| E diele, 07.07.2013, 06:59 PM |
Si e
shohin analistët serb bashkëpunimin ushtarak Kosovë-Shqiperi !?
Ekspertët
ushtarak serb në
Nga Ismet
Azizi
Marrveshjen
në fjalë e
Veprimi i
përbashkët i forcave të armatosura të Kosovë dhe Shqipërisë mund ta minojnë rajonin, është vletrësim i
përbashkët i shumicës së ekspertëve serb
të sigurisë. Një nga argumentet është
forca e këtyre dy ushtrive, të cilat mund të arrijnë deri në 20.000
trupa të armatosur. Ligji për Forcën e
Sigurisë së Kosovës ka kufizuar numrin e
ushtarëve aktiv të Kosovës
në 2500 dhe 800 trupave reservë. Vlerësimet e forcës së ushtrisë së
Republikës së Shqipërisë janë të
ndryshme, por më së shpeshti përmendët
një shifër prej 13,000 ushtarësh (me status të ndryshëm).
Për hapat
e fundit të Ministrave Çeku dhe Imami ,
ekspertët serb akuzojnë SHBA dhe Gjermaninë. Në lidhje më këtë thonë se:
Marrëveshja është vetëm një punë e vogël, të cilën e bëjnë
mentorët e shqiptarëve nga
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, me qëllim të futjës së Turqisë në Ballkan -
ështe eksplicit Milashinoviq.
Mandej
agjensitë e ndryshme të lajmeve në Serbi tërheqin vrejtjen se ; “Bashkimi i ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës është
forcë për tu rrespektuar.
Gjenerali
në pension Radovan Radinoviq, ish njeriu
i parë i Departamentit për
Strategji në qendrën e Shkollave të larta ushtarake situatën e sigurisë pas lidhjes së marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Tiranës
e vlerëson si shum alarmante,.
Ata shum
irë e
Ekspertët
serb nuk kënaqën me faktin se Marrëveshja e Brukselit garanton se veriu i Kosovës do të jetë zona
në të cilat forcat e armatosura të Kosovës nuk mund të hyjnë, Radinoviq posaqërisht e shqetëson e indiferenca e
Serbisë. Shteti , sipas tij, duhet të paktën verbalisht t’i kundërshtojë këto akte.
Ish-krye
shefi i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë së
Jugoslavisë Branko Krga thotë se
marrëveshja mes Prishtinës dhe Tiranës
për Kosovën ka rëndësië propagandistike, për të treguar se
Kosova mund të arrijë marrëveshje të
tilla.
Ata
shpresojnë , se Marrveshja në mes të dy ministrave në Prizren, për Serbinë nuk paraqet një kërcënim serioz. Ata shpresojnë se
shkalla e rrezikut të mundshëm do të
varet mes tjerash nga e ardhmja e implementimit
të Marrveshjes së Brukselit, të
cilën do të mundohen, si zakonisht ta shtrembërojnë.. Sidoqoftë, nuk duhet të harrojnë se veprimi i përbashkët ushtarak i Shqipërisë dhe
Kosovës në aspektin ushtarak për
Serbinë paraqet një kërcënim serioz,
perfundon Vecernje novosti, të cilin
shkrim e transmetojnë mediat në Serbi.