| E diele, 07.07.2013, 01:15 PM |
Nga
folklori i së kaluarës sonë :
LEGALIZIMI I RRUGËVE PËR NË KURBET – ISHTE SKENAR I RSFJ-së PËR SPASTRIMIN ETNIK TË SHQIPTARËVE
Shkruan: Demir KRASNIQI
Përpjekjet
dhe elaboratet serbo – sllave , për ta realizuar spastrimin etnik të
shqiptarëve nga trojet e tyre etnike , nuk pushuan kurrë , por as nuk u
realizuan kurrë në tërësi !
Ato
filluan me shpërnguljet për në Turqi , pastaj vazhduan migrimet fshat – qytet ,
për të promovuar edhe një elaborat tjetër të shpërnguljeve , por tani në një
drejtim tjetër “më modern” – për në vendet evropiane !
Ishte
fundi i viteve të 60-ta , kur rinia shqiptare unanimisht ua kishte mësyrë
shkollave dhe fakulteteve , për t’u arsimuar dhe për të dalë njëherë e
përgjithmonë nga gëzhojat e prapambetjeve shekullore !
Viti 1968,
ishte viti i demonstratave studentore gjithandej Kosovës , ku për herë të parë
rinia shqiptare i kërkon të drejtat e veta legjitime : Kushtetutën, Republikën,
Flamurin Kombëtarë , Universitetin ...etj.
Disa prej
këtyre kërkesave , pas shumë gjakderdhjesh e burgosjesh , u realizuan . Pra , u
legalizua Flamuri Kombëtar Shqiptar dhe më 15 Shkurt 1970 , u legalizua edhe
Universiteti i Prishtinës .
Regjimi i
egër pushtues serbo – jugosllav , duke i parë mirë këto tendenca të shqiptarëve
të shkolluar , nuk rrinte duarkryq !
Ata e
shfrytëzuan në mënyrë perfide varfërinë, papunësinë dhe kushtet shumë të rënda
ekonomike , për ta “zbutur zemrën ndaj
shqiptarëve “, për “t’ iu dalë në ndihmë humanitare” dhe për “të menduar për
fatin e ardhmërisë së tyre më të ndritur”, duke ua hapur dyert e punësimit për
në vendet evropiane !
Për këtë
qëllim, qeveria serbo – jugosllave , kishte lidhur një marrëveshje me disa
shtete evropiane , ndër të cilat printe Gjermania , për t’ua dërguar një numër
të madh punëtorësh – krahu , të cilët përbëheshin kryesisht nga shqiptarët !
Kjo
kategori e punëtorëve , përbëhej kryesisht prej njerëzve të varfër, të
papunësuar, të pa shkolluar dhe shumica prej tyre edhe të pa martuar !
Ky vlug i
madh për të shkuar në Gjermani e vende të tjera të Evropës, mori hov gjatë
fundit të viteve të 60-ta dhe fillimi i viteve të 70-ta .
Me hapjen
e kësaj “dere për në Evropë” , rinia dhe popullata e pa punë shqiptare , filloi
të ëndërronte ditë e natë , se si ta merrte këtë rrugë të pa kthim ?!
Shtëpitë
nisen të zbrazën . Familjet nisen të vetmohen . Malli dhe vetmia sa vinin e
shtoheshin .
Pasojat
nga kjo shkuarje e rinisë sonë në kurbet , ishin të pa parashikueshme si për
ata personalisht, si për familjet e tyre, si për vendlindjen , ashtu edhe për
atdheun dhe të ardhmen e tyre !
Dita –
ditës , po zbrazej Kosova . Dita-ditës po mbeteshin vetëm prindërit e moshuar
dhe të vetmuar nëpër shtëpitë e tyre, pa krahun e punës dhe pa ndihmën e
askujt!
Prindërit
e vetmuar dhe të moshuar , mbetën që të kujdesën për shtëpitë e tyre, arat,
livadhet , bagëtinë , bujqësinë, tregtinë ,kopshtarinë, pemëtarinë, shkuarjen në mullinj për të siguruar
kafshatën e gojës , e çka jo tjetër ?!
Kurbetçinjtë
, të cilët i kishin lanë në shtëpi gruan dhe fëmijët e tyre, nën përkujdesjen e
prindërve – pleq , filluan të përjetojnë probleme ndër më të ndryshmet , qoftë
në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre , qoftë edhe me problemet
martesore!
Kishte
shumë të rinj të sapo martuar , të cilët i lenin gruan dhe fëmijët e tyre nën
përkujdesjen e prindërve të tyre – pleq, por që ata po sa shkonin nëpër
metropolet e Evropës, mashtroheshin pas rrugëve të gabuara dhe i harronin për
gjithmonë gratë dhe fëmijët e tyre, të cilëve nuk iu ktheheshin ma kurrë ?!
Nga këto
veprime të pa matura dhe lakmitare , lindeshin shumë probleme edhe në mes të
familjeve dhe miqve , të cilat jo rrallë herë përfundonin me epilog tragjik !
Në mesin
e të rinjve kurbetçinj , të cilët i kishin marrë këto rrugë të gabuara , kishte
të atillë që e harronin gjuhën, prindërit dhe atdheun e tyre . Ata filluan të
lidhin martesa për interesa të ndryshme me femra të përkatësive tjera etnike
dhe të krijonin familje meleze , pa ndonjë përcaktim kombëtarë !
Për shumë
të rinj shqiptarë – kurbetçinj , edhe koha e pushimeve verore , kur po
ktheheshin nëpër shtëpitë dhe vendlindjet e tyre – rrugëtimet e tyre , jo
rrallë, përfundonin me fatalitet e tragjedi të pa përshkueshme !
Ndër
shumë fatalitete e tragjedi të llojeve të ndryshme, nuk do të harrohet kurrë
tragjedia hekurudhore në Zagreb , më 30 Gusht 1974, kur humben jetën qindra
kurbetçinj shqiptarë me gra e fëmijë, mu në ditën kur po ktheheshin nga
pushimet nëpër familjet e tyre , për në Gjermani . Pastaj tragjedia fatale në
aeroportin e Shkupit, shumë mbytje nëpër dete , lumenj e male të ndryshme, si
që ishte tragjedia në lumin Tisa ...etjetj.
Duke i
parë këto pasoja , nga ky “kurbet i zi”, të cilat po e godisnin rënd popullatën
shqiptare çdo ditë e më shumë , unë si krijues dhe rapsod popullor që po
kërkoja odë me odë , nëpër fshatrat dhe krahinat e Kosovës, por edhe jashtë saj
, nuk mundja të rrija indiferent ndaj këtyre plagëve të rënda popullore , e të
mos ua kushtoj së pakut një këngë këtyre dukurive të dhimbshme shpirtërore !
Ishte
viti 1974, kur unë i kisha vetëm 24 pranvera jete dhe një natë vendosa që ashtu
siç dijë dhe si mundëm , ta thuri e këndoj një këngë për këtë problematikë!
Ndonëse
isha relativisht i ri, kjo peshë e
mallit shpirtëror e dija fare mirë se prej nga e ka burimin dhe qëllimin e vet
! E dija fare mirë se këto pasoja na i kishte sjellë vet regjimi
serbo-jugosllav me elaboratet e veta afatgjate për spastrimin etnik të
shqiptarëve nga trojet e veta etnike , në emër të “kujdesit” dhe “humanitetit”!
Ishte ky
elaborat e një shteti të huaj – okupator, i një vendi , apo dheu të huaj , i
cili kurrë nuk ia deshi të mirën popullit tim shqiptarë !
Andaj,
vendosa që këngën e re , ta titulloj :”Dheu i huaj na ka dëmtua”, titull ky që
në asnjë mënyrë nuk aludonte tek dherat dhe vendet evropiane, por ishte dheu –
shteti serbo-sllavo-komunist , ai i cili e kishte sjellë popullatën shqiptare
deri në atë gjendje të mjerueshme !
Për më
tepër, po ju lëmë në shoqëri me tekstin integral të kësaj kënge rapsodike , në
mënyrë që Ju lexues të nderuar , ta lexoni, ta kuptoni dhe ta analizoni më në detale , se për çfarë bëhej fjalë në këtë
këngë!
Ju uroj
çaste të këndshme dhe disponim të mirë !
DHEU I
HUEJ NA KA DAMTUE
Teksti,
muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
Hej, m’
falni shokë nja dy dakik- e ,
Mos t’ ju
lamë me u mërzit- e ,
S’ po
knoj kangë për me u mahit-e ,
Por do t’
baj nji trohë kritik-e ,
Se qe
besa jem habit-e !
Hej, s’
po kam qare pa kritikue
Për do
djem që janë largue ,
N’ dhena
t’ hueja na kanë shkue ,
Me lypë
punë e me punue ,
Tue mos
ditë se kanë gabue ,
Parja e
huej na i ka mashtrue ,
Dheu i
huej na i ka damtue !...
Hej, kemi
mbetë të vetun krejt-e ,
Si po i
bajnë djemtë 17 vjet-e ,
Drejt po
shkojnë në hyqymet-e ,
Pasaportën
e shtinë n’ xhep-e ,
Lamtumirë
, për n’ tjetër shtet-e !
Hej, na i
kanë lanë n’ shpi ka dy pleq-e ,
Ma t’
vjetër se 60 vjeç – e ,
Pleqtë e
shkretë na u coptuen ,
A me dalë
n’ arë me punue ,
A thue
gjanë me shku’ me i rue ,
A n’
mulli me shku’ me blue ,
A n’
pazar me pazarue ,
Apo
shpinë me u ndal me e rue ?!...
Hej,
shumë i lanë , o, shpijat shkret-e ,
S’ dojnë
katund, por dojnë qytet-e ,
Se n’
katund – thojnë – nuk ka jet-e ,
Ma mirë
n’ shehër për lezet-e ,
Punë me
dorë s’ kemi me prek-e !...
Hej, ta
dimë vëllazën, se jem’ mashtrue
Dheut t’
huej që i kem lakmue !
I lamë
tokat pa punue ,
I lamë
shpijat me u shkatrrue ,
I lamë
shtallat pa i trellue ,
I lamë
bahçet pa i plehnue ,
I lamë
pemët pa i shortue ,
Lamë
livadhet me u shkretnue ,
I lamë
fëmijët , o, pa i shkollue !...
Hej, na
po bajmë shumë dame tjera
Prej të
cilave po del potera ...
Po i
martojmë, o, djemtë e ri-e,
Po u
bajmë dasma me “Çallgi-e”,
Por ata
nuk po rrinë n’ shpi-e ,
Po i lanë
nuset me dy-tre fëmij-e ,
Vet po
ikin n’ terr të zi- e !...
Hej, kur
po nisin fëmija me u rrit-e ,
Po dojnë
pleqve me ua nxjerrë syt-e ,
Nuk guxon
kush me i qortue ,
Nuk ka
kush me i edukue ,
Kur të
nisen n’ shkollë me shkue ,
Mësuesin
, fare s’ donë me e ngue ,
Mësimet ,
fare s’ donë me i mësue ,
As në
shkollë nuk donë me shkue ,
Rrugëve
rrinë tuj u hajlazue ,
Kështu po
mësohen fëmija keq-e ,
S’ bahet
njeri , po bahet dreq- e !
Hej,
çohet burri e del prej shpijes ,
I lëshon
flokët der’ n’ gjysë të shpinës ,
I thotë
vetit :”Jam Bitllis”-e ,
Thue se a
le e rritë n’ Paris- e !
Harron
prind e harron shpi-e,
Harron
miq, harron vëllazni-e,
Harron
nusen në gjini- e ,
Harron
gjuhë, vendin e tij-e !...
Hej,
harron krejt që asht shqiptar- e ,
Banë punë
t’ mbrapshta e s’ punon mbar-e ,
Prej
qytetit në qytet – e ,
Prej nji
shteti në nji shtet-e ,
As pesë
pare s’ i ka n’ xhep-e !...
Hej,
thotë i mjeri :”Jam frajer-e “,
Merr hua
e blen nji kerr- e ,
Del e i
grahë dije e pa dije ,
Herë nën
pije, herë pa pije ,
Kur ta
merr rrugën në sy- e ,
Për me
ardhë n’ vendlindje t’ tij –e ,
Me shitë
lavd , me shitë trimni-e ,
Për
“standard “, për “pasuni-e”,
Për
“kulturë” që e ka mbërri – e...
Kryet
përpjetë , nuk sheh me sy-e ,
Po bajnë
ndeshje rrugëve tue pi-e ,
E po i
lanë zorrë e mushkëri – e ,
Shkelin
pleq e shkelin fëmij- e ,
Kur po
ndiejnë prindët e tij- e ,
Po bien
n’ dergjë me shumë mërzi-e ,
Tue pague
damin e tij – e ,
O, u
digjet zemra , o, gjithmonë n’ vetmi-e !
P.S.
Edhe në
ditët e sotme , politikanët dhe udhëheqësit
kosovarë , gjatë fjalimeve të
tyre promovuese për fushata elektorale ,
në vend se të angazhohen për hapjen e fabrikave, hapjen e vendeve të reja të punës dhe
krijimit të kushteve për një jetë më të mirë të
popullatës , ata flasin me plot gojë dhe krenari për të ashtuquajturin “Liberalizim të
vizave”?!
Unë, personalisht nuk i gëzohem aspak “Liberalizimit të vizave për në Evropë” , nga se ia kam drojën se me atë “Liberalizim” , do të shpërthen edhe një valë e re e spastrimit të rinisë shqiptare nga trojet e veta etnike !