| E marte, 09.07.2013, 07:45 PM |
Shahin
Ibrahimi
Mesazhi i
rërës
Ngadalë
po tretem kur ju shoh shikimin
Dje kanë
ardhur s`më njohin origjinën,
Thelën
mendojnë dhe në ditën e harrimit
Me
hipokrizinë e tyre po më zënë frymën.
Shikomëni
si më kanë bërë nga të ndukurat
Më
mposhti, shikimi ugurzi i tyre për të fituar,
Ma hoqën
dhe shijen që ndjeja nga të puthurat
Agallarët
e rinj, më shijojnë duke më kafshuar.
E
nesërmja më sakate do të më gjejë
Më kot
pluhurosem mos të më coptojnë,
Për të
ardhmen e brezave dashuri nuk ndjejnë
Ëmbëlsinë
e ujit dhe rërës unë do ju dhurojë.
Me hekur
e beton shkelin urdhëresat
Këto
fytyra neveritin të ardhmen pa cak,
Qielli
derdh lotë, s`mban dot dënesat
Ligji
s`merr frymë, se e kan lën pa gjak.
Një
klithje drithëruese e shpirtit të saj
Perlën në
kullotë për çdo vit po e kthejnë,
Ti ndalim
me forcë, rërën të ruajm në çdo skaj
Nga këta
hajdutë veshur si pushtetarë.
Deti dhe
halli
E vranë
retë se i shtuan mërzitjen
Ishin
ulur poshtë për ti qarë hallë,
Fati i
keq i afroi skërmitjen
E përkuli
malli, si bëri dot ballë.
Kohë
kishte që se kishte parë
Sëmundja
e shkretë i bënte pritë,
Zemra nga
mbrënda i shtonte sevdanë
Koha e
vrejtur i shtonte mërzinë.
Ja
mërzitja u kthye mbrapa
Në çast
ndjeu gëzim të dy fishtë,
Kur ajri
thithej nga zemra të pastra
Tani
marazi për jetën ishte i brishtë.
Ishte i
pa punë,por mundohej
Iu afrua
detit të gjërë,
Me një
barkë me rrema coptohej
S`shkruhet
në letër, vuajtja e mjerë.
Në det
vendosën për të dalë
Det
kishte për madhësinë e varkës,
Por të
gjallin ligji se fal
Për
tjetrin, bëhej lutja e darkës.
Luftoi me
detin e inatosur
Dallga e
zezë barkën shkatërroi,
Lufta për
jetën skishte të sosur
Një
dërrasë e vogël, jetën i shpëtoi.
Më mirë
të kishim vdekur të dy
Se më del
në ëndërr për here,
Deti fal,
por jo burgu i zi
Për të
mendonte nëna e mjerë.
Me
vështirësi e kishte takuar
Fotografinë
e shokut mbante në dorë,
Marazi
për shokun e ka dërrmuar
S`gjënte
qetësi nëna e gjorë.
Mosha dhe
halli e la shtrirë
Rënkonte
nëna me pahirë,
Shihte
njerëzit me zemër të ngrirë
Mendonim
se vetmia i bënte mirë.
Të lutem
merak,mos zërë vënd
Erë, ti
mërzitjen largoja,
Dhuroni
arësyen, lejani mëndë
Zot,
lutjet e saj pranoja.
Do i
lutem unë gjithësisë
Lutu ti o
det veç mu përgjigj,
Nënës ti
kthejmë qetësinë
Drejtësi,
shihe mirë atë ligj.
Ajër,
dërgoni nënës vegime
Me to
kthejani ju shpresën,
Vdekja ti
vi pa mundime
Se djali
donte, të hante djersën.