| E shtune, 06.07.2013, 05:58 PM |
ZOTI NUK ËSHTË QENDRA E FRIKËS POR BURIMI I
DASHURISË
Mendime për librin
autobiografik të profesor Sami Repishti.
NË HIJEN E ROZAFËS
NGA KRISTAQ TURTULLI
Shumë
kush nga ne ka dëgjuar dhe lexuar mjaft për intelektualizmin dhe patriotizmin
shkodran, të klerit katolik, mysliman dhe ortodoks. Sido që fqinjët tanë
tradicionalë dhe pushtuesit, u përpoqën që tre fetë ti përdornin si pisha për
të ndezur zjarre dhe përvëluar Shqipërinë. Këto tre fe kanë qene në shekuj në
harmoni të mrekullueshme, si kudo në Shqipëri edhe në Shkodër.
Kemi
lexuar dhe admiruar heroizmin e pashembullt të malësisë shqiptare që mbrojtën
me thonj dhe gjak gjuhën, traditën, besën dhe fisnikërinë e lavdërueshme si
rrallë në botë. Shumë kombe dhe popuj edhe pse kanë qenë shumë më të mëdhenj se
populli shqiptar, në popullsi dhe hapësirë territoriale janë asimiluar,
zhdukur, sikur nuk kanë ekzistuar kurrë, përgjatë tallazeve të pushtimeve,
luftërave dhe shfarosjeve. Ne mbijetuam, e ruajtëm gjuhën, zakonet dhe traditat
e respektuara si rrallë kush. Jo vetëm kaq, por bijtë më të mirë të mërguar,
mbajtëm në këmbë, çliruan dhe udhëhoqën drejt civilizimit popuj e kombe të
tjera. Ne shpërndamë dije dhe përparim, fqinjët tanë si lubi donin të na
zhduknin, kur nuk mundën, na morën si hakmarrje, si shpagim; legjendat, gojëdhënat, doket,
zakonet tona, deri sot e gjithë ditën.
Klerikë
të ndershëm të arsimuar, të përkushtuar ndaj Zotit, drejtësisë dhe atdhedashurisë.
Personalitete të mendimit dhe të përparimit. Heronj të heshtur, të pajisur me
kulturë perëndimore dhe civilizim. Kolosë të mendimit intelektual: Qysh me të
madhin Marin Barleti, i cili i përshkroi me madhështi dhe
patriotizëm heroizmin e Skënderbeut dhe qëndresës së popullit shqiptar, kundër
hordhisë turke, perandorisë më të madhe të kohës. Pal Engjellin, me formulën e
pagëzimit, i dha besim dhe shpresë çdo familje shqiptari, ti jepte frymë jete
dhe besimi fëmijës dhe të vazhdonte qëndresën. Burimorin, origjinalin Gjon
Buzuku, ‘Meshari’ i tij qëndron në majë të malit si pishtar ndriçues në
memorien dhe admirimin tonë. Pjetër Bardhin, Pjetër Bogdanin, Ndre Mjeda.
Gjeniun, akademikun, epikun e madhërishëm Patër Gjergj Fishta. Patër Antoni Arapi.
Patër Ndue. Patër Gjonin dhe plot të
tjerë. Të gjithë këta kanë qenë patriotë të mëdhenj, shkrimtarë të
shkëlqyer, historianë, kronikanë, lëvrues të gjuhës së bukur shqipe, pishtarë
dhe fanarë të përparimit dhe mendimit shqiptar.
Shumë
kush nga ne ka dëgjuar dhe lexuar mjaft për intelektualizmin dhe qytetarizmin
shkodran. Të malësisë dhe të klerit, rezistencën shpirtërore kundër komunizmit.
Shkodra, ky qytet e lashtë me tradita të merituara, qëndresë e hershme e
identitetit iliro- shqiptar. Shkodra, vatër e zjarrtë e demokracisë dhe
progresit Shqiptar.
Qysh në
fillim të ardhjes së komunistëve në pushtet u munduan ta nëpërkëmbnin Shkodrën
dhe malësinë. Në kuintat e ndyra u përgatit loja e sigurimit të shtetit,që të
nëpërkëmbet Shkodra, në radhë të parë duhet të nëpërkëmbet besimi i saj.
Krenaria dhe feja. U gjend menjëherë alibia, duhet të fajësohen klerikët,
besimi fetar dhe me pas asgjësuar, sikundër edhe ndodhi. Intelektualët më të
shquar, klerikë, u përballën me dinjitet me marrëzinë e kohës dhe nuk u
përkulën. Prandaj u martirizuan egër prej komunizmit. Humbën në vite dhe vite
neper burgje dhe birucat, u vranë, u pushkatuan, u zhdukën pa nam e nishan. Dhe nuk u përmenden. Ndoshta
dikush prej tyre tani vonë fare pak. Dhe jo aq sa e meritonin dhe sa kishin
sakrifikuar.
Shumë pak
prej tyre, mund ti numërosh me gishtat e dorës, me kosoren dhe lakun në qafë
arritën të çanin gardhin e hekurt. Tu shpëtonin plumbave dhe qenve te tërbuar,
morën arratinë, shkuan në perëndim. Por me zemër të ndezur prej mallit dhe
përkushtimit të pashuar atdhetar.
Një prej
tyre është pa dyshim personaliteti, patrioti dhe shqiptari i madh, me kulturë
dhe inteligjencë profesor Sami Repishti. Ai ka qenë pjesëmarrës aktiv për të
drejtat e popullit Kosovar për vetëvendosje. Akademiku Sami Repishti si rrallë
kush ka dëshmuar vazhdimisht, ka ngritur zërin me dinjitet dhe pa u tërhequr përpara Kongresit Amerikan,
për të drejtat e shqiptarëve dhe kosovarëve. Ai ka mbajtur lidhje me
Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë për çështjen
shqiptare. Ka drejtuar Këshillin Kombëtar Shqiptar Amerikan për shumë vite me
radhë. Ai ka botuar me qindra artikuj e studime mbi problemet shqiptare dhe te
drejtat e njeriut ne shtypin shqiptar dhe te huaj. Sami Repishti është dekoruar disa here nga qeveritë
shqiptare dhe amerikane, për merita te shquara dhe për veprimtari patriotike
dhe akademike.
Ish
profesori i nderuar i Universitetit Adelphi, Sami Repishti tani është në moshën
tetëdhjetë e tetë vjeçare. Është një histori e gjallë e dhembjes dhe së
vërtetës. Një libër i hapur, dëshmitar okular, për të ndriçuar llambën e së
drejtës dhe të së vërtetës. Dhe na tregon se individi i vogël rritet, merr
përmasa mbinjerëzore, dhe fisnikërohet nga madhështia e kauzës që i shërben.
Libri me
vlera njohëse, përshkruese, informative, shpirtërore dhe edukative për brezat
që vijnë: ‘Në hijen e Rozafës.’Përshkruhet qysh në faqen e parë deri në faqen
përmbyllëse nga një ndjenjë e fuqishme për vendin, fëmijërinë, Shkodrën fisnike
dhe patriotike. Kontradiktat e thella në gjirin e shoqërisë shkodrane,
brumosjen e karakterit të tij, e cila i shkaktoi aq mundnim e persekutim.
Vuajtjen, mbrojtjen e integritetit kundër vasalitetit jugosllav. Dashuria e
pakufishme për nënën, respektin ndaj kujtimit të babait, klerik. Për shokët,
miqtë edhe pse i prangosur dhe i torturuar deri në barbari. Në ferrin dantesk,
nën presionin e tmerrshëm, si të gjithë të burgosurit e tjerë, viktima të
pafaj, atij iu lëkund besimi tek zoti dhe humanizmi. Por përsëri i dalluar dhe
i brumosur për karakter të fortë, nuk i humbi këto elemente të rëndësishme.
Mbeti njeri, shkollar, intelektual, shqiptar,
patriot si rrallë të tjerë.
Sami
Repishti midis shumë veprave të botuara me karakter historik dhe librit me
tregime:’ Pika loti,’ tregime nga burgu. Në vitin 2004 botoi librin e tij të
merituar outobiografik:’ Në hijen e Rozafës.’ Narracion i hollë,dhembje
,mundim, kundërshti, luftë për dinjitet dhe sensibilitet. ‘Në hijen e
Rozafës.’nuk është thjesht një libër që tregon jetën e një individi, por është
një analizë e thellë e jetës politike dhe shoqërore shqiptare në harkun kohor
njëzet e pesë vjeçar, midis viteve tridhjetë deri në mbarim të vitit 1959 të
shekullit të kaluar. Në Shqipëri ndodhën ndryshime të mëdha siç ishte pushtimi
fashist, lufta e popullit mbarë për rezistencë kundër okupatorit. Lufta civile,
vëllavrasja, si dhe ardhja e komunizmit. Mënyra e egër e vendosjen së
diktaturës së proletariatit .Intelektualët, patriotët e ndershëm e kuptuan dhe
e përjetuan menjëherë, se nuk ish e vërtetë çka thuhej. Komunizmi që po
aplikohej në Shqipëri ish një fasadë që do ti sillte popullit veçse mjerim,
prandaj e kundërshtuan, u përballën me të dhe u kryqëzuan prej saj.
Si të
gjithë të rinjtë dhe Sami Repishti u gjend që në fillim në udhëkryq. Kazani ziente.
Ai duhej të merrte një vendim qoftë dhe me rrezikun e jetës. Të bëhej pjesë e
rrjedhës të pashmangshme ku
Sami Repishti paraqitet një figurë komplekse në
libër. Ai është dëshmitar okular i jetës në ferrin fashit dhe komunist në
Shqipëri. Jo si ‘politikan’, apo ‘personalitet’ i makro politikës shqiptare,
por si student dhe i ri, i cili u ndërgjegjësua për rolin e vet, në atë kohë
dhe në atë vend, nga dashuria për atdhe dhe dëshira për liri. Ne ato momente të
vështira shohim një djalosh të ri me qëndrim të qartë, besnik i vetvetes, i
jetës për të jetuar me dinjitet pa kompromis.
‘Gjatë
udhës, thotë autori, takova dhe njoha ma mirë ‘njeriun,’ krijesën fisnike, të
etur për liri, të djegur për vëllazërim e njëkohësisht të aftë për të zbritur
poshtë, në botën ku mbretëron çnjerëzimi ma i plotë dhe vdekja e frikshme. Në
këtë botë të nëntokës përqafova viktimën dhe e doja atë me pasion. Kjo dashuri
për njeriun mundi dhe kërcënimin e vdekjes.
Sami
Repishti lindi dhe hodhi shtat në hijen e kështjellës tremijë vjeçare së
Rozafës. U ushqye dhe u frymëzua prej legjendën e dhimbshme, magjepse dhe e
papërsëritëshme: Një murojë madhështore e pathyeshme ndërtuar mbi trupin e
njomë të një nuseje, të një nëne që linte djalin jetim nga respekti i
padiskutueshëm për besën, mbajtjen e fjalës dhe traditën. Ideja e sakrificës që
kërkon jetë njerëzore në formën më të ashpër, ushqeu fantazinë e një populli,
që mund dhe vdekjen. Më vonë mbretërit ilirë e kishin mbajtur dhe mbrojtur këtë
kështjellë me një legjendë, dashuri nëne, bese dhe krenari si rrallë në botë:
Bardhyli. Pleurati. Teuta. Agroni. Deri tek dorëzimi i mbretit Genci, i
përcjellë në Romë me pranga floriri.
Në këto
histori madhështore flijimesh, përpjekjesh, luftërash, qëndrese të kështjellës
së Rozafës dhe qytetit të tij Shkodrës, u brumos karakteri i djaloshit të ri,
birit të thjeshtë Sami Rapishti.
Në një
pjesë të rëndësishme të librit autori përshkruan me dhimbje dhe revoltë
pushtimin vendit prej Italisë fashiste. Si priti dhe e përjetoi populli i
vuajtur Shqiptar këtë ditë të zezë. Shkodra si e gjithë Shqipëria ishte në
tension e flakë. Trusninë e përjetuan dhe shkollarët, për të cilën e përshkruan
dhe jetuar autori me aq patos dhe art. Himni kombëtar këndohej pa pushim.
Shqetësim, dhimbje për nënën Shqipëri, gatishmërinë e të gjithëve për të shkuar
dhe luftuar me armë kundër pushtuesit. Hija e rëndë e pushtimit. Por qëndrimi i
popullit kundër pushtimit nuk u fashit, nuk reshtën demonstratat dhe lëvizjet
mazive të organizuara. Si i gjithë populli ai vetë po ashtu dhe familja e tij u
përfshinë në këtë lëvizje të madhe për liri dhe përparim.
Sami
Repishti si patriot dhe intelektual i formuar, luftoi pa kompromis kundër
çnjerëzimit, pavarësisht nga ngjyra.
Pikërisht
në këtë lëvizje frontale ai u përfshi me idealizmin për një Shqipëri të vërtetë
me vështrim demokratik perëndimor, duke
futur brenda të gjitha trojet shqiptare të ndara padrejtësisht nga
trungu i nënës Shqipëri. Ai u përball në të njëjtën kohë me komunizmin që ish
ushqehej dhe shtyhej prej Jugosllavëve:
‘Me moton
shkatërrimtare, o me ne, o kundra nesh.’
Sami
Repishti edhe pse shumë i ri, nuk mund të pranonte një shoqëri që premtonte
dhunë dhe urrejtje. Një shoqëri që nëpërkëmbte parimet morale, që ishin bazë e
një qytetërimin tre mijë vjeçar. Komunistët nuk i kërkonin trojet shqiptare, as
nuk e hapnin këtë kapitull. Ata kërkonin luftë pa kompromis kundër të gjithëve,
pronës, fesë, duke shkulur nga rrënjët botën e vjetër, me ideologë të mëdhenj
Titon dhe Stalinin dhe me militantë të
brumosur me urrejtje.
Në kulmin
e përfshirjes madhore të lëvizjes për çlirim, në mbledhjen e njësitit. Sami
Repishti
ngihet
dhe thotë:
‘Unë nuk
jam komunist.’
Por ky
deklarim burrëror dhe i sinqertë, nuk kaloi pa gjurmë. Pa vonesë ai e kuptoi se
tashmë ishte përballë kundërshtarësh, deri tek Lili, vajzën që adhuronte aq
shumë. E cila i tha:
‘Meqenëse
nuk je i një mendje me ideologjinë
komuniste dhe kushdo që nuk e pranon ose kundërshton këtë, është armik që duhet
të urrehet dhe të luftohet pa mëshirë.’
Në këtë
pështjellim njerëzor autori i thotë vajzës së zemrës:
‘Lili, ke
humbur çka është fisnike tek ti, ke humbur çka është e jotja dhe vetëm e
jotja...’
Sa bukur,
sa njerëzore, sa e madhërishme. Samiu e kuptoi qysh në fillim zvetënimin e personalitetit të njeriut dhe ia tha me
forcë dhe sinqeritet të dashurës së tij.
Interesant
është gjithashtu debati me të kushëririn komunist. Ata kishin bindje të
kundërta. Kushëriri kërkonte ndryshim dhe dhunë pa kompromis. Samiu i thoshte
për tolerancë dhe mirëkuptim në interes të vendit. Në fund u ndanë të indinjuar
me njëri tjetrin. Shikimi i kushëririt ishte tmerrshëm. Por vetëm dy ditë më
vonë, nën errësirën e natës, kushëriri u hyri në shtëpi me hap të shpejtë dhe u
tha:
‘Policia
fashiste më ndjek. A mund ta kaloj natën këtu tek ju?’
I ati i
Samiut, hoxha Hafis Ibrahim Repishti e pranoi pa hezitim në shtëpi edhe pse e dinte që komunistët ishin ateistë.
Besa e shqiptarit është më e rëndësishme se gjithçka.
Në
mesnatë fashistët shkatërruan derën në kërkim të kushëririt. Nëna e Samiut e
nxori nipin nga dera tjetër. Në shtëpinë e tyre filloi bastisja. Oficeri kapi
të atin nga krahu dhe e shtyu me forcë në dhomën tjetër, filloi të bërtiste.
Për një klerik mysliman trajtim i këtillë ishte shumë i rëndë, pësoi hemorragji
cerebrale, paralizë dhe mbas disa ditësh i ati vdiq. Babai i Samiut, kleriku i ndershëm hoxha Hafis Ibrahim
Repishti, sakrifikoi jetën për nipin komunist. Ai mbrojti njeriun, të nipin, jo
bindjet politike, apo fetare. Por sa vlerë
Erdhi
çlirimi i vendit. Kjo ngjarje e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme për një
popull dhe komb, shoqërohej nga frika e së panjohurës.
Befas
nëpër rrugët e shkatërruara dhe qytetet e Shqipërisë, u shfaqën si kërpudha pas
shiut fqinjët e veriut të veshur me kostumin e ndihmëtarit dhe këshilluesit.
Por psikologjia e masave të një qyteti si Shkodra që e
Autori
Sami Repishti na jep me art dhe vërtetësi pamjen e Shqipërisë në vitet e para
të pas çlirimit të vendit, varfërinë, euforinë, pasigurinë. Në të njëjtën kohë
po ngrinte kokë organizimi i shtetit mbështetur mbi forcën e zjarrit dhe të
hekurit. Kudo dëgjoheshin krisma dhe thirrje të ekzaltuar të masave. Filluan të
bëheshin ekzekutime publike sipas stilit fashist. Maskarada ish e tmerrshme,
rreth të pushkatuarve, grupe partizanësh dhe partizane hidhnin valle, duke
kënduar këngën:
‘Lule
Sofo, lule djalë.’
Ishte
mënyra përhapjes së ankthit dhe frikës që realizonte ekzekutimi që u bëhej,‘ bashkëpunëtorëve të armikut,’
Por njëherësh qysh në fillim, tregonte mospërfillje për shtetin ligjor si dhe
mospërfillje për ndjenjat qytetare.
Çdo ditë
nëpër rrugët e qytetit dëgjoheshin të ulëritura e që e përsëritnin si në kor:
‘Plumbin
ballit, plumbin ballit!Vdekje tradhtarëve!’
Gjithçka
ishte llogaritur më së mirë, ardhja e komunizmit në radhë të parë duhet të
krijojë atmosferën e frikës. Autori na je jep të saktësi sesi klasa shoqërore
shkodrane dhe të malësisë së madhe, dikur e privilegjuar dhe e fuqishme, më
vonë e dërmuar prej krizës ekonomike, ndryshimeve shoqërore e kataklizmave të
luftës, po avullohej, burgosej, zhdukej, pa lënë trashëgimtarë për zëvendësim.
Boshllëku i mbetur në traditën fisnike, shekullore ishte i madh dhe i frikshëm.
Në këtë
trusni, terror, që po ngrihej përpara syve të inteligjencës së mirëfilltë
shkodrane, humbje vlerash të çmuara të traditës dhe kulturës, u ndje nevoja për
veprim.
‘
Ndërkohë
dy ngjarje të rëndësishme ndodhën në qytetin e Shkodrës. Në maj të vitit 1946 u
zhvillua demonstrata e parë antikomuniste e qetë por e fuqishme, krejtësisht
spontane, nën vëzhgimin e Sigurimit. Ishte funerali i arqipeshkvit katolik që
vdiq, ndërsa mbahej në gjendje arresti, në shtratin e vdekjes. Ndërsa më 9
shtator 1946 ndodhi ‘Lëvizja e Postribës’.Këto dy ngjarje u bënë shkak të
‘spastrohej’ i gjithë qyteti i Shkodrës me rrethe. Brenda një muaji qyteti
kishte njëmbëdhjetë burgje të përkohshme dhe më shumë se njëmijë e dyqind të
arrestuar. Hija e rëndë e ekzekutimeve ishte kudo.
Arrestimi
i autorit të librit: ‘Në hijen e Rozafës,’ ndodhi në mbasdreken e 22 tetorit
1946. E flakën në qeli. Dhe qysh në momenti e parë u përplas me dhunën e egër
dhe torturën e cila i vazhdoi për shumë muaj me radhë për të pranuar fajin e
pakryer. Ai e mendoi shpesh vdekjen. I mbyllur, i torturuar shumë pranë hijes
së kështjellës së Rozafës. Ardhja e
nënës për të vizituar në burgun e spitalit dhe dhuna e egër e njërit prej
rojeve ndaj nënës së vuajtur. Lotët e nënës së gjorë binin rrëke për të takuar
djalin. Autori me shpirt në dhembë i thotë rojës:
‘Unë nuk
do ta shkelmoja kurrë nënën tende.’
Më në
fund mbërrin gjyqi, një farsë e zakonshme, turma të eksituar që bërtasin.
Gjykatësit, prokurori, vetë flasin, paraqitin akuzat e rreme dhe vetë vulosin.
Heshtje prej të akuzuarve, pastaj dënimi me pesëmbëdhjetë vjet burg, shumë të
tjerë me pushkatim.
Më 28
nëntor 1947 e transferojnë në burgun e madh. Solidariteti i të burgosurve , të
cilët heqin kapotën nga vetja dhe ja japin më të dobëtit. Aty autori ra
gjithashtu në kontakt me klerikë dhe të njerëz shquar të burgosur
padrejtësisht, të cilët ndihmuan në forcimin dhe vendosmërinë e karakterit. Më
vonë puna kapitëse në kampet e punës. Shpirtligësia, harbutllëku, egërsia e
gardianëve dhe rojeve të burgut nuk
Një
oficer duke u tallur urdhëroi heqjen e mjekrës së një imami shtatëdhjetë
vjeçar. Imami i ulur në gjunjë dridhej prej dhembjes e turpit dhe lotët i binin
rrëke. E tallura e oficerit vazhdoi:
‘ Hoxhë,
a ndjehesh më mirë tani pa mjekër?
Imami
plak u përgjigj me zë që dridhej prej dëshpërimit:
‘A nuk
turpëroheni prej pleqërisë sime?’
‘Zoti nuk
është qendra e frikës siç e propagandojnë këta, por burimi i dashurisë.’
Talljet e
rojeve dhe gardianëve ishin të poshtra, të papërballueshme, të tejskajshme
kundër priftërinjve të përgjakur dhe të munduar. Ata duke u zgërdhirë u
thoshin:
‘
Autori
Sami Repishti takoi në burg dhe njohu
nga afër klerikët e akuzuar padrejtësisht për fshehje armësh në kishë. Autori
takoi gjithashtu dhe dëshmitarin okular, i cili e dinte mirë të vërtetën. E
lojës së sigurimit të shtetit.
Në
protestën më të vogël:
‘Unë nuk
jam kafshë pune,’ tha një i burgosur.
Ndëshkimi
i sh mesjetar:
‘Je armik
i poshtë o derr i derrit.’u tërbua roja dhe i vuri cigaren e ndezur në sy.
Viktima
lëshoi britmë therëse dhe i tha:
‘ O,
Aristidh Karrabeci. Edhe Zotin mund të harroj, por jo fytyrën dhe emrin tënd.’
Më në
fund më 1 korrik 1956 Sami Repishti u lirua prej burgut. Por u përball
menjëherë me vuajtjen e urinë e
familjes, ata nuk kishin bukë ti nxirrnin. Varfërinë e një populli të tërë, të
cilët jetonin me triska për një kile sheqer ose oriz. Si dhe propaganda e
shfrenuar komuniste për mirëqenien e popullit të vet, heroik, luftarak dhe
paqedashës.
Kështu ai
doli nga një burg i vogël dhe u përball me burgun e madh,ku vuante një popull i
tërë i indoktrinuar deri në marrëzi. Ndiqej, përgjohej ngado. Tehu i mprehtë i arrestimit të dytë
rëndonte çdo minutë mbi kokën e tij. Çdo lëvizje që ndodhte në vend ose në
botën matanë telave me gjemba, emri i
tij ishte në listë për tu arrestua dhe ekzekutuar. Samiu ishte në dilemë të
madhe. Ikja dhe mos ikja. Vetësakrifikimi dhe e drejta për të jetuar. Ai nuk
ish si gjithë të tjerët. Mbasi nuk bëri asnjëherë kompromis me dinjitetin në
kulmin e tmerrit, mundimit dhe të torturës. Atë e mundonte në të njëjtën kohë
hakmarrja e pushtetit ndaj fatit të nënës dhe njerëzve të tij.
Me
dhimbje dhe art ka përshkruar autori monologimin në varrin e të atit:
‘Kështu
më deshe, besnik të vetvetes. Ti më mësove të luftoj për parime të drejta, që
kërkojnë vuajtje dhe sakrificë. Të lutem babë falu për mue...’Kontrasti i
filozofisë së jetës, mes babës dhe djalit ishte i plotë...
Gjendja e
Samiut mori karakter tragjik. Çdo minutë ai ish i ndërgjegjshëm për arrestimin
, burgosjen dhe ekzekutimin. Një jetë me
vuajtje të padurueshme dhe të përhershme nuk është jetë. Vdekja me dinjitet
është më e pranueshme. Le të goditej prej rojeve të kufirit në se zbulohej por
nuk
Dhe ai më
23 gusht 1959 bëri arratisjen nëpërmjet lumit të Bunës.
Pse
shkruaj? thotë autori në parathënien e librit. Jam viktimë e, denoncimi i krimit e kriminelit.
Justifikon mbijetesën time. Zbulimi i dhimbjes se vuajtur e ngre viktimën në
sferën e absolutes dhe hedh dritë mbi fajtorin e frymën e së ‘keqes’. Drita
këput vargonjtë e lidhur në errësirë. Drita sjell lirinë...