| E diele, 07.07.2013, 06:46 PM |
DËSHTIMI
I OPOZITËS PËRBALLË POZITËS
Shkruan Faton MEHMETI
Roli i
opozitës në shoqëri është mjaft i rëndësishëm,ajo shërben si mbikqyrës i
qeverisjës së vendit nga pozita mazhoritare.Fuqia e ndikimit të opozitës është
i rëndësishëm,pavarësisht kufizimeve të theksuara që ja jap roli
opozitare,megjithatë përparësitë që ja jep të qenit në opozitë janë po ashtu
mjaf të theksuara.Përparësia e saj qëndron në mos vënien në provë për të vepruar,pasi ajo si atu të saj ka të
kritikuarit allas verbus.Në shoqëritë evropiane,ku ka një shkallë të lart të
demokracisë,një gabim i vogël i poezitës mund t’i kushtoj asaj me
dorëheqjen,dhe në këso rast opozita vjen në pushtet.Duke marr shembull
Kosovën,respektivisht opozitën në Kosovë, mund të konkludojmë se problemi më i
madh në shqoqërinë shqiptare të Kosovës
nuk është pozita pra ata që qeverisin por opozita,andaj së pari duhet rrëzuar
opozitën, që të ndërtojmë një opozitë të shëndosh e gatshme që në të ardhmën të kemi nje pozitë
qeverisje të shëndosh e të fuqishme.Opozita në Kosovë gjendet në letargji të
panevojshme,duke përjashtuar këtu VETËVENDOSJE.LDK nën udhëheqjën e Isa Mustafës nuk ka arritur të gjejë ringjalljën
e pritur për t’i bërë ballë PDK-së.LDK në zgjedhjet e fundit nacionale nën
udhëheqjën e Isës, përsëri humbi zgjedhjet,dhe është pak e besueshme se LDK-ja
do të mund të fitoj në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit.Pasi për të fituar
zgjedhjet duhet të demonstrosh se je më i mirë se kundërshatri,e LDK nuk ka
arritu këtë ta dëshmoj, për më keq ka humbur edhe adresën e kritikave.LDK më
tepër është marrur me VETËVENDOSJE se sa me PDK,për më tepër nuk ka arritur të
që partisë në pushtet të ja qet në shesh të gjitha dëmët që po ja bën këti
populli.Nuk mjafton vetëm me deklarata të varfëra të mundohesh të rikthesh
elektoratin rugovian.Sa për VETËVENDOSJEN,mendoj se është për tu çmuar zelli i
tyre si oponocë karshi partisë në pushtet ,por
këtë lëvizje e kanë penalizuar
aktet e dhunës të cilat nuk janë pritur mirë nga qytetarët si dhe
SHBA.Andaj VETËVENDOSJE duhet të sulmoj qeverisjën e keqe jo me akte te dhunes
por me forcën e gjuhes ne Kuvend,sigurisht se do këtë impakt më të madh tek
votuesit.Ndërsa AAK,që shihet si xhol për cilëndo parti që fiton zgjedhjet
,bëri hapin e gabuar .Lirimi i Haradinajt nga Haga do te duhej të përdorej si
poentë e fuqishme që të rikthej fuqishëm ne zërin opozitar te Kosovës.Por opozitë e fuqishme
mund tëjesh në ngrit fuqishëm zërin kundër pozitës qeverisëse.Dhe kete AAK-ja
nuk e beri ,për më tepër ju perul PDK-së që ta merrte si partner në
Qeveri.Kartën e entuziazmit ja dogji Thaçi ende pa e përdorur.
Opozita
në Kosovë duke mos qenë e bashkuar kundër PDK-së ne pushte, ja kane zgjatur
jetën asaj.Në këtë sens është e kuptueshme që
premisat të qojnë edhe ne disfatë
që do të pësojnë ne zgjedhjet e ardhshme
.Jo pse PDK-ja ka punuar mirë dhe e meriton, por se tjerët nuk janë dëshmnuar
se e meritojnë pushtetin,për me tepër nuk kanë treguar se e meritojnë as rolin
e opozitës.