Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Pse nuk këndon bilbili

| E hene, 01.07.2013, 06:02 PM |


PSE NUK KËNDON BILBILI

 

Netëve pa hënë e ditëve pa diell,

buzë varreve heshtur rri një bilbil,

ka kohë që këngës nuk ia ka thënë

nga degët e lisit e përgjon një nënë...

pse ajo hesht, ma nuk vajton,

tek varri i zbrazur djalin s'e kujton ?!

E ka mposhtur mosha

i është zbehur shpresa

se t'birit të zhdukur

nën lis  do t'i pushojnë eshtrat.....

 

Jusuf Zenunaj,

Dilbeek, 30 qershor 2013