| E shtune, 06.07.2013, 05:55 PM |
Cikël me
10 poezi
Nga Ndue
Dedaj
Poezi e
një poeti të veçantë
“Poezia e
Ndue Dedajt është mbrujtur me atë maja shpirti që bën thirrje për dashurinë
ndaj njerëzve të tokës sonë. Kjo është dhe kredoja më e zgjedhur e tij dhe unë
besoj se në botën e tij shpirtërore kjo kredo nuk është pozë, por një ndjenjë e
vërtetë, e marrë qysh atëherë, kur fryma mbase i qëndroi mbi supe si një
pëllumb i bardhë dhe uji i lagu shpatullat... Kjo është poezia e këtij poeti të
veçantë që derdh vargjet e tij plot njomëzi, me një gjuhë të bukur e fjalë të
zgjedhur...” - DHORI QIRIAZI
NË
QIELLIN E KOSOVËS, UNË NJERIU-SHPEND...
TUNG
O ju
bjeshkë të nalta orësh e zanash, tung!
O ju dete
që përkundeni në duart e mia, tung!
O ju
fusha të gjëra e male të larta naimjane, tung!
O ti
nipthi im që sapo ke ardhur në jetë, tung!
O ti
vashë që kryet s’e kthen më në udhë si dikur, tung!
O ti që
ke humbur një dashuri e ke fituar një brengë, tung!
O ju
shqipe që shqipnoni kahdo botës, tung!
O Itaka e
Bekim Fehmiut, tung!
Verë 2010
PRIZREN
Më duhen
shtatë ura të gurta
për të
kaluar Lumbardhin,
Shtatë
mijë vjet për të prekur fillet e historisë,
Miliarda
yje për të kalëruar qiellin tënd
Me
shqiponjën dykrenore në duar,
Unë
njeriu-shpend…
PLAVA
Qyteti ku
kam qenë vetëm me sy.
Qyteti që
e mbaj përditë në pëllëmbë
Si një
borxh që ia kam vetes…
Si një
borxh që ma kanë shekujt!
FJALËSHKRIM
NË GUR
Nëse nuk
do të ishte shpikur shkrimi
Do të
bëja dhe unë zakonin e stërgjyshërve,
T’i
latoja gurët për bazilika,
Si
princërit e Arbnit blatuar
D
i
k
n
a
e
N
a
t
i
o
n
i
(Kombit
të Denjë.)
ALI
PODRIMJES
Poetit iu
deshën tri ditë për të vdekur…
Tri
mijë
vjet
për
të
qenë
Homer.
Korrik
2012
KUR TË
SHKOJ NË GJAKOVË
Kur të
shkoj në Gjakovë
Kam me u
pa me vëllaun tem Din Mehmeti,
Poetin
“zog i diellit” të dheut të vet.
O Din
Mehmeti, ku je?
Tash
njëqind vjet që pyes për ty.
Pyes
krojet e rudinat,
Pyes (dy)
detet dhe (dy) Drinat,
Pyes
gjyshin dhe atin,
Pyes
Europën dhe fatin...
Kur të
shkoj në Gjakovë
Kam me
pyet ku asht ujëvara e njerëzve të bukur,
Rruga me
stola për kalimtarët.
Udha pa
pluhur...
Por ti a
do të jesh?
AI BURRË
Ai burrë
ngrihej në këmbë sa herë kalonte ajo grua.
Kjo se ai
kishte dalë nga një grua!...
Ai burrë
kishte gjetur nën dhè një lotore shtatë mijë vjeçe,
Loti nuk
duhej të binte në tokë!...
Ai burrë
sa herë shkonte në Gur të Shpue ngatërronte këpucët,
Shenjë se
do të kthehej për një miqësi...
Ai burrë
kur të vdesë do të rrojë dhe një jetë,
Se nuk e
lë pahu i asaj gruaje të ikë!
GRYKA E
RUGOVËS
1
T’i
shpejtojë hapat nëpër kristale të purpurt
Se janë
duke flatruar zanat e fundit…
Prej
kësaj gryke vetëm hyhet e nuk dilet
Si brenda
një dashurie idilike bjeshkësh
Që kurrë
nuk shuhet, kurrë nuk kryen!...
Ylberet
këtu vetëm lindin e nuk vdesin.
2
Tre
shpirtra më zgjasin nga një gjethe rudine,
Shkruar
aty mrekullimi nga fillesa!
Salvadori,
stërnip i shëlbuesit të botës,
Bardhyli,
bir i tokës së paxanë
Gjoni,
rishtar kangjellash të vona…
E unë
kërkoj nëpër fillin e një palimpsesti
Zanin e
gjeraqinave të epra si një trill
Prej
jehonash, bubullimash, orteqesh…
3
Gryka e
Rugovës doli prej shpirtit të një pikëllime
E u bë
vashë që kërkon të dashurin tash sa mot
E u bë re
që rrëshqet mbi kreshtat pingule,
E u bë
lot.
Grua je
ti që më tërheq furishëm pas xhubletës së erës?
A zanë
je?
Unë robi
yt e ti robina ime!
Më thuaj,
ku po më shpie kështu,
Ndër
njerëz, a ndër zota?
Kosovë, tetor 2010
KU BURON
SHALA
Kam qenë
njëherë aty ku buron Shala,
Kam
prekur me dorë rrënjët e lumit,
Lumi i
gjithi është derdhur në mua,
Përanash
lumit shkonte një vashë
Djalit të
bjeshkëve i thoshte të dua.
Unë atë
burim e kam prapë nëpër duar
Shoh
ëndrra shaliane, mirazhe diellore,
Shoh
kahdo shkoj diej të purpurt...
Kam qenë
njëherë atje ku buron Vjosa,
Kam
prekur me dorë rrënjët e lumit,
Lumi i
gjithi pihej në mua,
Përanash
lumit shkonte sykaltra
Djalit të
Jugut i thoshte të dua.
Unë ato
buronja i kam ndër gishta,
Si një
melodi që kurrë s’shterron,
Pi ujë
buronjash me grushta:
A je si
je, Ilirian Zhupa?
BJESHKËT
E NAMUNA
Më duhet
t’i zgjoj orët prej hirit të fosileve,
T’i
shprish flokët e të gjitha gjysheve,
T’i
dëshifroj fjalët e të gjitha perëndive;
Si u
lëshue mbi dhè gjithë ai mrekull,
Sa t’ju
bënte ju, vargmale të nëmun!
Ua faroi
kreshtat më
Që
motmoteve mbi ashtin tuaj ranë,
Ua
përzhiti gurrat ku Ajkuna përkundte djepin
Me
foshnjën e saj as dek as gjallë?
Qysh se
ju u mallkuat prej robit a Zotit,
Qysh se
ju u shituat prej kreshnikësh a krajlash,
Përditë e
përnatë dhe unë mallkoj
Sipas
ritit të gjyshes sime tri mijë vjeçe,
Mallkoj
me namët tuaja!
E prapë namët-breshër bien mbi mua...