lejojë atë, sepse Hasani nuk ishte vetëm i një ane apo
nahie e më se paku i familjes, kurse zona e Kukësit me Hasanin ka qenë e
familjarizuar, e jo në vendlindje, ku nuk i kanë lënë asnjë shenjë të birit të
saj. E sa për Yllin që i mungon i ka munguar edhe kur e kishte varrin e vjetër
që ju o kuvedar vushtrrias nuk e paskeni parë më parë, i cili u rinovua me iniciativën e Pjeter
Colit dhe bashkatdhetarëve tanë, të cilët i falënderoj nga zemra për
iniciativën dhe kontributin.
Vetëm
kështu shlyhet borxhet dhe mëkatet, sepse nuk mjafton që vetëm të fotografohesh
para varrit, por edhe te kontribuosh për këtë figurë të ndritur të kombit. Dhe
pasi puna është kështu për disa nga kuvendarët e komunës së Vushtrrisë dhe për
ata që pretendojnë ta përvetësojnë figurën e Hasan Prishtinës, po ua bëj me
dije disa të dhëna: me rastin e festimit të ditëve të Hasan Prishtinës për herë
të parë në vitin 2009, çmimi i vetëm Hasan Prishtina iu nda të madhit Adem
Demaçi, i cili u sponzorua nga unë; libri i parë pas lufte i botuar për Hasan
Prishtinën, nga autori Bedri Tahiri, u sponzorua komplet nga unë; shtatorja e
cila u vendos në vitin 2011 në oborrin e Rektoratit të Universitetit të
Prishtinës, që tashmë mbaj emrin e Hasan Prishtinës, u bashkëfinancua nga unë;
marshi i të gjithë pinjollëve të familjeve të mëdha të kombit shqiptar për 100
vjetorin e çlirimit të Shkupit është
bashkorganizuar, bashkëfinancuar me komunën e Çairit (Shkup) dhe është prirë
nga unë; shtatorja e Hasan Prishtinës e vendosur në qendër të Shkupit është
sponzoruar komplet nga unë, kurse komuna e Çairit mbuloi koston e rregullimit
të sheshit; ideja për ngritjen e shtatores së Hasan Prishtinës në Tiranë ishte
e imja dhe u mbështet dhe u financua nga Qeveria e Shqipërisë. Unë financova
edhe botimin e dy librave kushtuar veprimtarisë atdhetare të Hasan Prishtinës,
njëra me kumtesa të botuara në mbi 500 faqe të mbi 40 autorëve të tri
kryeqendrave dhe universiteteve të Sofjes, Shkupit, Lubjanës, Tiranës dhe
Prishtinës.
Në
rrugëtimin tim për ngritjen e figurës së Hasan Prishtinës, në radhë të parë
falënderoj Bedri Tahirin, i cili me botimin e librit mi ndezi emocionet që për
pesë vite më radhe të punoj pa pushuar që 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit
shqiptar ta përmbyllim siç e përmenda më lartë, me kurorëzim e tri shtatoreve
në tri kryeqendrat shqiptare, në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë. Në Prishtinë pa
iniciativën dhe përkrahjen e fortë të ish-rektorit, Prof.Dr.Mujë Rugova dhe
Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht pa mbështetjen e kryeministrit
Hashim Thaçi, kjo nuk do ishte e mundur, andaj i falënderoj nga zemra. Në Shkup
realizimi i shtatores së Hasan Prishtinës u bë me përkrahjen e sinqertë të
kryetarit të komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti dhe Bekir Asanit, kurse
mbështetjen e fuqishme padyshim e kishim edhe nga kryetari i BDI-së, Ali
Ahmeti. E falënderoj historianin Skënder Asani në Shkup, që për mua është
shpirti i kombit, i cili e mban gjallë shqiptarizmin. Në Tiranë një falënderim
i trefishtë i takon autorit të tri shtatoreve, të cilin e konsideroj si njeri
profesionist e më fat, dekanin e Fakultetit të Arteve, z. Artan Peqini si dhe
Genti Tabaku. Falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Dr.Sali Berisha dhe gjithë
anëtarët e kabinetit qeveritar që sponsorizuan dhe mundësuan ngritjen e
shtatores së Hasan Prishtinës në Tiranë.
Tani
natyrshëm lindin disa pyetja: kur u zhvilluan gjithë këto aktivitete, duke
filluar nga faza e paraluftës së UÇK-së kur botohet libri e xhirohet
dokumentari për Hasan Prishtinën, i autorit Nusret Pllana, ku ishin këta burra
kaq të mëdhenj që e paskan dashtë Hasan Prishtinën aq shumë? Mos vallë priten
deri sa të vriten e vdesin të gjithë dëshmitarët e gjallë? Pse nuk reaguan
asnjëherë?! Ku ishin kur u shkrua libri i Bedri Tahirit për Hasan Prishtinën, i
cili qëndroi gati dy vite në sirtarë në mungesë të mjeteve për botim? Ku ishin
kur në Vushtrri me iniciativën e përbashkët me ish-kryesuesin e Kuvendit të
Komunës, Ferit Idrizi dhe kolegen e tij, Xhevahire Izmaku, ndihmuam këtë
manifestim të parë për Hasan Prishtinën dhe me sponzorimin tim çmimi 'Hasan
Prishtina' iu nda të madhit Adem Demaçi, i cili tha se ideologjia e
frymës hasaniste duhet të jetësohet e të jetë shembull për gjeneratat e reja të
kombit shqiptar.
Edhe disa
pyetje për ju që tani keni filluar t’i bini fyllit dhe kavallit, e që e
konsideroni vetën të gjithëdijshëm sa që mendoni se e njihni edhe historinë e
Hasan Prishtinës: pse nuk u gjendet asnjëherë aty ku iu kërkoi vendi i juaj
Palaci, Drenica, e gjithë kombi? Pse nuk erdhët në Prishtinë, Shkup e së fundi
edhe në Tiranë kur u përjetësua në bronz Hasan Prishtina? Ju llafazanë që
'zbuloni' histori të reja, pse nuk sollët dëshmi të reja për figurën e Hasan
Prishtinës për t’ia shtuar faqet librit të kumtesave, ku e gjithë elita
shqiptare dhe ndërkombëtare shkriu dijen për këtë figurë madhore në sallën e
Kuvendit të Çairit (Shkupi i vjetër) të Shkupit të Hasan Prishtinës.
Ja edhe
disa të dhënat të tjera: kur para luftës së fundit Aliukaj, nga rrjedh edhe
unë, deklaroheshim ashtu siç jemi, pasardhës legjitim të Hasan Prishtinës, në
atë kohë kumbarët e shkieve heshtnin bashkë me strajcat e tyre që i shërbyen si
rrogëtarë të denjë sistemit famëkeq serb për 50 vite me radhë në funksione si:
kryetarë gjyqesh apo pjesëtarë të UDB-së edhe gjatë luftës së lavdishme të
UÇK-së e deri milicë të privilegjuar, e që sot disa nga ta janë bërë miq me
disa familje me bagazh kombëtar dhe si rrjedhojë i japin të drejtë vetës që të
futen nën ombrellën e kompletuar të figurës së ndritur të kombit shqiptar,
Hasan Prishtina. Në mesin e këtyre që po flas, kishte edhe të atillë që ditën
fshiheshin nën petkun e UÇK-së, kurse natën raportonin në policinë dhe ushtrinë
serbe të stacionuar në lagjet e tyre deri sa i vranë për t’jua bërë me dije se
nuk mund të bëhen më serbë se sa serbët. Disa nga ata po t’ju bëhej ndonjë
kontroll edhe sot e kësaj dite ndoshta do t’ju gjenden nëpër shtëpitë e tyre rripat
e ushtrisë së shkaut, apo siç kanë dëshirë t’i thërrasin ata “opasaq”.
Një fjalë
e urtë e popullit thotë: “Buka e jote të vret”. Kështu më ndodhi edhe mua me
disa nga fqinjë të mi të fshatit Palac, të cilët gjatë viteve të 90-ta bredhnin
rrugëve të Evropës si refugjatë në
A e
dini ju
'të mençur' e 'të gjithëdijshëm' se në vend se t’i fryni fyllit dhe
kavallit keni ende rast dhe mundësi të ktheheni në rrugë të mbarë, e të
kontribuoni në zbulimin e fakteve të reja, duke kontribuar në studimin e
arkivave ndërkombëtare, sepse figura e Hasan Prishtinës është e pashtershme.
Me këtë
rast më duhet ta them edhe një gjë: kur autori i emisionit “Pa rrotulla”,
Milaim Zeka më tha para një kohe se nuk është mirë të kontrollohen gjenet e
disave, atë ditë në studio, ai mu duk i çmendur, por tash çdo ditë e më shumë
po bindem se kishte të drejtë. Unë kam bërë atë që kam bërë për Hasan
Prishtinën, sepse si duket gjeni i tij nuk po më lë të qetë.
Krejt në fund ua përkujtoj të gjithëve se ai që dëshiron të merret sinqerisht më figurën madhore të Hasan Prishtinës nuk i mjafton as edhe një jetë njeriu, siç nuk do të më mjafton as mua. Por, do të bëj aq sa mundem, deri në frymën e fundit të jetës sime, për vetëm një arsye: që brezat e ardhshëm të dinë se kush ishte dhe çka bëri Hasan Prishtina për kombin shqiptar dhe që fryma hasaniste të vazhdojë për sa kohë që në viset e Shqipërisë etnike bukës t’i thonë bukë e ujit - ujë.
Rivarroset
trungu familjar i Hasan Prishtinës
Për rivarrosjen e trungut familjar të Hasan Prishtinës, të gjyshit tim, Mehmet R. Aliuka me të vëllain Miftar R.Aliuka dhe bashkëfshatarin tonë Bilall Smail Hoti, të tre të pushkatuar në vitin 1943 pasi u mbajtën të zënë rob në Kullën e Hasan Veliqit, ku gjatë asaj kohe ishte përqendruar shtabi partizan, u dashtë të kalojnë 70 vite. Pasi në vitin 1943 likuidohet shtabi partizan, i cili ishte i stacionuar në kullën e Shasivar Alis në lagjen kodra të Prekazit dhe shpërbëhen çetat e Shaban Poluzhës e Mehmet Gradicës, ata pushkatohen dhe varrosen në gardhiqet e lagjes Veliqi. Më 2 korrik të këtij viti u desh që për 13 orë të gropojmë me bagerë e makineri të rëndë, gardhiqet e sokaqet e mbuluara me plehra e bërllogje deri sa më në fund i gjetëm për t’i varrosur me dinjitet dhe ceremoni mortore fetare në arkivol si i ka hije. Sot ata tre pushojnë në varret e martirëve dhe dëshmorëve të vrarë në luftën e fundit, të UÇK-së përballë babait tim, Ferizit e axhës Idrizit. Tri gjenerata me ata të 1912 të vrarë nga dy vëllezër nuk është shumë e zakonshme, andaj dhashë Zoti që këta llafazan të këqij ta kuptojnë mesazhin e të na lënë të qetë, sepse ne si familje nuk kemi dhënë edhe pak për lirinë, që sot po e gëzojmë, e të punojnë sado pak në frymën hasaniste.