| E marte, 02.07.2013, 08:26 PM |
Lamtumira
e Doktorit
Nga Gani Qarri
Valëzime
fletësh gjithëfare, përballje ndjenjash
nga më të ndryshmet, përzierje këngësh e
vaji, të cilat kurrë nuk kishin qëndruar më afër njëra tjetrës, i bënin
mbështetësit e Doktorit, që ende të mos
besonin se kësaj radhe vërtetë kishte ndodhur diçka e papritur, si asnjëherë
tjetër deri më tani.
Ndaj që
në dukje të parë, vërehej se ata dhe
shqiptarët kudo, sodisnin me dhimbje dhe befasi skenën ku do të ngjitej idhulli
i tyre shumëvjeçar, figura e të cilit, tanimë ishte kthyer në simbol të së
mirës dhe përparimit, lirisë së lëvizjes dhe prosperitetit të vendit.
Megjithatë,
siç u pa në këto zgjedhje, shumicës së
votuesve nuk u kishte mjaftuar zhvillimi dhe arritjet , madje as rrëzimi i
diktaturës e heqja e torturuesve nga pushteti si dhe largimi i persekutorëve që
për gjysmë shekulli u kishin qëndruar shqiptarëve mbi kokë. Ndaj, tani ai po gozhdohej pa të drejtë, si Krishti dikur, nga të paditurit dhe mosmirënjohësit e
atdheut të tij.
Kjo e
mundonte secilin mbështetës por më e rëndë e dëshpëruese duhej të ishte situata
për Doktorin, Luanin e mundur pas shumë kohësh, të goditur në befasi me këtë ngjarje nga e
cila nuk e kishte të lehtë, që të ngrihej e ngjitej krenar dhe luftarak si
dikur, në arenën e "dyluftimit", ndoshta i lodhur edhe nga mosha, por më shumë i tronditur nga një humbje e tillë
e papritur.
Ndaj, gëzimeve
të dikurshme me këngë e buzëqeshje për fitoret e së kaluarës, tani u kishte
ardhur fundi, këto ditë atmosferën e mbulonin lotët e ardhur rëndë dhe furishëm,
si pjesë e natyrshme e jetës që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e lumtur, në të
cilën mund vetëm të festohet.
Megjithatë,
luftëtari i orëve të vështira, dëshmoj edhe një herë se nuk do të dorëzohej as
në këto momente, ndaj ai doli ti përshëndeste votuesit dhe tu jepte lamtumirën
përfundimtare mbështetësve të tij të flakët si dhe gjithë dashamirësve të
vërtetë të demokracisë, të cilët as në
çastet e fundit të karrierës, nuk donin
të largoheshin nga Doktori, duke e
vajtuar humbjen dhe qarë me lot ndarjen.
Vaji më i
madh do të shpërthente në çastet më të vështira të kësaj paraqitje, kur para mbështetësve besnik, Dr.Sali Berisha bënte të njohur largimin, me
ç`rast nga qindra sy filluan të rridhnin lot dhembje e dëshpërimi, jo vetëm për humbjen por edhe për dorëheqjen e
tij.
Ky burrë
luftarak, karizmatik dhe i paepur -ndër vite, vërtetoi edhe një herë se nuk
ishte Luan vetëm i kohëve kur fitonte, por ai u tregua Dragua i situatës edhe në
humbje, si rrallë ndonjë personalitet
tjetër shqiptarë deri më tani.
Krenaria
prej malësori, dhe gjeni tradicional e
kryengritës i tij, megjithëse në çaste të rënda për te dhe partinë që udhëhiqte,
bënë që edhe në momentet kur kundërshtarët dëshironin ta shinin të përlotur, përulur e dërmuar, ai të paraqitej i fortë dhe i paepur, para
publikut, duke befasuar të gjithë, dashamirë e kundërshtarë, me elanin e tij të pamposhtur prej udhëheqësi
vital.
Kryeministri
Berisha, ishte heroi i shumicës së
shqiptarëve. Ai përgjatë gjithë angazhimit të tij politik, sa herë u ndal në
fshatra dhe qytete të Shqipërisë dhe trojeve tjera etnike, tuboj me mijëra
njerëz kudo shkeli këmba e tij.
Doktori u
tregua gjithmonë i fortë dhe i paepur, bile më i fort se cilido personalitet tjetër
në vend, duke u bërë shembull me
qëndrimin e tij edhe për politikanët e ardhshëm shqiptar, si udhëheqës model i cili, pa menduar dy herë,
mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë e
dështimit në zgjedhje, duke ofruar edhe
dorëheqje të parevokueshme për këto
shkaqe, gjë që nuk ishte
"dhunti" e njohur, deri më
tani ndër politikbërësit tanë.
Ndaj edhe
pas humbjeve, ai dilte prapë krenar në vendin e preferuar, ku për vite me radhë,
para mijëra qytetarëve dhe simpatizantëve të tij nga i gjithë vendi dhe kombi, shumë
herë kishte mbajtur fjalime të zjarrta e frenetike, prej nga i ftonte
bashkëkombësit për bashkim, punë e
zhvillime të përbashkëta, gjeste të
cilat priteshin me dashamirësi duke u shpërndarë e përpirë me eufori, nga të gjithë bashkëkombësit kudo, brenda dhe jashtë atdheut.
Në cilin
do vend ku ai foli, çdo herë shpërthyen emocione të zjarrta të cilat ndiznin
zemrat e të gjithë bashkëkombësve, sidomos të atyre në trojet e pushtuara etnike,
ku adrenalina vëllazërore rritej deri në
pafundësi dhe forcoheshin lidhjet e afshëta kombëtare, të zbehura aq shumë dhe
në mënyrë të dhunshme nga shkëputja hermetiko-komuniste, gjysmëshekullore e shqiptarëve.
Me
ardhjen e Sali Berishës në pushtet edhe ndjenjat e afrimit ndërshqiptar, përjetuan një ringjallje të vërtetë, jo thjeshtë vetëm tek mbështetësit e tij si
personalitet, por tek të gjithë
bashkëkombësit e ndarë dhe coptuar në disa shtete.
Ndaj edhe
pas numërimit të votimeve, grupet fituese, heshtnin të strukura nga frika e
dështimeve të një pas njëshme, duke mos
besuar ende se vërtetë, pas kaq shumë kohësh, më në fund u kishte buzëqeshur
fati i madh që mu ata të fitonin nga Luani i vjetër prej të cilit ishin mësuar
të njihnin vetëm humbje.
Sali
Berisha u bë udhërrëfyes zhvillimi, në
kohën kur atdheu i tij ishte i zhveshur nga çdo gjë dhe kishte marrë pamjen e
një vendi të braktisur, pa rrugë e
infrastrukturë, me mungesë pune e
ushqimi, ku mbijetesa e njerëzve
mundësohej prej ndihmave të huaja, të cilat vinin nga jashtë.
Dëshirën
e madhe për ta parë nga afër vendin amë, edhe unë si shumë shqiptar nga trojet
e shkëputura të Shqipërisë etnike, do ta realizoja në mënyrë
"ilegale" në marsin e vitit 1991, duke kaluar kufirin me lejen e
"Bajram Currit" siç i thonin atëherë, natën përmes maleve të
pashtrikut.
Por ato
që unë pashë atëherë, sot me siguri tingëllojnë të pabesueshme për shqiptarët e
lindur pas atyre viteve, dhe ç`është e vërteta, nëpër të gjitha pjesët ku unë
kalova, e sidomos në veri nga Kruma deri në Shkodër, atë kohë Buka nuk
ishte bukë. Ajo ishte përzierje me misër, grurë thekër dhe kashta, e cila mjerisht nuk
dallonte shumë , nga ushqimi "alternativ" që pakë kohë më përpara, Enver
Hoxha u përmendte (barin) shqiptarëve, për të ruajtur sistemin e mbajtjes së
tij në pushtet, komunizmin.
Mbyllja
hermetike, gjysmë- shekullore dhe
izolimi total i Shqipërisë nga e gjithë bota, kishin bërë që vendi të mos ketë
zhvillim ekonomik dhe ndihet mungesa e gjithçkaje deri te ushqimi më i thjeshtë
që ndikonte për të keq sidomos nëpër fshatra, ku fëmijët ishin të zverdhur
tërësisht, kurse veshja e shqiptarëve, ishte më tepër se e mjerueshme.
Pamja, ndjenjat dhe sjellja e këtij populli , kishin
ndryshuar shumë nga ato që tregonin baballarët tanë, për vëllezërit e gjakut
tonë të ndarë me kufij, ku shpresa e humbur, kishte mbuluar çdo gjë kombëtare, ndërsa shqiptarët ëndërronin vetëm të mbushnin
barkun me ushqim , pa guxuar të përmendnin ndryshime dhe jetë më të mirë.
Edhe
kamionët e ndihmave me grurë që niseshin nga Durrësi, vinin duke u shitur gjatë
rrugës, për të mbetur të përgjysmuar
nëse jo gati tërësisht të zbrazur, derisa arrinin në vendin e destinuar për
shpërndarje.
Kështu që,
udhërrëfyesit të Demokracisë dhe bashkë-
rrugëtarëve të tij, jo vetëm se u kthehej në frikë e dhimbje shpresa por u
turbullohej edhe shikimi sa herë e shihnin atdheun në gjendjen në të cilën e
kishin pru komunistët, të cilët kishin arritur deri aty, sa një popull të tërë
ta përulin deri në lypsar, nga varfëria
dhe mjerimi.
Ndaj, mu në kohën kur shumica e dëshpëruar mbyllte
sytë për të lënë atdheun dhe ikur nga sytë këmbët duke u hedhur edhe në ujërat
mbytëse të detit të gjerë, në të cilin
qindra e ndoshta mijëra shqiptar gjetën vdekjen, dhe s`u kthyen më kurrë, Doktor Sali Berisha me gjithë vështirësitë nga
të cilat shumë kush tmerrohej, pa asnjë hezitim mori përsipër dhe arriti t`a
nxirrte atdheun nga balta, gjë që atë kohë nuk mundej as guxonte secili edhe po
të donte me gjithë dëshirën më të madhe që mund ta kishte pasur, për ta bërë
këtë punë.
Në ato
vite të rënda, për atdheun e shqiptarëve, nga varfëria dhe krimet e komunizmit edhe
Dielli sikur ishte errësuar dhe nuk ndrinte më si dikur në Shqipëri. Atëbotë
retë e rënda të frikës dhe pasigurisë për të mbajtur shpirtin gjallë, në zemrat e shumëvuajtura të shqiptarëve
kishin zbehë tej mase dashurin dhe besimin e mundësisë së të jetuarit në atdhe,
ndaj ata të tmerruar ishin vënë në rrugën e ikjes dhe donin të largoheshin sa
më parë nga nëma që i kishte kapluar.
Ndaj, me
të drejtë heroi i dikurshëm i shpëtimit të vendit, i cili i siguroi stabilitet
e të ardhme Shqipërisë, edhe në situatën e humbjes- shpaloste me krenari
fjalimin e përgatitur, duke shikuar turmën e njerëzve drejtë në sy, para të
cilëve numëronte arritjet e shumta qysh kur kishte marrë udhëheqjen e vendit në
duar, që nga gjendja në të cilën e nisi
dhe deri sa e përfundoi, e cila tani
ndryshon shumë-për të mirë.
Përlotjet
e mëhershme që mund të ishin nga gëzimi i arritjeve dhe fitoreve të korrura me
të drejtë, tani si asnjëherë tjetër ndryshonin, këta ishin lotë të rëndë të
humbjes dhe lamtumirës së Sali Berishës, pas 23 vjetësh pune e përpjekje, në drejtimin
dhe arritjet e gjithanshme me sukses të një vendi si Shqipëria, të cilës dikur nuk i mungonte vetëm demokracia
dhe shprehja e fjalës së lirë, por çdo
gjë e domosdoshme për mbijetesën e njeriut, që nga rrobat, puna, rrugët e deri te ushqimi.
Kryeministri
i vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë, pak pas orës 20, të ditës së mërkurë, më 26 Qershor të vitit
2013, datë kjo e cila do të mbahet mend gjatë, do hyjë në histori, dhe mbetet e pa harruar në
zemrat e shumë shqiptarëve, doli krenar
dhe dinjitoz ashtu siç i ka hije një politikani trim dhe të paepur, përkundër
lotëve dhe thirrjeve të simpatizantëve, "Berisha në zemrat tona" dhe
"mos ik", "mos ik", deklaroi
me vendosmëri se merrte të gjitha përgjegjësit mbi vete për humbjen dhe nuk
mund të plotësonte dëshirat e shumë dashamirësve, sepse kishte vendosur që
përfundimisht të dorëhiqej nga udhëheqja e PD-së.
Me këto
fjalë ai përloti jo vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë dhe zëdhënësen simpatike të
PD-s, por shumë shqiptarë si në sallën
ku fliste edhe jashtë sajë, në Shqipëri,
Kosovë, Çamëri, Iliridë, Preshevë e Malësi, dhe në krejt diasporën tonë kombëtare anë e
mbanë botës, ku ka shqiptar.
Ky ishte
moment më i vështirë për cilindo që kishte bashkëjetuar arritjet e Shqipërisë, dhe
kishte mundur të mbante mend prapambetjen dhe shkatërrimin e saj nga sistemi
sllavo-komunist, të cilin Berisha e
rrëzoi në vitet e 90-ta. Dy gjendje këto, që ndryshonin si nata me ditën.
Berisha
ishte ai që me shumë mund, punë e
përpjekje vendosi Demokracinë dhe sistemin e lirë zgjedhor në vend, solli përparimin e shqiptarëve, zhvillimin infrastrukturor dhe ekonomik të
vendit, anëtarësimin e Shqipërisë në
NATO dhe heqjen e vizave për shqiptarët në Evropë.
Në anën
tjetër, grupi i fituesve të rastësishëm,
i rënë në orgji dhe ekstazë, pas
zgjedhjeve gjatë një ekskursioni, dëshmonte origjinën duke bërë zanatin me Def e
dalldi jevge, në autobusin e cërgashëve,
pjesëtar të të cilit, vetëm pak kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, deklaronin para kamerave televizive, pa fije turpi as dinjiteti njerëzor, se po tallnin bythën me popullin, por që tani
fituan votat dhe duan të udhëheqin me Shqipërinë.
Në këtë
mënyrë, para syve të 7-8 milion
shqiptarëve, pas 23 viteve të punës dhe
përpjekjeve të gjithanshme Politiko-ekonomike dhe zhvillimore, për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, Doktor Sali Berisha, po përfundonte karrierën
e tij të gjatë dhe të suksesshme.
Natyrisht
për mbështetësit dhe ata që e njohin Shqipërinë e parademokracisë, ndarja ishte më e vështirë seç mendohej, ngase arritjet më të mëdha të të gjitha viteve
të pas Pavarësisë, mbajnë vulën e emrit
të tij, të cilat bashkë me ecjen dhe
përparimin, kanë zënë vend përjetësisht në zemrat e çdo shqiptari që njohu edhe
kohët e vështira nën vuajtjet komuniste, para se të vinte Sali Berishës në Pushtet.
Ndaj me
të drejtë edhe reagimet e shumë personazheve publike pas dorëheqjes së Dr. Sali
Berishës, ishin emocionale dhe prekëse
për të gjithë. Këtu më poshtë po vë pjesë nga reagimet e disa personaliteteve:
Elton
Deda,
Edhe pse
unë i dhashë suport Edi Ramës,
Ti ishe
shpresa jonë e parë për moskthimin e komunistëve.
Çiljeta
Xhilaga,
Kisha
kohë që nuk derdhja lot...Më ka prekur shumë dorheqja e doktorit.
Ardit
Gjebrea,
Një gjest
i cili tregon qytetari e përgjegjësi dhe hodhi poshtë paragjykimet ndaj një
lideri historik.
Klevis
Bega – Kastro Zizo:
Pa
diskutim që je në histori Z.Berisha. Burrnia me fisnikërinë të mbuluan qenien
sot.
Ermal
Mamaqi,
Sali
Berisha superman! Për çdo gjë ke bërë mirënjohje, respekt, nderim....
Aldon
Lipe,
Populli
shqiptar i ka merituar udhëheqësit që ka zgjedhur. Por shpeshherë edhe nuk
meriton ndonjë prej tyre.
Rigels
Rajku,
Mr.Sali
Berisha Momente emocionuese, e mbylli si burrat... Malësor i vërtetë.
Inida
Gjata - Zhaku,
do na
mungosh o doktor!
Eni Koçi:
Sali
Berisha, je dhe do të mbetesh krenaria dhe nderi i gjithë shqiptarëve.
Afërdita
Dreshaj,
I madhi
mbetet i madh tërë jetën... Ne do të të kujtojmë, sepse bëre realitet ëndrrën shekullore të
shqiptarëve, bashkove Shqipërinë me
Kosovën.
Rosela
Gjylbegu,
Respekt
dhe mirënjohje...
Julian
Deda,
Nga
statuset e ndryshme në “Facebook”, po vë
re se të gjithë e duan Doktorin.Derisa të rrosh do të përulem para teje, para emrit tënd. Betohem që ky popull do t’ju
kërkojë prapë, por do jetë vonë për ata
që të shitën për një copë bukë. Faleminderit Doktor!
Bleona Qereti:
Je i madh
Sali Berisha!
Me gjithë
humbjen në këto zgjedhje, shumë
bashkëkombës nuk harruan asnjëherë se Doktori erdhi kur shqiptarët e kthyer në
gjysmë skllevër nga sistemi totalitar në atdheun e tyre, të lodhur nga vrasjet,
tortura dhe shtypja, shihnin me nostalgji nga kufijtë e fqinjëve
dhe brigjet e kaltërta të detit pas të cilave e mendonin lirinë, një jetë pa
brenga dhe gjetjen e lumturisë, kur edhe
hija e tyre, sikur donte të ikte në
rrugë të pakthim.
Ata edhe
tani e kujtojnë se si ai me ndihmën e studentëve arriti ta rrëzonte komunizmin
dhe tu sillte shqiptarëve lirinë e prosperitetin, zhvillimin dhe mundësin e
jetesës në vendin e tyre, për të
cilat Doktori kontribuoi shumë, me entuziazëm dhe pasion gjatë gjithë
udhëheqjes së tij.
Shqiptarët
ende e mbajnë mend se si Sali Berisha nuk u ndal asnjëherë së punuari për
Shqipërinë të cilën e ngriti dhe ndërtoi shpejt në të gjitha cepet e saj.Si e
rregulloi atë me infrastrukturë bashkëkohore sipas standardeve të kohës dhe
stolisi me rrugë, fabrika e shkolla të
reja si dhe pallate marramendëse, në të cilat edhe Poeti më skeptik, nuk
ligështohet më, por ulet i kënaqur këmbë kryq dhe u këndon me shumë krenari
arritjeve sublime të atdheut, duke mos
harruar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve kudo në
Evropë.
Ndaj, edhe
është e kuptueshme për të gjithë se mu për shkaqet e lartcekura, mbrëmja e 26 qershorit nuk ishte e thjeshtë as
e lehtë për shqiptarët, që pas 23 vitesh, të largohej nga udhëheqja një talent
i lindur proevropian dhe njeriu simbol i përmbysjes së komunizmit i cili i dha
shumë vendit dhe arriti atje ku asnjëherë nuk mund të arrinin të tjerët.
Madje, Doktori
pati fatin që karrierën e tij ta përfundoi edhe me një fitore të madhe për
Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, siç ishte projektit TAP; për të cilin
ai u përpoq dhe loboi deri në momentet e fundit të qeverisjes, me aq
këmbëngulësi.
Projekti
i famshëm TAP, për transportin e gazit nga Azerbajxhani, sipas shkrimeve të
shtypit, përfshin mëse
Ndaj, edhe pse shumë politikan, pas përfundimit të karrierës nga
"yje" të imponuar nëpër kohë dhe situata, përfundojnë në fingij të shuar, të cilët vetëm mund t`ia djegin pabesisht
dorën, secilit që provon, t`ua heqë hirin e padukësisë së tyre, Doktori i bënë dritë vendit dhe kombit me
veprat e tij.
Sali
Berisha, ishte dhe mbeti njeri i shpresës së shqiptarëve dhe lokomotiva e
zhvillimit të Shqipërisë i cili me të drejtë - do të nderohet me pietet të
lartë edhe në të ardhmen dhe kujtohet gjatë nga të gjithë shqiptarët, arritjet
e të cilit do t`i çmojë lartë koha dhe vlerësoj me respekt historia në të
ardhmen.
Ajo për
çka, me të drejtë mund të kritikohet
Sali Berisha, dhe me të cilën ai vërtetë
u mbeti borxh shqiptarëve, është mos realizimi
i rrjetit të lidhjes së përçuesve të lartë elektrik ndërmjet dy vendeve tona, as
në katër vitet e fundit të qeverisjes së tij, për transferimin e rrymës
Kosovë-Shqipëri.
Megjithatë
puna e bërë gjatë qeverisjes së tij vlerësohet lartë, dhe në citimin e tij, ish ministri i Brendshëm, z.Flamur Noka*, arritjet e z.Sali Berisha, i numëron në këtë
mënyrë:
*
Lider qe
solli demokracinë në vend.
Lider që
ngriti flamurin tonë përkrah vendeve të tjera të NATO-s.
Lider që
bëri Shqipërinë më të sigurt në rajon.
Lider që
bashkoi popullin shqiptare nëpërmjet Rrugës së Kombit.
Lider që
bashkoi shumë familje shqiptare më liberalizimin e vizave.
Lider që
rriti zhvillimin ekonomik në Shqipëri.
Lider që
rriti cilësinë e jetesës së shqiptarëve.
Lider që
solli 24 orë drita, ujë dhe pa paguar ne
ato i kishim.
Lider që
ngriti ndjeshëm turizmin shqiptar
Lider që
bashkoi Elbasanin me Tiranën
Lider që
u tradhtua nga të mirat që i bëri këtij populli
Lider që
kurrë nuk do të harrohet
Lider si
ty nuk vjen më Sali Berisha
Ne ty të duam
, ti je lideri ynë”.
Si
përfundim- i gjithë populli, duhet ti
shprehë falënderim të thellë Doktorit. Ai punoi shumë për Shqipërinë, pranoi
zgjedhjet, nuk kërkoi hapje kutish as rinumërim votash, nuk ftoi njerëzit që të
demonstrojnë e të vriten disa nga ta, për të bërë të tjerët fajtor dhe kthyer
Shqipërinë në arenë lufte, siç ishte bërë zakon dhe provuar disa herë gjatë
viteve të qeverisjes së tij, nga ata që tani fituan, nuk fajësoi as kënd për
mossuksesin në zgjedhje, mori të gjitha
përgjegjësit e humbjes mbi vete, ofroi
dorëheqjen si burrat dhe përfundoi karrierën në mënyrën më njerëzore. Atij, të
gjithë shqiptarët kudo, i janë dhe do ti mbeten përherë mirënjohës për të
gjitha sa ka bërë për ta.
Shëndet e gjithë të mirat dhe jetë të gjatë e të lumtur në pension, Doktor.
Lamtumirë Sali Berisha!