| E marte, 02.07.2013, 07:54 PM |
Kapidan Ndue Pjetër Gjomarkaj - Antikomunisti dhe Misionari
Nga Kostaq Xoxa
Vlera e
madhe e këtij libri historik të njëmendët është rrëzimi i stereotipit falsifikator të portretizimit të figurës së
një desanti, të cilin historianët e enverizmit e quajnë diversant. Desanti në
këtë vepër është quajtur edhe parashutist. Ani se historianët e
indoktrinuar kanë harxhuar bojën e
dynjasë për t’i paraqitur me një shabllon përkeqësues personat që ‘kërkojnë të
rrëzojnë pushtetin popullor përmes diversionit’ sipas përdhosjes së historisë
enveriste. Pushtet popullor është ai që e vë në dorë pushtetin me terror, duke
mos kursyer as gratë, as fëmijët! Dhe pastaj shpall, në mënyrë cinike se ka
besimin e popullit në masën 99, 99 %! Madame Roland dë la Platière njihet për
shprehjen e saj: “O popull, sa krime bëhen në emrin tënd”.
Autori i
librit, Dr. Nikoll Toma, me arsyetimet e tij të thella e të argumentuara, ka
nxjerrë një figurë të re të atyre që vinin vullnetarisht jetën në rrezik për
t’i bërë qëndresë dhunës komuniste të E. Hoxhës. Të ashtuquajturit diversantë,
ofroheshin si misionarë për t’iu kundërvënë keqtrajtimeve të popullatave të
tëra, të regjistruara në listat e
Sigurimit të stalinistit E. Hoxha, për të zhdukur çdo gjurmë pluralizmi, të
proklamuar me hipokrizi në konferenca si ajo e Pezës, apo në Mbledhjen e
Mukjes, një ‘marrëveshje’ që u prish sa pa u tharë boja, nga vasalët e
mareshalit Tito. Historiani demokrat Dr. Nikolla ka marrë si emblemë qëndrese
Kapidan Ndue Pjetër Gjomarkajn, të çmuar në Itali nga presidentët italianë
Xhovani Leone dhe nga Xhuzepe Saragati dhe të dekoruar në Pashkët e vitit 1989
nga Papa Gjon Pali II.
Cilido që
e lexon këtë libër sheh altruizmin e njerëzve të malit për t’u përballur kundër
krimeve në masë të toger Babës (kurveleshasit Hodo Habibi), që torturonte
burrat, por edhe gratë e fëmijët e pafajshëm. Dr. Toma përdor gjuhën e
historianit erudit, pa shprehje subjektive urrejtjeje dhe, në vrasjen e Bardhok
Bibës, ngre më shumë së tri versione për ndonjërin prej të cilave shkruan me
modesti se nuk i ka të dhënat e mjaftueshme për t’u shprehur në mënyrë të
prerë. Ka vetëm besimin se duhen bërë hulumtime më të bollshme, në shfrytëzime
të mëtejshme dokumentesh arkivore. Ekziston edhe varianti i vrasjes së
Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së Mirditës, Bardhok Bibës nga “të vetët”, domethënë nga komunistët, që
mizorët të përligjin atë plojë, e cila është nga më të përgjakshmet e krimit
komunist në vendin tonë. Autori mbase ka parasysh edhe disa vrasje në B.S, si ajo e Kirovit, vrarë
prej Nikolajevit (veglës së Stalinit), apo si ajo e Kuibishevit, etj.
Megjithatë
historiani ynë i nuk i përdor shprehjet e vrazhda propagandistike kundër atyre
që e kanë shpërdorur fjalorin e tyre denigrues ndaj misionarit-protagonist të veprës së vet.
“Diversant” është më e pakta. Që të mos zëmë në gojë edhe shprehje standarde si
“bisha me fytyrë njeriu”, “kriminelë të shitur te imperializmi amerikan”,
“katolikë në shërbim të Vatikanit”, etj. Për Kapidan Ndue Pjetër Gjomarkajn,
flasin presidentë qeverish, flet Papa Gjon Pali II, flasin veprat humanitare në
shërbim të vendit për mbledhje ndihmash në një shtet të rrënuar ekonomikisht,
flet përkushtimi i tij për të fashitur grindjet ndërmjet të arratisurve,
njëfarë përçarje e ndikuar nga
vështirësitë e jashtëzakonshme në të cilat ndodhen antikomunistët. Këta e pritën pushtuesin me armë në dorë, paçka se
pushteti i pasluftës i trajtoi si armiq.
Doemos që
në rol të historianit serioz e të përpiktë, autori hyn edhe në analiza të metodave që
përdoreshin për të shtypur qëndresën antikomuniste, duke filluar me joshjet e
parespektuara. Në vitin 1945 u shpall një amnisti për ata luftëtarë të malit që
do të dorëzoheshin dhe nuk do të kishin pasoja. Nuk qenë të pakët ata që ranë
në këtë kurth. Më të shumtët e paguan keq mirëbesimin. Mjaft prej tyre u
pushkatuan me akuza të sajuara. Një pjesë u
***
Krahinës
së Mirditës i kushtohet një studim i posaçëm. Është e banuar që në kohën e
Neolitit, 4000 vite më parë. “Në asnjë vend të botës miku nuk ishte më i sigurt
se në këtë krahinë. Autorët shprehen me superlativa”. Pouqueville e ka quajtur
formën e qeverisjes si njëlloj Republike autonome. Hecquard H. Hist e
përshkruan si një Republikë Aristokratike. E. Barbarich e paraqet si një
Republikë aristokratike ushtarake. E Recluse: “Republikë oligarkike”. C.
Paganeli e ka cilësuar si një Demokraci fshatare. F. Fidel, në ‘En Albanie et
au
Por është një fatkeqësi e paparë prej shekujsh që komunizmi enverist depërtoi për ta rrënuar Mirditën, këtë autonomi krahinore. S’do t’ia kishte arritur kurrë, po të mos përdorte metoda barbare nga më të paimagjinuarat, që vetëm stalinizmi i përçoi në mënyra nga më të dhunshmet.