| E merkure, 03.07.2013, 09:02 PM |
ZONJA AMBASADORE,
ANKOJE FAJTORIN MANDEJ
DËMTORIN
Nga Dedë Preqi
Kuvendi i
Kosovës e ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi, pasi që Lëvizja Vetëvendosje
përmes forcave të rendit largohet prej sallës së Kuvendit, e cila e kundërshton
këtë marrëveshje me gjitha mjetët e saj, madje edhe duke e tepruar…
Ambasadorja
amerikane në Prishtinë, zonja Jacobson, gjatë hyrjes në Kuvendin e Kosovës, si e ftuar ajo
pengohet nga protestuesit e
Lëvizjes Vetëvendosje, e cila më vonë ka
publikuar lëndimet e marra dhe krahun e saj të mavijosur, duke akuzuar
keqbërësit e tillë.
Një ditë
pas protestave të Vetëvendosjes, e cila tenton ta pengojë ratifikimin e
marrëveshjes Kosovë-Serbi, Departamenti amerikan i Shtetit reagoj, duke e
thirrur në një takim rasti ambasadorin e Kosovës në Uashington, për t’a sqaruar ngjarjen, e cila ishte e
padëshirueshme për të dyja palët
Pothuaj
se gjitha mediumet e Kosovës dhe të huaja shkruajnë për një veprim të tillë,
apo sjellje që nuk jep shembëll të mirë dhe kulturë të civilizimit në një vend demokratik, e cila sjellje nuk
duhet të lejohet, apo drejtohet jo vetëm
ambasadorës amerikane, por ndaj asnjë përfaqësuesi diplomatik që gjindet në
Kosovë.
Kjo
ngjarje ka nxitur një debat të thellë në gjitha mediumet dhe në qeverinë e
Kosovës, e cila është kritikuar pa rezerva edhe nga partitë tjera, duke ditur
se këto veprime nuk janë veprime demokratike në një shoqëri civilizuese dhe një
sjellje e tillë ndaj shtetit amerikan është e pa tolerueshme, duke ditur se çka
ka bërë Amerika për ta sjellë Kosovën deri këtu ku është sot, prandaj nuk kemi
arsye t’ia kthejmë të mirat në këtë
mënyrë…
Lëvizja
Vetëvendosje ka bërë protesta të shumta, duke kundërshtuar çdo marrëveshje që
propozohet me shtetin e Serbisë, mirëpo gjestet dhe veprimët e fundit nuk ishin
të mënyrës demokratike, ato e kaluan limitin e tyre, të cilat nuk e arsytojnë
idenë me veprimët e tilla dhe në sallën e Kuvendit, ku pas skandalit me
ambasadoren amerikane, mbrenda deputetët e saj në Kuvend uzurpojnë ulësën e kryekuvendarit, duke penguar
proqesin e punës dhe rendin në Kuvend, duke pasë parasysh se Parlamenti, si
Institucioni më i lartë i shtetit nuk duron në një mënyrë të shpehët në të,
elementi i dhunës, apo sjelljeve jo parlamentare.
Nëse,
sipas ligjit të protestave do ti quanim të gjitha protestat legjitime dhe
demokratike, atëherë duhet ta njohim edhe ligjin e tyre, që liria mos të
shfrytëzohet në mënyrë të ç’thurur të ç‘frenuar, sepse mund të ketë dëmtime dhe
shkatërrime të ndryshme, të riparueshme dhe të pa riparueshme, të cilat
ndikojnë mbi kurrizin e popullit dhe shtetit.
Gjatë
protestës kishte lëndime nga të dyja palët, nga protestuesit dhe nga organet e
rendit, dhe shkatërrime të ndryshme të objekteve dhe automjetëve, të cilat e
kanë koston koxho të madhe, dhe një praktikë e tillë, më shumë është për një
keqardhje, sepse pëveq dëmëve njerëzore dhe materiale, flitët për shtetin e
Kosovës dhe të ardhmën e tij.
Lëndimi i
zonjës ambasadore nuk ka arsye që të jetë i qëllimshëm, sepse relacionet e
popullit të Kosovës dhe shtetit amerikan, gjithmonë janë të konsiderueshme dhe
jetike, me një miqësi të qëndrueshme dhe të përhershme, prandaj kërkimfalja e
Vetëvendosjes ndaj ambasadorës amerikane, jep një shembëll që duhet respektuar,
që flet haptas se një pjesë të qortimit duhet ta bartë edhe qeveria e vendit, e
cila duhej të përkujdesej më herët për
sigurimin e njerëzve të tillë dhe çdo qytetari në vend.
Në këtë
rast shumë delikat, ka vende të cilat janë zhgënjye me një sjellje të tillë
ndaj ambasadorës amerikane, por ka të tilla vende armiq të Kosovës dhe
Amerikës, të cilët iu kanë gëzuar këtij rasti, apo një veprimi të tillë.
Marrëveshja
në mes Kosovës dhe Serbisë, mund ti ketë prapavijat e veta pozitive, por nuk
duhet përjashtuar edhe ato negative, të cilat po rezultojnë edhe sot në pjesën
e veriut me sjelljet e vandalëve serb ndaj popullatës shqiptare, por projektet e kësaj marrëveshje pasi
që janë harmonizuar dhe mbështetë nga
BE-ja, dhe SHBA-të, prandaj vendi jonë u beson këtyre partnerëve ndërkombëtar dhe
mbështetjes së tyre, edhe pse populli i këtij vendi i ka ende plagët freskëta dhe të pa shëruara nga „marrëveshjet
e mëhershme“ me Serbinë.