| E diele, 07.07.2013, 07:58 PM |
SHËNJTËRIMI I NJË PAPE TË MADH
MIK I
GJITHË NJERËZIMIT -
Nga Frank
Shkreli
Vatikani
njoftoi të Premtën që kaloi se Papa Françesku ka nënshkruar dokumentacionin për
shpalljen e Papa Gjon Palit II - i cili ndërroi jetë 8 vjetë më parë - shenjtor i Kishës Katolike. Këjo ndodhi pasi Papa Françesku aprovoi mrekullinë e dytë që i atribohet Papa
Gjon Palit të II. Vatikani gjithashtu njoftoi
njëkohsisht edhe kanonizimin e Papës Gjonit 23-ët, i cili për 5 vjetë udhëhoqi
riorganizimin dhe modernizimin e Kishës Katolile deri në vitin 1963, kurë
ndërroi jetë.
Mirëpo,
Papa Gjon Pali II është konsideruar si kandidat për shënjtor,pothuaj menjeherë
pas vdekjes. Në prill të vitit 2005,
turmat e mëdha në Sheshin e Shën
Pjetrit, bërtisnin, "Santo Subito" të Shënjtërohet Menjëherë.
Papa Gjon
Pali II kujtohet si njëri prej udhëheqësve më me influencë i shekullit të
kaluar. Është i famshëm tanimë roli i
tij në rrëzimin e komunizmit. Ai, së
bashku me Presidentin amerikan Ronald Reagan - dy udhëheqës gjigantë të gjysmës
së dytë të shekullit të kaluar - konsiderohet si personi i cili ndihmoi në rrëximin e komunizimit në
vendlindjen e tij në Poloni dhe eventualisht
në mbarë Evropën. Ai shërbeu si
frymëzim shpirtëror për bashkatdhetarët e tij polakë, gjatë një periudhe shumë
të vështirë për ‘ta, nga mbarimi i 70-ave dhe fillimi i 80-ave të shekullit të
kaluar. Ish-udhëheqsi i sindikatave
polake, Lek Walesa ka thënë se Papa Gjon Pali II u dha polakëve kurajo dhe
shpresë për të bërë ndryshime. Sipas Walesës, askush deri atëherë nuk kishte
ide se si të rrëzohej komunizmi. Gjatë
vizitës së tij në Poloni në vitin 1979,
Gjon Pali II u tha bashk-kombasve të tij: "Mos kini frikë", ndërkohë
që iu lutë Perëndisë që të ''sillte Shpirtin e Shënjtë mbi këtë tokë dhe të ndryshonte
imazhin e vendit.'' Gjatë vizitës së
dytë në Poloni më 1983, Gjon Pali sfidoi strukturat shtypëse të shtetit
komunist duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij, që të keqen ta quajnë të
keqe dhe të mirën të mirë duke mos pushuar së kërkuari të vërtetën absolute.
Gjon Pali
II besonte në paqë dhe e konsideronte luftën si një humbje për të gjithë
njërzimin. Ai ka shkruar se,
"Shëmbja e bllokut sovjetik nuk u realizua me luftë, por nepërmjet
“angazhimit të pa dhunë të njerzëve, në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të
zbuluar të vërtetën".
Gjatë
mandatit të tij, presidenti amerikan Ronald Reagan ishte në kontakt të
vazhdueshëm dhe shkëmbente rregullisht korrespondencë me Papën Gjon Palin II,
gjatë kësaj periudhe shumë kritike për Evropën dhe botën, në atë që revista e
njohur amerikane Tajms e pat cilësuar, si një “aleancë e shënjtë për të shembur
sistemin komunist” në Poloni dhe në botë.
Njihet mirë admirimi që Presidenti Reagan kishte për Gjon Palin II dhe
për rolin që ai ka luajtur në shembjen e Murit të Berlinit. Madje edhe bashkohasi i tij,
ish-udhëheqsi komunist sovjetik Mikail
Gorbaçov, duke folur për admirimin dhe respektin që ai kishte për Gjon Palin e
II, ka thënë se "Shëmbja e Perdesë së Hekurt do të ishte e pamundur pa
Papa Gjon Palin II."
Ish-presdienti
amerikan Xhorxh Bush në vitin 2004 i akordoi Medaljen e Lirisë Gjon Palit II,
me motivacionin: ''Këtij biri të Polonisë...parimet e të cilit në mbështetje të
paqës dhe lirisë kanë frymëzuar miliona njerëz për të shembur komunizmin dhe
tiraninë."
Historianët
thonë se Papa Gjon Pali i II, nga pozita e tij si udhëheqës i Kishës Katolike,
bëri shumë edhe për përmirësimin e marrëdhënjeve të Kishës me fetë e tjera,
përfshirë judeizmin, islamizmin dhe ortodoksizmin. Thuhet se një prej objektivave kryesore si
Papë ishte që të vendoste Kishën në qëndër të një aleance të re fetare duke
bashkuar tri fetë e mëdha botërore, judeizmin, islamizmin dhe kristjanizmin, në
një aleancë të madhe fetare.
Si
promovues i të drejtave të njeriut,
dindjitetit njerëzor dhe solidaritetit ndërkombëtar,Papa Gjon Pali II
udhëtoi anë e mbanë botës, duke vizituar gjithsejt 130 vende, gjatë periudhës
që ai ka shërbyer si udhëheqsi shpirtëror i Kishës Katolike.
Një nga
këto vende që vizitoi Gjon Pali ishte dhe Shqipëria, kur me 25 prill, 1993, ai
puthi tokën arëbërore, "tokën e harmonisë të tre besimeve", sipas
Ismail Kadaresë. Ismail Kadare ka shkruar
për këtë vizitë se, "Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të
njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolikë, ortodoksë e myslimanë,
bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se çdo
gjë tjetër, të tre besimet. Me udhëtimin e tij në Shqipëri, Papa Gjon Pali II,
kreu udhëtimin e ndërprerë të një pape tjetër në shekullin e 15-të. Liria e
shqiptarëve ishte në kërcënim përballë ushtrisë otomane, dhe Papa Kaliksi do të
vinte për t’u dhënë zemër shqiptarëve, në aktin e fundit të qëndresës së
tyre. Papa Gjon Pali II erdhi bashkë me
fillimet e lirisë", ka shkruar Kadare, për vizitën e historike të Papës në
Shqipëri.
Në
sheshin Skenderbe në Tiranë, para mijëra qytetarve që kishin dalur për ta
pritur, Gjon Pali II me fjalët baritore, inkurajuese dhe shpresësdhënse -
drejtuar një populli të vuajtur por bujar - për një të ardhme më të mirë për
kombin shqiptar, iu drejtua me këto fjalë: "Popull shqiptar, ec përpara me
guxim drejt shtigjeve të solidaritetit. Është një rrugë e vështirë kjo, por në
‘të janë mbjellë farat e shpresës. Të
shoqëroftë forca e martirëve të tu, dëshmitarë gjithmonë në roje të lirisë në
vitet e pafund të shtypjes së regjimit totalitar. T’i ndriçoftë hapat e tu
dashuria për familjen, shpirti i vëllazërimit, mikpritja ndaj të huajit dhe
vetitë që e dallojnë popullin tuaj, veti këto që përbëjnë pasurinë më të çmuar shekullore
shqiptare."
Presidenti
i atëhershëm i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha përshëndeti me atë rast Gjon Palin
në emër të të gjithë shqiptarëve, duke
theksuar lidhjet historike midis Vatikanit dhe të kombi shqiptar. "Lidhjet
e Shqipërisë me Selinë e Shënjtë janë lidhje shpirti dhe lirie", tha
udhëheqësi shqiptar. "Në historinë e tyre, shqiptarët kanë patur në Selinë
e Shënjtë mikun dhe aleatin e tyre, kanë
gjetur mbështetjen e fuqishme në
luftën dhe përpjekjet e tyre për të
ruajtur lirinë, ndërsa tek Ju, mikun e shquar që lutej gjithnjë për
Shqipërinë. Zoti e ka dëgjuar lutjen
Tuaj dhe sot Ju vini në një Shqipëri të lirë.
Ne, dhe brezat që do vijnë, do t'ju jemi gjithmonë mirënjohës", tha
ndër të tjera ish-presdienti i Shqipërisë Sali Berisha
Lidhjet e
Papës Gjon Palit me Shqipërinë dhe me kombin shqiptar kalonin nepërmjet Nënë
Terezës, me të cilën ai kishte jo vetëm
njohuri, por edhe bashkpunim të ngushtë, por mbi të gjitha ai shprhte
gjithmonë respekt për të dhe për kombin që lindi këtë bijë të madhe. Nënë Tereza, e shoqëronte Papën në këtë
vizitë historike në Shqipëri dhe Papa Gjon Pali falënderoi kombin shqiptar dhe
iu drejtua Nënë Terezes duke thënë se, "Nuk mund të mos përshëndes sot një
njeri që ndodhet sot midis nesh, Nënë Terezen e Kalkutës. Të gjithë e dimë se cili ështe atdheu i
saj. Atdheu i saj është këtu! Edhe në
kohët e izolimit të plotë të Shqipërisë, ishte kjo rregulltare e përvuajtur,
kjo shërbyese e përvuajtur e më të varfërëve që përfaqësonte në të gjithë botën emërin e Atdheut të
saj. Me personin e Nënë Terezës,
Shqipëria është nderuar gjithmonë'', ka
thënë Papa.
Papa Gjon
Pali II ishte gjithashtu edhe shumë afër Kosovës gjatë kalvarit të saj, dhe jo
vetëm shpirtërisht. Nga pozita e tij si
një udhëheqës botëror dhe fetar, ai përpiqej që të zgjonte ndërgjegjen e botës
mbi krimet që po ndodhnin në Kosovë. Në
një deklaratë "Urbi at Orbi", dmth. drejtuar Romës dhe botës,
udhëheqsi i Kishës Katolike, prononcoi uratën e tij para botës, "Për tokën
e martirizur të Kosovës, ku lotë e gjak vazhdojnë të përzihen në një skenar
dramatik urrejtjeje dhe dhune. Mendoj për ata që janë vrarë, për ata që kanë
mbetur pa shtëpi, për ata që janë larguar me forcë nga familjet e tyre, për ata
që janë detyrua të ikin larg...Të mobilozohet solidariteti i të gjithëve anë e
mbanë botës," vazhdoi Gjon Pali i II, "që më në fund të flitet serish
për vëllazërim e paqë. Si mund të
qëndrojmë pasiv para lumit të dhimbshëm të burrave e grave të Kosovës që trokasin
në derën tonë duke kërkuar ndihmë"?, sfidoi botën Papa Gjon Pali, për të
bërë diçka për Kosovën martire. Si një
shëmbëll i seriozitetit të Papës për të sensibilizuar botën mbi gjëndjen tragjike në Kosovë, dhe
për thirrjet e tija për aktivizim ndërkombëtar në mbështetje të Kosovës,
ish-presdienti amerikan Bill Klinton shënon në biografinë e tij, telefonatën që
ai shkruan se mori nga Papa Gjon Pali II, me të cilën, Papa i drejtohet atij me
kërkesën: “Zotëri President. Duhet të bëni diçka për Kosovën. Këjo gjëndje nuk
mund të tolerohet më.”
Njëri
ndër këta burra të Kosovës që trokiti në derë të Papës Gjon Palit II për t'i
kërkuar ndihmë për Dradaninë e tij të vuajtur, ishte Presidenti Ibrahim Rugova,
i cili ka patur disa takime me Gjon Palin II.
Pas vdekjes së Papës, Presidenti Rugova ka thënë se, "Papa Gjon
Pali ishte një mik dhe At për Kosovën.
Ai ka merita të mëdha për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit
tonë, Kosovës. Mund të them se isha mik
i një Pape dhe njeriu të Madh. Kosova
dhe shqiptarët në përgjithësi, do ta kujtojnë si At të shënjtë të Madh, i cili
ka bërë shumë për kombin tonë", ka thënë Ibrahim Rugova.
Edhe ish-presdienti i Shqipërisë Alfred Moisiu
e ka vlerësuar Gjon Palin II si, “një
figure të madhe, pasi ai është jo vetëm baritori i katolikëve në mbarë botën, por edhe i mbarë
njerëzimit, sepse kontributi i tij ka përmasa të tilla…ai i ka dhënë njerëzimit
atë që i ka munguar, dashurinë e njeriut për njeriun”, ka thënë ish-udhëheqsi
shqiptar.
Ndërsa,
Dom Lush Gjergji, që ka takuar shpesh Gjon Palin II, në një intervistë për
Radion Evropa e Lirë, pas vdekjes së Gjon Palit, ka venë në dukje mbështetjen e
palëkundshme të Papës për Kosovën, gjatë takimeve private në Vatikan me të dhe me Ipeshkvin e
atëhershëm të Kosovës, Imzot Nikë Prela.
Sipas Dom Lush Gjergjit, "Do të mbetet një kujtim i paharrueshëm
fjala e madhe e Papës Gjon Palit, thënë më 1981 pak para shpërthimit të
ngjarjeve të Kosovës se “pas popullit tim polak'', i tha ai Imzot Nikë Prelës
dhe mua, “po ua shploj zemrën dhe po u them se më së tepërmi e dua popullin
shqiptar, sepse keni vuajtur shumë dhe padrejtësisht dhe na e keni dhuruar Nënë Terezën”.
"Kur e përqafoi Nikë Prelën në karrocë, Papa i tha dhe këtë fjalë
që më ka mbetur gjithnjë në zemër dhe në veshë. “Kosova – shpresa jonë,
Kosova-plaga jonë”, kujton Dom Lush Gjergji.
Gjatë
gjithë kohës që jetoi, në personin e Gjon Palit II - sidomos në kohë të
vështira - kombi shqiptar kishte një përkrahës aktual dhe të fortë në këtë
botë. Tani, shqiptarët kudo, kanë një
Shënjt mbrojtës që së bashku me Nënë Terezën do të luten, sipas vet uratës së
Gjon Palit kushtuar kombit shqiptar, "Për një ditë në të cilën ky popull
fisnik të shohë edhe njëherë të realizuara dëshirat më të thella të shpirtit të
tij, atëbotë kur të gjithë - bijë e bija të tij - do të kenë mundësi të
bashkohen në harmoni të plotë për të rindërtuar një të ardhme në drejtësi e
paqë."
Kjo ishte
lutja e Papës Gjon Palit II, mikut të madh të shqiptarëve për fatet e kombit
shqiptar. Këjo është dëshira e madhe e të gjithë shqiptarëve, në këtë vit të
shënjtërimit të tij.