| E shtune, 06.07.2013, 06:11 PM |
Funksionimi i shtetit të
suksesshëm, meritë e partive të shëndosha
Politika e sotme është shumë e ndyrë!
Shkruan Ramiz Selimi
Rekrutimi
dhe zgjedhja e personelit politik në formë korrekte dhe sipas meritës, si në
drejtimin e partisë, ashtu edhe atë të komunave, garanton një perspektivë të
zhvillimeve pozitive në shoqëri.
Përmes
partive politike bëhet rekrutimi dhe seleksionimi i njerëzve të ditur apo
elitës së shoqërisë, nga organet e thjeshta partiake, tek organet komunale, si
Kryetari, e deri të Kryeministri. Ajo që tani gjithnjë e më shpesh po
anashkalohet dhe nënvlerësohet është fakti se partitë dhe funksionimi i tyre
nuk po kuptohen drejt, pikërisht nga njerëzit që udhëheqin me to. Partitë ishin
dhe do të mbeten gjithmonë organizata patronazhi, që nënkuptojnë, se ato janë
shoqata të qytetarëve, përmes të cilave personat ndajnë pozita, poste,
funksione, ngritje në pozita të ndryshme, si dhe ata aty ndërtojnë karrierën e
tyre, etj. Sikur emërimet të bëheshin në bazë të meritave, këtu nuk do të
kishte asgjë të keqe. Si moralisht ashtu edhe natyrisht, situata politike bëhet
problematike, kur pozitat e pushtetit merren për vete, përmes personave të
caktuar dhe kur nuk bëhet fjalë më për realizimin e përmbajtjeve, apo
projekteve të caktuara të shoqërisë.
Demokratizimi
i brendshëm i partive dhe me këtë edhe i shoqërisë fillon pikërisht këtu, tek
nominimet.
Shumica pothuaj se tani e kemi kuptuar, se politika e sotme është shumë e ndyrë. Shumica e politikanëve duan të denigrojnë tjetrin, me çdo kusht, pa zgjedhur mjete, edhe duke gënjyer, edhe duke shpifur, edhe duke linçuar, edhe duke eliminuar personat kundërshtar fizikisht për të arritur caqet e caktuara personale. Sa herë që flasin, gjithnjë e më shpesh ata nuk e thonë të vërtetën, këtu ata nuk bëjnë dallim se cilit krah politik i përkasin. Gënjeshtra e tyre bëhet e vërtet për një periudhë të shkurtër, me ndihmën e mideive dhe sa hapë e mbyllë sytë vlera fundoset. Por, tani populli e ka kuptuar ketë fenomen, ai ka njohuri më shumë. Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë sikur të ishin të lira e të ndershme, politika do ta prekte seriozisht forcën e popullit dhe dëshirën e tij. Nominimet politike të kandidatëve për zgjedhjet lokale, apo të atyre në pozitat kyçe të partive janë bërë pikërisht në bazë të parimit të politikës së ndyrë. Do të ishte e udhës dhe shumë e ndershme që për secilin kandidat veç e veç të tregohen përparësitë apo defektet dhe të thuhet se ne u përcaktuam për x personin për shkak të planeve ambicioze të ofruara për zhvillim ekonomik, apo për ngritjen e niveleve politike në nivelet e politikave perëndimore.
Tani kur
vëmendja e shoqërisë është koncentruar të mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik,
shumë njerëz në shoqërinë kosovare shprehin hapur dëshpërimet e tyre për
emërimet e fundit për kryetarë të komunave, pasi ata dyshojnë se këta persona
kanë aftësi profesionale për të realizuar interesat e shoqërisë drejt, shumë
prej tyre i janë të njohur publikut me aftësi dhe përgatitje profesionale, këtu
nuk ka mbet aspak hapësirë për të shpresuar për mirë. Personat e konsumuar
politik dhe ata që kanë kontribuar tridhjetë vite, në sisteme të ndryshme është
koha të tërhiqen dhe të kontribuojnë në prapavijë, nëse kanë akoma diçka për ti
dhënë shoqërisë. Personat ekonomik që janë edukuar në sistemet komuniste, e
kanë shumë vështirë të korrin suksese në sistemet e reja demokratike, pasi
ndërdija e tyre është e programuar në sugjerime dhe udhëzime nga lart.
E kam
cekur disa herë në shkrimet e mia, se
është koha e fundit të hulumtohet kualiteti në diasporë, për të ngritur nivelin
e zhvillimit politik dhe ekonomik. Duket qesharake, por është shumë e vërtet,
se një praktikant në Diasporë ka njohuri më të mira se një i diplomuar në
Kosovë.
Për të
eliminuar imazhin se partitë janë të ndyra, ato duhet të tregojnë të kundërtën.
Partitë e shëndosha brenda mureve të veta gjejnë kompromise duke barazuar
interesat e ndryshme kontradiktore, në dobi të shoqërisë dhe jo në dobi të
personave. Emërimet e fundit janë bërë
kryesisht për të kënaqur individët, në dëm të kolektivit. Ata në një formë ose
tjetër ndihmuan në raste të caktuara kreun e partive të tyre , emërimet janë
shpërblim për kontributin e dhënë. Për të ndikuar në ndryshimet sociale dhe
politike të shoqërisë, partitë duhet të kenë persona që janë në të vërtet
katalizator të ndryshimeve pozitive, por, shumica e personave të emëruar nuk e kanë aftësinë as
diturinë për të realizuar hapin që dëshiron shoqëria.
Nuk është
thënë me kot, se secila shoqëri meriton qeverinë që ka, edhe atëherë kur
zgjedhjet manipulohen, por edhe atëherë kur ato fitohen. Me një shoqëri jo të
pjekur politikisht është lehtë të manipulohen zgjedhjet, të ndikohen/blihen
votuesit, ka raste edhe kur ju imponohet partia e caktuar, ka raste kur edhe
shoqëria demokratike