| E marte, 02.07.2013, 09:01 PM |
NJËKUPTIMËSIA
(MONOSEMIA) DHE HOMONIMIA
FRAZEOLOGJIKE
A.NJËKUPTIMËSIA (MONOSEMIA) FRAZEOLOGJIKE
Nga Bajram QERIMI
Te disa fraza, që i cilëson njëkuptimësia, vëmë re,
se gjymtyrët kryesore, gjymtyrët kyçe kuptimbarëse, mbarë frazës i
përcaktojnë një kuptim. Këto fraza kanë
kuptim fjalësor, leksikor. Kuptimi i tyre fjalësor njëherazi është kuptim i tyre kryesor, themelor,
parësor, kuptim i tyre i mirëfilltë, i
drejtpërdrejtë. Te këto
fraza fjalësore, vëmë re, se
veçoria kryesore: gjymtyra e tyre
kyçe, kuptimbarëse, mbarë frazës i përcakton, i jep kuptim të drejtpërdrejtë, të mirëfilltë, kuptim parësor, sepse, ajo vetë ka kuptim të
këtillë.
Frazat te të cilat kuptimi tërësor, kuptimi kryesor
del, kushtëzohet, përcaktohet nga kuptimi i drejtpërdrejtë, i mirëfilltë, i
parë, themelor, i gjymtyrëve kryesore, i
gjymtyrëve kuptimbarëse, i
gjymtyrëve përfaqësuese, quhen fraza fjalësore (leksikore).
Kuptimi mbizotërues, kuptimi tërësor i frazave
fjalësore qëndron në raportin e mëvetësisë, pavarësisë kuptimore të gjymtyrës
kryesore, gjymtyrës kyçe, gjymtyrës kuptimbartëse. Frazat fjalësore e ruajnë
komponentën njëkuptimore, e ruajnë kuptimin e tyre kryesor fjalësor. Këto fraza dallohen me
njëkuptimësi, me monosemi, sepse, njëkuptimësimi i mbarë frazës ka të bëjë me
njëkuptimësimin përmbajtësor të gjymtyrës kryesore, gjymtyrës kyçe, gjymtyrës kuptimbartëse, që mbarë frazës i jep, i kushtëzon marrëdhënie, raport njëkuptimor, monosemik.
Fraza
njëkuptimore, monosemike janë ,bie fjala, frazat fjalësore
nën a) e merr në (për) analizë
diçka (një çështje etj.) dikush, ;(e) merr në (për) trajtim diçka (një
çështje etj.) dikush, (e) merr për shtjellim diçka (një çështje
etj.) dikush, (e) merr për shtjellim diçka (një çështje etj.)
dikush, e merr në shoshitje
diçka (një çështje etj.) dikush, e
merr në përimtim diçka dikush, e
merr në shqyrtim diçka dikush, e fut në andralla dikë dikush a diçka, i nxjerr andralla dikush
dikujt, i sjell andralla dikush
dikujt, e shtie në andralla dikush dikë, bie në brengë dikush,
e zë brenga dikë, i jep brengë dikujt dikush,
e këllet në brengë dikë diçka,
i sjell brengë dikujt diçka, e shtie në brengë dikë diçka,
e vë në brengë dikë diçka, merr cytje (nxitje (shtysë, shtytje,
yshtje) dikush etj.
Te frazat e mësipërme e të mëposhtme fjalësore, nën a) , ndodh akti, procesi
i kuptimësimit, përkatësisht i njëkuptimësimit nën ndikimin mbizotërues të gjymtyrës kryesore, gjymtyrës
kyçe, gjymtyrës kuptimbartëse (analizë, trajtim, shtjellim, shoshitje,
përimtim, shqyrtim, andrallë, brengë, cytje, nxitje shtysë, shtytje, yshtje etj.
Le të analizohen me vëmendje radhazi
shembujt e mëposhtëm të frazave fjalësore:
a) e merr në (për) analizë diçka (një çështje etj.)
dikush fr.fol.,fj.-
(e) analizon diçka (një çështje
etj.) dikush, e shqyrton, e trajton, e shtjellon mirë e mirë, hollë e hollë,
hollë e mirë diçka (një çështje
etj.)dikush;(e) merr në (për)
trajtim diçka (një çështje etj.) dikush fr.fol.,fj.- e shtjellon,
e trajton, e vlerëson a e zgjidh diçka (një çështje etj.) dikush në një mënyrë
të caktuar; (e) merr për shtjellim diçka (një çështje etj.)
dikush fr.fol.,fj.- e shtjellon, e parashtron, e shpjegon, e sqaron,e
vlerëson diçka (një çështje etj.) dikush në hollësi e në mënyrë të caktuar;
e merr në shoshitje diçka (një çështje etj.) dikush
fr.fol.,fj.- e shqyrton me imtësi e me kujdes diçka (një çështje
etj.) dikush, e rrah mirë e nga të gjitha anët diçka dikush, e shkoqit
hollë-hollë diçka (një çështje etj.)
dikush, e heton me kujdes diçka (një çështje etj.) dikush; e merr në
përimtim diçka dikush fr.fol.,fj.-e shqyrton, e zbërthen
diçka me shumë imtësi, hollësi diçka dikush,e
shqyrton diçka duke hyrë edhe në hollësitë më të vogla, e përimton diçka dikush; e merr në shqyrtim diçka dikush fr. fol., fj. - e shqyrton diçka
dikush; e fut në andralla dikë
dikush a diçka fr.fol.,fj.-e
andrallos, e brengos, e shqetë-son, e mundon,
e merakos dikë dikush a diçka, i
sjell, i shkakton kokëçarje, halle, telashe dikush a diçka dikujt; i
nxjerr andralla dikush dikujt fr. fol.,fj.- e andrallos, e
brengos, e shqetëson, e merakos dikush a diçka dikë, i sjell, i shkakton
kokëçarje, halle, telashe dikush a diçka dikujt; i sjell andralla dikush dikujt fr.
fol.,fj.-e andrallos, e brengos, e shqetëson dikush dikë, i sjell kokëçarje
dikush dikujt; e shtie në
andralla dikush dikë fr.
fol., fj.- e andrallos, e brengos, e shqetëson, e merakos dikush a diçka
dikë, i sjell, i shkakton kokëçarje, halle, telashe dikush a diçka dikujt;
bie në brengë dikush fr. fol.,fj.-brengoset, shqetësohet,
hidhërohet, pikëllohet dikush; e zë brenga dikë fr.fol.,fj.- shqetësohet, brengoset,
merakoset dikush;i jep brengë dikujt dikush fr.fol.,fj.-
e brengos, e shqetëson, e merakos, e mundon dikë dikush, i shkakton kokëçarje,
halle, telashe dikujt dikush; e këllet në brengë dikë diçka fr.fol.,fj.- e brengos, e
shqetëson, e merakos, e mundon dikë
diçka, i shkakton kokëçarje, halle, telashe diçka dikujt; i sjell brengë dikujt
diçka fr.fol.,fj.- e brengos, e
shqetëson, e mundon, e strapacon dikë diçka , i shkakton kokëçarje, halle,
telashe dikujt diçka; e shtie në brengë dikë diçka fr.fol.,fj.-
e brengos, e merakos, e
shqetëson, e leqendis dikë diçka, i shkakton kokëçarje, halle,
telashe dikujt diçka; e vë në
brengë dikë diçka fr. fol.,
fj.- e brengos, e shqetëson diçka dikë, i shkakton kokëçarje, halle,
telashe diçka dikujt; merr cytje dikush
fr.fol.,fj.- nxitet, shtytet, yshtet dikush për të bërë diçka. S.merr
nxitje (shtysë, shtytje, yshtje) etj.etj.
Edhe disa fraza stilistikore, i cilëson, i karakterizon njëkuptimësia, sikundër edhe frazat
fjalësore.Derisa frazat fjalësore shënojnë, shprehin veprime, cilësi,
tipare, rrethana të rëndomta , të mirëfillta,
konkrete veprimi, frazat
stilistikore njëkuptimëshe shënojnë, shprehin veprime, cilësi, tipare e rrethana të larta,
të fuqishme veprimi, tipare e rrethana intensive fytyrore, figurative.
Frazat njëkuptimore (monosemike) stilistikore në ligjërim dhe shkrim letrar-artistik, gazetar-publicistik dhe
dijesor, sado që marrin karakter
dhe kuptim njëvlerësh stilistikor , megjithatë, me anën e
tyre gjen sendërtim të shprehurit e bukur kumtimor, komunikativ, fluganor, dinamik,
tërheqës, shprehës, ekspresiv dhe
fytyror, figurativ.
Frazat stilistikore njëkuptimëshe,
monosemike, edhe pse me vlera njëkuptimëshe fytyrore,hyjnë në punë për të
intensifikuar shprehjen letrare-artistike shqipe, për t’ i dhënë
kësaj karakter dhe shkallë të lartë, të fuqishme, të gjallë, të bukur,
fytyrore kumtimore, komunikative.
Fraza njëkuptimëshe,
monosemike stilistikore, janë, bie fjala, frazat nën b) fraza metaforike: bëhet afion dikush, fraza ironike: bie dielli anë e
mbanë, fraza idiomatike: bie
dielli mbi diell, fraza metonimike:
po bie dielli përdhe, fraza perifrastike: dalë e pa dalë
dielli, fraza metaforike: është
dhëmb i vjetër dikush, fraza
ironike : e heq në baltë dikë dikush, fraza idiomatike: ka baltë në thua dikush,
fraza ironike: hyn në baltë dikush, fraza metonimike: ngrihet
nga balta dikush, fraza metonimike: e nxjerr nga balta (prej balte) dikë dikush, fraza idiomatike: i zë
thoi baltë dikujt, fraza ironike: sharron në baltë dikush,
fraza ironike: i (ia) qëron baltën e thoit dikujt dikush, fraza
ironike: ia ngjet balushën dikujt
dikush, fraza ftillimore: del me ballin përpjetë dikush, fraza metonimike: e ka
ballin të larë dikush, fraza metonimike: ia lan ballin e zhiguar dikujt
a një vendi dikush, fraza metonimike: e mban ballin lart, fraza ftillimore: e lë cung e rrah dikë
dikush, fraza ironike:
flet të trasha dikush
etj.etj.
Le të analizohen me vëmendje radhazi
shembujt e mëposhtëm të frazave stilistikore:
b) bëhet afion dikush fr.fol.,met.- zverdhet shumë, pa
masë dikush ; bie dielli anë e mbanë fr.fol., iron.- bëhet shumë
vonë, ka kohë që ka lindur dielli; bie dielli mbi diell fr.fol.,id.-
e gjen njëri tjetrin, janë njëlloj, njësoj, kanë tipare, cilësi të njëjta;
po bie dielli përdhe fr.fol.,
meton.- bën shumë vapë, bën vapë e padurueshme, e madhe; dalë e pa
dalë dielli fr.ndf., per.- shumë herët, pa aguar, pa gdhirë mirë, ndaj
të gdhirë; është dhëmb i vjetër dikush fr.fol.,met.-
është i mësuar në jetë dikush, ka përvojë të mirë dikush,e njeh mirë jetën
dikush, i njeh mirë njerëzit dikush ; e heq në baltë dikë dikush fr.fol.,iron.-e shpie në
udhë të keqe, të shtrembër dikush dikë, e çon në rrugë të keqe, të gabuar dikush dikë; ka
baltë në thua dikush fr. fol., id.- është në gjendje të mirë
ekonomike dikush, është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur
dikush, jeton shumë mirë dikush; hyn në baltë dikush fr.fol.,iron.-gabon
shumë keq, shumë rëndë dikush, ngatërrohet keq në ndonjë punë a çështje dikush;
ngrihet nga balta dikush fr.fol.,meton.-del a shpëton nga një
gjendje e vështirë, e keqe, kritike, e ngushtë dikush, shpëton nga një hall a
vështirësi, e keqe dikush; e nxjerr nga balta (prej balte) dikë dikush fr.fol.meton.-e ndihmon , e
përkrah dikë dikush që të dalë nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet, e
shpëton dikë dikush nga një hall a vështirësi, e keqe; i zë thoi baltë dikujt
fr. fol., id.-fillon ta marrë veten ekonomikisht dikush, nis të dalë nga
gjendja e keqe ekonomike dikush, mëkëmbet dikush, arrin në një gjendje të mirë
ekonomike dikush; sharron në baltë dikush fr.fol.,ron.-
njolloset, poshtërohet, shpërnderohet fare dikush, komprometohet keq dikush;
i (ia) qëron baltën e thoit dikujt dikush fr.fol.,iron.- e zbulon
se kush është dikë dikush, ia zbulon të fshehtat dikujt dikush, ia
nxjerr rrenat, të palarat në shesh dikujt dikush; ia ngjet balushën dikujt dikush fr.fol.,iron.-e
bën me turp para të tjerëve, para botës dikush dikë, e turpëron botërisht
dikush dikë, e diskrediton, e komprmeton e njollos, e damkos dikush dikë;
del me ballin përpjetë dikush fr.fol.,ftill.- del pa frikë, pa u frikuar
dikush, del krenar dikush; e ka ballin të larë dikush fr.fol.,meton.- është i pastër, i
papërlyer, i panjollë,i pafajshëm, i ndershëm dikush, nuk është i përlyer, i
përzier në një punë të keqe, të pahijshme, të pandershme dikush; ia lan ballin e zhiguar dikujt
a një vendi dikush fr.fol.,meton.- ia heq turpin dikujt a një vendi
dikush, ia kthen emrin e mirë ose
nderin, krenarinë që i është përlyer
dikujt a një vendi dikush, e vë përsëri në vend emrin e mirë ose nderin,
krenarinë që gëzonte dikur a më parë dikush a një vend, e bën të qëndrojë
krenar, ballëlart dikë a një vend dikush, ia kthen, ia bie nderin, erzin në vend dikujt a një vendi
dikush;e mban ballin lart dikush fr.fol.,meton.-krenohet
dikush, është i guximshëm e i papërkulur
dikush ,është krenar, ballëhapur dikush, qëndron krenar dikush; e lë cung e rrah dikë
dikush fr.fol.,ftill.- e lë fare të vetmuar dikë dikush, e lë fare vetëm
dikë dikush; flet të trasha dikush fr.fol.,iron.- flet
gjëra fare pa kuptim dikush, flet marrëzira dikush, flet gjëra të kota, të
marra dikush. tj. etj.
Nga sa u mor në shqyrtim e shtjellim, del se, përveç
frazave fjalësore, njëkuptimësia, monosemia, i cilëson,
i karakterizon njëherazi edhe disa fraza
stilistikore. Sado që te frazat fjalësore, gjymtyra kyçe, gjymtyra
kuptimbartëse, i përcakton mbarë frazës, kuptim parësor, kuptim të mirëfilltë,
te frazat stilistikore ndodh
çkuptimësimi ose humbja e kuptimit të gjymtyrëve përbërëse, në të cilin proces
zë fill procesi i njëkuptimësimit tërësor, njësor i
gjymtyrëve përbërëse, njëkuptimësimi përmbajtësor përfytyrimor njësor fytyror.
Në fund, mund të
nxjerrim si përfundim, mund të
përfundojmë:: frazat njëkuptimore fjalësore, me vlerat e tyre
kuptimore, sendërtojnë vlera retorike e
logjike, ndërsa, frazat njëkuptimore
stilistikore, me vlerat e tyre kuptimore fytyrore, sendërtojnë vlera
shprehëse, ekspresive e impresive. Vlerat e frazave njëkuptimore
fjalësore gjejnë shprehje e sendërtim në ligjërim objektiv, retorik
letrar, ndërsa vlerat e frazave
njëkuptimore stilistikore, gjejnë
shprehje e sendërtim, në ligjërim fytyror, figurativ dhe estetik letrar.
B. HOMONIMIA FRAZEOLOGJIKE
Shumëkuptimësia,
përkatësisht dykuptimësia e disa
frazave ndryshon, sepse, përmbajtjet e
tyre të njëjta kuptimore ,
përkatësisht dykuptimore, nuk janë më të
afërta në mes vete, por janë më vete,
janë përmbajtje kuptimore homonimike.
Frazat
homonimike, ndonëse dalin shumëkuptimore, përkatësisht dykuptimore për nga kuptimi semantik,
kuptimet e tyre janë të veçanta dhe nuk përputhen në mes vete, sado që
kanë strukturë të njëjtë a të përbashkët të elementeve përbërëse, ndërtimore gjymtyrore (fjalësore).
Frazat homonimike ironike: rrah ujë në havan
dikush, bluan të trasha dikush,
frazat homonimike metaforike: i derdh
balsam dikujt dikush a diçka, ia këput në cung fr.fol.,met.-1.
(dikujt dikush), i ka duart e (të) shkurtra dikush,
frazat idiomatike : e ha çivinë dikush, i bie ballas diçkaje dikush, bën ballë dikush a diçka,
frazat ftillimore : ; del me ballë të larë dikush, del me
ballë (me ballin) lart dikush, mbetet si cung i zi dikush, është dorë e fortë dikush a diçka, duket si dhia në mes
të dhenve diçka a dikush etj. etj. bëjnë pjesë në radhën e
shumëkuptimësisë, përkatësisht dykuptimësisë
frazeologjike homonimike.
Pasi disa fraza për nga natyra semantike kanë
strukturë njësore semantike të të gjitha elementeve përbërëse, si pasojë e
rrjedhojë, ndodh dukuria e çkuptimësimit, desemantizimit të tyre
të pjesshëm a të
plotë . Kështu, me humbjen e
shumëkuptimësisë, përkatësisht, dykuptimësisë zënë fill frazat homonimike. Te frazat e këtilla kemi
kufij të çlirë në mes të shumëkuptimësisë, përkatësisht, dykuptimësisë dhe homonimisë.
Te frazat homonimike bëjnë pjesë shembuj të
frazave, te të cilat kuptimet më nuk janë të afërta ose
kuptimi i parë semantik e humb
lidhjen kuptimore me kuptimin e dytë
semantik sikundër të ishin dy fraza më
vete, dy fraza të mëvetësishme. Këtë e
dëshmojnë frazat e marra në shtjellim e
shqyrtim, kuptimet
homonimike të të cilave po të analizohen me vëmendje e radhazi, vërtetojnë pohimet tona,
si bie fjala: rrah ujë në havan dikush fr.fol., iron.- 1.flet
kot së koti dikush, dërdëllit, llomotit,
rokanis dikush. 2. e shkon, e kalon kohën kot, duke u marrë me
kotësi dikush, merret me diçka të padobishme, të kotë dikush, bën punë të kotë
dikush; bluan të trasha dikush
fr.fol., iron.- 1. flet mbarë e prapë dikush, flet, thotë
budallallëqe dikush.2. flet pa u menduar dikush, flet pa i
kontrolluar fjalët dikush; i derdh balsam dikujt dikush a diçka fr.fol.,met.-1.e
qetëson dikë dikush a diçka .2.e ngushëllon dikë dikush a diçka,
ia zbut dhembjet dikujt dikush a diçka;
e ha çivinë dikush
fr.fol.,id.-1.
e pëson një dëm, një të keqe dikush . 2. mashtrohet,
gënjehet dikush ; i bie ballas
diçkaje dikush fr. fol.,id.-1.i
(ia) hyn drejtpërdrejt diçkaje (një pune etj.) dikush.2. e thotë
drejt, drejtpërdrejt, pa druajtur,haptazi, çiltërisht diçka dikush, nuk e zgjat
diçka dikush, e thotë prerë, me
vendosmëri të plotë diçka dikush ; bën ballë fr.fol.,id.-1.(dikush) qëndron
i fortë dikush, mbahet, nuk jepet, duron
dikush, qëndron, përballon, qëndron i patundur
dikush., nuk dorëzohet dikush. 2.
(dikush a diçka) nis, fillon të
dalë, të duket a të shfaqet dikush a diçka, duket, duket nga larg, së largu dikush a diçka,
duket përnjëherësh dikush a diçka, sapo del, sapo duket, shfaqet, paraqitet
dikush a diçka, sapo fillon të duket
dikush a diçka ; del me ballë të larë dikush fr.
fol.,ftill.-.1.del me ndërgjegje të pastër dikush, del i pastër
dikush, e shlyen një njollë dikush dhe del ballëhapur para të tjerëve dikush, e
kthen emrin e mirë ose nderin që i është përlyer dikush, e vë përsëri në vend
emrin ose nderin që gëzonte dikur a më
parë dikush, del i pastër, i panjollë, i pafajshëm dikush, e heq përgjegjësinë,
fajin nga vetja dikush. 2. del
me nder, me faqe të bardhë dikush, del faqebardhë dikush, del i nderuar dikush,
del i panjollë, i ndershëm dikush ;
del me ballë (me ballin) lart dikush fr.fol.,ftill.-1.del
krenar,del pa frikë, pa u turpëruar para të tjerëve, para botës dikush.2.
del i nderuar, del me nder, del me sukses dikush; ia këput në cung
fr.fol.,met.-1. (dikujt dikush) ia thotë prerë, ia thotë me
vendosmërinë më të madhe, ia thotë shkurt e pa mëdyshje, ia thotë hapur, drejt,
drejtpërdrejt diçka dikujt, i përgjigjet vendosmërisht, prerazi, shkurt dikujt
dikush, ia thotë me saktësinë, me
ngulmërinë më të madhe dikujt
dikush diçka.2. e detyron dikë dikush të sillet a të veprojë si duhet a në një mënyrë të caktuar, e mban në gjendje
të detyruar, të shtrënguar dikë dikush, nuk e lë të bëjë si të dojë dikë
dikush, ia mbledh mirë dikujt dikush,
nuk e lë të luajë a të veprojë pas qejfit dikë dikush, e detyron, e
shtrëngon dike dikush të kryejë një punë a ta zgjidhë një detyrë pa
asnjë fjalë, pa asnjë vërejtje, pa asnjë kundërshtim ; mbetet si
cung i zi dikush fr.fol., ftill.,krah.- 1. mbetet në vend
si i ngrirë, si i ngurosur, si i shtangur (nga habia, frika e madhe) dikush, mbetet pa lëvizur a pa folur (nga
habia, frika etj.) dikush, shtanget,
nguroset në vend dikush (nga habia, nga frika etj.) dikush, nuk mund
fare të lëvizë a të flasë dikush (nga
habia, nga frika etj.) dikush.2. pikëllohet, tronditet shumë, pa
masë dikush ; është dorë e fortë fr.fol.,ftill.- 1.
(dikush) është i pamposhtur, i
paepur, i pathyeshëm, i papërkulur, i pashtruar, i patundur, i palëkundshëm
dikush. (HB-FPD f. 87). S. shih sin: është arrë e fortë dikush.
2. (diçka) është mbështetje, ndihmë e fuqishme diçka.- Rezultatet…do
të jenë dorë e fortë për shkencën objektive jugosllave, së cilës s’ i ka
munguar fryma objektive. (IA-
Se roli i kontekstit, madje i kontekstit regjional është i pranishëm te
homonimitë frazeologjike, po i
marrim dy shembuj frazash homonimike : është dorë e fortë fr.fol.,ftill.-
1. (dikush) është i
pamposhtur, i paepur, i pathyeshëm, i papërkulur, i pashtruar, i patundur, i
palëkundshëm dikush. (HB-FPD f. 87). S. shih sin: është arrë e
fortë dikush. 2. (diçka) është mbështetje, ndihmë e
fuqishme diçka.- Rezultatet…do të jenë dorë e fortë për shkencën objektive
jugosllave, së cilës s’ i ka munguar
fryma objektive. (IA-
Kuptimi i parë i shembullit të parë të frazës : është dorë e fortë
dikush, është kuptim me kontekst regjional, kuptim që del në
trevën e Drenicës (në Kosovë), ndërsa kuptimi i dytë i frazës në fjalë është kuptim
kontekstual i ligjërimit dijesor, i kontekstit ligjërimor dijesor të akademik
Idriz Ajetit në veprën gjuhësore : Studime gjuhësore në fushë të
shqipes (4), Rilindja, Prishtinë,
Kuptimi i parë i shembullit të dytë
të frazës : duket si dhia
në mes të dhenve , është kuptim
me kontekst regjional, kuptim që del në trevën e Drenicës (në Kosovë),
ndërsa kuptimi i dytë i frazës së dytë
është kuptim po ashtu me kontekst regjional, me kontekst regjional të
Myzeqesë dhe Dibrës, kuptime që i kanë shënuar Uan Çina e Mitat Hoxha.
Dy kuptimet e frazës homonimike : duket si dhia
në mes të dhenve , janë kuptime të mëvetësishme, kuptime që dalin më vete në treva e regjione
shqiptare : Drenicë, Myzeqe e Dibër.
Shembulli i fundit i frazës
dëshmon se kemi edhe homonimi frazeologjike me bazë regjionale.