| E diele, 07.07.2013, 06:56 PM |
QEVERIA E
RILINDJES, PËRGJEGJËSIA, INVENTARIZIM I GJENDJES.
NGA NEBI DRAGOTI
Është sa
i nevojshëm, aq dhe i domosdoshëm qëndrimi dhe veprimi kryekëput realist për të
ndryshuar gjendjen social-ekonomike të vendit nga mazhoranca e re e dalur nga
vota plebishitare e zgjedhjeve të 23 qershorit të 2013.Në këtë kontekst del
kërkesa e shumicës votuese për të majtën që, demokracia, tashmë, e rrezikuar
nga e djathta, të vihet në binarët e vet.Kjo nuk duhet mohuar, sepse është
dhënë verdikti popullor, pavarësisht nga komentet apo debatet televizive, ku të
djathtët ballafaqohen duke nxjerrë në pah e duke këmbëngulur se kanë arritur
suksese apo lidershipi i tyre ka merita të padiskutueshme se paska bërë një rrugë apo tunel dhe se ky qënka kyçi i
suksesit;pra , duke bërë vetëm kaq dhe duke harruar më primaren, më njerëzoren,
plagën e papunësisë, rënien ekonomike, shkatërrimin e bujqësisë, thellimin e
krizës, çuarjen e buxhetit në kuotën zero, kredhjen e vendit në borxhe.Të
gjitha këto janë evidente.Ky qëndrim i tillë, në këtë natyrë, gjykuar edhe në
aspektin politik, duke mos qënë aspak
vizionar, me një drejtim lëvizje kuturru, ku me shprehjet: bëjmë, por
nuk dimë çfarë bëjmë dhe pse e bëjmë, dhe sa efiçente është në prizmin e gjendjes
shoqërore kjo që bëjmë;ja, kjo na solli këtu . Duhet të dish se kjo që bëhet a është në radhën e vet apo
duhen bërë gjëra të tjera pra saj.Është si ajo puna e shprehjes që nuk bëhet
çatia e shtëpisë para mureve.Semantika politike e këtij qëndrimi qe e gabuar, prandaj
kemi arritur këtu ku jemi, prandaj i erdhi edhe humbja në zgjedhje PD-ës.Më
gjërë , edhe në prizmin ekonomik qëndrimi i mbajtur mund të cilësohet qeveri e
përgjumur “në gjumë letargjik” dhe në këtë qëndrim është dëmtuar rënd vendi, i
cili për rimëkëmbje do kohë e përkushtim që të marrë veten dhe , thënë më troç,
mos ta përjetojë atë që po përjeton sot
shteti grek.Qeveria e Rilindjes, veç madhështisë të misionit që ka, duhet të
përballojë e të mbylli të çarat që ka lënë qeverisja e Berishës.Dhe këto të
çara nuk janë të pakta dhe të cekta, por më kryesorja është se duhen evidentuar
sa më saktë duke bërë inventarizim total faktik.Ky inventarizim ka rëndësinë e
vet:të jetë sa më transparent, sa më bindës dhe të publikohet përpara
elektoratit, sepse elektorati do të dijë se mbi ç’bazë nis qeverisja e
Rilindjes.Rrotacionet e mëparshme të këtij tranzicioni kanë qënë formal dhe
inventarizim i tillë ka munguar.Pra, ka munguar mbajtja e përgjegjesisë së
gjendjes qoftë pozitive a qoftë negative ajo.Ky qëndrim i mbajtur ka qënë
amulli, dëmsjellës dhe nuk i ka tutur qeverimbajtësit të përgjigjen përpara
ligjit, që kësaj çështje të madhe, në sensin dhe interesin kombëtar, t’i vihet
njëherë e mirë ‘’kufiri tek thana”.Abuzuesit me paret e taksapaguesëve
shqiptarë, me abuzimet që kanë bërë(kjo
është lakuar hera-herës nga e majta) të viheshin përpara drejtësisë me qëllim
që çdo pasadhës në qeveri t’i vinte
gishtin kokës, se nuk duhet lozur me djersën e popullit.Po kështu nuk duhet të
lozej e nëpërkëmbej çështja e Gërdecit, e 21 janarit, e policëve të vrarë, vetëflijimi
i të përndjekurve, vrasja e deputetit Xhindi etj.etj. të kryera këto në kohën e
qeverisjes së PD-ës.Ka munguar kultura demokratike e politikanëve të qeverisjes,
sepse po të ishte kjo, vetë Berisha duhej të vetëdorëhiqej që në tragjedinë e
Gërdecit e të tjera prapësi e tragjedi
që e kanë ndjekur këtë qeverisje me thonjë korrupsioni.Ja pse Qeveria Rilindja
duhet të ndryshojë lëvizjen për së mbari të rrotës së kësaj historie trishtuese
për histori të re, për demokraci sa më
të shëndosh dhe sa më reale për popullin e vet.Ja pse kërkohet Rilindja nga e
majta shqiptare dhe në kuptimin më të drejtë filozofik, kjo nuk duhet mohuar
as edhe nga elektorati i djathtë.Populli do vlera në sistemin
shoqëror.Shpesh konsatatohet në analiza mediatike zhurmuese e mediokre nga
opinionistë djathtistë, militantë tepër të sëmurë, xhepaplot, të cilët kanë qëllimpërçarjen dhe tregohen flamurtarë
denigrues të filozofisë së Rilindjes, gjoja si utopike. Shfaqen me gjithë
arsenalin kamuflues që përdorin, ku të zezën duan ta bëjnë të bardhë e të
bardhën e Rilindjes duan ta bëjnë të zezë.Këtij “soji” duhet thënë shqip:”Nuk
zihet dielli me shoshë!”. Në kësi debate televizive është një diell që
shikon(populli)që gjykon psikollogjikisht dhe në mënyrën më të pagabueshme dhe
me dritën e mendjes ua zbulon të gjitha skutat e errëta dhe qëllimet
dashakeqëse që mbajnë në mendje dhe në shpirt.Kjo është Rilindja e dytë që do
të njohi Atdheu ynë.Edhe Rilindja e paraçlirimit pati dashakeqës dhe gjer, armiq të vendit të vet; por, them, se kohët
kanë ndryshuar, ka ndryshuar edhe mentaliteti i shqiptarit, i cili punon për
Shqipërinë.Pa ekuivok:Rilindja kërkon mbështetje mbarëpopullore.Kjo është në
interes të të gjithë shqiptarëve.