| E shtune, 13.07.2013, 05:33 PM |
ESAT
LOSHAJ
FRIKË NGA
FJALËT
Guximin e
fjalës ende s’e kam marrë,
kam frikë
se ajo po më vret,
sigurinë
s’e kam kur duhet vare,
herë-
herë më rri urtë e më shumë më flet.
Një fjalë
mund të më shpojë si halë
e shumë
të tjera më tresin si lumi,
s’e di ku
duhet të ndalem,
do të jem
i mjerë apo ai, fatlumi.
Mendimet
më kanë fashitur fare,
mbi
vargje eci, si nëpër teh shpate,
këmbësor
jam dhe shihem si n’dritare,
udhë më
udhë, i valerësuar fare.
Sikur ta
dija për ku jam nisur,
falë i
kisha, falë, të gjitha fjalët
dhe do të
rrija me shpirtin tim të molisur,
po lulja
s’është lule, po s’i pati petalet
Ah, të
kurorëzohem me trimërinë,
fjala të
flatërojë, mbyllur po më vret,
ta them
atë që brenda po më ngrin
e unë
pastaj ta shpall veten mbret…!
P O E Z I
Sa herë
mbushesha me të keqen,
tek ti
zbrazesha, poezia ime,
sikur
ndjehesha më mirë,
si zog
kaltërsive n’fluturime,
mike më
mbete, e dashur intime,
nuk të
ngarkova me stërkeqen,
as njerëz
nuk përfola kurrë,
me
fluturat zihesha si i vogël,
me diell
e hënë tash si burrë.
Lulet i
kam pjesë jete gjithmonë,
kryefjalë
i kam në vargënim,
tregues
është e bukura e dheut
me kurorë
mbretëreshe në kokë,
me
fustane të bardha si bora,e imja,
flokëzeza,
syshqiponja, belholla.
Mat e
ç’mat fjalët, m’ikin netët.
Eh, sa
netë më ikin për një poezi!
E di për
ku jam nisur,
udhën
marr për të dalë malit,
kur pikë
i vë zbrazjeve të mia,
lirohem
nga një ankth i rëndë,
gëzohem
për një lindje të re,
si nëna
që gji i jep djalit …!
KORRESPONDENCË
Asnjëherë
në jetë,
edhe në
tatëpjetë
nuk kam
dyshuar për dashurinë,
se zemër
e shpirt t’i fala
për këtë
jetë.
Vështrimi
i syve të tu
më bën me
krahë jete
n’fluturim
pandalur jepem
zëri yt,
burim për suksese!
ndjenja
na lidhi që të dy
në
Prishtinë,
në një
kafeteri,
kur u
pamë sy më sy…!
LOTËT E
ZEMRËS
Dhembja
është sinonim i zemrës
ku s’ka
dhembje kurrë,
por
digjet zjarri i dashurisë,
s’mund
fluturojnë shqiponjat,
përleshjet
e shpirtit përplasen
hullive
të ballit tonë,
mosha
jonë është moshë murgu,
në trutë
tona ka çelsa burgu,
në male
është rinia e blertë,
në
gjokset tona një det,
e detarët
me valët kanë miqësi,
me
dhjetra e qindra vjet,
fytafyt
me përbindësha vetmie,
me
vëllezër e miq e shokë,
të
pandashëm as sot as kurrë,
ata të
ofrojnë pakëz diell shprese,
por asnjë
kokërr grurë…!
Këngët ne
i rrahëm me thupër thane,-
më pati
thënë një mik dikur,
që
atëherë shumë ujë ka kaluar nën urë,
se një
fjalë nga mërgata ‘e fola shqip
as unë,
as nënëmadhja e lumnueme,
unë, të
gjithë ata që u rrahën me kamzhik,
i ruaj në
zemër,
i marr në
mbrojtje, si më i miri mik…!
TË PATA
THËNË
Më pak se
katër vite
të njoha,
s’të harrova dot,
unë,
mesoburrë i thinjur,
s’të
ujita gjer më sot.
Freskinë
e ke ruajtur,
nurhijshmja
e parreshkur,
në zemër
e shpirt
thellë më
je ngjeshur.
Sa të dua
nuk ta them,
e ëmbla,
mjellmë moj,
metaforë
e vargëzimit,
kam frikë
mos të lëndoj.
Herët ta
vura kurorën
e të
shkova në sy,
kur ta
shtrëngova dorën,
e gjithë
bota ishte aty.
Të gjitha
gjuhët i fliste dashuria,
të pata
thënë mike: Ditën më je diell,
natën
hënë, mbreëreshë në qiell,
ti, më je fanar i rrugëtimeve të mia..!