| E shtune, 13.07.2013, 07:05 PM |
KUR NJË POETE “TROKET” NË HISTORI
“SHARRAJT NË JETËN E KOMBIT”
-Monografi - Zyba Hysa
NGA DRITA
LUSHI
Vlorës
Ç’jam për
ty, e dashur Vlorë,
Një pikë
ujë në detin blu,
Të më
flakësh, se ke zor,
Deti
mbetet prapë ashtu...
Lëndon
palcën e kombit tonë,
Vlorën...
Vlorën të ma doni,
Kombëtarisht,
ne na bashkon.
Vlorë,
moj, Vlorë...!
Zgjatmi
duart të t’i puth,
Ato
mbajnë vulën e kohës,
Mbajnë të
shkruar historinë,
Në
pëllëmbë të dorës...!
Vlorë,
Vlorë, moj, Vlorë...!
Pasqyrë e
stërmadhe,
Ku
historia shqiptare shihet,
Nga
përplasja e dallgëve,
Stërkala
gjaku ngrihet
Toka i
thith... vlaga,
Arome
lirie”
E si mund
të niste ndryshe ky libër monografik, veçse me këtë poezi kaq prekëse, e
ringjallëse mbas çdo vargu?
E si mund
të niste ndryshe ky libër, veçse me këtë poezi që të zgjon ndjenjën atdhetare
dhe admiruese për Vlorën e njerëzit e saj?
Nje
poeteshë e shkrimtare si Zyba Hysa, nuk
mund te mos i çelte portën e historisë: Të vërtetës!
Asaj të
Vërtete që duhet ta dijë çdo njeri, që i thotë vetes shqiptar.
E
kemi ndierë shpesh që shumë figura apo
personalitete janë anashkaluar rrugës së gjatë të historisë, megjithëse mund të
kenë qenë një gur i fortë themeli, një gjurmë, një fakt i rëndësishëm, një
shtysë, një subjekt i fortë në zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme në Historinë Shqiptare.
Vetëm një
artiste e aq më shumë një grua nuk mund të anashkalojë të tilla gjëra, sepse s’do ndihej aspak e
qetë shpirtërisht, qoftë me veten, qoftë me popullin, por mbi të gjitha me të
vërtetën.
Ka periudha te caktuara kur një shkrimtare(ose shkrimtar) duhet të marrë në dorë “fatet” e fiseve apo njerëve të “harruar”, sepse shpiti i saj është aq i ndjeshëm, aq human, sa arti i duket i vogël, para faktit historik të anashkaluar.
Një fakt
që ndoshta historianët e kanë harruar,
na e “kujton” përmes kësaj monografie kaq të bukur autorja Zyba Hysa duke
na sjellë në dije, familjen Sharra dhe burrat e saj; më
mirë të them, na njeh me një FIS të tërë
:ATË TË SHARRAJVE
“Hasan
Sharra, Ceno Sharra, Muço Sharra, Musa Sharra, pra të gjithë pinjollët e kësaj
familje që jetuan dhe punuan për çështjen Kombëtare në vigjilje të shpalljes së
Pavarësisë, gjatë zhvillimit të
kuvendit, firmosjes së këtij akti nga më atdhetar, janë më shumë se një firmëtar, ata janë të parët e „dasmës“ dhe firmëtarët, janë „krushqit“ që hodhën vallen me hapa të sigurta prej një melodie që kishte kohë që dëgjohej përmes përpjekjeve të gjithë patriotëve dhe u hodh në pentagramin e kohës për të lënë trashëgim brezave identitetin e shtetit shqiptar, por për fat të keq, vallja nuk u hodh deri në fund, por melodia është e shkruar me gjakun dhe mundin e gjithë patriotëve në shekuj, me firmën e përfaqësuesve nga gjithë trojet etnike shqiptare, ajo ka veç një titull : Bashkimi Kombëtar”- shkruan autorja
“Ata pra, nuk figurojnë në listën e atyre që firmosen pavaresine, por ata realizuan me sukses këtë akt historik, se pa përkrahjen e familjeve të pasura të Vlorës e në veçanti, të familjes Sharra, nuk do të ishte realizuar kurrë e sot nuk do kishim 100 vjetor të shpalljes së Pavarësisë”- vazhdon ajo.
Një
monografi mbresëlënëse, tërheqese, ku e verteta mbi Fisin e Sharrajve
ndërthuret me mjaft elemente epikë dhe poetikë, me nje gjuhë të ndjeshme,
prekëse, por dhe të guximëshme, që mbart një të vërtetë e cila në tregimin dhe
trajtimin që autorja i bën, kthehet në një mal stoik vërtetësie.
Autorja
na kalon nëpër monopate emrash, ngjarjesh, vitesh, periudhash, veprimtarish e
para syve”shoh” vërtet, gjithë ata
burra, familje, me punën e veprimtarinë e tyre, shoh gjithë jetën e tyre të
përditëshme e atdhetare të pashkruar por që pena e Zybasë, ia heq mantelin e
harresës, dhe në ndërgjegjen time ndihem mirë, shumë mirë, që mësova diçka të
re, nga rrëshqitja e penës së saj mbi
letër e shpalosja katërcipërisht e asaj
të vërtete ekzistenciale e mbuluar nga indiferenca e dekadave dhe
viteve, por që gëlonte nga shpresa e dëshira se do vinte një ditë që…
E ja ku
erdh’ kjo ditë.
Erdhi një
shteg drite nga dora, mendja e shpirti i një gruaje, një nëne, një
shkrimtareje.
Por si
mund të shkruajë një grua për burrat e një fisi, pa përmendur dhe
gratë?
Madje jo
vetëm”përmendur”, por lartësuar në mënyrë të merituar.
Prapa një
burri të fuqishem, të sukeseshëm
gjithnjë qëndron një grua e mirë.
Kjo vlén
për të gjitha kohërat.
“Atdheu
është një dashuri pa interes”- aludon me të drejtë autorja.
Te japësh
dhe të mos presësh nga Ai ,një filozofi dashurie që duhet ta ketë çdo njeri
vetëm me Atdheun.
Trajtimi
që i bën autorja në veprën e saj jetës dhe veprimtarisë se Fisit të Sharrajve ështe mjaft origjinale dhe nuk
lë shteg për harresa, hamendësime apo keqkuptime. Ajo i trajton në
një kohështrirje që i jep frymëmarrje dhe shikim gjithë jetës në
periudha të largëta dhe historike, në periudhën e Pavarësisë, pas Çlirimit e
deri në ditët e sotme, gjithë atyre njerëzve e burrave që bëne emër dhe e
bënë të njohur këtë Fis me veprimtarinë
e tyre atdhedashëse, paçka se shumica patën një fund të dhimbshëm.
E kështu,
kemi të paraqitur dhimbshëm e me
realizem, kalvare gjyqesh, dënimesh, persekutimesh, që iu bë burrave të Sharrajve nga regjimi Enverist.
Një punë
hulumtuese, voluminoze, këmbëngulëse nga ana e saj, shfrytëzimi i sa e sa revistave, gazetave, shkrimeve të
ndryshme, tregojnë zellin dhe përkushtimin e saj në shkëlqimin dhe vënien në
vend të emrit, të këtij Fisi të madh e
atdhetar.
Në
Shtëpinë e Sharrajve u strehuan delegatët e
Kongresit Historik, dhe vetë Ismail Qemali. Shtëpia e tyre gjendej
pikërisht në Sheshin e Flamurit.
Ilustrimi
me foto i gjithë burrave të shquar të Sharrajve, veprimtaria e tyre e
gjithanëshme, shtëpia e tyre, monumenti i Pavaresisë ne Vlore, fotot e
Sharrajve me Ismail Qemalin, te paraqitura këto (foto)brez pas brezi, që nga
ató bardh e zi, e deri tek atÓ me ngjyra, të emocionojnë dhe e bëjnë më të prekëshme
këtë histori të shkruar me dashuri nga kjo grua.
Një
dashuri për të vërtetën, një ndjenjë humane e saj që të zbardhë njëherë e mirë,
atë që errësira njerëzore e
Ky libër
përmban jetën atyre burrave që folën me vepra e jo me fjalë, që ditën të japin
dhe falin dashuri e atdhetari pa kërkuar asgjë, dhe pse fundi i jetës së tyre
qé shpeshherë tragjik dhe i dhimbshëm.
Pasi
mbaroj së lexuari këtë monografi
historike, pasi shoh çdo foto, ndihem mirë e njerëzishëm si shqiptare që jam, e
me fat, që njoha këte Fis të madh jo vetëm në numur, por më të madh në bëma dhe histori.
Pasardhesit
e tyre duhet te ndihen krenarë me emrin e të parëvë, me veprën e gjakun e tyre,
se pa tÓ, e pa veprimtarinë e shumë e
shumë atdhetarëve të tjerë shqiptarë nuk do ishim të lirë, nuk do të ndjenim të
lirë dhe nuk do të shkruanim të lirë.
Shpresoj
shumë, që shpirti i tyre, të ketë gjetur sado pak prehje nga kjo monografi e
mrekullueshme, ku ndërthuret e vërteta dhe arti bashkë, të cilën vetëm një grua,
nënë dhe poete mund ta paraqesë kaq denjësisht.
Padyshin që Sharrajt e sotshëm duhet të ndihen të vlerësuar, tëqetë dhe mirë që u shkruajt për até, që parardhësit e tyre bënë për kombin dhe Atdheun.
Drita
Lushi
Korrik 2013 Shqipëri.