| E diele, 07.07.2013, 07:50 PM |
“Komploti
Ilir”- vepër e vazhdimësisë heroike
Nga Dr. Ilir Muharremi
Skena e parë: “Lindja”
Nën hijen e një rrote të madhe që dominon në skenë,
të ndriçuar me një dritë mistike, Agroni me Astritin e shtyjnë rrotën e qerres
së thyer, e cila rrotullohet rreth boshtit të vet të thyer. Ky veprim i gjason
shtyrjes së gurit të Sizifit. Mbi rrotën e shtrirë, rreth së cilës sillet rrota
tjetër, pas së cilës është Agroni me Astritin, përpëliten “gjarpinjtë”. Mbi ta
qëndron Armati.
Vepra fillon me një monolog të thellë të Armatit, ku vërejmë se bota paska lindur nga gjarpri, nga llava e vullkaneve të Hadit. Armati: “Gjarpri. Ilirët. Gjarpërinjtë. Iliria” (E. Kryeziu, “Komploti Ilir”, fq 127). Çka kuptojmë me këtë? Çdo gjë është tinëzake, si gjarpri, krejt bota sillet rreth gjarprit, i cili është mbret i nëntokës. Nëpër grumbujt e dheut gjarpërinjtë përpëliten dhe luftojnë kundër një gjarpri, derisa nuk e vrasin. Pastaj “Gjarpri i ri”, i cili me lojë e “zhvesh lëkurën e gjarprit”, afrohet te rrota dhe ngjitet mbi të, duke i shtrirë duart në shenjë fitoreje. Atëherë nga gjysmëterri, në të cilin luhet skena e gjarpërinjve, nga grumbujt e dheut ngjallen vallëtarët gjarpërinj të rinj, të cilët, duke luajtur në grupe, e flasin tekstin, i cili, edhe pse duket i copëzuar, ka kuptim. Ritmi i të folurit të tyre herë ka tingëllimën e korit, e herë-herë edhe të pëshpërimave. Me këto ndërrime, fjalët, duke u bërë edhe melodi, bëhen më shumë se fjalë. Kjo skenë më shumë i ngjan një skene surreale që në vete përmban metafora simbolike. Ky tekst na kthen në një antikë, si simbole të llojllojshme. Autori vazhdimisht lindjen e paraqet nga gjarpri. Së pari fillon me gjarprin, ilirët, emrin ilir! Fiset ilire, kalatë ilire, gjuhën ilire, veshjet ilire, zbukurimet ilire, varret, mbishkrimet, kulturat etj.
Skena e dytë: “
Në këtë skenë vëmendja përqendrohet tek Agroni dhe
Armati. Agronin autori e paraqet si një personazh të fortë, të qëndrueshëm dhe
të patrembur. Ndërsa, Armati paraqitet si një frenues i luftës, i cili pohon se
lufta është e tmerrshme - më lehtë fitohet sesa gëzohet. Armati disi befas i
shfaqet Agronit si zoti i tij. Agroni: “
Sipas dialogëve të Agronit dhe Armatit, autori është përpjekur të tregojë se ka zot mbi zot, baba mbi baba. Çdo gjë ka zotësinë e saj, kështu që vazhdon deri në pafundësi. Agroni Armatin e quan shkumë deti dhe kërkon t’ia lirojë rrugën. Nëpërmjet një monologu të cilin e zhvillon Armati, kuptojmë se çdo perandori që ka qenë është shkatërruar, çdo gjë që ishte dikur ka rënë. Armati e kritikon Agronin vazhdimisht, madje e paraqet si një njeri të pavlerë, i cili nuk është i zoti të qeverisë vendin e vet, e lëre më botën. Dihet që çdo qeverisje niset me veten. Armati i thotë Agronit se mallkimi do ta përcjellë deri në vdekje, ngase ai kurrë s’arriti ta forcojë kalanë e tokës së tij. Autori është përpjekur që dialogët t’i krijojë sa më poetikë dhe sa më antikë, në mënyrë që çdo fjali të peshojë rëndë dhe të ketë filozofi në vete.
Skena e tretë: “Mëndesha”
Skena e mëndeshës është tipike antike, duke filluar me monologun e saj, si p.sh. pasha tokë e qiell, pasha hënë e pasha diell. (E. Kryeziu, “Komploti Ilir”, fq 135). Ajo në këtë skenë kërkon ndihmë për ta shpëuar Mbretëreshën Teutë, dikur të Bukurën e Dheut, por tash një grua të mjerë. Mëndesha vazhdimisht insiston ta ndihmojnë Teutën, që të shëndrit si dikur. Menjëherë del nga skenë. Me një monolog të shkurtër ajo tregon shumë, sidomos për historinë e Teutës, për qëllimet e saj.
Skena e katërt: “Ëndrra e Agronit”
Teuta furishmë hyn në skenë dhe kapet për shtizë,
të cilën mundohet ta shkulë. Në këtë skenë kuptojmë akuzimin ndaj Agronit, të
cilin ia përcjellë e dashura e tij, Teuta. Ai asnjëherë nuk e ka dashur Teutën
si perëndeshë, por vetëm si grua. Këtu kemi të bëjmë me ndjenjën e thellë të
dashurisë, që asgjë tjetër nuk mund ta zëvendësojë. Në skenë futet befas
Armati, akuzuesi kryesor i Agronit. Armati vazhdimisht paraqitet si gjykatës,
akuzues, madje edhe si gjyq. Konflikti ndërmjet Agronit dhe Armatit është mjaft
kontradiktor dhe absurd. Vazhdimisht Armati injoron dhe gjykon. Kjo skenë ka në
vete konflikt filozofik dhe ekzistencial dhe i ngjan një gjyqi të vërtetë
hyjnor, ku vazhdimisht Agroni gjykohet.
Vazhdimisht Armati përmend se Agroni më shumë
kishte dashur jetën e tij, se namin e popullit. Agroni në këtë skenë paraqitet
si një personazh marrëzisht i dashuruar në Teutën, por luftën e do më shumë.
Armatiti nuk i hyn në kokë përse Agroni e do luftën. Ai shprehet se luftën e do
vetëm për fitore. Edhe filozofi i madh grek, Herakliti, thotë se në luftë bien
çmimet - aty dihet kush është fitimtar dhe më i fortë. Çdo betejë që Agroni e
ka fituar, Armati ia vlerëson kot. Agroni më shumë paraqitet si një personazh
tejet njerëzor që ka ndjenja dhe që di të dojë dikë. Edhe pse ka luftuar shumë,
ndjenjat nuk i kanë humbur. Vazhdimisht Armati e paraqet Agronin si një person,
i cili lakmi kryesore e ka shtratin dhe shumë gjëra Teutës ia ka thënë në
shtrat. Megjithatë, bota nuk është shtrat, por fushëbetejë ku secili mund të
vritet.
Skena e pestë: “Lugina e Tumave”
Edhe në këtë skenë, sikurse në skenat e mëhershme, Armati ilirët i quan bij të gjarprit, zota të territ dhe të dritës, ngase ilirët në beteja fituan, por fitoreve kurrë nuk iu gëzuan. Agronin madje e paraqet si një hero të kotë, i cili ka vrarë grekët, por vazhdimisht përcillet nga hija e gjarprit të vrarë, Kadamit. Agroni nuk iu beson perëndive dhe Armati e nxitë që ai t’i besojë atij.
Skena e gjashtë: “Shortarja dhe Teuta”
Në këtë skenë, Teuta e cila mban një flakadan në
dorë, gjunjëzohet në pjesën e përparme të mesit të skenës. Pas saj, me hap
ritual, ecën shortarja, e cila njëkohësisht edhe flet, edhe bën lëvizje
rrethore mbi kokën e Teutës me flakadanin e saj. Ajo bën ritin e përflakjes.
Kjo skenë më shumë i ngjan lutjeve të shortarës ndaj ilirëve. Ajo kërkon ndihmë nga ilirët. Kësaj lutjeje i bashkohet edhe Teuta, duke thirrur me një zë të vuajtur dhe duke klithur disa fjali të thella, si: “Teuta: Hiri i shenjtë i të djegurve tanë le të m’i dëgjojë trokëllimat e mia”. (E. Kryeziu, “Komploti Ilir” fq 147). Edhe kjo skenë është e mbushur me metafora dhe simbole të ndryshme. I pranishëm është edhe absurdi, sidomos në monologët e Teutës. Teuta në këtë skenë paraqitet si e mallkuar dhe kërkon përgjigje se kush e ka mallkuar.
Skena e shtatë: “Komploti”
Në këtë skenë shfaqen disa ushtrime të dhunshme me
shpata ndërmjet Armatit, Agronit dhe Astritit. Armati vazhdimisht përpiqet ta
bind Agronin se janë të njëjtë, mirëpo ai e refuzon këtë mendim duke e pushtuar
me disa përgjigje të thella. Vazhdimisht dialogu na çon në një kulminacion
filozofik- estetik. Ka edhe momente absurdi. Nga ky dialog i shtrirë për
mrekulli kuptojmë se çdo gjë ka qenë e ilirëve – që nga deti, deri te pasuritë tokësore
dhe të gjitha këto askush nuk guxon t’i shfrytëzojë pa lejen e tyre. Mirëpo,
kjo me shekuj nuk ka ndodhur, edhe pse ishte e udhëzuar prej ilirëve. Ky është
kuptimi i këtij dialogu.
Ndërkaq, në këtë skenë kemi edhe praninë e
Mbretëreshës Teutë, të cilën shërbëtoret e përgatitin për larje. Pas larjes,
kjo skenë i ngjan disa momenteve të bukura romantike. Përnjëherë thehet
romantika dhe kalon në një dialog kërcënues, të vrazhdë. Këtu kemi mjaft
transformime dhe thyerje të arsyeshme, të cilat qëllimisht i ka krijuar autori.
Në këtë skenë kemi edhe momente transi, të cilat vijnë nga goja e Teutës.
Mëndesha disi e këshillon që të ikë nga Lugina e Tumave dhe nga shortarja. Këtu
nuk mungojnë edhe momentet metaforike, si p.sh deti i thithë të gjitha të këqijat,
ku simboli i detit paraqitet si pozitiv, i cili me vete i merr të këqijat dhe
gënjeshtrat. Teuta ngadalë kalon në momentin e transit dhe ecë ngadalë nëpër
skenë, duke e ndjerë shiun, kurse shiu fare nuk ekziston, ngase qielli është
tejet i kthjellur. Këtu ngapak personazhi i Teutës komunikon edhe me çmendurinë
e saj. Ndërsa, absurdi bëhet më shumë i pranishëm në monologun e Teutës, i cili
fillon kështu: “Teuta:
Skena e tetë: “Hijet”
Në këtë skenë Armati tregon durimin e palodhshëm të
mbretërve ilirë. Ai është përjekur të tregojë se me gjakun e bijve të tyre
rrënonte qytete, i fundoste anijet armike, ndërsa mbi këta mbretër vdekjet
binin vazhdimisht. Vazhdimisht autori është përpjekur të tregojë një realitet
që ka ndodhur në lashtësi, duke mos i humbur metaforat dhe fjalitë poetike, të
cilat i ngjajnë një antike të vërtetë. Këtu ligji bëhet shumë i rëndësishëm,
ngase Agoni dhe Astriti dëshirojnë t’i marrin frytet që iu takojnë, por Armati
vazhdimisht pohon vetëm ligjin e perëndive. Këtu autori përdor një lojë të
bukur me numra, e kjo vërehet kur Armati thotë se nuk dëshirojnë më të jenë
vetëm numra, zero në pakufi, por njësh para zeros, dhe të gjithë brohorisin
njëshe! Një dialog kuptimthellë, që jep imazh absurd simbolik. Një lojë
interesante, zigzage dialogësh. Agronin e përshkruajnë si një gjarpër, i cili gjithnjë
shtiret kinse po fle. Ata dëshirojnë ta vrasin Agronin, një njeri të tyre i
cili iu ka dalë paksa nga rruga dhe po i pengon. Kjo është njëra prej arsyeve.
Astriti befas fut disa mendime të tij, ku edhe tregon pak a shumë personazhet.
“Astriti: Ne jemi më gjarpër se ai. Duhet të jemi më tinëzarë se ai dhe duhet
ta vrasim atëherë kur ai nuk e pret. Vetëm atëherë rrugët detare do t’i kemi të
lira”. (E. Kryeziu, “Komploti Iilir”, fq 166).
Vrasjen ata përpiqen ta bëjnë tinëzisht, sepse ta vrasësh Agronin nuk është punë e lehtë. Nëse ata do ta kryejnë këtë vrasje, çfarë do të thonë miqtë e Agronit? Ky vendim do të merret vesh dhe kjo nuk iu konvenon vrasësve tinëzarë. Atëherë ngritet Agoni, duke thënë se së pari duhet t’i vrasin miqtë e tij. Mirëpo, Armati gjithnjë punon vetëm me kokën e tij dhe nuk përkrah ndonjë vendim. Tregon se askush nuk mund ta mësojë atë sesi rrëzohet një mbret i madh. Ai na del si një personazh i cili ka rrëzuar mjaft mbretër dhe ka ngritur shumë prej tyre. Për ta rrëzuar dikë duhet edhe ta njohësh mirë, t’ia njohësh instinktet dhe ndjenjat në përgjithësi. Mbretërit më shumë kanë armiq se miq. Kjo është njëra prej dëshmive të kësaj vepre. Në këtë skenë ata vendosin ta vrasin, duke e ngulur shtizën në dhe.
Skena e nëntë: “Faltorja e Thanës”
Kjo skenë fillon me një monolog të Teutës, një monolog tejet i dhimbshëm, ku ajo kërkon vazhdimisht ndihmë nga Thana. Thana këtu na paraqitet si perëndeshë. Këtu na del se kjo perëndeshë e ka mësuar Teutën t’i dojë njerëzit dhe t’u besojë atyre. Sipas disa fjalëve të Teutës del se miqësinë ilirët e kishin të madhe, diçka që nuk kanë pasur dëshirë të shkelë ndokush. Ishte diçka e shenjtë. Thana e ka rritur Teutën, e ka ushqyer me gjirin e saj. Fundin e këtij dialogu e dëgjon Armati, duke e mbajtur pas vetes Thanën si shortare.
Skena e dhjetë: “Armati dhe Thana”
Armati hyn në skenë me shortaren në të veshura të Thanës. Në këtë skenë Armati e udhëzon Thanën që mos t’i pranojë lutjet e Teutës, e nëse ajo i pranon lutjet, është e kërcënuar me vdekje. Kjo skenë më shumë i ngjan një fantazie, e cila arsyetohet me fantazmën e Pleuratit. Pleurati mundohet ta bind Armatin se nuk bën të zihet për të vdekurit. Fantazma këtu na paraqitet si një mbret i ilirëve. Këtë fantazmë autori e ka futur si një personazh, i cili kërkon që të gjitha mallkimet të bien mbi të, e jo mbi të gjallët. Këtu na del se të vdekurit kanë një mall për të gjallët dhe të këqiat që i kërcënojnë të gjallët, ata dëshirojnë t’i marrin. Edhe këtu personazhi i Armatit paraqitet si i pamposhtur, i fuqishëm, tamam perëndi. Mirëpo, vdekjen fantazma e arsyeton si një vullnet të perëndive. Ata vendosin për këtë gjë, e cila edhe në antikë është paraqitur si diçka e zezë. Por jo, vdekja është diçka e mirë. Filozofi gjerman Frierdih Nietzche, në veprën “Kështu foli Zarathustra”, vdekjen e përshkruan si festën më të madhe të njerëzimit. Njerëzit nuk janë mësuar t’i festojnë këto festa të mëdha, andaj qajnë në vdekje, në vend që të festojnë. Botën autori e sheh si një hapësirë, e cila udhëzohet gjithnjë prej ligjeve të perëndive, ligje të cilat ne asnjëherë nuk i kemi shkruar. Çdo e ardhme, sipas autorit, është e shkruar, por filozofi ekzistencialist Jean Pol Sartre këtë gjë e shpjegon në mënyrë shumë reale. Ai thotë se nuk ekziston e ardhme e shkruar. Nëse ajo shkruhet, nuk është e ardhme. E ardhmja nuk guxon të shkruhet. Kjo gjë është paraqitur ne veprën e tij të njohur “Ekzistencializmi është humanizëm”.
Skena e njëmbëdhjetë: “Armati dhe Shortarja”
Në këtë skenë Teuta i afrohet faltores së Thanës duke u lutur, ndërsa Armati ia ka ndërruar pozitën e rrotës, në mënyrë që të fshihet prapa saj dhe të dëgjojë lutjen e Teutës. Në monologun e Teutës vërejmë që shpresat e larta janë fundosur. Ajo më nuk dëshiron të jetojë, çdo gjë e ka humbur, madje edhe anijet i janë fundosur. Armati disi si i kamufluar pyet se çfarë është duke ndodhur në pallat. Shortarja në këtë skenë paraqitet si një person që e do Armatin.
Skena e dymbëdhjetë: “Shortarja dhe Teuta”
Edhe në këtë skenë lutjet e Teutës janë të pashmangshme dhe të prekshme. Po të analizohet thellë, vërejmë se çdo gjë që po fundoset rreth saj dhe kjo shkakton një dhimbje të madhe për të. Zakonisht njerëzit në këtë gjendje kalojnë në një fazë konsumimi, siç e quajnë disa psikologë. Kjo fazë është kur njeriu i humb të gjitha dhe më nuk ka fare dhimbje për asgjë. Por, Teuta ka ende. Sigurisht që në mendjen e saj ekzistojnë disa shpresa, që ajo ende nuk i di, por në pavetëdijën e saj ato jetojnë. Shortarja vazhdimihst e nxitë Teutën që në shtrat të bëhet një kurvë për Agronin, por as kjo si duket nuk i mjafton, ngase ajo dëshiron t’ia pushtojë zemrën, e jo vetëm kënaqësitë seksuale. Edhe pse autori Teutën e paraqet si një të pashpresë, ajo po të analizohet thellë nuk është e tillë. Kjo skenë vazhdimisht i ngjanë një nxitjeje femërore ndaj një burri, një nxitjeje e cila vetëm nëpërmjet seksit mund ta bëjë mashkullin për vete. Ky është shkaku pse autori e ka fokusuar gjithë vëmendjen këtu. Seksi zbut egon, harron çdo gjë, thjesht është një mrekulli në vete, e cila zotërohet vetë.
Skena e trembëdhjetë: “Para vrasjes”
Hyn Agroni. Mëndesha e rregullon shtratin.
Shortarja tërhiqet. Në këtë skenë, Agroni futet disi si i hareshëm, sikur të
ishte në ndonjë festë dhe kërkon nga shortarja t’i shërbejë verë. Aq është i
gëzaur, sa që është në gjendje të pijë një det me verë. Mirëpo, Teuta e kap
kupën me verë, duke i thënë se do ta pijnë bashkë. Qëndrueshmëria dhe
stabiliteti i këtij personazhi, madje edhe trimëria, janë të pranishme gjatë
gjithë veprës. Ky personazh i ngjan pak Skënderbeut. Agroni e kap Teutën dhe e
sjell rreth vetes, e kap si një pupël. Sashuria e tij ndaj saj vërehet në sytë
dhe butësinë e tij ndaj Teutës. Për mrekulli autori i ka krijuar këta dy
personazhë historikë, apo dy legjenda që edhe sot intepretohen nga analistët
botërorë. Por, çka dua të them me këtë? Dashuria gjithnjë fiton, edhe nëse
është Othello i Shekspirit, apo Tigri, dashuria gjithnjë është zot dhe udhëzon
ligjet e veta. Mirëpo, në këtë skenë Agroni kërkon që kjo natë të jetë nata më
e gjatë e tij. Këtu ai sikurse parandjen se kjo do të jetë fryma e tij e
fundit. Teuta vazhdon ta tërheq Agronin kah shtrati i saj, ia heq parzmoren dhe
ia jep shortares. E këshillon ta harrojë luftën, ngase gruaja është pushim për
ushtarin. Agroni atë e quan dashnore, luftëtare të shtratit të tij dhe luftën e
sheh si shërim nga e keqja. Këtu ky personazh na paraqitet tejet luftarak,
sikurse Napoleoni, madje dhe me trim se ai.
Konflikti zigzag fillon kur Teuta i thotë se në luftë njeriu mund të vritet, por Agroni disi bindshmë ia kthen se njeriu mund të vritet edhe në shtrat. Ai parandjen vrasjen e tij, madje kujton se edhe perënditë janë ngritur kundër tij. Vazhdimisht autori na fut thellë në filozofinë e ligjeve dhe perëndive. Teuta i thotë të mbahet për trupin e saj. Kjo skenë është një dashuri e vërtetë. Të dy personazhet janë të dashuruar, sikurse dy fëmijë, që e tërë bota është e tyre. Ata pijnë verë dhe Agroni i dehur përsërit fjalët: “Agroni: Mbretëreshë e shtratit, shtriju këtu. Një det do ta pi me ty. Ty të kam zjarr, më zjarr se vullkani. Dua të më përcëllosh, të më shkrish, hi të më bësh dhe prapë të më ngjallësh”. (E. Kryeziu “Komploti Ilir”, fq 187). Çka kuptojmë me këtë? Në këtë gjendje të dehur, njeriu gjithnjë e thot realitetin, mirëpo filozofia e Agronit na çon në një përjetësi, e cila prap na kthen në breg. Si në breg? Ai dëshiron të shkrihet, të bëhet hi dhe prapë të ringjallet. Ky kalim nëpër kohë na kthen prapë në breg, andaj jeta më e thellë, sipas autorit, na qenka një kthim i përjetshëm.
Skena e katërmbëdhjetë: “Vrasja”
Në këtë skenë futet Armati. Praninë e Armatit e
sheh vetëm Teuta dhe Agronit i tingëllon si e çmendur. Andaj, skena ka momente
absurdi dhe të çmendurisë, të cilat kalojnë nganjëherë në ekspresiven. Ajo për
Armatin kujton se është roje e Agronit. Teuta vazhdimisht kërkon që Agroni ta
nxjerr këtë rojë jashtë, ngase nuk kërkon roje të tij në dhomë. Autori
qillimisht e fut këtë personazh në skenë, për ta ndërprerë dashurinë e këtyre
dy personazheve. Kontrasti gjitnjë është i pranishëm, e mira dhe e keqja na
bëhen si dy gladiatorë krijues dhe autori përpiqet t’i bashkojë dhe gjithnjë të
krijojë diç të re. Armati i thotë Teutës që mos ta ngacmojë, sepse e ka
mahnitur bukuria e saj. Agroni vazhdimisht çuditet me Teutën dhe nuk di me kë
po flet. Ai e mban atë për duarsh. Ajo e frikësuar do ta qëllojë. Armati ia
mbyll gojën. Skena shndërrohet në një kulminacion gjigant. Tre perosnazhe janë
ndërtuar me një kontrast të thellë. Çmenduria fillon kur Armati thotë se s’do
ta ngacmojë Agronin se është mahnitur nga bukuria e Teutës. Pastaj Teuta me një
zë të lartë i thërret rojet, ndërsa Agroni i dehur thërret me zë: “Agroni:
Roje, verë dua, asgjë tjetër”. (E. Kryeziu, “Komploti Ilir”, fq 191). Hyjnë
“rojet”. Mbi Agronin bie rrjeta. “Rojet” e therrin Agronin me shpata. Teuta
kërkon ndihmë nga
Pas këtij monologu Teuta mbështillet me çarçafin e
përgjakur. Autori paraqet një dashuri të shkurtër ndërmjet Teutës dhe Agronit.
Një dashuri pothuajse të njëjtë si të hekurit me magnetin. Mashkulli ka nevojë
për femrën, sikur ajo për të - të kapen njëri pas tjetrit, por epshi është diç
që i lidhë më shumë. Në këto skena ka vetëm dashuri iluzionesh, dashuri
psikike. Ajo asnjëherë nuk realizohet fizikisht, edhe pse të dytë ëndërrojnë ta
bëjnë këtë. Nuk e di pse autori nuk e ka futur ndonjë skenë dashurie, kur ne
ekstrem flitet për dashurinë e të dyve. Sapo fillojnë të shkojnë tek shtrati,
Agroni vritet, dashuria e tij në këtë botë nuk shkon deri në fund. Këtë gjë
autori e ka futur qëllimisht. Në këtë vepër dominojnë monologët tipikë antikë,
që të ngjajnë në Euripidin, Sofokliun dhe Eskilin. Bukuria e fjalës nganjëherë
shemb konfliktin. Aq shumë ka metafora, sa që shpeshherë duhet që fjalitë t’i
lexosh dy herë, sepse kanë kuptim të thellë metaforik dhe filozofik, si psh.
Armati: “O bijtë e Progonit! Çdo gjë rreth teje do të rrënohet, e ti
mbretëreshë do të jesh. Gënjeshtra për vdekjen e Agronit ndër shekuj do të
jetojë si e vërtetë, e ty për kambanë lirie do të mbajnë, por zëri yt, as muret
e pallatit tënd, s’do t’i kalojë. Me këtë kurorë do të trashëgohet mallkimi!
Amanet ndër shekuj! Lavdi do t’i thurrin vetes e dielli i tyre vështirë se
perëndimin do ta prek. Me Pirron nisi, me Teutën do të përfundojë! Atë që s’e
bëri Pirua, do ta bëjë Mbretëresha Teutë. Shteti ilir do ta prek pafundësinë”.
(E. Kryeziu, “Komploti Ilir”, fq 192-93).
Derisa Armati ecën drejt paraskenës rrota