| E premte, 05.07.2013, 07:52 PM |
Për çfarë
bisedojnë zogjtë
(Shaip Grabovci “Çupa me ombrellë”, tregime për fëmijë, botoi FAD, Prishtinë 2013)
Nga Fatmire Duraku
Mjeshtër
i shkrimit të tregimit të shkurtër, mahnitës në leximin e psikologjisë së
fëmijës, të lojës e të ëndrrës, të imagjinatës e të mësimit të tij, Shaip
Grabovci me përkushtim thur ngjarje, çaste, tablo brilante nga jeta e puna e
përditshme e të vegjëlve edhe në librin më të ri “Çupa me ombrellë”, të cilin
lexuesi tashmë e ka në duar... E tërë aftësia e shkrimtarit për të krijuar e
për të ndërtuar në vetëdijen e fëmijës, të nxënësit, figura të mrekullueshme dhe ide të reja, vjen në shprehje dhe në këtë libër, duke i
lidhur, ndryshuar, shndërruar e përfytyruar sendet, dukuritë, njohuritë e
fituara që të
krijojë,
të zbulojë, të shpikë diçka të re nga përvoja e pasur – e fituar gjatë gjithë
punës e jetës... Mjeshtër sidomos në
trajtimin e tregimit të dramatizuar, me ç` rast
ia
Ja, ta zëmë se si mund të ilustrohet e tërë
kjo, duke e bartur këtu vetëm një
copëz të tregimit të autorit “Shiu dhe çupa me
ombrellë“.
“Shkrimtari
ishte në hall. Vërtitej... plot shqetësim. I nevojitej një ide! Dita kalonte e
ekrani i kompjuterit ishte pa asnjë shkronjë në të! Gjendje e rëndë! Nuk ka gjë
më të rëndë kur e di se fëmijët nesër e presin të shohin tregimin e tyre në
gazetë, kurse tregimi nuk është askund!” Ose, pjesa e fundit e tregimit ;
“Pikat e shiut ishin gjithnjë e më të shpeshta! Dhe, përnjëherë erdhi ajo që e
priste shkrimtari, i erdhi ideja të shkruante... Oh, të shkruante tregimin. Për
çka? Për shiun dhe të mirat që i sjell ai. Të shkruajë për çamarrokët, të
cilëve shiu u ka prishur lojën, të shkruajë... – iu këput mendimi, ngaqë
papritur, ja, një çupë iu mbijë para këmbëve. Shkrimtari e shikoi, i mpirë,
ndërsa ajo me zë të ëmbël e zgjoi:
- Xhaxhi shkrimtar, ja
ombrellën time, po iu lag shiu! Çupa
kështu, papritur, e rrëmbeu temën e tregimit...
Të nesërmen, fëmijët në
gazetë e lexonin tregimin për vajzën me ombrellë dhe shkrimtarin.”
Shaip Grabovci – dramaturg, tregimtar,
humorist, edhe në këtë libër i bartë të
njëjtat ngjyra, veçse që reflektojnë ndryshe, i bartë të njëjtat buzëqeshje, që
shpërndahen pakufi në jetën e punën e fëmijës, i bartë të njëjtit ylber
magjikë... i bartë edhe në këtë libër përmes lojës e dëshirës së
tij, përmes mësimit, të gjitha figurat,
fantazitë, ëndrrat, që i karakterizojnë përgjithësisht shkrimet e tij të afërta
për lexuesin e vet të vogël, veçse gjithnjë në ndërthurje të reja, në situata
të reja dhe me parafytyrime e imagjinatë krijuese. E, në këtë rrjedhë, në këtë
mënyrë, shkrimtari ka shkëputur inserte nga jeta dhe i ka vendosur në libër,
kaq të njëmendta, kaq besnike, të afërta e të ngrohta, sa ndonjë herë lexuesi
do të ketë përshtypje se ato që i lexon
– në të njëjtën kohë ndodhin me të, në të njëjtën kohë i përjeton vetë. Kështu,
ai bëhet bashkë-personazh, bëhet një me heronjtë e librit, me bëmat dhe
përjetimet e tyre, që është veti e shkrimtarëve me përvojë të madhe, me njohuri
të madhe, e cila gjë domosdo për produkt ka libra të mrekullueshëm, siç është
dhe ky i fundit, “Çupa me ombrellë”.