| E merkure, 03.07.2013, 07:44 PM |
Rama,
kujdes dhe vemendje per kthimin e pronave
Nga Zenel Çeliku
Kthimi
dhe kompensimi i pronave,është kusht dhe kërkesë parësore nga faktori
ndërkombëtar për Qeverinë Rama,që do të thotë se,qeveria e ardhshme duhet të
jetë shumë e vëmëndshme për cështjen e pronave.Më 23 Qershor,Rama dhe Meta janë
votuar në mirbesim në shumicë dërmuese,dhe kjo mund të përkthehet se populli
pret që maxhorancë e re në Shtator,të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmëndshme
ndaj problemeve madhore që ka sot shoqëria.Një problem I madh I cili është
kthyer në kancer për shoqërinë tonë,është prona e cila është grabitur,vjedhur
dhe pushtuar nga provincialët të cilët kanë ardhur në mënyrë fare të pa
studjuar në Tiranë.Një nga gabimet e ndjeshme të Qeverisë Berisha e cila u
dënua me votë kundër,është zvarritja dhe MOSKTHIMI I pronës tek I zoti,gjë që
ka penguar shumë investitoët e huaj.Paradoksi I MOSKTHIMIT të pronës qëndron
tek administrata injorante dhe provincial që është punësuar në Agjencinë e
Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave (AKKP),të cilët me koshiencë shkelin
Ligjin dhe nuk kanë dëshirë të kthejnë pronën tek I zoti,sepse atyre ju duket
se po kthejnë dhe po japin dicka nga xhemi I tyre.Ata,që shumica e tyre janë të
ardhur,me qëlllim e pengojnë kthimin e pronave që kumunizmi ua grabiti njerëzve
të ndershëm.Ata me qëllim dërgojnë
qytetarët nëpër gjykata që kthimi I pronave të jetë një proces shumë I
vështirë.Ata si dashakeqash me vetëdije të plotë për të zvaritur pa fundësisht
procesin e kthimit të pronave,i dergojnë cështjet e pronave tek Avukatura e
Shtetit,e cila ka detyrimin ligjor të padisë pronarët e vërtetë nëpër
gjykata,kjo vetëm e vetëm për të mërzitur dhe zvaritur procesin në fjalë.Po ti
referohemi Qeverise Berisha,shumë herë është thënë se do të kthejmë pronat tek
I zoti,a thua se qeveria po fal dhe po bën bamirësi me pronat e pronarëve të
vërtetë.Ne fakt,Qeveria ka falur dhe ka bërë bamiësi për të ardhurit ne
Tiranë,të cilëve u dha të drejtën e pronësisë edhe pse kanë grabitur dhe
pushtuar mijëra hektar toka të ish pronarëve.Duke mos dashur të zgjatemi për
cështjen e MOSKTHIMIT të pronava në këto vite,tashme duhet ti bëjmë një apel
Kryeministrit të ardhshëm-Edi Rama,që të bëjë shumë kujdes dhe shumë vëmëndje
për të mbajtur premtimin e kthimit të pronës tek I zoti,dhe të mos zvarritet ky
proces në pafundësi,duke u dhënë mundësi njerëzve me pushtet që të abuzojnë me
pronat e pronarëve të vërtetë,ashtu sic është bërë deri më tani.
Z.Rama,Ju
në programin tuaj keni theksuar se do të marrë fund kalvari I vështirësive,I
zvaritjeve dhe I abuzimve për kthimin e pronave tek pronari I vërtetë.Jemi
koshient se ndërtimet pa leje duhet të legalizohen,sepse tashmë janë një numër
I madh familjesh që kanë ardhur nga zonat rurale që janë përqëndruar në
Tiranë,por një gjë duhet të kenë të qartë grabitqarët e tokave,se prona domosdo
do të shkojë tek I zoti.Në këtë mënyrë ju mundet të fitoni kurorën e
mirënjohjes dhe të respektit,I cili do te konvertohet me votë pas 4 vitesh.Ju
Z.Rama,duhet të spastroni AKKP nga administrata provincial.Cfar do ti kërkojmë
Drejtorit të AKKP për shpjetimin e procesit të kthimit të pronave,kur Z.Peka në
administratën e trashëguar nga paraardhësi,e ka të mbushur me njerez
apsolutisht të paaftë.Sado kërkues të jetë Drejtori I AKKP,nuk mundet të hecë
me hapin e kërkesave,sepse pjesa më e madhe e administratës së tij,është fare e
pa aftë dhe shkelës të ligjit me koshiencë.Z.Rama,Ju jeni I angazhuar
personalisht për legalizimin e ndërtimeve paleje,por do të jetë në nderin dhe
autoritetin tuaj që të merreni personalisht edhe për kthimin e pronave tek I
zoti.Z.Rama,duke bashkëbiseduar me specialist të mirfilltë të kësaj fushe të
cilët prej vitesh janë flakur nga administrata e AKKP,do të jetë shumë me
interes,që të shikoni mundësinë e një
referome shumë efikase në AKKP.Specialistët thone se do të jetë shumë më
mirë,shumë më productiv procesi I kthimit dhe komensimit të pronave,nëse ky
proces do të organizohet ose në rrang Qarku,ose në cdo komunë dhe në cdo qytet
të ketë Komision për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.Kështu,përgjegjësia do
të jetë shumë më e madhe,dhe abuzimet do të eliminohet pothuajse fare.Po kështu
duhet të veprohet edhe me hipotekat,gjë të cilën Berisha e programoi nëse do të vijonte qeverisjen e tij.Në këtë
mënyrë,nuk do të ketë kalvar zvaritjesh të qëllimta për MOSKTHIMIN e pronave
tek I zoti.Duke mendua se ky shqeësim I madh shoqeror do të dëgjohet dhe do të
trokase fort në vëmëndjen tuaj-Z.Rama,le të besojmë se kjo maskaradë,kjo histori e hidhur do të
marrë fund një herë e mirë,gjithnjë në mirbesimin e votës që Ju keni marrëmë 23
Qershor.