| E enjte, 04.07.2013, 07:24 PM |
Takimi i
Tyxhecit 2013
Edhe kete vit Tyxheci tuboi Gollakun per tu pare me njeri tjetrin se paku nje here ne vit
Shkruan: Prof. Rexhep Abazi, Medvegje
Tubimi i
Tyxhecit tani me tradicional dhe sipas nje marreveshjeje te organizueseve ky
mbahet te dielen e fundit te mujit qershor. Nuk ka ftese te vecante, por te gjithe e dine se kete dite kush don mund
te shkoj ne kete tubim madheshtor. Duhet cekur se ne kete tubim merr pjese edhe
nje numer i madh i shqiptareve te komunes se Medvegjes, te cilet gadi se e
llogarisin edhe si te vetin, sidomos ata nga Sfirca e ndare qe nga viti 1878.
E diela e
fundit e qershorit te ketij viti ishte nje dite e vreret, me qiell te mbuluar
me re te dendura dhe ne mengjes vetem se nuk ia kishte filluar shiu. Kjo ndikoi
qe vizitoret ta mesyjne Tyxhecin me hamendje dhe me nje cike vonese. Mirepo,
dashti Zoti, qe kjo kohe me fllad beri qe ne oret e pasdites te sjell ketu nje
numer shume te madh te njerezve te fshatrave te ketij rajoni.
Ajo qe e
madheshtoi kete tubim te ketij viti dhe e beri edhe me interesant ishte
prezenca e nje njeriu te ketij vendi, i cili qe ne rinine e hershme i moshes
njezete e dy vjecare, ishte detyruar ta leshoj vendlindjen dhe te shkoj ne
mergimin e larget e te mundimshem, per tu kthyer ne kete dite me nje ekspozite
sa ekstravagante aq edhe te dhimbshme e prekese gje qe edhe me motivoi te
shkruaj per kete ngjarje.
Ishte ky
z.Asllan Krasniqi, te cilin e lindi nena shqiptare e kesaj treve, e rriti ky
vend i bukur dhe pitoresk dhe madheshtor e krenar, por qe nuk pati mundesi ti
ofroj siguri dhe hapesire veprimi, andaj ky u detyrua qe ne rirnine e hershme
te migroj ne Belgjiken e larget dhe te shijoj shume heret jeten e rende te
mergimtarit. Duke qene ne lufte te perhershme me kete jete te rende te
mergimtarit, ai kurre nuk e harroi vendlindjen dhe kombin por kudo dhe kahdo qe
shkoi i barti ne shpirtin dhe zemren e tij bujare, duke u mundua qe edhe ky te
bej dicka te mire per kombin e atdheun. Mbase, kujtoj se beri me shume se qe i
kishte mundesite.
Nga ky
aktivitet ai beri me shume se pesqind mije foto, sidomos nga momentet e
vuajtjes se popullit shqiptar, qe nga ditet e shpernguljes per ne Turqi e deri
tek egzodi i popullit shqiptar te Kosoves me 1999, qendrimi neper kampet e refugjateve, kthimi i tyre pas
perfundimit te luftes, shpallja e Pavaresise, Njeqindvjetori i
Shtetit te pare shqiptar e deri ne ditet e sotme.
Ekspoziten
e tij ai e kishte shpalosur mu ne livadhin e Tyxhecit, nen qiellin e hapur ne
nje gjatesi prej njezet metrash ne nje pelhure te mbushur me foto nga momente
te ndryshme te vujatjeve te popullit shqiptar te egzodit te viteve 1999,
debimin dhe kthyerjen e tyre triumfale ne atdhe.
Ne bisede
me te ai tha se kishte ardhur enkas per
ta shpalosur kete ekspozite mu ketu ne vendlindjen e tij te cilen e barti ne
shpirtin dhe ne jeten e tij te rende mergimtare.
Ca fjale
per jeten dhe vepren e z.Asllan Krasniqit:
"50-vjetori
i fotografisë" 1963 – 2013, Asllan Krasniqi, Fotograf
U lind me
10.10.1945 në fshatin Tyxhec, Kosovë.
Veprimtarinë
e tij si fotograf autodidakt, e ka filluar në vitin 1963 duke fotografuar
refugjatët e parë kosovarë të cilët, në atë kohë, strehoheshin provizorisht në
Maqedoni, për të ikur me pas në Turqi. Në vitin 1966 është diplomuar në kursin
për fotografi (gjatë shërbimit ushtarak në Ajdovçina të Sllovenisë). Në vitin
1967 ka emigruar në Belgjikë dhe menjëherë ka vazhduar veprimtarinë me
emigracionin e parë shqiptar. Në vitin1969 ka vazhduar me korrespondencë kursin
e Artit Fotografik në
Qysh në
vitet 1970, ai vazhdoi aktivitetin e tij si fotograf i pavarur, duke vizituar
shumë vende të botës. Vendi i parë ku shkrepi aparati i Krasniqit, ishte
Turqia, ku ka fotografuar kryesisht mjediset e refugjatëve shqiptarë. si në
Stamboll, Bursë, Inegöl etj., Në vitet 1979, 1985 dhe 1992 ai bën një cikël
fotografishe në SHBA: Në New–York, Uashington, (Shtëpinë e Bardhë), Los
Anxhelos, Holiwood, Beverli Hils, Santa Monika, Universal Studio, World
Disneyland etj, ku ka synuar të trajtoj gjithmonë tema dokumentare, sidomos
evenimente historike, artistike dhe kulturore. Më pas ka fotografuar në
E pergezoj edhe nje here per punen e bere per komb e atdhe. Zoti e shperblefte dhe i dhashte shendet te mire per suksese edhe me te medhaja.