| E hene, 08.07.2013, 06:37 PM |
NJË DASËM…, SI NË LEGJENDË
Ekskluzive
nga Besmir Vatoci
Jeni në prag të dasmes me vajzen
dibrane studenten - juriste të ardhshme Inesa Shahu. Si po ecin pergatitjet?
(Në dasmen e një biznesmeni, njerzit i "hapin sytë" më shumë...!
Pergjigje:
- Pergatitjet po shkojnë mirë. I kemi
afruar punet dhe them se është gati
gjithçka. Unë ndihem shumë mirë dhe i lumtur per martesen që kam lidhur
me Inesa Shahun.
Mendoj që ata njerëz që do të
vijnë per ta kaluar kete ngjarje të shenuar per çdo njeri qe martohet, mirë do
të kalojnë me patjeter. Ne do të mundohemi t’ua plotsojmë deshirat të gjithëve
se ata janë njerzitë tanë që na rrethojnë dhe që duam të jenë të pranishem në
dasmen tonë. Edhe ju do jeni pjesmarrës ne dasmen tonë dhe do presim edhe
vlersimet tuaja miq të dashur…
--------
E pra të
dashur lexues ja qe ditet, javet, muajt po ikin shpejt dhe ne sonte jemi ketu
ne dasmen e çiftit simpatik Ismet e
Inesa (Shahu) Nelaj. Besoj se bashkohemi edhe me urimin e lexuesve, të shokeve
e të miqve të shumtë; -Gëzuar! Per hajr.
Zoti ju trashegofte në lumturi!
E dasmat
si dasmat, por kjo e sotshmja pra dasma e Nelajve na duket diçka si në
legjendë. Ne një nder lokalet më të njohura të Amerikes, me miq e shokë nga
shumë shtete amerikane por edhe nga kontinente të tjera. Kostume, valle, biseda
këngë e hare “deri në kupë të qiellit”. Ambjenti, ushqimi, sherbimi…, gjithçka
në nivel të lartë.
Nuk ka si
behet më mirë.
Ismeti
biznesmen dhe Ina studente janë të njohur ketu në komunitetin tonë të NJ. Ata
jane edhe miq , lexues e komentatore të revistes sonë ZemraShqiptare ndaj edhe
ne me kenaqesi paraqesin “grimca” nga kjo dasem pikrisht ketu në portalin tonë
me inicialet ZSh. Do behen albume
fotografike, kaseta e video, kujtime te shumta ne te gjitha menyrat qe sot
mundeson koha dhe elektronika moderne, por ne themse kemi kenaqesine te
publikojmë të paret kete eveniment familjar por edhe shoqror, siç eshte kjo
dasem vertete shqiptare ne kontinentin e larget.
…Ne dasem (ku edhe muzikat bijen kaq fort) nuk ka shumë vend per fjalë, keshtu që edhe neve me shume po ju leme hapsiren fotove të dasmes e kryesisht atyre me çiftin e ri .
Çdo i ri dhe e re enderron te 'mbreterojë' nje dite keshtu...
Në lokalin
VENETIAN-GARFIELD-NJ, gjithçka eshte madheshtore...
Çast...gjithçka ndrine ne kete dasem
Kostumet karakteristike te Topojanit e te rrethit te Kukesit
kane pushtuar krejt mjedisin shume festiv duke na çuar me mendje e zemer ne
atdhe.
Burra e gra ne vallet e famshme te Kukesit...
Dominojne kostunet e Topojanit...
E kush me shume se nena e motra e ndjen gezimin e kesaj
dite...
Çifti Nela ne valle...
Nusja jonë e bukur Inesa Shahu (Nela)...në valle
Torta...
Ushqejme njeri tjetrin, (jo veç me dashuri...)
Dhe, si gjithnje ne keto raste 'shamia e beqarit'
Djemte e Kollovozit, Ismet Nelen e mbajne mbi supe
Vellezerit Ismet e Skenderi. -Po ta dorezoj stafeten i thote
Ismeti Skenderit i cili eshte fejuar keto ditë...
Redaktori i ZSh-së, zotri Lushaj thote se e dua nje kujtim
me dhenderrin Ismet Nela, aq me shume me kostum kombetar
Fati na ka ndarë nga Atdheu por shpirti nuk ndahet kurrë.
Ndaj Ismet dhe Ina, neser marrin rrugen per Tirane ku do bejne edhe nje dasem
me njerzit e tyre atje.Pamje-Tirana naten...
Ne vend te mbylles:
Dekada me
pare, kur shkrimtari yne i madh Ismail Kadare botoi romanin “Dasma” pati jo pak
kritika…kendeshikime te ndryshme artistike dhe politike, si koha që ishte. Në
një interviste te asaj kohe historian dhe kritiku yne i shquar akademik Rexhep Qosja, pyetjes se si
tu duk romani ‘Dasma” e Kadarese, i pati dhene pak a shumë kete pergjigje: -Dasma si dasma, fillon ne darke dhe mbaron ne
mengjes!…
Dasma e
Nelajve jo. Ajo filloi “në mengjes” dhe mbaroi në darkë…
Në fund
të fundit një dasëm por…, shembullore.
…!
Edhe
redaksia e revistes ZemraShqiptare i
uron trashegim e jete te gjate në lumturi Ismet e Ina Nela.
-Zoti
qoftë me Ju dhe ju dhashtë fat.
…!
…
NY, USA, 4 Korrik 2013