| E enjte, 11.07.2013, 07:22 PM |
VULLNET
MATO
ME
PASIONIN TIM, MOS QOFTË ASKUSH!
Fëmijëria
ime s’pati babanë pranë,
për
dhjetë vjet.
Qielli më
dërgonte shi.
Toka më
dhuronte lot.
Mes
shtatë sqepave të zogjve,
gojëhapur
ditë e net,
buka e
nënës nuk arriti
të më
ushqente dot...
Fillova
të vizatoj njerëz,
për të
nxjerrë ndonjë kaush.
Me
pasionin tim për t’u rritur shpejt,
mos qoftë
askush!..
Mora
malet,
derisa më
pranoi një ahishte në pyje,
nga ku
gjethet vjeshtore
çonin
fjalët e mia të mallit.
Aty u
vëllazërova me çdo dru
që më
bënte hije,
pasi lash
pranë detit vëllezërit
dhe psherëtimat
e zallit.
Letrat e
nënës i bënte era gjethe
brigjeve
me gëmush.
Me
pasionin tim në punë të rënda,
mos qoftë
askush!..
Djalërinë
ma burrëroi
një Elenë
e Trojës korçare,
në luftën
për shkakun e dy feve
tona të
ndryshme.
Ashtu, si
Paridi, bir mbreti,
pasi e
rrëmbeva për fare,
durova,
si bir deti, dallgë
presionesh
të stuhishme.
Elenën e
desha si lisi,
pjergullën
e vet me rrush.
Me
pasionin tim në dashuri,
mos qoftë
askush!...
Shfletova
stivat e dispensave
nga të
gjithë shekujt letrar.
Dhe u
fala viteve,
gjumin
bashkë me flokët e dendur.
Pas dy
diplomave,
sfilita
trurin për t’u njohur shkrimtar.
Derisa u
ula në karrige druri,
mes
njerëzve të mençur.
Librat e
mi kishin dallgë Joni,
gjethe
ahu dhe dushk.
Me
pasionin tim në krijimtari,
mos qoftë
askush!...
Gjurmët e
mia nisën zanafillën
nga
dhe
shkuan deri te pllangat e akujve
në Alpet
verior.
Nuk besoj
të ketë ngrënë njeri
në jetë
aq shumë fiq,
sa kam
jetuar ngjarje
dhe kam
njohur tipa njerëzor.
Fjalët e
zemrës më kanë mbetur
në çdo
mal dhe fushë.
Me
pasionin tim përkushtuar miqve,
mos qoftë
askush.
Fytyra që
më qëndisi nëna me merak,
si të
parin e djemve,
kam arsye
të shpresoj se do mbetet
në vegime
internetike.
Kur të
vjelin njerëzit frutat qiellore
në degët
e këtyre pemëve,
besoj do
gjejnë dhe imazhin tim
në
bërthamat elektronike.
Tani rend
rrafshinave të kompjuterit,
derisa të
vdes plakush.
Me
pasionin tim në fraza dhe metafora,
mos qoftë
askush!...
GRUA MË E
LIGA, MË E MIRA NGA TË GJITHA
Grua, ti
je më e liga dhe më e mira nga të gjitha,
sepse kur
gabimin e kam pasur unë e të drejtën ti,
fajin
shpesh e kemi ndarë përgjysmë nga dëshira,
të
puthemi, sikur s’ka ndodhur asgjë me ne të dy.
Britmat i
kemi mbytur mes dhëmbëve të njëri-tjetrit
të dukemi
në lagje sikur po bëjmë pëshpëritje lutjesh.
Shtratin
kemi pasur si varkën e vetme në mes të detit,
ku
dallgët e jetës i kemi përzier me furtuna puthjesh
Me ke
vështruar shtrembër pa folur një javë bashkë,
kur ke
pikasur ndonjë buzagaz me bukuroshe të ëmbla.
Të kam
përgjuar dy javë, kur dikush të vinte përqark,
dhe prapë
i kemi fshirë si gjethe vjeshte nga mendja.
Kur nuk
ke dashur kurrsesi të shtosh fëmijë të tjerë,
kam
përdorur padrejtësisht përdhunën në dashuri.
Por ka
ndodhur, pas lindjes së ngjizur me aq sherr,
beben e
kemi mëkëmbur bashkë me shumë përkëdheli.
Me ke
mallkuar si burrë pa kujdes në të shpenzuar
dhe më ke
lavdëruar më shumë nga sa vlej si njeri.
Të kam
sharë kot, për ngjasim negativ të trashëguar,
dhe të
kam ngritur lart për kujdesin tënd me fëmijë.
Jemi
nxituar dikur të kërkojmë deri në gjykatë divorcin,
por i
kemi grisur lutjet, thjesht si gazeta për ambalazh.
Natën më
ke kërkuar buzët dhe të kam kërkuar gjoksin,
sikur pas
kurorëzimit të ri, jemi martuar rishtas bashkë.
Grua, më
e liga, më e mira nga gjithë gratë në botë,
tek unë
ti ke shpirtin, tek ti unë kam ekzistencën e plotë...
FATKEQËSIA
E VESHËVE PA KAPAK
Veshët
ndjehen organi
më fatkeq
i trupit të njeriut
dhe
shpesh mallkojnë
qenien e
tyre thuajse pa fat,
që s’janë
njësoj si goja,
si sytë e
mbrojtur vetiu,
krijuar
nga zanafilla
për t’u
mbyllur me kapak.
Megjithëse,
veshët
kanë
shansin e parë organik,
të kapin
fjalët më të ëmbla
kushtuar
dashurisë,
t’ia çojnë
sinjalet trurit,
që
urdhëron receptorët erotik,
të
magjepsen ndjenjat
me
emocionet e lumturisë.
Kur ai,
ose ajo thotë:
O shpirti
im, sa
veshët
bëhen si fije peri,
në
përgjim të pëshpërimës
ta shpien
te zemra
me gjëmim
të shumëfishuar,
siç bëjnë
veshët e maleve
me
jehonën e oshtimës.
Sidomos
kur dashuria
rënkon me
ofshama kënaqësie,
veshët
dehen në ekstazën
e
frymëmarrjes së rëndë,
njësoj
sikur thithin me ëndje
notat e
një melodie,
me valë
drithëruese
nga më e
këndshmja këngë...
Pastaj,
teksa buçasin
dy
zanoret e para të foshnjës,
kur pas
nëntë muajve natë,
agon nga
barku i nënës,
veshët
tendosen si dy krahët
e zgjatur
të shqiponjës,
që presin
një top drite
rënë nga
vezullimi i hënës.
Por
fatkeqësinë e vërtetë
të qenies
së tyre pa kapak,
veshët e
ndjejnë, kur
gojëfëlliquri
lëshon breshëri,
fjalorin
e tij vulgar
me
banalitet shëmtarak,
dhe ata
nuk mbyllen dot
automatikisht
kurrsesi.
Ashtu siç
janë të detyruar
të
lejojnë dialogun e sherrit,
të
depërtojë përmes tyre,
nga
fillimi, në çastin e fundit,
kur njëri
ikën i dëshpëruar,
tjetri
stepet prej tmerrit,
apo nga
krisma përmbyllëse
e
gjakderdhjes së plumbit...
Në këto
raste, sytë ulin qepenat
të
mbyllet pamja përqark.
Goja kyç
dyert të mos dalin
fjalët e
rrezikshme kuturu.
Ah, sikur
të kishin
dhe
veshët të tillë kapakë,
të
shmangte njeriu i gjorë
hyrjen e
provokimit fatal në tru!...
BASHKË NË
ÇDO ORBITË
Nëse disa
ditë s’të vjen
mesazh në
celular,
dije se
jam kthyer
në këngë
bilbili.
Hap
dritaren të dëgjosh
në pemët
vërdallë,
zërin tim
të blertë
me
fëshfërima pylli!
Nëse disa
ditë nuk lexon,
emrin tim
të shkruar,
diku mbi
vargje,
apo në
rreshtat e krijimit,
shiko mes
dy malesh,
ku dielli
ka ndriçuar
shkronjën
e parë “V”
me rrezet
e agimit.
Nëse disa
ditë nuk shfaqem
te muri
në internet,
dije se
jam kthyer
në valë
elektronike.
Hap
monitorin e shpirtit
të më
kesh aty ku je vet,
të
përqafohemi sërish,
si nëpër
netët magjike.
Pra, dije
se nuk shkëputem
dot nga
tërheqja jote
nga vlaga
fuqidhënëse
që më
japin buzët e tua.
Edhe
sikur të na ndajnë
nga
vërtitja e kësaj bote,
në dy
hapësira planetësh,
unë prapë
ty do të dua.
Oh,
qofsha në gravitet
të
përjetshëm me ty,
që të
desha me të tëra
grimcat e
shpirtit njerëzor!
Dhe paçim
në tërheqjen
magnetike
atë megafuqi,
që mban
të pashkëputur
orbitat e
dy trupave qiellor!...
PUTHJET
NËPËR ËNDRRA
Kur
adoleshencës
po i
shkoja në skaj,
bota më
thërriste
horizonteve
tutje.
Vajzat më
dukeshin
mrekullia
e saj,
dhe
netëve me to
ëndërroja
puthje.
Gjatë asaj kohe
putha
vajza dhe nuse,
nga më të
bukurat
që kishte
bota filmike.
Në perde
kinemaje
putha
artistet ruse:
Zvjetllanën,
Ljudmillën,
Tatjanën
magjike.
Putha
Luçien, Nailen,
Pagarushën,
Anitën,
me zërat
drithmëtar
të zogëzave
të pyllit.
Putha
aktore Tinkën,
Violetën,
Margaritën,
që më
luanin brenda
skenës së
shpirtit.
Po kur
putha të parën
bukuroshe
në realitet,
m’u duk
se kish te buzët
gjysma
hëne në vezullim.
Shkrepi
një vetëtimë,
sikur
putheshin retë
dhe u
dehëm sqep më sqep
si dy fajkonj në fluturim...